FORMOHET SEKSIONI SHQIPTAR I UNIONIT TE GAZETAREVE FRANKOFONE – UPF

-Arben Lagreta  zgjidhet  kryetar i Seksionit Shqiptar te UPF

 

Eshtë zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës mbledhja e formimit të seksionit shqiptar të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë, UPF, me qendër në Paris.Ishin të pranishëm ndërmjet të tjerëve edhe ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të UPF, Jean Kouchner, e ardhur enkas për këtë aktivitet, Daniela Coman, Këshilltarja e Parë e Ambasadores së Francës në Tiranë, Isabelle Le-Guellec, Atashui i Shtypit pranë kësaj ambasade, Edmond Xhabia, si dhe personalitete vendas nga diplomacia, nga fusha akademike si dhe nga media.

Në fjalën e tij të rastit, i ngarkuari me krijimin e seksionit shqiptar dhe anëtar i UPF, Arben Lagreta u ndal në vështirësinë e gjetjes së kolegëve frankofonë në këtë fazë të parë të angazhimit të tij vullnetar  si pasojë, sipas tij, edhe e politikave anglofile deri në servilizëm të dirigjuara nga politika e jo vetëm në këto 28 vitet e fundit. Në vijim ai u ndal në traditën e hershme të mësimit të frëngjishtes në Shqipëri  e në vecanti në Shkodër ku kjo gjuhë mësohet prej më shumë se prej 150 vjetësh pa ndërprerje si dhe në rëndësinë gjeostrategjike që ky qytet ka dhe ka pasur historikisht në raport me diplomacinë, duke nënvizuar: “Pak kohe me pare Sekretari I Pergjithshem i Unionit Nderkombetar te Gazetareve Frankofone me qender ne Paris, zoti Jean Kouchner me ngarkoi formimin e seksionit shqiptar.  Në aq pak kohë që kisha në dispozicion shtrydha kujtesën për të rikujtuar gazetarët frankofonë që njihja por edhe udhëtova në disa nga qytetet kryesore për te krijuar grupin themelues. .. Më lejoni t’ju informoj se nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e deri në fillim të Luftës së 2-të Botërore në Shkodër  kanë qenë të atashuara konsullatat e të gjithë shteteve kryesore europiane, natyrisht edhe e Francës  si dhe ato të vendeve fqinjë me Shqipërinë. “.

Në vijim të fjalës së tij, Arben Lagreta, duke kë rkuar edhe një impenjim dhe ndihmë  më  të  madhe nga shteti francez dhe Ambsada e Francës në  Shqipëri,  u shpreh: “Meqë  kemi prezent edhe zonjë n e nderuar Kë shilltare të  Parë  të  Ambasadores së  Francë s në  Shqipë ri, do të  kë rkoja një  interesim dhe angazhim më  të  madh të  vetë  shtetit francez ndaj intensifikimit të  gazetarisë  frankofone dhe të  frankofonisë  në  pë rgjithë si në  Shqipë ri  sepse mund dhe duhej të  ishte bë rë  më  shumë  në  kë të  drejtim nga Parisi zyrtar. Pë r të  argumentuar kë të  që  sapo thashë  vetë m në  gazetari po ju jap nje shembull konkret. Meqë  Shkodra ku kam lindur dhe vijoj të  jetoj ë shtë  qendra e dytë  mediatike në  Shqipë ri pas Tiranë s, mund t’ju pohoj me keqardhje se duke filluar nga afro 20 vjet më  pare, unë  si gazetar frankofon nuk ndjehesha mirë  teksa  shihja  kolegët  reporter  rajonalë  të   Shkodrës  që  punonin pë r  Deutsche Welle, BBC, Zer i Amerkës  etj  dhe jo veten duke punuar për  RFI  (Radio France International )  apo për ndonjë  media  tjetër franceze. Pra ishin dhe  mbeten  edhe prioritetet gjeostrategjike që  e diktojnë  këtë  fenomen. Pë rndryshe c’fare kishte dhe ka  Franca më  pak nga Gjermania, Anglia dhe SHBA që  të  mose shtrijë   rrjetin e saj të  bashkë punëtorëve të  medias edhe në  Shqipë ri? Me këtë  shembull unë  përmenda  të  shkuarën  jo të  largët  si dhe të  tashmen e pandryshuar  me  që llim që  të fillojnë  e të ndryshojnë  gjërat  në  favor  të  gjallërimit  të  gazetarisë frankofone  edhe nëpërmjet  politikave inkurajuese  të  shtetit  francez.  Formimi i seksionit shqiptar të UPF është një hap pozitiv dhe ajo që unë premtoj është që brenda mandatit të parë numri i gazetarëve të këtij seksioni do të bëhet dyshifror.  Duke I uruar suksese te mëtejshme kolegëve, dhe në vecanti atyre frankofonë, mendoj se formimi dhe në vijim aktiviteti I seksionit shqiptarë të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë do t’i shërbejë edhe rritjes së cilësisë së gazetarisë shqiptare në ndjekje të shembullit të asaj franceze, me një  traditë mjaft të hershme dhe të admirueshme.”

Ndërsa në mbyllje të  fjalës  së  tij, i ngarkuari për krijimin  e  seksionit  shqiptar të  UPF, Arben Lagreta  falenderoi  për  ndihmesën  që dhanë  për  këtë aktivitet biznesmenin  e  suksesshëm shqiptaro-amerikan  Sahit Muja për sponsorizimin që dha si dhe Rektorin e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Tonin Gjuraj  për  sallën “Koncilium” që e vuri në dispozicion falas.

Në vijim kanë përshëndetur ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të UPF, Daniela Coman, ish Ambasadori I Shqipërisë në Francë dhe ish Ministër I Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj, Prof. Përparim Kabo, sociolog, Prof. Ksenofon Krisafi, ish Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, kryetari I Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Cipa, Përgjegjësja e Departamentit të Marrdhënieve me Publikun në UET, Belina Budini, trashëgintari i familjes së hershme shkodrane, Ceka, Engjëll Ceka, paraardhësit e të cilit kanë punuar në Konsullatën e Francës në Shkodër qysh në shekullin e 19-të si dhe 2 prej themeluesve te këtij seksioni nga 5 gjuthsej, Mimoza Kociu dhe Renata Dragusha.

Në mbyllje u kalua në votimin e kryetarit të seksionit shqiptar të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë ku, me propozim të Mimoza Kociu e më pas edhe të Renata Dragusha, i kryetar I seksionit shqiptar të UPF  u zgjodh unanimisht  Arben Lagreta.

Comments

comments

-----