88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 19

“FLAMENKOJA” SPANJOLE PUSHTON BOTEN, (2010)
Nga Skifter Këlliçi
Lindur në shekujt e Mesjetës në krahinat e Spanjës jugore, “Flamenco”, një lloj vallzimi i vrullshëm, dalëngadalë u përhap dhe u bë tradicional në tërë Spanjën. Madje në shekullin e 20-të u përhap në shumë vende të botës. Dhe, siç duket, të hovëzuar nga ritmet frymëzuese të saj, futbollistët e përfaqësues së Gadishullit Iberik, e vendosën flamurin e tyre në majat më të larta të planetit të futbollit të rruzullit tokësor.
Kjo ndodhi në Botërorin që u zhvillua nga 11 qershor-11 korrik të vitit 2010 në Afrikën e Jugut. Pikërisht në këtë vend ku sundimi e egër racist ndaj zezakëve vendas, i njohur me termin “apartedid”, u zhduk vetëm më 1991, duke ia lënë vendin lindjes së barazisë midis të bardhëve me zezakët vendas, deri në atë shkallë sa në vitet 1994-98 president i këtij vendi të zgjidhej Nelson Mandela, heroi legjendar jugafrikan, që kishte kaluar më shumë se 30 vjet në burgje të tmerrshme, për shkak të luftës së tij të paepur për lirinë dhe të drejtat e popullsisë zezake të atdheut të tij.
Dhe pikërisht ky hero legjendar , edhepse ditë me parë, pas një aksidenti automobilistik humbi njërën nga mbesat e tij të dashura, nuk mungoi në ceremoninë e përurimit të këtij botërori, që u hap me ndeshjen e përfaqësueses vendase me Meksikën, zhvilluar në stadiumin e Johanesburgut, pas himnit të këtij botërori të titulluar “Ëaka ëaka”, (“Koha për Afrikën”).
Për kurreshtje ky himn u interpretua nga Shakira, këngëtare e njohur kolumbiane, që sapo ishte bërë edhe zgjedhura e zemrës e Pikesë, futbollistit të madh të skuadrës spanjole, dhe që do të bëhej edhe frymëzim i tij në këtë botëror.
Sidoqoftë, caktimi i Afrikës së Jugut, më 7 korik të vitit 2001 si kuvendi ku do të zhvillohej Botërori ‘2010, u mbulua nga një mjegull hamendsimesh dhe dyshimesh, të cilat u davaritën në maj të vitit 2015, kur FBI-ja nisi një hetim të rreptë në këtë drejtim. U zbulua se zyrtarë të lartë të Komitetit Oganizues Jugafrikan të këtij botërori i kishin paguar një shumë prej 10 milonë eurosh zëvendës presidentit të FIFA-s, Xhek Uorner, dhe anëtarëve të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të saj, që Afrika e Jugut të fitonte këtë të drejtë. Dhe kështu ndodhi. Në votimin e parë midis vendeve kandidate, Egjipti, Maroku dhe Afrika e Jugut, kishte fituar Maroku me 15 vota, por më pas ishte pilotuar një votim i dytë, që kishte nxjerrë Afrikën e Jugut fituese…
…Ndonëse e nxitur nga kori i më shumë se 88 mijë shikuesve , që jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe gjatë botërorit nuk reshtën së luajturi ritme me vuvuzelën, vegël frymore tradicionale e fiseve vendase, përfaqësuesja e Bashkimt Jugafrikan nuk arriti veçse së barazonte 1-1 me meksikanasit. Pas humbjes 0-3 nga Uruguai, ndonëse mposhtën Francën , kampione e Botërorit ‘98 , dhe e degdisën atë në vendin e katërt dhe të fundit, vendasit nuk mundën të kualifikoheshin, edhepse kishin pikë të barabarta me Meksikën, nga 4, por me golaverazh më të dobët . Vendin e parë në këtë grup, që ishte dhe pari, A, e zuri Uruguai.
Për francezët kjo ishte një goditje me hak . Dhe kjo sepse , pas fitores 1-0 në Dublin në takimin e parë kualifikues kundër Irladës, në takimin e dytë, kur irlandezët udhëhiqnin 1-0 goli i tyre i barazimit që i shpuri në këtë botëror, ishte shënuar pas pasimit të topit ashiqare me… dorë të futbollisit të saj, Anri, shokut të vet të skuadrës, Gallas.
