88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 20

NGADHNJIMI GJERMAN DHE STONIMI I SHURDHAN I SAMBAS BRAZILIANE, (2014)

 

Nga Skifter Këlliçi

Më 1950, plot 54 vjet pas tragjedisë së  përjetuar  në stadiumin “Marakana” të Rio de Zhaneiros, me nxënësi rreth 200 mijë shikuesish,  që, siç është shkruar në këtë histori, iu shkaktua Guliverit Brazil nga liliputët urugujanë,  të cilët morën me vetë në atdhe Kupën e Botës “Zhyl Rime”, po në këtë stadium, por të rikonstruktuar, brazilianët  prisnin që skuadra e tyre të hakmerrej në finale.  Mundësisht sërishmi ndaj uruguajanëve. Por,  medet,  për ta, sepse  këtë radhë vendin e komshinjve të tyre kaq të lakmuar, në finale e kishin zënë gjermanët, të cilët  në fushë  dukeshin se po mësynin portën kundërshtare nën ritmin e uverturave  të operave kumbuese të  Vagnerit , melodia e të cilave shurdhoi “sambën” braziliane.  Dhe më këto mësymje e morën atë në këtë finale 7 herë. Dhe për më keq, siç do të shohim, jo në finale, ku gjermanët do të përballeshin me mjeshtërit e tangos argjentinase.

Po vazhdojmë me aventurat e papritura që solli botërori brazilian, 2014. Kostoja për organizimin e tij, pra për  rikonstuksionin dhe ndërtimin e stadiumeve  të reja, rrugëve, aeroporteve, hoteleve për turistët, në qytetet ku u zhvilluan ndeshjet e këtij botërori, arriti shiftën marramendëse… 14 miliardë $. Më larta në historinë e botërorëve, po të marrim parasysh se Botërori Gjermani 2006 kishte kushtuar 6 miliardë $, Botërori  Kore e Jugut-Japoni, 5 miliardë, Jugafrikan, 2010, 4 4 miliardë,   Francë 1998, 340 milionë $, dhe Botërori SHBA 1994  vetëm 30 milonë $.

Valës së rrëmbyeshme të protestave që kishin nisur qysh një vit më parë, për shkak të këtyre shpenzimeve skandaloze, iu shtuan protesta të tjera, madje dhe gjatë  ditevë të botërorit.

Romario, ish-futbolllist i njohur i përfaqësueses braziliane, pastaj   figurë politike, e përcaktoi këtë botëror si “grabitjen më të madhe në historinë e vendit të tij “, dhe kërkoi të bëhej një hetim i thelluar, për të gjetur  se si ishin perdorur këto fonde. Një pjesë e mirë e tyre kishte përfunduar në sferat korruptuese të organizuesve dhe qeveritaëve, kur masat e popullit vazhdonin  të jetonin si gjithnjë në varfëri të jashtëzakonshme, madje  në basifondët e lagjeve mjerane, ku sundonte   kriminaliteti, prostitucioni  dhe droga. Sidoqoftë, edhepse protestuan plot mllef, tifozët  e thjeshtë brazilanë i lanë mënjanë hallet e përditshme,  përpinë stadiumet,  edhepse pas katatrifës së përfaqësueses braziliane, shpresat e tyre e u këputën si gjethe të një vjeshte të furishme… ..

Me t’u shuar tingujt e mbramë  të këngës “ Ëe are one”, (Ole,ole), të kënduar nga Klaudia Leitepite, Pitbull dhe Xhenifer Lopezi, në fushën e stadiumit “Marakana” të Rio de Zhneiros u derdhën Brazili vigan dhe Kroacia “e imtë”  në krahasim me të, por që deri aëherë kishte bërë emër  në futboll, e cila së bashku me Meksikën dhe Kamerunin bënin pjesë në grupin A.

Merret me mend dridhëtimi e “torsidës”, (kështu qëhet tifozeria braziliane), kur mbrojtësi famëmadh, Marselo, që luan me  ‘”Realin”, shënoi gol, por… në portën e vet . Stadiumi për do kohë u tkurr dhe melodia e “sambës” reshti së dëgjuari.     Sidoqoftë, me gola të Neimarit në 29’ dhe 71 dhe të Oskarit në 90+1, Brazili, disi I sikletosur për lojën jo fort të mirakndshme,  e kaloi këtë hendek.  Pas fitores 4-0, kundër Kamerunit që ishte “zhgënjim i beftë” i këtij botërori, sepse luanët e saj u larguan, pa futur në bagazhet e tyre të paktën…një pikë, edhe kroatët pësuan   këtë fat, por, gjithsesi,  të lehtësuar  nga kjo fitore “platonike”. Vendin e  parë në këtë grup me nga 7 pikë e ndanë paqësisht  Brazili dhe Meksika.

