88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 8

TREGOJNE NANDO MARTELINI, ANTON MAZREKU DHE UNE

Nga Skifter Këlliçi

 

Kupa e Botës mbetet në atdheun e futbollit, (1966)

 

#’ishte Anglia deri më 1966 në arenën e futbollit? Vetëm atdheu ku kishte lindur kjo lojë magjike që ishte pushtuar edhe fiset që jetonin deri atëherë ende në kushtet e bashkësisë primitive, siç e dëshmonte shumë  vite më parë një grup studentësh brazilianë.  Kur kishin shkuar në thellësi të viseve tropikale të Brazilit  që të njiheshin më shumë me kushtet e jetës së tyre dhe për t’u miqësuar me ta, kishin dashur t’u mësonin futbollin. Dhe befas  në një ndeshje ishin shpartalluar nga ata, as më shumë e as më pak, por… 16-0. Nuk kishin haber nga shumë gjëra të botës sëqytetëruar, por, ama, futbollin e njihnin…

    Anglia deri  atë vit nuk kishte në muzetë e saj as edhe një trofe, jo më në botërorët e futbollit, ku kishte denjuar të merrte pjesë vetëm më 1950 në edicionin brazilian, për t’u përulur nga diletantët amerikano-veriorë 1-0, por as në kampionatet evropiane, as në kupat e Evropës… askund! Por në të gjitha librat që i kushtohen historisë së futbollit, si dhe enciklopeditë e tërë botës shkruhet se më 26 tetor të vitit 1863 në një nga lokalet e Londrës ,të quajtur “Frimen Masons Tavern”,(Taverna e muratorëve të lirë), përfaqësuesit e 11 klubeve angleze diskutuan dhe përcaktuan përfundimisht regulloren e parë të  futbolit ,të cilat  e ndanë futbollin nga regbia, lojë ku, siç dihet, topi luhet me këmbë dhe duar.

  Mirëpo Botërori i 8-të  zhvillohej pikërisht në Angli. Dhe më tepër se kurrë ishte rasti që atdheu i futbollit ta zotëronte Kupën e botës!..

Arena të ndeshjeve të këtij botërori u bënë stadiumet e Londrës, Birminghemit, Shefildit, Liverpulit, Mancesterit, Midëlsbroos dhe Sanderlendit. 

Fillimi ishte i vështirë, madje jo premtues për anglezët…Një barazimi i varfër 0-0 me Uruguain, i cili  pak të kujton skuadrën dy  herë kampione të botës. Madje, i  inatosur ngaqë që nuk mund të shënonin, anglezi Stajllz godet me…grusht një futbollist uruguajan. Gjyqtari hungarez,Zholt, e zgjidh këtë situatë me një …”top të disputueshëm”, kur sot Stajllzi do të fluturonte jashtë me karton të kuq.

  Por në takimin e dytë “valvolën” e golave për anglezët e hap Bobi Carltoni, pikërist ai që pati shpëtuar në katastrofën e Mynihut, ku më 1958 mbetën të vdekur  rhuajse tërë lojtarëte “Mançester Juaitedit”, shumica e të cilëve pjesëtarë të kombëtares, gol të cilit Hanti iu përgjigj më një gol tjetër që u dha fitoren 2-0 të zotëve të botërorit.

Si t’i shtohej oreksi, Hanti shënoi dy gola në portën e Francës,kundërshtare tradicionale e anglezëve dhe kështu me 5 pikë anglezët u ndodhën në çerekfinale.

Por në grupet e tjera do të ndodhin të papritura tronditëse. Duket se pas fitores me Bullgarinë 2-0, me gola të Pelesë dhe Garincës, Brazili nuk do ta ketë fushën të shtruar me lule. Vjen kështu takimi i dytë me Hungarinë. Që nga viti 1954 Hungaria ishte kalamendur përjetësisht si një fëmjë që mbetet në shpërgenj, por jo në këtë botëror. Mos po ndodh rilindja e Hungarisë së viteve ’50-të, të Pushkashit me shokë? Takimi me Brazilin e vërtetoi këtë.

Tashmë të shihje ndeshje në televiorët e miqve, ishte më lehtë, sepse dhe numri i tyre po rritej. Kur të nesërmen e ndeshjes takova Anton Mazrekun, pashë qe ai ishte shumë entuiziast. ”Nuk di nëse se kjo Hungari do të luajë kështu  të ardhmen”,-më tha ai.

Këtë përshypje krijova edhe kur lexova shtypin sovjetik. Kjo ndeshje u cilësia si një ndër më të bukurat që ishin zhvilluar deri atëhertë në botërorët  futbollit. Golave të Benes, Farkashit dhe Mesolit, brazianët iu përgjgjën vetëm me  një gol të vockël të Tostaos.

 ”Ne luajtëm keq,hungarezët, – shkëlqyeshëm”,- qenë fjalët e trajnerit Feola që kishte ardhur sërishmi në krye të skuadres braziliane.

