Urime drejtuesve të Shoqatës Kulturore-Shqiptare Montreal, Kanada

Montréal, 06/11/2018

Rikard Shpori,President i Institutit : “Maison de La Justice et de La Réconciliation Nationale” Montréal- Québec, uron Znj.Eriola Qendro, Kryetaren e re te sapo zgjedhur te Shoqates Shqiptare Kulturore te Montrealit, me rastin e marrjes se detyres se re.

E nderuar Znj. Eriola Qendro!

Më lejoni që me anë të kësaj letre t’ju shpreh urimet më të sinqerta dhe të ngrohta në emrin tim personal si dhe në emër të Institutit që unë drejtoj, me rastin e zgjedhjes suaj në krye të « Shoqates Shqiptare Kulturore te Montrealit ». Të qënit në krye të kësaj detyre është padyshim një obligim dhe përgjigjegjësi jo e lehtë, megjithatë unë besoj fuqishëm, që me vendosmerinë, vullnetin e palodhur si dhe mbështetur në vlerat tuaja personale, do të jeni në gjëndje ti përgjigjeni besimit të dhënë nga ky komunitet. Puna juaj e palodhur do të jetë në ndihmë të komunitetit të Shqiptarëve të Montrealit, duke i sherbyer atij dhe ne të njejtën kohe duke i dhënë dinjitetin dhe shkëlqimin e merituar. Duke Ju uruar punë të mbarë në detyrën e re vullnetare, ju ofroj mbështetjen dhe bashkëpunimin e pakursyer në ndërtimin e urave të bashkepunimit midis shoqatave tona në të ardhmen. Me respekt,

Rikard Shpori

President i “Maison de La Justice et de la Réconciliation Nationale” Montreal-Quebec

Tel: (514)-242-6018

Comments

comments

-----