88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 13

TREGON MARTELINI

Nga Skifter Këlliçi

Përsëri “tangoja argjentinase” me Maradonën dirigjent, (1986)

Botërori i 13-të duhej të zhvillohej në Kolumbi. Por ajo u tërhoq për “halle familiare”, me fjalë të tjera se vendi ishte i rrënuar ekonomikisht dhe populli, me gjithëse e donte futbollin, nuk ia kishte ngenë të ngopej me taksa të tjera, kur kishte nevojë të ngopej me bukë. Këtë rast e shfrytëzuan meksikanasit. Ia kishin marrë dorën me botërorin e vitit 1970. Po ato stadiume,  tani, me disa lustrime e ojna edhe më të hijshme, midis të cilëve si margaritar shkëlqente “Acteka”, mbi shpatullat  e së cilës mund të rrinin rehat –rehat deri 115 mijë shikues.

    Por edhe meksikanasve  për pak nuk nuk u plasi bomba në duar, sepse në shtator të një viti më parë disa krahina të Meksikës u përfshinë nga një termet i fortë, që  solli 4000 deri 10.000 mijë viktima, sipas  shifrave  të zvogëluara  të autoriteve meksikane, veç rrënimit të shumë vendbanimeve.

   Lindën  gjithashtu po ato probleme të Botërorit Meksikë ‘70, stadiume në krahina me  lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, pra dihatje  disi me vështirësi, ndeshje që zhvilloheshin në orën 12.00 të mesditës, me diellin saç mbi kokë dhe  në orën 18.00,  që i korrespondonte orës 12.00 të natës më shumë  vende të Evropës. 

  Pas trazirash  politike, një fllad i paqmë po frynte mbi botë, sidomos në Lindje, ku Gorbacovi, me “perestrojkën” dhe “gllasnostin”, po thyente  muret kështjellare që kishin qenë ngritur midis Lindjes dhe Perendimit, që, disa muj parafillimitvtëkëtij botërori u mjegulluan disi, pas tragjedisë  në qëndrën bërthamore të të #ernoblit. (Ende nuk dihet me saktësi numri i viktimave).

Sikur të ishte shtytur nga këto ngjarje, edhe në Shqipëri, pasi Enver Hoxha një vit ma parë na “kishte lënë… shëndenë”, diç kishte nisur të lëvizte. Edhe në RTVSH, ku programet zunë të cliroheshin nga pesha e rëndë e censurës.

    Në këto rrethana edhe unë u  thirra  më së fundi një ditë nga njëri prej drejtuesve kryesorë të tij , i cili më tha se, meqë sporti në TV nuk shkonte mbarë, dhe kjo për shkak të punës së dobët të ”kryekomentatorit”, që e kam përmendur më parë, unë duhej të vija të punoja atje. E falenderova por, pranova të jem bashëkëpunëtor i jashtëm, sepse në   TVSH, për shkak të ngarkesës  së punës, humbisja  6 muaj leje krijuese që më jepte Partia çdo vit , si dhe  orarin  e shkurtuar në 4 orë, të cilat,  doja, s’doja, si cdo shkrimtar tjetër, do t’i  shfrytëzoja për të shkruar vepra “ që na frymëzonte jeta e lumtur” që kalonim.

Pra, do të drejtoja “Rubrikën sportive”,t ë komentoja ndeshjet e futbollit dhe, doemos të europianëve, botërorëve, të cilat kishin nisur, siç kam shkruar, më 1972. Dhe kjo kishte nisur me propozimin tim dhe miratimin e Todi Lubonjës, ish-drejtor i RTVSH-së, i cili kishte 13 vjet që dergjej në burg si armik i Enver Hoxhës, ngaqë kishte organizuar një festival kënge(!?).