   Erdhi dhe takimi i dytë i braziianëve me Portogalinë. Edhe këtë ndeshje e kam para në TV. Kam parë Portugalinë e Euzebios, këtij futbollisti të quajtur “perla e zezë”, me origjinë nga Mozambiku. Mos ndoshta ndeshje midis miqsh, po të marrim parasysh se  të dy palët flasin të njejtën gjuhë, portogalishten?Aspak! Nga garda e vjetër Feola mbajti vetem Orlandon. Peleja, i vënë në shenjëstër nga mbrojtësit kundërshtarë, (ashtu si Maradona më 1982 nga mbrojtësit italalianë), u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha.  Edhe sot sjell ndërmend sytë gati të përlotur të Peles që po linte këtë ndeshje dhe këtë botror. Sidoqoftë, fitorja e Portogalisë (3-1), siç dëshmoi pas ndeshjes Feola, ishte e ligjshsme.

”Xhelat” i brazilianëve ishte Euzebio, që pas golit të parë të Simoesit me dy goditjet e “shpatës” së tij  e ”ekzekutoi” Brazilin për të cilin të ashtuquajturin golnderi e shënoi mbrojtësi Rildo,s i oër të treguar që dy herë kampinët e botës po “abdikonin”… denjësish nga  froni.    

Kur shihja këtë ndeshje, kujtova  shprehjet e goditura të Martelinit, gjithnjë në bisedën e gjatë në Radio “Dimesione Suono”, në Romë, më 1994,shprehje  që ishte përdorur për këtë skuadër, fituese e botërorit kilian, më 1962, ku shkëlqimi i saj po venitej.

“Në fakt nuk ishte ndonjë profeci, po të marrim parasysh se Brazili nuk ndryshoi mendesitë duke pandehur se skuadrat evropiane do të mbeteshin në hije.,- më shpjegoi ai.

Por po kaq keq do t’i ndodhte Italisë, sidoqë ndeshja kundër B.Sovjetik premtonte shumë pas fitores skundër Kilit 2-0, që ishte hakmarrje pas humbjes në botërorit e katër vjetëve të shkuara në atë ndeshje, siç e kam përshkruar në shkrimin kushtuar botërorit ’62 në Kili, edhe sot  mbetet më skandalozja në historinë e botërorëve. Mirëpo  kjo ndeshje ishte paralajmërin se në qiellin italian po grumbulloheshin te të zeza që do të shpërthenin në shtërgatë. Italia humbi 1-0 pas një gjuajtjeje  të saktë të #islenkos.

Sidoqoftë, nuk ishte hataja, se në fund të fundit nga koreanët dilentantë, hamrndëshej se axurrëve nuk do t’u vinte ndonjë rrezik, ndonëse  ata kishin arritur të barazonin  me Kilin,1-1; por  kishin hëngër plot tre gola nga rusët, aq më tepr që për t’u hedhur në fazën finale, atyre u mjaftonte edhe barazimi.

Por kët ndodhi çudia e 4udive. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Pak Du Iku, shënoi një gol “antologjie”. U duk i rastit, por, sadoqë përpoqën axurrët, sado që u rrekën Macola, Rivera me shokë, rezultati mbeti po ai. Pas Brazilit u varros kështu edhe një skuadër tjetër, dhe ajo dy herë kampione e botës!..

“Sapo skuadra u kthye në Itali,- më shpjegoi Martelini,- shpërtheu skandali. Madje edhe në parlament. Kurse RAI gjeti rast të të shfaqte skeçe ,ku vinte në lojë skuadrën që pësoi humbjen më të turpshme në historinë e futboli italian.”

“Mbaj mend ,- kujton Riva atëherë 22-vjecar, lojtar rezervë, por që pas katër vjetës në botërorin Meksikë ‘66 do të behej nga më të mirët në botë,-se kur ndonjë nga tanët merrte topin,menjëherë  i suleshin 4 a 5 koreanë shtatshkurtër. Ne ishim krejtësisht  të hutuar, të çoroditur…Kurse shikuesit anglezë në stadium ishin të pamëshirshëm me  ngërdheshjet e tyre cinike ndaj nesh. Nuk mjaftoi kjo, por kur po futeshim  në tunel,  hëngra në kokë një flamurkë. Ktheva sytë dhe në shkallët pashë një emigrant italian që më vështronte me kërcënim,kur unë nuk kisha luajtur as edhe një minutë në këtë ndeshje”.

    Dhe të mendosh se  Koreja e Veriut ishte kualifikuar rastësisht , pasi të tëra federatat  e vendeve aziatike dhe Zelandës së re, për shkak të diskriminimit racial  në Afrikën e Jugut, ishin tërhequr nga turneu mënjanues i këtij botërori. Si pasojë  përfaqësuesja e Koresë komuniste  ishte ndeshur me Australinë, atëherë pa emër në futboll, madje në një vend asnjanës…në Pnon Pen të Kamboxhas, ku futbolli ishte një çudi!…  

Më kujtohet se gjatë një gare ciklistike, që jepej nga RAI, një tifoz kishte ngritur një pankartë në të cilën shkruhej: ”Forca Takoni,(ciklist) se nuk është Fabri që të drejton”. I gjori Fabri, trajneri i axurrëve që ato ditë nuk dinte se ku të futej!..”