 Por zhgënjimin më të madh  në grupin B dhe në këtë botëror e solli  Spanja, siç e kemi parë, perandoresha e Boërorit Afrikë 2010, e cila, edhe për gabime foshnjarake të portierit Kasijas, i cilësuar “doreza e artë”  e botërorit të kaluar afrikan, e interpretoi  kaq pahijesisht “flamenkon”, sa doli nga fusha e shpartalluar  5-1, pas valangës së golave të Van Pirsit (2), Robenit dhe De Vrijit , kur golin e ngushullimit për të e arkivoi Alonso.

 Si të kishte pësuar një “induksion magnetik” spanjolët, pas  golave të Vargsit dhe Aranguizit,  pësuna një nokaut tjeër   të rëndë ng Kili, (2-0), dhe u larguan plot melankoli nga amfieatri  i këtij  botërori,  me të vetmen fitore 3-0 ndaj Australisë, që,  edhe ajo la këtë botëror, me “xhepa të boshatisur”. Duke mposhtur edhe kilenët 2-0, me gola të Ferit dhe Depaisë, holandezët “fluturues” ,  ia dolën të viheshin në krye, të shoqërur nga pas prej  jugamerikanve  dhe kështu  kaluan së së toku me ta në fazën e ndeshjeve mënjanuese.

Grupi C regjistroi suksin e paparashikuar të Kolumbisë, që arriti tri fitore ndaj Greqisë,( (3-0), Bregut  të Fildishtë, 2-1dhe Japonisë 4-1. Ra në sy në këtë ndeshje mefushori Hames Rodrigues , që  pas këtij boërori  do të bëhej vrikthi pre e  “Realit” të  Madridit dhe Kuadrado, pre e nga ‘Juventusit”. Sidoqoftë,  Greqia u serit  e dyta, duke lënë pas bregfildishtasit,  pas Kamerunit tjetër zhgënjim  afrikanas i këtij botërori, dhe Japoninë që mundi të grumbullojë vetëm.. .një pikë, pas barazimit me helenët tanë fqinjë.

Axurrët, në këtë botëror priheshin nga trajneri Prandeli, që në Euro 2012, i kishte ngjitur ata në piedestalin e nënkampionëve, pas Spanjës,  që vazhdonte  të  ruante vezullimin e botërorit jugafrikan. Miëpo, siç duket,  në grupin D ku bënin pjesë, atyre  iu shaq fantazma e Sllovakisëë, por nën petkun e Kosta Rikës,  modestisht e njohur në galerinë të futbolli botëror dhe dolën nga fusha e lojës të mundur 0-1.

Si përfundim, edhepse “kaltëroshët” gjunjëzuan2-1 Anglinë, me gola të Markizios dhe Balotelit, ata ngritën duart përpjetë (0-1)edhe para Uruguait  të  Kavanit  dhe Suaresit, ( ky i fundit i shquar  në këtë ballafaqim edhe për një qafëkafshim ndaj Kielinit, huq që e kishte “demonstruar spektakurarisht” edhe më parë në fushat e lojës). Kësisoj, “kaltëroshët”  së bashku me anglezët që morën nga ky botëror si “ “hajmali” vetëm nga një pikë, lanë të zhgënjyer  botërorin brazilian.

Tekat e shortit mblodhën në grupin D dy skudra evropine, Francën  dhe Zvicrën a që u ndodhën “në shoqëri” dy skuadra jugamerikane, Ekuadorin dhe Hondurasin, të cilët nuk mundën veçse t’i shihnin “nga poshtë lart” francezët dhe zvirecant, teksa ata kaluan në fazën e dytë,     përkatësisht me,  7 dhe 6 pikë. Sidoqoftë, Ekudori me fitoren kundër hondurasve, (4-0) dhe barazimin 0-0 me  Fracën, nuk mund të thuash se e mbylli keq misionin e tij në këtë botëror.

Vërtet Argjentina korri tri fitore në grupin e vet, por, ama, gati sa nuk i ra bretku… Këtë e dëshmojnë shifrat: 2-1 kundër Bosnjë Hercegovines që debutonte për herë të parë në një botëror, 3-2 kundër Nigerisë dhe 1-0 kundër Iranit. Nga ana tjetër, Nigeria,  duke mposhtur 1-0 Bosnjë Herecegovinën  u rendit e dyta.,dhe kështu boshnjakët dhe iranianët morën rrugën për  në  vendlindje.

