88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 14

VAZHDON TREGIMI I MARTELINIT

Nga Skifter Këlliçi

Gjermanoperendimorët –tri herë kampionë të botës,(1990)

Më 4 korrik të vitit 1990 në Tiranë ndodhi një nga ngjarjet më të befasishme dhe më tronditëse në historinë e Shqipërisë së periudhës së diktaturës komuniste. Të hovëzuar nga zhvillimet e ngjarjeve në vendet e Evropës Lindore, ku komunizmi po lëkundej dhe rrëzohej, rreth 5000 shqiptarë u futën nëpër godinat e  ambasadave. Pikërisht disa ditë para se të ulej sipari i Botërorit që po zhvillohej në Itali. Dhe ajo që të bën të vesh buzët në gaz është se pati jo pak nga ata, që dolën nga dyert e disa ambasadave, shkuan nëpër shtëpi, panë edhe ndeshjet  në vazhdim të këtij botërori dhe u kthyen përsëri pa teklif nëpër ambasada, sidomos në atë të RF Gjermane, thua se hynin dhe dilnin nga dyert e hoteleve.

  Kur ia tregova këto ngjarje Nando Martelinit hapi sytë me habi, por edhe qeshi.

 – Që nga viti  1934 pra pas më shumë se gjysmë shekulli,- më tha ai  një botëror futbolli  zhvillohej përsëri në Itali, ku axurrët kishin fituar Kupën. Përse të mos e fitonin përsëri?”

Kështu ishte…Por ja që kjo, siç do të shohim, kjo nuk ndodhi. Në bisedë me Martelinin ra fjala edhe për një një problem që mua më duket se duhet të zgjidhet mirë nga FIFA,  të cilin do ta hasim edhe në botërorët  e tjerë: Problemi i përcaktimit të skuadrës fituese të një ndeshjeje më 11-mëtërsh, kur pas  shtesës së lojës rezultati mbetet i barabartë.

Nga sa pamë, në Botërorin ’86 të  zhvilluar në Meksikë, në ¼ e finaleve RF Gjermane mënjanoi Meksikën me 11-metërsh. Po kështu Belgjika ,Spanjën, që në 1/8 e kasaj faze  kishte vrarë “bizonin” danez, me 5 të shtëna nga të cilat 4 të gjahtarit Butragenjo. Dhe për t’i vënë kapak,  edhe belgët,  po me 11-metërsh  kishte rrënuar çdo shpresë të spanjollëve, për të shkuar më tutje, edhepse ishin shëmë,më lart se ta nga  niveli i lojës, por jo nga ajo pikë e bardhë nga gjuheshin  këto goditje ënëmura….

   Por tekat që sollën 11-metërshat, do të vazhdonin të goditnin pamëshirshëm edhe në Botërorin Italian  që u zhvillua nga data 8 qershor, deri tek korrik të vitit 1990 në  stadiumet e Romës, Napolit, Barit, Bolonjës, Gjenovës,Veronës, Udines, Milanos, Torinos, Kaliarit dhe Palermos.  

Lë të ndjekim së pari rrugën e Italisë. Pasi mundi në grup Austrinë dhe SHBA-në me të njejtin rezultat 1-0, tregoi se po ngrihej lart me lojë bindëse në takimin me #ekosllovakinë,(2-0) dhe u ngjit në katedrën e 1/8 të finaleve, ku “ me ligjëratën e saj elokuente” mposhti pa  shumë telashe një Uruguain 2-0. Por nuk ndodhi kështu në cerekfinale,k u  për pak i ngeci Irlanda në grykë, skuadër këmbëngulëse, e drejtuar nga Xheki #arltoni, vëllëi i Bobit, të dy kampionë në Botërorin Anglez ’66, dhe fitoi vetëm 1-0, për të gjetur në gjysmëfinale Argjentinën.

