88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 12

Nga Skifter Këlliçi

Buzëqesh Italia, kampione e botës, buzëqesh dhe Martelini, (Spanjë 1982)

 

Kjo ndodh pas 44 vjetësh, pra që nga ajo ditë vere e vitit 1938, kur Italia ngadhënjente për të dytën dhe të fundit herë në botërorët e futbollit, duke qenë nënkampione vetëm një herë, më 1970…

Para këtij botërori që do   të fillonte në Spanjë,  Paolo Rosi, ndër sulmuesit më të mirë italianë të asaj kohe,  i dënuar dy vjet që të mos veshte fanellën e futbollit, sepse ishte ngatërruar në baste të ndeshjeve të shituara,   ishte ftuar pastaj  nga trajneri Bearzot të bënte pjesë në skuadrën axurra . Dhe habitërisht  në këtë botëror ai do të bëhej futbollisti më i mirë i botës, sidoqë  kjo skuadër u mbulua nga një ortek sulmesh të shtypit për rezultatet e dobëta që kishte arritur deri atëherë në miqësore ndërkombëtare. Natyrisht, bashkë me të edhe vetë Bearxoti.

Këto po më shpjegonte Nando Martelini, pas takimit tonë të dytë dhe të fundit në një kafene pranë Radio “Dimensione Suomos” në Romë ,ku ishim takuar më parë.

I kujtova pamjen e tij aq gazmore në ekranin televiziv, fill pas ndeshjes Itali-Spanjë, që e kishte komentuar me aq ankth, deri në castin final kur do të shqitonte fjalët “Campioni del Mondo, campioni del Mondo , campioni del Mondo!”. Buzëqeshin futbollistët në fushë, buzëqesh edhe Martelini, buzëqesh Italia.

Dhe e gjitha pas një aventure kaq të trazuar…

Edhe në këtë botëror unë nuk komentova në TVSH. .Ishte me të vërtetë e cuditshme; Më 1978 para Botërorit Argjentinas kisha botuar romanin “Atentat në Paris”, madje në 15 mijë kopje, tirazh me të cilin botoheshin vetëm romanet e Kadaresë, që kishte shkuar i tëri në duart e lexuesve brenda pak ditëh, kryesisht nga titulli sencasional dhe jo se e kisha shkruar unë që ende isha shkrimtar diku mbi mesataren. Më një vit më pas filmi ”Pas gjurmëve”, i regjisores së njohur Xhanfise Keko, me skenarin tim, kishte fituar cmimin e tretë në Festivalin Ndërkombëtar të filmave për fëmijë në Xhifoni, të Italisë, midis 95 filmash nga 75 vende të botës. Më 1981 ishte botuar libri im “Historia e futbollit”, i pari i këtij lloji në vendin tonë, në 10 mijë kopje, nga të cilat 1000 ishin rrëmbyer që në shtypshkronjë,duke u bërë problem deri në Byronë Poltike që nuk e kishte cilësuar vjedhje, por “marrje pa leje” nga dëshira e punëtorëve të shtypshkronjës për futbollin, ndërsa 9 mijë kopjet e tjera ishin shitur mnën banak, brenda dy-tri ditësh.

E,megjthatë, uë nuk kisha të drejtë të komentoja në mikrofonin e Radios a të TVSH-së.!…Ende, veç të tjerash, rëndonte opinioni që Todi Lubonja,I sh-drejtori I RTVSH-së, kishte shprehur për mua se  isha “kokë si gazetar sportiv”. Dhe, përderi sa Todi Lubonja ishte cilëuar armik i rrezkëshëm nga Enver Hoxha, edhe  ata që ai lëvdonte e, midis të tjerësh, edhe unë, duheshin parë… me kujdes. Veç kësaj, disa muaj para këtij botërori, pikërisht në dhjetor të vitit 1981, kishte vrarë veten…Mehmet Shehu, (ose e kishin vrarë).

   Por të kthehemi përsëri te botërori spanjoll.

Një vit para këtij botërori,  si të ishte hovëzuar nga juntat ushtarake të Amerikës Latine, edhe në Spanjë koloneli Tejero u orvat të organizonte një puç ushtarak , që për fat të mirë dështoi që në  zanafillën e ti.