Të papriturën në grupin e fundit G, e solli përfaqësuesja e SHBA-së, e cila u  rendit e dyta pas Gjermanisë, që grumbulloi 7 pikë, duke lënë pas Portogalinë e Ronaldos dhe Ganën.  Amerikanët humbën 0-1 me gjermanët, kampionët e ardhshëm, morën revanshin ndaj Ganës  (2-1), pas humbjes së katër viteve të shkuara në Boterorin  Jugafrikan dhe barazuan 2-2 me portogezët , të cilët së bashku me afrikanët i dhanë lamtumirën Brazilit.

Nisën kështu ndeshjet e 1/8 të finaleve. Brazilit për pak sa nuk hasi sharra në gozhdë në takimin me Kilin,  kur  pas golave të Luizit për braizilianët në 18’ dhe të Sançesit  për kilenët në 32’ , rezultati mbeti 1-1, ndonëse “torsida” zemërngrirë nuk pushoi s’u  dhëni zemër.  Ky lëmsh i ngatërruar iu zgjidh pas lotarisë së  11-metërshave. Të zotët e shtëpisë i shpëtoi këmba e Neimarit që shënoi 11-metërshin e fundit dhekështu  brazilianët e hodhën lumin, (3-2).

  Pas rezultatit të barabartë 1-1, me lotarinë e 11-metrshave u zgjidh edhe fati I takimit Kosta Rika-Greqi,  por këtë radhë me shifrat 5-3 për latino-amerikanët.

Bëri bujë fitorja e Kolumbis,ë, ( 2-0) kundër Uruguait të fortë Kavanit dhe Suaresit,  që luajnë përkatësisht  me PSG-në dhe “Barcelonën”. Me dy gola të shkëlqyer të Rodriguesit ,  kolumbianët u hodhën  në fazën tjetër të finaleve.

Franca, pasi kaloi “në vrimë të gjëlpërës”, përligji epërsinë ndaj Nigërisë me dy gola të Pogbës  dhe Jobos  në 70 dhe 90+1.

Edhe gjermanët hoqën picirin që të çkyçnin portën hermetike te Algjërisë, duke na sjellë ndërmend se po kaq pisk e kishin pasur ata në takimin e zhvilluar m në Botërorin Spanjë ’1982, kur kishin humbur 1-2.…  Këtë radhë  i mposhtën  atapo me të njejtin rezultat, por vetqm në shtesën e lojës prej 2×15 minuta, me gola të Shurles dhe Ozilit në 92’ dhe119.

E njejta dukuri u pa dhe në takimin e Argjentinë kundër skuadrës zvcerano-kosovare. Shprehem kështu, sepse në përbërjen e kësaj të fundit ishin shqiptarët  e  Kosovës  Xhaka, Mehmeti, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili, pra thuajse gjysma e saj….Dhe të mendosh se në rast se goditja e Mehmetit në minutat e fundit të  kohës së regullt, do të përfundonte fatalisht në shtyllë, kjo skudër do të kishte arritur në çerekfinale dhe nuk dihej se çdo të ndodhte më pas. Pasatj në 118 ishte De Maria që luan me PSG-në i cili shënoi të vetmin gol të fitores për skudrën e  Mesit…  

Edhe një ndeshje tjetër, Belgjikë-SHBA, përfundoi pas 120 minutash, kur koha e regullt ishte mbyllur e bardhë 0-0.  Golit  të De Bruinit në 93’ , që sot luan me    “Mançester Sitin”, dhe të Lukakut me “Mançester Junaitedit “në 105’ amerikanëti u përgjgjën me një gol të Grinit, 7 minuta para mbarimit të takimit.

Nisën kështu çerekfinalet…

Që Brazili po çalonte gjitnjë e më shumë, këtë e dëshmoi takmi kundër Kolumbisë, i përshkruar nga lojë e tendosur… Eshtë e vërtetë që Neimari u dëmtua nga një ndërhyrje e rëndë, por është po aq e vërtetë që   kolumbianët    edhe mund të kishin fituar…. Për Brazilin golat u shënuan nga Tiago Silva në 7’ dhe David Luizi në 69’. Për kolumbiamët shënoi Rodriguesi  në 80’,

me 11- metësh.

Një gol i mbrojtësit gjerman Humels  në 13’ përcaktoi dhe fatin e takimit  Gjermani-Francë, ku u panë pasazhe loje të bukur dhe  emocionuese.

Me të njejtat shifra u mbyll edhe takimi Argjentinë-Belgjikë, ku golin e fitores për “tangon” argjentinase e shënoi Iguaini që luan me “Juventusin”.