Të papriturën në grupin B e bëri Koreja e Jugut, që la pas Greqinë, kampione e Evropës më 2004, dhe Nigerinë, kjo e fundit nga më të fortat e kontinentit afrikan. Vendin e parë e zuri Argjentina, që i fitoi të tëra ndeshjet.
Një të papritur tjetër bëri SHBA-ja që zuri vendin e parë në grupin C me 4 pikë, aq sa Anglia , vendlindja e futbollit, por e para me me golaverazh më të mirë, të cilat grumbulluan nga 5 pikë. U mënjanua Sllovenia me 4 dhe Algjeria me 1 pikë.
Ndonëse humbi 0-1 me Serbinë, Gjermania, kampione e botës më 1954,74 dhe 1990 , u rendit e para në grupin D me 6 pikë, duke lënë pas Ganën me 4 dhe Serbinë, që mbeti e ngushulluar me të vetmen fitore kundër teutonikëve.
Si të frymëzoheshin nga koreano-jugorët, edhe japonezët fqinjë të tyre, duke lënë pas Danimarkën, të cilën e mposhtën me shifrat elokuente 3-1, zunë vendin e dytë pas Hollandës, që i fitoi të gjitha ndeshjet. Kameruni i të papriturave që kishte sjellë në botërorët e shkuar, qe një zhgënjim i plotë dhe meritoi të ishte i fundit në këtë grup.
Por të papriturën më të bujshme e sollën ndeshjete grupit F, ku Italia, 4 herë kampione e botës, zuri vendin e parë, por… nga fundi, me dy barazime të vuajtura me Paraguain dhe Zelandën e Re, kjo e fundit pa asnjë traditë në futboll, dhe një humbje me Sllovakinë, (2-3) që u kualifikua së bashku me Paraguain, kryesues i këtij grupi. Italianët i drejtonte Lipi, po ai që 4 vjet më parë e kishte shpënë Italinë në Olimpin e futbollit botëror. Dhe thuajse po me këtë “takëm”pandehu së do të bënte “bis”. Gaboi dhe e pagoi rëndë, duke u larguar dhe marrë me vete një mal me qortime të rënda. Sllovakët në këtë ndeshje shënuan dy herë në 25’dhe 73” me anëtë Vitekut. Axurreët shkurtuan largësinë me një gol të Di Natales në 81’. Atëherë u hovëzuan për të barazur,, por në 89’ pësuan tjetër goditje, këtë ardhë nga Kopuneku dhe goli i Kualiarelës në 90+2 ngjante si “kënga e prapme e mjellës”. Kështu axurrët i lanë kokulur “shëndenë” këtij botërori.
Kjo ndodhi gazmoro-dramatike më nxiti ato ditë të botoja në gazetën “Sporti Shqiptar” fejtonin me titull “Italia mbretëreshë abdikon, rroftë mbreti “Inter!”.
Puna ishte se Masimo Morati, padroni i interistëve , mbreti i petrolios, domethënë… i vajgurit në Itali, pasi kishte hedhur në tregun botëror të futbollit mbi 1milardë e gjysmë ç, kishte sajuar një biçim skuadre me legjionarë nga tërë nahitë e botës, pa kishte ujdisur që ajo të kishte dhe një trajner legjionar të tillë si portogezi Murinjo, dhe kësisoj skuadroni “Internacionale’’ pas 44 vjetësh kishte fituar sërishmi Kupën e Evropës të quajtur tashmë “Champions Ligue”. Ndaj unë vija në dukje në këtë fejton se italianët nuk kishin se përse të vinin kujen për fundosjen e përfaqësuess së tyre, kur një skuadër italiane, por pa italianë , shpallej e para në kontinentin tonë plak…
Po të vazhdojmë më tutje:
Koreja e Veriut, edhe ajo si shemra e saj, Koreja e Jugut, pas një “ agjërimi “që nga botërori Angli 1966, ku i kishte shkaktuar Italisë një nga humbjet më skandaloze (1-0), kishte arritur përsëri të depërtonte në radhët 32 finalisteteve të këtij botërori.
Mirëpo, këtë radhë, jo vetëm nuk arriti të ndiqte shembullin e shemrës së mësiperme, por grumbulloi …0 pikë, me 11 golatë pësuar, ndonëse mbeti e ngushulluar me humbjen dinjitoze 1-2 ndaj xhonglerëve brazilinë, të cilët zunë vendin e parë në këtë grup, , të ndjekur nga Portogalia dhe Bregu i Fildishtë, edhe kjo skuadër tjetër afrikane, që ashtu si Nigeria dhe Kameruni, u largua plot trishtim nga ky botëror.