Ndeshja zhvillohej në Napoli, qytet që e adhurone Maradonën, që e kishte bërë skuadërën e këtij qyteti të këndonte si Karuzo, i cili gjatë tërë jetës së tij kishte  ëenë krenar se kishte lindur atje. Falë Maradonës më 1987 “Napoli” kishte fituar edhe kampionatin italian. Ndaj, si t’i kërkonin të falur, në shkallët e stadiumit të këtij qyteti gjatë ndeshjes  u duken pankarta me mbishkrimet: ’”Na fal Maradona, të duam shumë, por kemi lindur në Itali”.

      Dhe kështu, pas rezultatit të barabartë 1-1,me gola përkatësisht të Skilaçit në 17’, që do të bëhej  “goeladori” më i mirë   e këtij botërori, dhe të Kanixhës për argjentinasit,  në 68’, arritën dy shtesat nga 15 minuta, ku të parën  gjyqtari Votro, e zgjati…  8 minuta, se i gjori qe dhënë kaq shumë pas lojës, sa kishte harruar të shihte orën!?…Pastaj arriti llotaria e 11-metërshave. Portieri argjentinas, Giogoçea ,hamendësoi  drejtimin e topave të goditur nga Donadoni dhe Serena. Kësisoj  Maradona më shokë “u ankoruan” në  finale, në një kohë që “anija”italiane lundroi më mirë në detin e trazuar të kësaj ndeshjeje .

Me fjalë të tjera,  u përësrit i njejti skenar i 11-metërshave që ishte luajtur në takimin e 1/8 të finaleve, ku argjentnasit ishin vënë përballë jugosllavëve. Deri atëherë ballkanasit  kishin interpretuar rolin favoritit në këtë botëror, pavarësisht se në grupin e tyre kishin humbur 4-1 me RF Gjermane. Por në 1/8 e  finaleve kishin mënjanuar Spanjën me një gol të Stojkoviçit, ndër futbollistët më të mirë të këtij botërori.

Ndonëse kundër argjentinasve të Maradonës jugosllavët që nga minuta e 30-të e pjesë së parë luajtën më një lojtar më pak, sepse gjyqtari dëboi   jugosllavin Sabanhoxhovic, rezultati, megjithë shtesën prej 30 minutash, nuk ndryshoi. Madje Stojkovici goditi traun e portës.

Kështu pra, në llotarinë e 11 –metërshave gjuajtjen e Maradonës e priti portieri Ivkovic, por Goigoçea  asgjësoi dy gjuajtje të Bronoviçit dhe Haxhibegovi4it dhe jugosllavët, ndonëse  më sipëranë se kundërshtarët, u larguan të trishtuar nga ky botëror. Ashtu si italianët…

Duke diskutuar për këta 11-metërsha i thashë Martelinit, që kishte dalë në pension dhe i ndiqte ndeshjet nga televizori shtëpisë:

 “ Më kujtohet gjuajtja e e dobët e Donadonit nga ana e   majtë e portës, që do ta kishte pritur edhe portieri më diletant.”

  “Për mendimin tim, – më shpjegoi Martelini,- futbollisti që gjuan ndodhet para një ngarkese shumë të madhe përgjegjësie, sidoqë ka shënuar nga largësi edhe më të mëdha, madje edhe i mbuluar.

 Dhe kishte  të drejtë.Gjatë botrorëve të fundit kishin humbur 11-metërsha brazilianët Ziko, Sokrates, francezi Platini dhe vetë Maradona…

Odisesë së të ngjarjeve të tilla në këtë botëror do t’i shtojmë edhe takimin tjetër gjysmëfinal RF Gjermane-Angli, që të parët e fituan 4-3. Një takim i mërzitëshm, ku dramatike qenë vetëm gjuajtjet nga pika e 11-metërshit. (Gjatë kohës së rregullt kishte shënuar Parkeri  në 60’ dhe barazuar Linekeri në 84’).