  Më në veri të Evropës, në Poloninë rebele, si Hungaria, të dyja  të njohura për revoltat kundërkomuniste,  një tjetër ushtarak, Jaruzelski, kishte vendosur gjendje rrethimi, por  që të mënjanonte një sulm të  mundshëm të ushtrisë sovjetike.

    Kurse mijëra kilometra larg, në ishujt, të njohura me emrin Malvine nga argjentinasit dhe Folkland nga anglezët, kishte nisur një konflikt, nxitur nga diktatura ushtarake e gjeneralit Videla,  që ishte në perendim e sipër, konflikt që u zgjidh në favor të snglezëve dy ditë para fillimit të Botërorit Spanjë ‘82. (Megjithatë kjo fitore politike nuk i ndihmoi ata që të shkonin më tutje se se sa gjysmëfinalet, sepse atje u shtrënguan t’u hapnun rrugë futbollistëve gjermano-perendimorë).

    Eshtë hera e parë që në një botëror  marrin pjesë jo 16, por 24 skuadra,të ndara në 6 grupe. Në qoftë se më 1970 në Meksikë Afrika  e zezë përfaqësohej me një… gjyqtar etiopian, i një vendi pa asnjë traditë në futboll, në këtë botëror kjo Afrikë, veç Algjerisë, epërfqësohej dhe me  Kamerunin, i cili  do të barazonte në takimin e parë dhe të dytë me Perunë dhe  Poloninë,  0-0, dhe do të arrinte një barazim prestigji në takimin e fundit në grup me Italinë 1-1, duke pasur për personazh të dorës së parë futbollistin 30-vjecar, Rozher Milla, i cili, kur të tjerë si ai “i varin këpucët në gozhdë,” shi atëherë zë e bëhet i fashshëm në botërorët e futbollit, deri sa arrin të 42 vitet.

Pra, ky debutues të cilit nuk i bëri syri bef, para gjigandëve të futbollit botëror, në tri ndeshje arrin tri barazime dhe do të dëshmonte autoritetin e tij në  botërorët e ardhshme, së bashku me skuadra të tjera afrikane. Dhe  sikur Xofi të mos kishte qenë në gjendje në minutat e fundit të këtij të takimi të  priste  një gjuajte të fortë, Italia do të mënjanohej dhe shtypi botëror do të shkruante se “luanët afrikanë”, sic u mbiquajtën më pas, me Millën në krye, e patën hak të kualifikoheshin.

Botërori spanjoll filloi dy ditë pasi kishte përfunduar lufta “ pe vërteti” midis Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për ishujt Malvine,  që përmenda më sipër,  që u fitua nga anglezët.  Por kjo nuk “i frymëzoi” dot ata të shkonin j më tutje se sa gjysmëfinalet, sepse atje detyruan  t’u hapin rrugë gjermanoperendimorëve.

   E papritura ndodh me argjentinasit, kampionë të botës, që humbasin takimin e parë me Belgjëkën. Por pastaj me Maradonën, që do të jëtë trashëgimtari i lavdisë së Peles në botërorët e ardhëshëm,a ta i thonë vetes “Vamos’”dhe njëmend shkojnë përpara. Mirëpo…

“Duhet të jem i sinqertë, por tri barazime në tri ndesheje dhe me një gol të shënuar, kjo më dukej pak premtuese për skuadrën tonë,- më thoshte Martelini. –Sidoqoftë, kaluam në fazën çerekfinale, ku dy skuadrat fituese të gjashtë grupeve, pra 12 skuadra, u ndanë në katër grupe ,me nga tri skuadra të tjera. Dhe axurrëve u takonte të luanin me Argjentinën, kampione e botës, dhe Brazilin. Më keq se kaq nuk kishte ku të vinte.!..”