Sidoqoftë, udhëheqësit e lartë koreano-veriorë i dënuan futbollistet me punë të rënda “edukuese”, sepse nuk i kishin përvetësuar mirë mësimet e Kim Ir Senit, themeluesit të Koresë komuniste, ndaj dhe ishin mbuluar me turp…
Grupi H, që ishte edhe i fundit , u bë pronë e Spanjës , që, edhepse u mund nga Zvicra, u rendit e para së bashku me Kilin me nga 6 pikë, duke lënë pas helvetikët dhe Honurasin modest me 1 pikë.
Filluan kështu ndeshjet e mënjanimeve të drejtpërdrejta. Iluzionet e koreano-jugorëve në ndeshjen kundër Uruguait për të shkuar në çerekfinale, i prishi Suaresi, që sot luan me “Barecelonën”, i cili 10 minuta para mbarimit të takimit arkivoi golin e dytë dhe të fitores 2-1. I njëjti rezultat u arrit në takimin SHBA- Ganë, ku golin e fitores për këtë skudër, e vetmja që vazhdonte të përfaqësonte kontinentin afrikan, e shënoi futbollisti Gijon, pikërisht në sekondat e fundit të shtesës treminutëshe.
Me gola të Kloses, Podolskit, dhe Mylerit (2), Gjermania mposhti 4-1 Anglinë. Por këtu ndodhi një skandal. Anglezët shënun një gol me anë të Lampardit kur topi, siç u pa edhe në ekranet e televizorëve, kishte kaluar vijën e portës, gol të cilin gjyqtari argjentinas Larrioda dhe anësori nuk e…panë.
Argjentina me dy golatë Tevezit dhe një të Iguainit, që luan në radhët e “Napolit”, nuk e pati të vështirë të gjunjëzonte 3-1 Meksikën, e cila u ngushullua me të vetmin gol të Hernandesit. Robeni dhe Snejderi i dhanë fitoren Hollandës ndaj Sllovakisë, (2-1), e cila të vetmin gol e shënoi para se të ” binte perdja e shfaqjes”.
Brazili, ndonëse pa shkëlqyer, mposhti 3-0 Kilin. Takimi Paraguai- Japoni qe një maratonë sfilitëse për të dyja skuadrat, të cilat për 120 minuta i lanë rrjetat e tyre të lëkundeshin vetëm nga… era. Kjo maratonë u zgjidh nga lotaria e 11-mershave. Fituan 5-3 paraguianët.
Përplasja midis fqinjëve armiq, Spanjë-Portigali,u fitua nga kërcimtarët e “Flamengos” 1-0, me gol të Vilës në mesin e pjesës së dytë.
Nisën kështu ndëshjët çerekëfanale. Ende i kam që të freskëta disa pamje të ndeshjes Hollandë-Brazil, ndoshta nga më të dobëtat r botëtorëve të fundit, mifis dy “potencash” të elitës së futbollit botëror. Golit të brazilianit Robinjo iu përgjigj Snejderi në minutën e 53-të dhe pastaj në të 68-ën, pas një gabimi trashanik të brazilinit Melo.
Ndoshta takimi më dramatik i këaj faze ishte Uruguai-Ganë. Pjesa e parë u mbylll 1-0 për ganezët. Pastaj Forlani barazoi për jugamerikanët. Ky rezultat mbeti deri në mbarim të lojës. Në shtesë2×15 minuta ganezët goditën traun e portës kundërshtare. Mund dhe meritonin të fitonin. Lotaria e 11-metërshave qe fatale për ta. Urugui fitoi 4-2…
Atë mbrëmje e tërë Afrika u mbështoll nga trishtimi. Ishtë rasti i parë që një skuadër e kontinntitit zi mund të kishte arritur arrinte në gjysmëfinale të një botërori. Dhe e kishte hak!
Maradona sigurisht që mbetet edhe sot ndër yjet e futbollit planetar të të gjitha kohëve. Por jo si trajner!.. Në ndeshjen kundër gjermanëve skuadra e tij u shpartallua keqas 4-0, me gola të Mylerit, Kloses(2) dhe Fridrihut.
Erdhëm kështu në gjysmëfinalet…Spanjës siu desh vetëm në gol, me autor Vilën, që të fitonte ndaj Paraguait kokëfortë.
Takimi Uruguai – Hollandë u përshkua nga epërsia e “portokallinjve’”, që fituan 3-2 , me gola të Van Brokhortit, Sneiderit dhe Robenit..