Tjetër maratonë 120 minutëshe u regjistrua në përplasjen midis Hollandës dhe Kosta Rikës. Dhe tjetër seri e lotarisë së 11-metërshave. Fituan hollandezët ndaj kostarikanëve të papërvojënë. Sidoqoftë, vetëm 4-3, me gola të ujqërve të regjur  Van Pirsi , Roben, Snejider dhe Kujt.

Nisi të shkruhej dhe kapitulli ½  të finaleve. Gjermana ishte ndeshur më 2002 në finale me Brazilin e fenomenit Ronaldo që i kishte përcjellë me dy gola,pa pësuar asnjë. Tani si dema të egër, ata viheshin sërishmi përballë njeri-tjerit. Dhe  tifozët brazilianë, ndonëse e shihnin se skuadra e tyre  gjihnjë e më shumë po ze zvariste “sambën”, kishte besim se do ngëdhënjente …

Me disa shokë të mi shqiptarë këtë ndeshje e kam ndjekur në një kafene të Bostonit, në prani edhe të tifozëve brazilianë .

Dhe farë tmerri na panë sytë!.. Brenda gjysmë ore , edhe për faj të mbrojtësve të çoroditur brazilianë,  Myleri në 11’, Klose në 23’,  Kroosi në 24’ dhe 26’  dhe Khedira në 29’ e shpunë rezultatin në 5-0 për teutonet e pamëshirmë si dikur në Mesjetë…Ishte  me të  vërtetë për të mos u besur syve.  Brazilianët e pranishëm  sa nuk po shpërthenin në lotëri. Kursë tifozët brazilianë në stadiumin e Mineiros  heshtnin të mpirë.  Mbase kujtonin takimin final kundër Uruguait me 1950… Po atëherë kishin dalë rdhepse të humbur 1-2, kishin luajur plot dinjitet.

Siç duket, në pjesën e dytë trajneri gjerman Lov, i porositi futbollistët e tij ‘”të ulnin marshin”, por, megjitatë, Shurle nuk i vuri vesh kësaj këshille, sepse depizotoi në portën brazilizne edhe dy gola të tjerë, të cilëve Oskari iu pëgjigj me të ashtuajturin gol të nderit. Kështu takimi mu mbyll me buçimën e 7 golave që dukej si të shoqërohehin nga goditjet ritmike të timpanit të ndonjë prej uverturave  festive të Vagnerit.

Dhe të mendosh se trajner i Brazilit të markës 2014, ishte Skolari, as më shumë dhe as më pak, por ai që kishte drejtuar Brazilin  e mësipërm ngadhnjimtar  të 1 14  viteve   të shkuara, pra  më 2002, madje edhe në  Kupën e  Konferedratës  të vitit 2013.

Tronditja qe kaq e fortë, sa Brazili u duk si somnambul edhe në takimin për vendin e tretë me Hollandën, që doli në fushë më i motivuar. Arsyeja mbase ishte sepse kishte humbur me Argjentinën 4-2, as në shtesën e lojësn el ojës, por   pas 11-metërshave të saktë të Mesit, Garait, Agureos dhe Drigesit, ku për hollandezet, veç të tjerëve  humbi 11-metrshin   edhe shenjëtari Snejider.

Hollandezët, si për  “mëshirë” ndaj  kundërshtrëve të raskapitur  u mjaftun vetëm  me  3 gola të Van Pirsit me 11- metërsh, që në minutat e para, pastaj të Blindit dhe të  Vijnaldumit në  17’ dhe 90+1.

Kështu finalja e këtij botërori , të zhvilluar më 13 qeshor 2014, në stadiumin “Marakana” të Rio de Zhaneiros , prani të 74.738 shikuesve, bë pronë  për t’u ndarë midis  Gjermanisë dhe Argjentinës. Ashtu si më 1986 në Botërorin Meksikan kur kishte fituar Maradona me shokë, (2-1), dhe kur 4 vjet më pas, në Botërorin Itali 1990  nafaka, u  kishte buzëqeshur  gjermanëve., që kishin fituar pas 11-metërshit, jopa polemika, të shndërruar në golin e fitores  nga   Brehme.

   Habitërisht stadiumi  “Marakana”, nuk mbante atë ditë mbi shpatullat e tij vetëm mjëra dhe mijëra turistë nga të katër anët e botës, por mbi të gjithë, tifozë, sado të zhgënjyer brazilianë për pasojat e  befta befta  të  kombëtares së tyre bjerrafat.