Por e vërteta është se, ndonëse për “kryekometatorin” kishte ankesa nga lart, se ishte “i ngathët dhe i ftohtë”, mbeta hije pas tij, sepse  përsëri ishte ai që merrte “pjesën e luanit”, pra që, ndonëse sërishmi ftohtësisht “bënte komentet” e ndeshjeve  më të rëndësishme, duke qenë kështu prapë se prapë… “kryekometator”. Por kjo ndodhte, sepse unë jo rrallë  vija në siklet byro-komitetqëndrorasit, të cilët bënin, çbënin, telefonin, sidomos kur gjatë këtij botërorit përdora figura letrare, si për shembull: “Maradona, me këtë arratisje nga krahu i majtë , kalon kufirin e mbrojtjes kundërshtare…”.Kjo shprehje u vrau kaq shumë veshin atyre, sa një nga drejtuesit e TV-së më thirri urgjentisht dhe m’u lut që të frenoja gjuhën, se ajo fjala…

“arratisje” ishte me zarar dhe, jallah, ndillte ndonjë që kishte ndërmend të kapërcente njëmend kufirin!…

U zgjata, por më duket se edhe lexuesi do të qeshë më vete duke lexuar këto radhë. Por të tjera qyfyre i kam ruajtur për ta më pas.

Edhe ky botëror, i zhvilluar nga 31 maji deri më 29 qershori i vitit 1986, u “pagëzua” me formulën  e Botërorit ’82, por me të vetmin ndryshim, se të 12 finalisteve u shtoheshin edhe katër skuadra, me rezultate më të mira në grupet e tyre, të cilat ndesheshinn me sistem mënjanimi të drejtpërdrejtë, pra ashtu siç ishte vepruar deri në Botërorin 1978, kur në fazën finale të tij merrnin pjesë 16 skuadra.

Në qoftë se gjatë bisedës rreth botërorit në Spanjë të katër viteve të shkuara Martelini më foli thuajse gjatë  tërë kohës gazmorisht, kjo nuk ndodhi më pas, kur më shpjegoi ngarje që lidheshin me Botërorin Meksikan. #’është e vërteta, zërin e tij e dëgjova vetëm në ndeshjet në grupin ku, veç Italisë bënte pjesë Bullgaria, Argjentina, me të cilat ajo barazoi me rezultatin 1-1 dhe Koreja e Jugut, të cilën mezi  e mposhti  3-2.

Në këto ndeshje axurrët nuk shkëlqyen, sidomos në atë me “liliputët” koreano-jugorë, që me shkathësi u shqiteshin atyre nga sytë, duke u sjellë ndërmend jo pa tmerr dramën e Italisë ’66 në Angli, ku këtë radhë  koreano-veriorët ,  ua kishin mbyllur derën e gjysmëfinaleve, (1-0).

“Kjo Itali ishjte e mplakur,- më shpjegoi Martelini.- Gjysma e tyre njëmend ishin kampionë të botës, por pa vezullim e dikurshëm. Madje Rosi legjendar dhe Tardeli ndenjën gjatë tërë ndeshjeve në stolin e rezervave. Bearxoti pas dështimit në Evropianin e vitit 1984 që në grup, duhej të kishte bërë freskim të skuadrës, e cila  u fundos në çerekfinale nga “gjelat” francezë, me gola të Platinisë dhe Stopirasë dhe u kthye pa lavdi në atdhe. Bashkë më të edhe unë. Por për  një arsye tjetër: pata  një infeksion në zorrë. Vendin tim e zuri Bruno Piculi, që do të tregonte se ishte me të vërtetë një trashëgues i shkollës së Nikolo Karozios që kisha ndjekur edhe unë. Meqë kisha kaluar 65 vjetët, u tërhoqa në pënsion dhe zura të bashkëpunoja  me komente  që transmetoheshin nga stacionet e radios dhe TV-së Fininvestit  të Berluskonit.”

I kujtova Martelinit se e kisha ndjekur dramën e tij dhë të axurrëve nga programët e RAI-t dhe madje kisha mësuar që ai kishte botuar edhe librin me temë sportive “Nga Meksika në Meksikë.