Shumë baste u vumë në Tiranë ato ditë. Dhe të paktë ishin ata që kishin besim se Italia do të mposhtte dy dinozaurët e mësiperm futbollit botëror.Të them të drejtën edhe unë. Por ja që nuk ndodhi kështu: Axurrët i vunë përpara mjeshtrit e tangos argjentinase, ku rolin kryesor e luante Maradona, i cili kishte nisur shkëlqimin e  tij vezullues që i çorodiste kundërshtarët, por jo mbrojtësin italian, Xhentile, i cili ishte ngarkuar nga Bearxoti të ishte ndaj tij “engjëll mbrojtës”.  Dhe shkëlqimi i Maradonës në këtë ndeshje zuri të venitej. “Por, sikur gjyqtari të kishte zbatuar rregulloren, sipas së cilës me dy ndërhyrje të rënda dëbohesh nga fusha,- i thashë Martelinit,- Xhentile do ta kishte parë pjesën e dytë nga stoli, sepse nuk u tregua aspak “xhentil” ndaj Maradonës”.

Si edhe në ndonjë rast tjetër, Martelini  nënqeshi.

Pas golit të Tardelit,në 56’ ishte mbrojtësi Kabrini që i përkuli argjentinasit në 68’, edhepse ata shkurtuan rezultatin ne anë të Pasarelës. Siç thashë më lart, deri atëherë shtypi italian e kishte sulmuar rëndë Bearxotin, që kishte heshtur plotësisht. Por jo tani. Dhe merret me mend se çfarë u shkrua pas fitores kundër Brazilit.!..

”Në një farë mënyre ky takim, më kujtoi atë që ne zhvilluam kundër Gjermanisë Perendimore më 1970, – më tha Martelini,- por me gola të shënuar me… valë të më të gjata”.

Dhe ashtu ishte: Në 5’ shënon Rosi dhe Italia udhëheq 1-0. Në 12’ barazon Sokrates.Pas pak minutash Rosi shfrytëzon një gabim të mbrojtësit  Junior dhe 2-1. Më 69’ Falkao barazon. Në  74’ Rosi përsëri shënon. Dhe të mendosh se brazilianët të sigurtë për fitoren, kishin  prenotuar hotel në… Madrid!..

Vimë kështu në fazën gjysmëfinale, ku Italia u ndesh me Poloninë. Në grupet e tjera çerekfinale RF Gjermane ishte kualifikuar, duke lënë pas spanjollët  që zhgënjyen në këtë botëror  jo vetëm sportdashësit e vet, por tërë specialistët.Në grupin tjetër Franca kishtë lënë pas Austrinë dhe Irlandën e Veriut, kurse Polonia ishte kualifikuar në grupin e parë, pasi kishte mënjanuar Belgjikën dhe Bashkimin Sovjetik.

Duke rrëshqitur më të njejtën shpejtësi dhe të njejtën pistë në të cilën kishin rrëshqitur në takimin me Argjentinën dhe Brazilin,madje edhe më të madhe, axurrët me dy gola të Rosit, këputën endrrat joshëse të Polonisë dhe fluturuan në finale, ku i pritnin gjermano-perendomorët, të cilët  ua dolën mbanë me Francën në një takim ku fatin e vendosën 11metërshat. Por fillimthi u duk se “tringjyrëshat” do ta kishin të lehtë, sepse udhëhiqnin 3-1. Mirëpo,  me golat   e Rumeniges,   që ngushtoi largësinë, dhe të Fisherit që barazoi, pas shtesës prej  30 minutash dhe gjuajtejeve nga pika e penalltisë, nerva më të qeta dhe më të forta pati Rumenige me shokë, që fituan 5-4. Megjithatë, kjo fitore u zbeh nga ndërhyrja shumë e rëndë e portierit Shumaker ndaj  sulmuesit francez, Batiston, të cilit i theu dy dhëmbë dhe dy brinjë.

Kështu në finale u ndodhën Italia dhe RF Gjermane.

Nuk mund të thuhet kurrsesi se një ndër shkaqet e humbjes së gjermanëve ishte takimi sfilitës me francezët.

“Sidoqotë, edhe ky faktor kishte ndikimin e vete,- më tha Martelini, tek sillte ndërmend këtë ndeshje.- Por dhe sikur të ishin plotësisht të freskët, ata nuk do të mund të përballonin uraganin Italian”.

