Shkolla Shqipe “Alba Life” New York perfundoi plot sukses vitin shkollor akademik 2017 – 2018

Bukë, krypë, zemër dhe Abetare

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut mblodhi në mjediset e shkollës publike amerikane nxënës, mësues, prindër dhe gjyshër për të festuar së bashku përfundimin me sukses të vitit shkollor akademik 2017-2018.

Ka qenë një udhëtim me rrugë jo të shtruara, me shtigje herë të thepisura e herë lakuese, por ne ecim, ecim duke i kaluar së bashku herë me duartë tona të kapura si gjerdan i argjendtë e herë duke i dhënë njeri tjetrit lapsin e artë si shkop për të mos u rrëzuar në ndonjë rrëpirë…  Nga ecja e gjatë mësuam së bashku se:  “Ai që kapet dore për dore dhe lapsin e artë nuk e heq nga çanta udhëve të dijes, udhëve të shkronjave shqipe na bën të sigurtë se nuk humbasim kurrë, ngase 36 shkronjat e Alfabetit shqip janë si llampadarë ndriçues në çdo cep të globit ku ka shqiptarë, aty ku na hodhën fatet e përbashkëta.  36 Shkronjat e Alfabetit Shqip kanë qenë frymëzimi ynë, dashuria e pamasë, sakrifica më hyjnore, bashkimi më i pathyeshëm midis nesh, dhe e dini pse?  Se Gjuha Shqipe është Ashti i Kombit tonë, është palca e shpirtit që së bashku do kemi misionin më të bukur dhe adhurues për t’jua transmetuar ndër brezat tanë.  Ne si mësues e dimë mirë se çdo të thotë dhe se çfarë ndjejmë kur takojmë fëmijë shqiptarë të lindur dhe rritur jashtë Atdheut se si po e harrojne Gjuhen Shqipe, janë miliona e miliona ndonëse të pa regjistruar, por ne së bashkur i kemi regjistruar si rruaza gjaku në kapilarët e zemrës shqiptare… 

Nuk ka më kënaqësi, emocion dhe Shqipëri se të shikosh nxënësit e tu, koleget e nderuara, prindërit dhe gjyshërit të mblidhen së bashku dhe të marrin pjesë në gëzimin e mësimit Shqip këtu në New York, në një nga metropolitanët më të mëdhaja në botë.

Ndonëse fati si shqiptarë na ka shpërndarë në çdo cep të globit, na ka shkëputur fizikisht nga trupi i Mëmëdheut, përsëri ku ka ngulmime shqiptarësh siç ndodh këtu në New York, ka bashkime në grupime të mëdhaja që veprojnë legalisht për t’ju mësuar fëmijëve traditat e mrekullueshme dhe Gjuhën Shqipe.

Një nga këto grupime me plot vizion për ardhmërinë kombëtare është Shkolla Shqipe “Alba Life” që sapo festoi me madhështi 10 Vjetorin e saj në një nga sallat prestigjioze si Symphony Space në Manhattan, në kryeqendrën e botës.

Në mjediset e Shkolles publike amerikane PS:9 në Staten Island, çka shprehim publikisht mirënjohjen tonë të pakufishme për hapjen e dyerve të tyre u mblodhen së bashku shqiptaro-amerikanët e disa lagjeve të Nju Jorkut.

Ishte nje e shtune me gumëzhitje shqip dhe cicërima të ëmbla zogjsh që cicëronin papushim si tinguj pianoje në degëzat si pentagram të pemëve plot gjelbërim përreth shkolles.  Atmosfera ishte tejet e këndshme dhe shkolla ishte aromatizuar me erën e gatimeve të amvisave të mrekullueshme shqiptare që dukej sikur sillnin bashkimin e Kombit.  Gatime si fli nga Kosova, tollumba plot ëmbëlsi nga Dibra, byrek përmeti dhe korçe, fërgese tirane, bakllava nga gjithë trojet si Ulqini, Mal I Zi, Kosova, Dibra, Shqipëria, Çamëria dukeshin sikur sollën takimin me gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare të trojeve tona kombëtare…

Eshte emocion dhe krenari të ndodhem midis jush u shpreh zv/drejtoresha e shkollës amerikane në Staten Island, znj. Teuta Ulaj.

I mahnitshëm ky aktivitet shqiptaro amerikan tha shërbestari i shkollës Joe që ka më shumë se 10 vjet që është midis nesh, një amerikan me vyrtyte të larta dhe përkushtim profesional ndaj punë që kryen.

Programin e moderoi plot kulturë zonjusha simpatike Rea Ulaj, mësuese dhe gazetare pranë TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Ajo tha: Përshëndetje të dashur nxënës, prindër, gjyshër dhe mësues,

Ja erdhi dhe dita e mbylljes së vitit akademik shkollor 2017 të – 2018 të dhe ne jemi të lumtur që po e kurorëzojmë me sukses.  Është vërtetë bukur që së bashku me ju sot do ta festojmë në formë aktiviteti në gjuhën Shqipe, pasi gëzojmë, këndojmë dhe kërcejmë së bashku shqip.