”Edhe ky libër,ashtu si vetë skuadra axurra, nuk pati sukses”, – vazhdoiu të me fliste çiltërisht Martelini.

…Vazhdojmë e rrugëtimin e këtij botërori. Danimarka e   Mikhael Laudrupit pritej të ishte ylIi  i tij. Pas  një interpretimi “me xhiro të ngadalshme” në takimin e parë,  kundër Skocisë (1-0), ajo me të njejtin rezultat 2-0 u dha jë mësim shëmbullor uruguajënëve dhe gjermanopërendimorëve.

Jo më kot vajza daneze me minifunde dhe këmisha me shirita bardhe kuq këndonin:’”Ëe’ re red, ëe ‘re ëhite, ëe ‘re dynamite”, pra: “Ne jemi të bardhë, ne jemi të kuq, ne jemi dinamit!”

Por ndodhi çudia. Pas golit të parë  Olsenit  në 39’, me 11-metërsh, kundër Spanjës, gabimi naiv i një mbrojtësi solli që Butragenjo, në 43 në 56’ pastaj Goiogocea në 68’ e përëri Butragenjo në 80’ e 88’  të zhbinin  këtë skuadër kaq premtuese  të këtij botërori, me rezultatin 5-1. Pra,  katër gola shënoi  ky i fundit, që u mbiquajt “kanibali golngrënës”!…Kështu ndodh kur mbushesh me delirin e madhështisë!

“Kjo ishte humbje aksidentale,- më tha Martelini,- sepse Danimarka do të kishte qene protagoniste e rëndësishme e këtij botërori”.

Në çerekfinale të tjera Meksika i lau shpejt hesapet me Bullgarinë 2-0, Belgjikës iu desh shtesë loje të mundte B.Sovjetik 4-3, Brazili bëri  “shetitje turistike”, duke mënjanuar Poloninë 4-0  dhe duke marrë hak për humbjen e botërorit të vitit 1974, kur Latoja i kishte  ndëshkuar me një një gol të rrallë.

    Maradona më shokë gjithashtu nuk dërsinë shumë për t’i dërguar urugajanët në aeroport,duke u kujtuar se humbja e    në finalen e parë të vitit 1930 në Montevideo, ishte vetëm një ëndërr që nuk përsëritej  më për ta.  Edhe anglezi Lineker me shokë u thanë paraguajënëve “Lamtumirë” , madje me shifrat tingëlluse 3-0.

   Vimë kështu te ndeshjet çerekfinale, ku u bë shumë zhurmë për golin e Maradonës në takimin Argjetinë-Angli, që u shënua me dorë. Portieri anglez, Shilton, deklaroi plot mllef atë që tërë bota e pa në ekranet e TV-së, pra se gjatë kërcimit Maradona me dhelpëri e kishte goditur  topin me dorë. ”Ai e vodhi golin”,-pata lexuar atëherë në shtypin e huaj. Po këto fjalë ai më përsëriti  mua dhe dy gazetërëve të tjerë shqiptarë në hotel “Tirana, “pas ndeshjes Shqipëri-Angli, (mars 1987), për eleminatoret e  Evropianit që do të zhvillohej një vit më pas.

Por, si të shlyente këtë “faj” , po ky Maradonë, me një shkëputje nga 40 metra, pasi ua hodhi katër mbrojtësve tuafë anglezë, që nuk dinin nga t’ia mbanin, shënoi një gol legjendar. Për vite me radhë Maradona deklaroi se goli i tij i parë ishte shënuar “me ndihmën e dorës së perendisë”. Vetëm vitet e fundit pohoi të vërtetën.

