ASIMILIMI I HERSHËM I SHQIPTARËVE TË SANXHAKUT

Nga Xhafer Leci

 

Me poshtë keni pamje nga “Kufiri gjermano-italian në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
Boshnjakët e rrethinës së Tutinit, me mulla Ahmet Brunçaj-
Brunčević, në kalimin e kufirit italiano-gjermanë, i cili ka qenë në fshatin Crkvine.“Në Crkvine janë caktuar-vendosur autoritetët e okuptaorëve. Shkarkohet ish kryetari Xheladin Malisheviq-Dželadin Malićević nga Zhirqa-Žirča, kryesuesi-urdhërdhënësi Hivzo Shemsoviq-Šemsović dhe arkëtari Hafiz Emini-Eminović. Për kryetar komune të Crkfinës, e cila ka qenë e zgjëruar edhe në hapsirën Llukara, është emëruar Hasan Bozaj-a, i cili nuk ka kuptuar asnjë fjalë të gjuhës serbe.

Me vështirësi e ka zhvilluar komunikimin me popullësinë, për vendosjen e problemeve, i cili shumë herë e ka përdorur Abdulla Rexhen- Redžovič si përkthyes, i cili kishte mbaruar gjimnazin në Prishtinë dhe e kishte njohur gjuhen shqipe ngapak. Bozaj është zëvendësuar nga Bahtijar Sinani-Sinanović nga Glluhavica, i cili ka qenë një fermer dhe tregtar paralufte. (Marë nga libri i Husein Habibović, “Gluhavica kroz vekove”.) Foto nr.22, pamje e shqiptarëve me oficerë gjermanë dhe italianë, foto, nr.23- Çeshmja në Crkvine, ndërrtuar më 1936. Këtu ka qenë dogana gjermane, F.68. Në vazhdim autori i librit në fjalë z.Husein Habiboviq, shkruan se popullësia myslimane ka qenë e detyruar të vetorganizohet për vetëmbrojtje, duke formuar grupe policije vullnetare, për mbrojtjen e popullësisë së atjeshme, nga kthimi i emigrantëve, komita nga Shqipëria, nga çetnikët …
Husein Habiboviq, duket thjeshtë se është shumë orgjinal, gjithçka e dëshmon me fakte dhe dokumente, por është edhe shumë i kujdesshëm në ato që i shkruan në librin e tij, që mos të bie ndesh me politikën serbe! Dihet se ky ka qenë kufi i Shqipnisë Etnike, i caktuar dhe vendosur nga oficerët e ushtrisë gjermane, jo vetëm kufi doganor, siç shkruan autori, sepse, sikur të kishte qenë vetëm kufi doganor, atëherë autoritetet gjermane nuk do e kishin bërë kryetar Komune në Crkvine, shqiptarin Hasan Bozaj, i cili nuk ka ditur asnjë fjalë serbisht!

Në një shkrim timin të mëhershëm, e kam cekur se Husein Habiboviq, është me origjinë shqiptare, nga familja Preka, dikur me besim katolik. Kufiri i atëhershëm në Crkvine gjendet nja 12 km nga Tutini në drejtim të Novi Pazarit.
Kam biseduar në vitin 1979, me njerëz të moshuar, përmes të cilëve kam mësuar ngapak për historinë e popullësisë shqiptare dhe asaj myslimane të Sanxhakut të Novi Pazarit. Për shembull, më 1979, kam biseduar me plakun 76 vjeçar, Hajriz Vejseloviç nga Glluhavica e Tutinit, i cili ka qenë i lindur më 1903, çka do të thotë se : Në kohën e sundimit turk ka qenë 9 vjeç, edhe pse e mbante plisin e bardhë në kokë, nuk dinte të fliste shqip. Kjo tregon se asimilimi i shqiptarëve ka filluar qysh në kohen e pushtimit turk. Unë mendoj se kjo ka ndodhur më shumë për shkak të martesave me gra boshnjake, myslimane dhe, natyrisht, edhe vajzat shqiptare janë martuar me boshnjakë. Atëherë besimi ka luajtur rol të madh, më shumë se kombi. Kjo ka ndodhur më shumë për shkak të analfabetizmit. Por me shpejtësi të madhe e të dhunshme, Serbia ka filluar asimilimin e shqiptarëve, fill pas çlirimit dhe administrimit të Sanxhakut, nga Turqia, më 1912.

Pas Luftës së Parë Ballkanike, Sanxhaku, si Novi Pazari, Tutini është ndarë në kohën e Traktatit të Londrës, të vitit 1913, ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi.