Dhe për kë do të bënin tifo më shpjegonte  atëherë një mik brazilian, me të cilin pashë këtë ndeshje. Kryesisht për Gjermaninë. Për arsyen e vetme se, përderisa  ajo kishte nxjerrë “nokaut”  skuadrën e tyre, le ta përsriste këtë bëmë edhe në këtë takim me Argjentinën,  që tradicionalisht kishte qenë “macja e zezë’  për të.

 Mirëpo,  që të ndodhte kjo, gjermanëve  iu deshën plot dy orë  kapërthimesh si të gladiatorëve të lashtë, ku herë ata herë argjentinasit gati sa nuk vunë njeri-tjetrin me shpatulla në terrenin e arenave. Siç ndodhi në shtesën e lojsë ku  Iguaini që i ndodhur vetëm para portës, u hipnotizua,  gjuajti jashtë, dhe humbi shansin më të mirë që pas vitit 1978 ta çonte për të tretën  herë  skuadrën e tij ne Olimpin e futbollit botëror. Për ironi të fatit ia la këtë detyrë  Gëtces, I cili zëvendësoi Klosen,  që pa ngurrim gjuajti dhe shënoi atë gol aq të dëshiruar…Kështu Gjermania për të katërtën  herë, (1954,1974, 1990, 2014)  u shpall skudra më e mirë e rruzullit tokësor.

Përbërjet e skuadrave;

Gjermania-Noier, Lahm, J. Boateng, Humeles, Hëvedes, Kramer, (Shurle), Shvainshtaiger, Myler, Kroos, Ozil, (Mertesaker), Klose, (Gëtze); Trajnetr Lov.e;

Argjentina- Rometo, Zabaleta, Demikelis, Garai. Roho, Maskerano, Bilia,Perez, (Gago),Laveci,(Palacio), Mesi, Iguain, (Aguero);Trajner Sabela.

Statistika: Botërori u zhvillua në stadiumet e 12 qytetëve braziliane: Rio De Zhaneiro, Brazilia, Belo Horozonte, Forteza, Porto Alegre, San Paolo, Kulaba, Kuritiba, Salvdor, Manaus, Natal…me nxënësi nga 40-77 mijë shikues;

Lojtari më i mirë-Mesi, (Argjentinë); Shënuesi më i mirë- Rodrigues, (Kolumbi gola); Portieri më i mirë-Noier, (Gjermani);

Klose, (Gjermani), me 16 gola të shënuar në botërorët ku kishte marrë pjesë, (5 më 2002,5, 5  më 2006 , 4, më 2010 de 2 më 2014), u shpall golshënuesi më i mirë i tyre.

Ndeshje të zhvilluara- 64; Gola të shënuar-171,92,67 për ndeshje; Shikues-3429.873, (53.562 për ndeshje).

Kurreshti:

Kamponia e botës, Gjermania  u shpërblye me 25 milonë euro; Argjentina, nënkampione, me 18 milonë, Hollanda dhe Brazili, fitues të vendit të tretë  dhe të katërt dhe  të katërt me nga 16 dhe 14 milonë euro.

Për herë të parë në këtë botëror u përdor teknologjia në vijën e portës, për të pëcaktuar nëse topi ka kaluar ose jo plotësishit atë plotësisht, pra për të përcaktuar në rastin e dytë që është shenuar gol.

Për herë të parë, gjithashtu, gjyqtarët përdorën një tubet të mbushur me shkumbë që pstaj avullon, e cila shërben për të shënur vijën pas së cilës duhet të vendosen futbollistët gjatë goditjeve të dënimit.

…Erdhëm kështu në fund të këtij cikli prej 20 shkrimesh, që i kam titulluar “88 vjet rreth planetit të futbollit boëror”, duke perifrazuar kështu titullin ne romanit të njohur “’80 ditë rreth botës” të shkrimtarit të madh francez Zhyl Vern.  Si Fileas Fogu, heroi i këtij romani, edhe unë, por bashkë me lexuesit që na ndoqën,  u ndalëm në tërë vendzhvillimet e këtyre botëroreëve  dhe u u njohëm me disa nga ngjarjet më të tërheqëse të tyre.  Por  nëse Fileas  Fogun me mikun e tij e nisën udhëtimin me ballon nga Londra, për ta përfunduar  po në Londër,  ne  me ”ballonin tonë” do të ndalemi në Rusi,  ku nga 14 qershor deri 15 korrik të këtij viti do të zhvillohet Botërori Rusi  2012, me të papriturat e të cilit lexuesit do të njihen edhe nëë faqet e kësaj gazete.

FUND

Comments

comments

-----