“Për mua një kampion i madh si ai, nuk duhej kurrë të vepronte kështu”,- më tha atëherë Martelini. ”Edhe unë ashtu mendoj,” –iu përgjigja. Madje, edhe sikur të kisha pasur rast ta intervistoja, jo pa i mbajtur qëndrim, do t’ia vija në dukje këtë njollë që ai ende e mban në kurriz, pavërësisht se atij, ndoshta nuk do t’i bënte përshtypje. (Se mos i krijoi këtë ndjenjë francezit Anri goli me dorë kundër  Irlandës, që i dha mundësi Francës të luajë  në finalet e Botërorit “2010!…).

     Por gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje ngjau diçka me të vërtetë për t’u shqyer gazit, që lidhet me atë shprehjen time “Maradoma me këtë arratisje…”.Por shumë larg Meksikës, në një postë kufitare që ndan Shqipërinë me fshatra të Dibrës së madhe, në Jugosllavi. Këtë ngjarje ma ka treguar  një mesoburrë tek po ktheheshim në qershor të vitit 2002 me avion nga Bostoni  në Shqipëri .

”Atë ditë,- më shpjegoi ai, kur bëmë pushim në Zyrih,- me një shok tjetër nisëm të vinim në jetë  planin që kishim ndërmend- të arratiseshim. Ishim ushtarë  të një reparti ushtarak pranë Librazhdit. Dhe shfrytëzuam rastin që të largoheshim në kohën kur po zhvillohej kjo ndeshje  dhe kur  thuajse të  tërë, ushtarë dhe oficerë,  po ndiqnin më kërshëri Maradonën me shokë. Ia mbathëm bashkë me kallashnikovët, të fshehur nën mushama, sepse kishim vendosur që në rast se binim në pritë, të luftonim. Por nuk u pikasëm.

Kur ra mbëmja, duke u zvarisur, arritiëm të kalonim kufirin. #uditërisht me lehtësi. Depërtuam thellë dhe, kur vumë re  një  kalibe të gjatë, u rrasëm  shpejt brenda saj . #’të shihnim! Ushtarë jugosllavë, ashtu si ushtarët shqiptarë të repartit tonë  sonë kufitar, ishin rehatuar për shtatë palë qejfe dhe po shihnin një ndeshje tjetër të botërorit që nuk e mbaj  mend. Ata u llahtarisën kur ma panë, aq më tepër me kallashë në duar dhe duke brofur më këmbë, ngritën durt lart! Vetëm kur u thamë se ç’ishim, e morën vetën. Pas disa javësh, si u siguruan se ç’qëllim kishim, autoritetet jugosllave na përcollën  në Beograd dhe që atje me ndihmën e Ambasadës Amerikane u nisëm për në SHBA.”

Kur ia tregova këtë histori Martelinit, sa nuk u shkri në lot.” Përse nuk i shkruan këto”,- më tha. Dhe ja unë, pas kaq vjetësh, po ua blatoj me dëshirë lexuesve.

   Tri prej çerekfinaleve të tjera, përfunduan  jo vetëm me shtesë, por edhe më 11-metërsha, dukuri që nuk kishte bërë vaki   në asnjë botëror deri atëherë, siç tregohet në tabelën e mëposhtme.

Skuadra meksikane pati fatin e keq të mënjanohej me 4-1 me  11-metërsha nga gjermano-perendimorët. Trajneri i saj,  Milutinoviç, martuar me nje vajzë të kamur dhe të hijshme, mbahet mend edhe për shprehjen:”Të kesh një baba të varfër, është fatkeqësi, por të kësh një vjehërr të varfër, është idiotësi”.  Ai hyri në histori, sepse në botërorin Itali ‘90 drejtoi Kosta Rikën, në Botërorin USA ‘94 , skuadrën amerikane, në Botërorin Francë ’98, Nigerinë, duke i kaluar të tëra në fazën e dytë, pas ndeshjeve në grupe, dhe vetëm më 2002 nuk arriti të shpinte Kinën  në finalet e  Botërorit Japoni-Kore e Jugut. Më 2003-04 6 ishte në krye të përfaqësueses së Hondurasit, më2006-07 të Jamaikës dhe më 2009 të Irakut. Theu kështu rekordn e trajnerit të njohur brazilian Perreira,  që edhe ai si trajner “pelegrin” kishte  shetitur në shumë nahi të botës.