Në regjistrimin popullësisë, sipas të dhënave të Serbisë në vitin 1931, mbi 56% e popullsisë së Sanxhakut ishin të krishterë ortodoksë (serbë dhe malazezë), 43% ishin myslimanë (kryesisht boshnjakë, me pakicë të vogël shqiptare), më pak se një përqind ishin katolikë. Gjatë luftës, çetnikët serbë dhe nacionalistë i dëbuan myslimanët, nga pjesët perëndimore të Sharrëve. Si rezultat, ende ekziston një shumicë e qartë e serbëve në pjesën perëndimore të rajonit, ndërsa boshnjakët janë të përqendruar në pjesën lindore.

Sipas të dhënave të popullësisë të Serbisë të vitit 2011
Grupet etnike në Sanxhak:

Boshnjakët = 189,186 (48,42%)
Serbët = 132,345 (33,87%)
Malazezët = 28,323 (7.25%)
Myslimanët (në nivel kombëtar) = 23,900 (6,12%)

Grupet etnike në pjesën serbe të Sanxhakut:

Boshnjakët = 142,373 (59,62%)
Serbët = 77,565 (32,48%)
Myslimanët (në kuptimin kombëtar) = 12,441 (5.21%)

Grupet etnike në pjesën malazeze të Sanxhakut:

Serbët = 54,780 (36,05%)
Boshnjakët = 46,813 (30.81%)
Malazezët = 28,009 (18.43%)
Myslimanët (në kuptimin kombëtar) = 11,459 (9.88%)
Shqiptarët = 3,778 (2.49%)

Sipas këtyre të dhënave, kuptohe të falsifikuara nga Beogradi, në pjesën e Sanxhakut të Serbisë, zyrtarisht, del se nuk ka shqiptarë atje. Ndërsa, në pjesën e Sanxhakut të Malit të Zi, është dhënë kjo shifër, shqiptarë = 3,778 (2.49%)

Janë me dhjetra fshatra të Komunës së Tutinit, të cilat janë të banuara me popullësi shqiptare, të asimiluar tërësisht, por edhe në Sjenicë, Novi Pazar me rrethina.
Vetëm nga fiset, Shkreli, Shala, Kuçi, Hoti tjerë, janë me qindra mbiemra me origjinë shqptare.
Si dëshmi për bartjen e veshjeve tona kombëtare, të trevës së Rugovës, po sjell fotografinë e Xheladin Hamidi-Hamidović me bashkëshortën. Xheladini ka vdekur në vitin 2001 dhe bashkëshortja e tij para pak vitesh. Ky çift rrjedh nga fisi Shalë, sipas tyre, të ardhur nga Isniqi i Deçanit. Kjo familje me këta mbiemra; Hamidi-Hamidović, Xhankoviq- Džanković, Zeka, Zeković, Beshiri-Beširović, Qolloviq-Ćolović, Hasani- Hasanović, etj., të cilët jetojnë në disa fshatra, si Smolluqe-Smoluće, Leskovik etj.

 

 Xheladin Hamidi-Hamidović me bashkëshortën.

 

Edhe familja Basha-Bashić, është e madhe në këtë rajon, të ardhur nga rrethinat e Shkodrës. Janë kushëri të Lulzim Bashës, aktualisht kryetar i PD të Shqipnisë.
Është për t`u habitur, se si nuk kam takuar asnjë anëtarë të familjes së madhe shqiptare Brunçaj-Brunçević, në Novi Pazar, të cilët flasin shqip! Këtu po sjell një foto të librit të kryetarit të Beslidhjes, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, ish i burgosur politik, tash i ndjerë, ndjesë pastë! Në ballinën e librit është foto e mikut dhe bashkëveprimtarit, të bacës Emin, Hamid Emini Brunçaj, ish i burgosur politik, (19.9.1909-16.10.1986), nga Novi Pazari, i cili ka ditur shumë bukur të flasë shqip.

 

 

 

Hamid Emini Brunçaj- Brunçević

Në Sanxhak ekzistojnë dy koncepte të ndryshme: boshnjakët janë bukur shumë fetarë dhe feja është shumë e rëndësishme për ta, por nuk kanë një vizion të qartë të shtetit. Shqiptarët janë fetarë heterogjenë dhe besimi nuk është shumë i rëndësishëm për ta, por ata kanë një koncept të qartë: ëndrrën e Shqipnisë Etnike, që kurrë nuk vdesë.
Wendlingen, 01.06.2018
 

 

 

Comments

comments

-----