Pse u krijua Organizata “Hope & Peace”

Nga Moza Boletini

Janar 2018

SHBA

Për shumë syrresh lind pyetja pse dhe si u krijua Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” në SHBA. Në fakt ishte një ide e projekt i kahërshëm i imi qysh me ardhjen time në Amerikë. Duke qenë se edhe në Shqipëri isha iniciatore e themelimit të Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike, e shumë aktive pranë shtresës ish të persekutuar politike edhe këtu ishte afër mendjes që unë nuk mund të qëndroja pa u angazhuar për të drejtat e gruas dhe fëmijëve. 

Shtysë e rëndësishme ishte amaneti i mikeve të mija ish të burgosura e të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, të cilat ditën e lamtumirës më porositën e më thanë se pa tjetër edhe në SHBA duhet të themelosh një organizatë për gruan, tek vendi i lirisë dhe demokracisë botërore, kemi besimin se edhe atje do ngresh zërin edhe për vuajtjet e të drejtat tona. Sot në këtë libër unë i them mikeve të mija ish të burgosura politike që nuk jetojnë më Marie Dvoranit, Jolanda Tahmizit, Marjana dhe Ani Deranit, Drita Kosturit etj, të cilat kanë vuajtur në burgjet politike shqiptare e kanë qenë mike idealesh demokratike e përparimtare edhe me Heroinën e Kombit Musine Kokalari, se unë nuk i harroj kurrë dhe këtu në SHBA, e sëbashku me disa gra të tjera themeluam Organizatën e Gruas “Hope & Peace. Amaneti u krye! 

Prisja me padurim të ndërrmerja një hap të tillë, por kushtet e vështira ekonomike nuk më lejonin që unë të angazhohesha me aktivitete shoqërore kur nuk kisha mundësi të paguaja qiranë mujore të apartamentit ku banoja në New York. Vitet bënë të veten, angazhimi im me median dhe komunitetin në SHBA tërhoqi vëmendjen edhe tek  liderët e zonës ku banoj. Ish piloti i Marinës Ajrore Amerikane Joseph Thompson dhe dedektiv i zonës më thotë një ditë: “Mimoza, komuniteti shqiptar ka shumë probleme, denoncime të shumta në polici nga dhuna në familje, ku burrat godasin gratë në mënyrë brutale, dhe është bërë problematike. Të kemi parë si shumë aktive dhe mendojmë se duhet të themelosh një organizatë për të drejtat e gruas”. “Më vjen keq përsa dëgjoj – i them – Z. Thompson, por sot për sot nuk mundem. E kam në projektet e mija, por jo tani”. 

Kaloi kohë dhe miket e persekutuara politike në Shqipëri më pyesnin vazhdimisht për organizatën, kështu së bashku me aktivisten e njohur të komunitetit shqiptar në New York, Zj. Merita Shkupi, gra e vazja të tjera themeluam organizatën “Hope & Peace”. Qysh nga data e themelimit e deri më sot ne vazhdojmë të kontribojmë vullnetarisht në emër të paqes dhe demokracisë pranë organizatës “Hope & Peace” me ato femra shqiptare e të huaja që gjejnë veten pranë misionit tonë human e bamirës për të drejtat e gruas, fëmijëve e kundër trafikimit njerëzor.

Personat që na kanë mbështetur qysh në fillim janë veprimtarët e njohur në diasporë Esad Rizai, Avokati Stiv Kaufman, humanistja dhe poetja Zj. Rita Saliu, politikani Mark Gjonaj, gazetari ish i persekutuar politik Beqir Sina, patrioti e veprimtari i njohur Z. Sejdi Husenaj, skenografi e piktori i palodhur Astrit Tota, Profesori i Kolegjit Monroe Hazhi Berisha, veprimtarët Ilir Fundo dhe Fredi Tollja. Ndërsa nga të huajt përveç Z. Joseph Thompson do të veçoja aktoren amerikane Ilene Kristen, Priftëreshën Que English, piktoren Barbara Hammel me bashkëshortin e saj Ed Hammel, Lideren e FUP Tomiko Duggan, Senatoren Ruth Hasell Thompson, Presidentin e Bashkisë Bronx Ruben Dias Jr. dhe Drejtoreshën për Komunitetet në Bashkinë Bronx Tracy MCDermott.

Nga mediat e shkruara dhe ato elektronike do të falenderoja TV – “Zëri i Amerikës” me Drejtor Z. Arben Xhixho, “VOAL” – Zeri i Shqiptarëve me themelues Elida dhe Skënder Buçpapaj, gazetat “Iliria”, “Bota Sot”, “Dielli”, “Veterani”, “Koha Jonë”, nga “Albemigrant” Z. Rush Dragu, “Tribuna Shqiptare” Z. Ajet Nuro, gazetarët dhe shkrimtarët Ruben Avxhiu, Flori Bruci, Halil Rama, Albert Vataj, Mili Xhani dhe Rajmonda Maleçka.

 

Comments

comments

-----