    I shpjegova Martelinit se në të tilla raste skuadra fituese do të ishte mirë të përcaktohej, siç e parashikon pak a shumë edhe regullorja e lojës së hokeit.Sic dihet, në këtë lojë, kur rezultati është i barabartë edhe pas shtesës,  lojtarët nisen nga mesi i fushës, manevrojnë  me stekën që mbajnë  në duar dhe përpiqen ta përcjellin diskun e vogël prej gome në portën kundërshtare.

    I njejti veprim mund të bëhet edhe në futboll. Pra lojtari, nga një largësi, p.sh. prej 20 metrash, niset  me top  në këmbë dhe përpiqet të shënojë gol. Dhe do t’i duhet kështu të përdorë elemente teknike të cilat varen nga aftësitë e tij. Kurse ne goditjen e 11-metërshit përdoret vetëm një  element- goditja standarte.

   Martelinit kjo ide iu duk interesante. Por deri tani ka mbetur ide, sepse askush nuk është kujtuar të bëjë një propozim të tillë, ose e ka bërë dhe FIFA nuk ia ka vënë veshin…

 Por, të kthehemi tek të pariturat e tjera  të Boterorit ’90. Nëse  disa nga skuadrat e mëdha arritën  të kapërcenin “digat”  e botërorit me teket  e 11-metërshave, kjo nuk ndodhi me një skuadër që u bë e  paprituara më e këndshme e tij-Kameruni…

“Më 1982,- më kujtoi Martetlini,- gjatë komenetit të ndeshjes që axurrët zhvillonin me këtë skuadër, u shpreha se futbolli afrikan kishte të ardhme. Dhe,pa kaluar tetë vjet po e  dëshmonte këtë .“

Kështu ndodhi që në takimin përurues të këtij botërori, kur luanët afrikanë e detyruan Maradonën me klanin e tij, kampionë të botës në fuqi, të dilnin  nga stadiumi kokulur, pasi i zbythën 1-0. Madje, kur   Kameruni luajti  me 9 lojtarë.  Së pari, u dëbua Kana  Biiku dhe në minutat e fundit Masinga, që dhunshëm e përplasi argjentinasin Kanixha në rrjetë. E, mëgjithatë, tangoja argjentinase  stonoi, aq më tepër kur, megjithëse luanin ende me dhjetë futbollistë, pëfaqësuesit e Afrikës së zezë pushtuan portën kundërshtate me golin e Oman Biikut, por jo pa ndihmën e portierit Pumpidu që bëri një gabim foshnjarak.

Ngjitja e Kamerunit në faqet e thepisura të këtij botërori vazhdoi në takimin me Kolumbinë 2-1.Të tre golat u shënuan në shtesë. Heroi i takimit ishte  38-vjecari Rozher Milla,  që shënoi dy gola, i cili, siç kam shkruar në shkrimin  për botërorin ’86, e kishte nisur karrieën ndërkombëtare, bash atëherë kur kishte qenë 30 vje4!…

   Duke përftuar këtë shpjetësi marramendëse luanët kamerunas, si të ndjeheshin në xhunglat  e viseve të tyre, ku ishin rritur, vunë përpara anglezët, pasi Kundi barazoi në 63’ golin e Platit.

…Dhe nuk e ndalin mësymjen,kur  në fushë shfaqet Milla që u jep krahë të vetëve dhe Ekeke  shënon përsëri 2-1 për afrikanët. Por këtu  bëjnë një gabim naiv. Duke pandehur se gjithçka ka marrë fund, nisin të mbrohen. Mirëpo dinaku Lineker barazon  me 11-metërsh dhe po ai në shtesë dhe  përsëri  me  11-metërsh, u jep fitoren anglezëve në një takim ku Milla me shokë, me pak kujdes, do të kishin dalë  ngadhnjyes.

   Sidoqoftë, ata u larguan duke dëshmuar se Afrika po bëhej  “një zë  tenori”  në korin e futbollit botëror.