Dhe unë sillja ato çaste ndërmend vërtet atë uragan që solli kumbimin e golave të Rosit ,Tardelit dhe nga fundi i ndeshjes të Altobelit.

“Kur u shënua goli i tretë ,- i shpegoja Martelinit,- kamera tregonte pamje nga tribuna qendrore, ku krahas mbretit Huan Karlos të Spanjës, ndodhej presidenti popullor italian, mbitetëdhjetëveçari Pertini. ”Non ci prendono,”-iu drejtua ai  Huan Karlosit. Dhe këtë shprehje e kuptova nga lëvizja plot  gaz e buzëve të tij. Pra: ”Nuk  na arrijnë ,(gjermanët)”.

Dhe ata vërtet nuk i arritën axurrët. Sidoqë shënuan të ashtuqujturin gol nderi me një gjuatje të Brajtnerit me 11-metërsh..

Fjalët e fundit të Martelinit ,kur gjyqtari vërëshëlleu për mbarimin e ndeshjes ishin pra: ”Campioni del Mondo, campioni del Mondo,campioni del Mondo! ”Ndoshta unë në vend të Martelinit do të kisha shtuar dhe fjalë të tjera.

“Nuk m’u duk e arsyeshme ,- më shpjegoi ai.- Kishim 44 vjet që prisnim të bëheshim përsëri kampionë. Dhe u bëmë. Përsëritja tri herë e fjalës “campioni del mondo do ë thoshte edhe se ishim tri herë kamoionë po t ë përfushijmë boterorët 1934 dhe 1938. Ky ishte dhe komentimi im më i bukur dhe më emocionues i jetës sime,që nga viti 1946 kur kisha filluar të karrierën time të radio-telekronistit sportive”.

Nuk u realizua kështu “hakmarrja gjermane” për humbjen e 12 viteve të shkuara  në Meksikë, ku në shtesën e lojës  Italia fitoi 4-3. Atëherë, siç kam shkruar në rrefimet për botërorirn Meksikë  ’70,  emigrantët italianë në qytete gjermane që kishin dalë nga shtëpitë e tyre e  brohoritnin për këtë fitore, kishte rastisur  që ishin sulmuar  nga gjermanët të xhindosur nga kjo humbje. Por jo këtë radhë. Ajo ishte e përligjur.

Italia kampione bote 1982

Ashtu si Brazili edhe Italia u bë tri herë kampione e botës: Më 1934, 1938 dhe 1982.

 

Rezultatet në fazën finale

Gr I

Poloni-Belgjikë 3-0

B.Sovjetik-Belgjikë 1-0

Poloni B.Sovjetik 0-0

Kualifikohet Polonia

 Gr II

RF Gjermane-Anglia-0-0

RF Gjermane _Spanja 2-1

Anglia-Spanja 0-0

Kualifikohet RF Gjermane

Gr III

Itali-Argjentinë 2-1

Brazil-Argjentinë 3-1

Itali-Brazil 3-2

Kualifikohet Italia

Gr IV

Francë-Austri 1-0

Austri-Irlandë e Veriut 2-2

Francë-OIrlandë e veriut 4-1

Kualifikohet Franca

Gjesmëfinale Itali-Poloni 2-0’

RF Gjermane-Francë 8-7 (me shtesë dhe 11-metërsha)

Finale

Itali-RF Gjermane 3-1

Italia- Xof, Bergomi, Kabrini, Xhentile ,Kolovati, Shirea, Konti, Tardeli, Rosi, Oriali, Graciani, (Altobeli 89’)

RF Germane

Shumaker,Kalc ,Brigel, Brajtner, Stilike, Litbarski, K.H.Foster, (70’(Myler), Fisher, Dremler, (62’Hrubesh), Fisher, Rumenige

Golësenuesi më i mirë: Rosi, (Itali) 6 gola

Nga galeria e kampionëve: Rosi,(Itali), Rumenige ,(RFGJ), Ziko,(Brazil) ,Boniek, (Poloni), Bllohin(BS), Maradona (Argjentinë)

Ndeshje-52

Gola-146 (2.81 për ndeshje)

Shikues-1.856.227 (35.628 për ndeshje)

 

Comments

comments

-----