Ndoshta takimi më dramatik i këtij botërori ishte ai midis Gjermanisë dhe Spanjës. Gjithka u zgjidh pas goilt të mbrojtës spanjol Puiol në minutën e 73-të. Kjo ndeshje në fakt duhej të ishte finalja e këtij botërori. Kaq emocionuese, por edhe kaq me ritëm, me kaq pasazhe tërheqëse.
Them kështu, sespe finalja Spanjë -Hollandë pak të kujtonte finalen e një botërori. E pra në fushë lëvrinin yje të futbolit botëror. Por unë që me shokë e ndiqja këtë finale nga Kuinci, qytët në rrethinat e Bostonit, habitesha se si ishte e mundur qe këta aktorë të mëdhëj për 120 të jepnin një shfaje kaq të mërzitshme, e cila u zgjidh me golin Iniestës në minutën e 116!..
Ku ishte loja e futbollistëve Havi, Pedro,Vila, Buskets, Ramos… që në radhët e “Barcelonës” dhe “Realit” kishin interpretura ka hijshëm “flamenkon”?
Por nuk thuhet më kot se “fituesi nuk gjykohet’”. Në fund të fundit për sa kishte dhënë ato vite, Spanja, kampione e Evopës më 2008, meritonte denjësisht të quhej perendresha e futbollit mbarëtokësor.
Përbërjet e takimit final, të zhvilluar në stadiumin FNB të Johanesburgut,në prani të 84,490 shikuesve.
Spanja- Kasijas, Serxho Ramos, Pike, Puiol, Kapdevila, Buskuets, Havi Alondo, Havi, Pedro, iniesta, Vila, ( zevendësues-Navas, Fabregas, Torres);
Trajner De Boske;
Hollanda- Stekelenburg, Van der Virl, Heitinga, Mathisjen, Van Brokhorst, De Jong, Roben, Kuit, Snejider,Van Persi;
Trajner- Van Marijk;
Gjyqtar- Ëeb, (Angli).
Takimi “ngushullues” Gjermani-Uruguai, për vendin e tretë u fitua 4-2 nga gjermanët.
Statistika: Lojtari mëi mirë- Forlan, (Uruguai);
Shënueist më të mirë: Myler,(Gjermani), Vila,(Spanjë), Sneider, (Hollandë), Forlan (Uruguai), me nga 5 gola;
Portieri më i mirë- Kasijas, (Spanjë);
Ndeshje të zhvilluara- 64.
Gola të shënuar- 145, (2.27 për ndeshje);
Shikues- 3.178856, ( 49.670 për ndeshje);
Disa nga stadiumet- FNB, (88.460 ) Elis Park Stadium,( 55.686), në Johanesburg;
Grin Point Stadium, (64.1000), në Kejp Toun, Moses Mabhida Stadium, (62.760), në Durban, Pretoria Stadium, (42.858 ), në Pretoria.
Shpërblimet- Kampionia e botës, Spanja u shpërblye me 32,44 milion ç;
Hollanda, nënkampione, me 25.96 milionë ë ç;
Gjermania, fituese e vendit të tretë me 23. 63 milionëç;
Uruguai, fitues i vendit të katërt me 19 ,47 milionë.
Kurreshti :
Në listën e 23 futbollistëve të përfaqësues së Hondurasit ishin tre vellezër-Xherri, Xhoni dhe Uilsoni, rast i parë dhe deri tani i vetëm në historinë e botërorëve.
E kundërta ndodhi me dy vëllezërit Boateng, të lindur dhe rritur në Berlin, por me origjinë ganeze. Kevini, parapëlqeu të mbronte ngjyrat e Ganës, atdheut të prindërve të tij, kurse Xheromi të Gjermanisë.
Futbollisti i talentuar koreano-verior, Kim Miong Uon, u regjistrua në listën e portierit të tretë në skuadrën e tij, sepse luante shumë mirë edhe në këtë rol. Mirëo nuk zhvilloi asnjë nga të tre ndeshjet e botërorit si sulmues, sepse, sipas regullores ,duhej të luante vetëm në një rol.
Futbollistët e njohur në botë Ballak, (Gjermani), Bekhem, Ferdinand, (Angli), Kazorla ,(Spanjë), Nani, (Portogali) dhe të tjerë, shumë të domosdoshëm në përfaqësueset e tyre, nuk luajtën në këtë botëror, sepse u dëmtuan në ndeshje para fillimit të tij.
Comments
-----