Shkolla Shqipe “Alba Life” ka me se të krenohet ajo ka plot 10 vjet që punon dhe ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe.

Ne kemi pergatitur një program dhe le ta fillojmë me Himnin Shqiptar.  Ju ftoj të gjithe të çohemi në këmbë për ta kënduar së bashku.

Pas Hymnit kombëtar shqiptar Rea ftoi themeluesin dhe drejtorin e Shkollës Shqipe “Alba Life z.Qemal Zylo i cili përgëzoi te gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit per bashkëpunimin e ngushtë dhe rrugën e drejtë nëpër të cilën kemi ecur, në rrugën e Rilindasve për të mësuar Gjuhën Shqipe, Gjuhën Hyjnore.

Ndërsa të gjitha mësueset si Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Dr.Valbona Zylo Watkins, Adelina Laçaj, Luljeta Xhediku, Kozeta Zylo, Ardita Miloti Vadahi,  shprehën refleksionet e tyre për punen plot përkushtim me nxënësit e tyre të dashur.  Të gjitha mësueset u mirëpriten me dashuri dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Dr.Zylo Watkins solli suprizën e bukur se ndërsa të gjithë nxënësit do të jenë me pushime, nxënësit e saj të rritur, studentë në kolegj etj, klasë që u hap semestrin e dytë, do të vazhdojnë mësimin shqip edhe gjatë verës, çka u mirëprit me duartrokitje dhe me pikëza loti nga vetë mësuesja e tyre.  

Pas fjales së mësueseve u shfaq një vidio rreth Shkollës Shqipe “Alba Life” në 10-të Vjetorin e saj.

Moderatorja e programit Rea Ulaj tha se në këtë aktivitet qershia mbi tortë janë  nxënësit e Shkollës Shqipe të cilëve do t’ju dorëzohet Certifikata për vitin akademik 2017-të 2018-të.

Z.Qemal Zylo së bashku me mësueset iu ka dorëzuar certifikatat të gjithë nxënësve, ndonëse kishte nxënës që mungonin për arsye të fillimit të pushimeve, vizitës në Mëmëdhe etj.

Certifikatë morën dhe ish nxënës të talentuar të Shkollës Shqipe, por që nuk i kanë harruar kurrë lidhjet me shkollën, si Oresti Salillari dhe Liza Jashari të cilët morën pjesë aktivisht në Festivalin e Shkollave Shqipe. Z.Zylo falënderoi të gjitha mësueset për punën e tyre të palodhur, sidomos në përgatitjen për ceremoninë e 10 Vjetorit të Shkollës Shqipe, koncertin për 10 Vjetorin e Kosovës që hapi siparin e aktiviteteve në New York deklaruar nga ambasadorja e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, përgatijen në Festivalin e 5-të të Shkollave Shqipe kun jë falënderim special I shkoi sopranos së shquar Dëshira Ahmeti Kerliu, si dhe kurorëzimin me sukses nga

të TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” në 10-të Vjetor që u bë nga Senati i shtetit të Nju Jorkut përfaqësuar nga Senatori veteran i Senatit të Nju Jorkut Martin Golden i cili dha proklamatën nga Senati me numër të regjistruar 4487, duke e vendosur në librin historik të Senatit. 

Po ashtu proklamatë u dorëzua dhe nga ish Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut dhe Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj burri i shsquar i Kombit dhe një përkrahës i fuqishëm i “Alba Life” çka dëshmon për një seriozitet dhe profesionalizëm të Alba Life si dhe është frymëim për të ecur përpara.

Gjyshërit, prindërit me krenari bënin foto dhe gëzonin së bashku me fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre.

Në fund të aktivitetit së bashku të gjithë si një komunitet që na bashkon Gjuha Shqipe, Ashti i Kombit drekuam së bashku me ushqimet qe kishin sjellë amvisat e mrekullueshme shqiptare.  Hmmm, shumë të shijshme thoshnin nxënësit të gjithë për ushqimet që ishin servirur nga amvisat shqiptare.

Eshtë një traditë e mrekullueshme që duhet të vazhdojë pambarim bisedonin shqiptarët me njeri tjetrin të cilët ishin mbledhur për të festuar mbylljen e vitit akademik shkollor 2017-të 2018-të.

Aktiviteti u filmua nga kameramani Todd Watkins, shumë foto u bënë nga Shpëtim Bardhi dhe fëmijët u argëtuan nga DJ drejtuar nga z.Odise Salillari.

Pushime të mbara nxënës të dashur!

16 qershor, 2018

Staten Island, New York

Comments

comments

-----