   Vimë kështu në takmin përmbyllës.  Veç Maradoës, argjetinasit, të drejtuar nga  Biliardo, vazhduan  ta luanin  “tangon” e tyre në shurdhëri. Por, siç duket, kjo ndikoi te “shturm und drangu gjerman”(“Stuhi dhe vrull”), që u fashit. Kështu u regjstrua një nga finalet më të mërzitshme të botërorëve te futbollit,që u përshkua nga nota nervozizmi edhe për  shkak të gabimeve të gjyqtarit meksikan, Mendes.

…Së pari ai i mohon një 11-metërsh Augentalerit, pastaj edhe argjentinasit Dezoti; më pas dëbon Manzonin dhe në akordet e fundit të  lojës dekreton një 11-metërsh të dyshimtë  për ndërhyrje të Sensinit ndaj Fëlerit. Mateusi druhet dhe ia lë vendin Brehmes që shënon, pa iu dridhur qerpiku. 1-0 për gjermanoperendimorët. Maradona përpiqet, por më kot. Madje në 87’ një tjetër dëbim- Dezoti grindet me Fëlërin dhe e pëson. Mbyllje e e pabukur e këtij botërori, për të mos thënë e shëmtuar. “Po të gjykojmë me gjakftohëtësi,- më thoshte Martelini,- finalja më e denjë do të kishte qenë Itali-RF GJermane, ose një finale anglo-saksone, RF Gjermane-Angli”.

Gjermania, kampione e botës 1990

Axurrët zunë vendin e tretë duke mundur Anglinë me një fitore ngushulluese, kur kishin humbur shansin më të mirë që në këtë botëror, që luhej në shtëpinë e tyre, të kurorëzoheshin kampione të botës dhe të shlyenin ato dyshime që patën lindur më 1934 në ndeshjet me Spanjën  dhe Austrinë, ku, siç kam vënë në dukje, pavarësisht nga meriat e tyre, ndikoi dhe gjykimi jo shumë bindës.

Zhgënjimi i këtij botërori ishin Hollanda dhe Brazili. Dhe jo sepse u mënjamuan në cçrekfinale, përkatësisht nga Argjentina dhe Anglia, por sepse paraqitën një futboll me ngjyra të holluara… akuareli.

   Në këtë botëror u përfshiva në listën e atyre që do të komentonin vetëm në çastet e fundit. Ndërhyri një anëtar i KQ Qendor, i cili, siç duket, bisedoi me ata të Kupolës së Kuqe. Kështu që përsëri “kryekomentatori” ishte ende në rolin e violinës së parë, gjithnjë me plogëtinë, ngathsinë, më fjalorin prej 14 fjaësh e 25 përqind…,ose më saktë: prej 15 fjalësh e një cerek, që përdorte gjatë komenteve të tij, që mileti i quante “gjumëndjellëse”.

Kur më 1987, pra tre vjet para këtij botërori, kisha biseduar me Marash Hajatin, atëherë drejtuesin kryesor të RTVSH-së se përse mbahej ky qëndrim ndaj meje ai,më qe përgjigjur me butësi: ”Më mirë e lëmë këte bidedë”.