   Gjysmëfinalet nuk patën historinë e cerefinaleve maratonike, siç tregohet në tabelën e mëposhtme të rezultateve. Gjermano-perendimorët nuk u dhanë francezëve të Platinisë asnjë shans që të zhvillonin një shtesë, si   në gjysmëfinalen spanjolle  të katër viteve të shkuara, ku fituan me 11 metrsha. 8-7. Këtë radhe “shturm und drangu” i tyre, (“stuhi dhe vrull”), mbizotëroi në fushë duke i përcjellë kundërshtarët me trokëllimën e dy golave . Si të ndiqte shembullin e tyre, Maradona u priu shokëve  që përësritën të njetjtat shifra me Belgjikën, e cila mbeti e kënaqur që kishte arritur në këte cak, për herë të parë  në vjetarët e futbollit të këtij vendi.

Argjentina, kampione e botërorit 1986

Vimë kështu në finale… U duk se sëmundja e shtesës që  kishte infektuar katër ndeshjet e çerek dhe gjysmëfnaleve, do të shfaqej në ndeshjen përmbyllëse, Argjentinë-RF Gjermane, sepse, pas golave të Braunit në 22’ dhe të Valdanosës, së pari Rumenige në 56’  dhe pastaj  Fëleri në 74’ e kthyen takimin në barazpeshë. Dhe ,kur mendohej se do të vinte kjo shtesë, Buruçaga pas tre minutash, me një shkëputje nga e djathata  përhapi në stadium dhe në tërë botën tingujt  e tangos argjentinase, që ngadhënjënte për të dytën herë.

 

Rezultatet e fazës finale 1/8 e finaleve

Meksikë-Bullgari-2-0

Belgjikë-B.Sovjetik 4-3, (me shtesë loje)

Brazil-Poloni 4-0

Argjentinë-Uruguai 1-0

Francë-Itali 2-0

RF Gjermane-Marok 1-0

Angli-Paraguai 3-0

Spanjë-Danimarkë 5-1

 

 1/4 e finaleve

Francë-Brazil 1-1,(me shtesë dhe 11-mërërsh 4-3)

RF Gjermane-Meksikë 0-0,( me shtesë dhe 11-metrësh 4-1)

Argjentinë-Angli 2-1

Belgjikë-Spanjë 1-1,(me shtesë dhe 11-metërsh 5-4)

 

½ finaleve

RF Gjermane-Francë 2-0

Argjetinënë-Belgjikë 2-0

Finale për vendin e 3-të

Francë- Belgjikë 2-0

 Për vendin e tretë

 Francë-Belgjikë 4-2

Finale

Argjentinë-RF Gjermane 3-2

Argjentina- Pumpidu, Kucufo, Olartikocea, Batista, Ruxheri, Braun, Burrucaga,(89’ Trobiani), Xhusti, Enrikue, Maradona, Valdano;

RF Gjermane- Shumaker, Berthold, Foster, Brehme, Brigel, Eder,Mateus, Magat, (Hënes 61’), Jakobs, Rumenige, Alofs

Gjyqtar- Filho,(Brazil)

Golëshuesi më i mirë- Lineker,Angli,- 6 gola.

Nga galeria e yjeve; Maradona,(Argjetninë),Platini, (Francë),Lineker,(Angli),Butragenjo, (Spanjë),Laudrup,(Danimarkë).

Ndeshjet u zhvilluan në stadiumet “Acteka” dhe “Olimpik” në qytetin Meksiko dhe stadiumet e qyteve Guadalahara, Irapueto, Leon, Monterei, Pueblo, Toluka… 

 

Comments

comments

-----