Në shkur të viti 1991, kur diktatura komuniste ishtë rrëzuar, në një bisedë tjetër ai do të më tregonte të vërtetën. Por atëherë kishte pësuar edhe vetë .. një rënie të lirë. Dhe kjo,sepse duke qenë tashmë kryeredaktor i “Zërit të Popullit”, kishte kundëeshtruar vetë Ramiz Alinë dhe tashmë ishte.. president  i Bashkimit të Gazetarëve, që kishte në vartëësi…vetëm një sekretar. Përpara se të paraqes tabelën e rezultateve, e shoh të udhës të ndalem në një ngjarje tjetër.  Siç kam shkruar, më 1981 botova librin ”Historia e futbollit”, që ishte kryesisht historia e botërorëve të futbollit deri më 1978. Më 1990, në prag të Botërorit Italia ’90 ,Shtëpia Botuese “8 Nëntori” që e kishte botuar, me propozomin tim, vendosi ta ribotojë, duke shtuar botërorët e fundit 1982,1986  dhe duke ripunur dhe plotësuar kapitullin që i kushtohej futbollit shqiptar, aq më tepër që një gazetar i shquar në fushën e sporteve më kishte bërë vërejtje me vend. Por libri nuk u ribotua. Shkaku: po ky gazetar kishte paraqitur një me demek doracak  për botërorët e futbollit, i dobët pot ë marrim parasysh aftësitë e tij. Ata të “8 Nëntorit” mbyllën sytë para këtij fakti anormal dhe botuan doracakun…e famshëm që ishte larg nivelit të librit tim të ripunuar.Punë bërrylash!.. 

 

Tabela e rezultateve të fazës finale

 

Kamerun-kolumbi 2-1

Cekosllovaki-Kosta Rika 4-1

Argjentinë-Brazil 1-0

RF Gjermane -Hollandë 1-0

Irlandë-Rumani 0-0, (më shtesë dhe 11-metrësh kalon Irlanda)

Itali-Urugaui-2-0

 Jugosllavi-Spanjë 2-1, (me shtesë)

Angli-Belgjkë 1-0, (me shtesë)

 

¼ e finaleve

 

Argjentinë-Jugosllavi 0-0 (me shtese e 11-metërsha 3-2)

Itali- Irlandë 1-0

RF Gjermane-Cekosllovaki 1-0

Angli-Kamerun 3-2,(me shtesë)

 

Finale për vendin e tretë

Itali-Angli 2-1

 

 Finale

 RF Gjermane-Argjentinë 1-0

RFGJ-Gjermane:-Ilgner, Berthold, (72’Roiter), Brehme, Augentaler, Këhler,Buhvald, Litbarski, Mateus, Hasler ,Fëler, Klinsman;

Argjentina- Goigocea ,Ruxheri,(46’ Monzon), Sensini, Simon ,Serizuela, Lorenco, Burruçaga, (54’Kalderon) ,Buzualdo, Dezoti, Maradona, Troila.

Gjyqtar-Mendez ,(Meksikë)

Golshënuesi më i mirë: Skilaçi,(Itali)- 6 gola

Nga galeria e yjeve: Mateus ,(RFGJ) ,Skilaçi,(Itali), Kareka, (Brazil), Gaskonj, (Agli),Van Basten, (Hollandë) ,Gulit, (Hollandë)

Ndeshje-52

Gola-115, (2.21 për ndeshje)

Shikues-2.517.348, (41.41 për ndeshje)

Disa kuriozitete:

Konkurentë të Italisë për organizimin e Botërorit ’90 qenë Anglia,Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Por dy të parat u tërhoqën, sepse nuk gjetën mbështeje nga qeveritë e tyre.

Gjatë këtij botërori u shënua numri më i pakët i golave në historinë në botërorëve- 2,21,për çdo ndeshje.

historinë e kampionateve botërore -Për heë të parë një skuadër afrikane arriti në çerekfinale :Kameruni.Shembullin e tij, sic do te shohim në shkrimet e ardhshme, e ndoqi Senegali, më 2002 dhe Gana më 2010. 

Për herë të parë në fazën finalë të një botëori morën pjesë Kosta Rika, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irlanda.

Për herë të fundit në një botëror u lejua që topin e kthyer nga shokët me këmbë, portieri ta  prekte me duar. Në Botërorin 1994 dhe më pas këtë mund ta bënte vetëm kur ata t’ia  përcillnin me kokë.

Për herë të fundit skuadra fituese e një botërori vlerësohej me 2 pikë pikë. Në botërorët dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare skuadra fituese filloi të vlerësohej me 3 pikë. 

Comments

comments

-----