    Por më këtë situatë,  më shumë se kushdo tjetër fërkonte duart trajneri anglez Remsi. Në rrugën drejt titullit kishte dy kundërshtarë  më pak. Sidoqoftë, rivalë të  rrezikshëm për anglezët mbeteshin skuadrat latino-amerikane, kryesisht Argjetina, që ende nuk kishte  arritur  në finale që më 1930, kur ishte humbur me Uruguain në Montevideo.

Edhe ndeshjet çerekfinale sollën të papritura. Skuadra verikoreane dëshmoi se jo më kot kishte fituar kundër Italisë. “Unë që po ndiqja këtë ndeshje nga stadiumi, nuk u  besoja syve kur shihja se veri- koreanët udhëhiqnin 3-0 pas minutës ë 22 –të të pjesë së parë ,- më rrëfente Martelini.- Për mendimin tim, të mos ishte Euzebio, skuadra portogeze do të fundosej dhe kjo do të ishte një ndër  të papriturat më të habitshmë në historinë e futbollit botëror”. Por Euzebio,  shënoi në minutën e 27-të. Tri minuta para mbarimit të kësaj pjese, po ai me 11-metrësh shkurtoi edhe më shumë largësinë. Vetëm atëherë portogezët e ndien se po ktheheshin në jetë. Në minutën e 58-të Euzebio barazoi. Portogezët morën frymë lirisht. Por kjo aventurë nuk kishte të mbaruar. Përsëri Euzebio shënoi golin e katërt. Portogezët sa nuk fluturonin. Dhe ishin në eufori ,kur Augusto ”saldoi”fitoren e skuadrës së tij , 5-3 .E pabesueshme, por e vërtetë!..”Katër gola radhazi! E paparë në botërorët e futbollit!

“Ec e mos thuaj se në sport historinë nuk e bëjnë prijësit,- mendoja.- #’do të bënte Portogalia po të mos kishte luajtur Euzebio?”

”Verikorenanëve u mungoi përvoja, sespe me pak kujdes do të kishin mundur të ruanin fitoren,- shpjeguan specialistët”. Por kjo nuk ia ul meritat Portogalisë.

    #erekfnalet qenë të ashpra dhe  jo pa poemika. Sidomos takimet Angli-Argjentinë dhe RF Gjermane-Uruguai. Skuadrat latino- amerikane u ankuan se FIFA kishte cakuar gjyqtarin gjerman, Kretlain, për të gykuar ndeshjen Angli-Argjentië dhe anglezin Fini, për ndeshjen RF Gjermane –Uruguai.

Ndeshjen Argjentinë-Angli e mbaj mend shumë mirë.  Atë e gjykoi gjemano-perendimori  Kretlajn. Pati ndërprerje për  lojë të rëndë  dhe dëbim nga fusha të argjentinasit Ratin. Siç u dëshmua më pas, Ratini e kishte sharë “vendçe” Kretlajnin, që na paskësh ditur aq  llafe të nevojshme në spanjisht gjuhë që flitet në Argjetineë dhe vende të tjera latino-amerikane, sa për ta fluturuar atë nga fusha e lojës. Po kështu në takimin tjetër, RF Gjermane-Uruguai, gjyqtari anglez Fini dëboi futbollistët uruguajanë Troce dhe Silva.

Vëzhguesit sportivë arritën në përfundimin se në ndeshje të këtij niveli nuk duhej të gjykonin gjyqtarë të vendeve pjesëtare në çerekfinale.

 Në gjysmëfinale Angia nuk u la shteg portogezëve të bënin çudira. Më kujtohet se pas  një aksioni të shpejtë Bobi Carltoni shënoi nga larg në portën e boshatisur. Pastaj ishte përsëri po ky mesfushor, edhe sot i rrallë në historinë e futbollit, që shënoi golin e dytë. Goli i Euzebios me 11-metërsh qe një gol “ngushullimi”, por që i siguroi “perlës së zezë” vendin e parë si golshënuesi më i  mirë, me 9 të shtëna të sakta.

“Kjo ishte ndeshja me mirë e skuadrës sime,- tha Remsi .- Portogezët demonstruan një futboll të lartë. Por kupa nuk mund të ndahet përgjysmë. Të dyja skuadrat ishin të denja për të dalë në finale”.

Angli 1966, Kampionet e botës

Ndërkohë, në takimin RF Gjermane-B,Sovjetik.(2-1), ra në sy 20- vjeçari Bekenbauer, i cili  që aty u bë  nga futbollistët më të mirë të botëës. Sovjetikët u ngushulluan sepse, vërtet u mundën nga Portogalia, por zunë vendin e katët dhe Jashini,  si më 1958, ishte përsëri ndër portierët më të mirë të botës.

   Kështu finalja u luajt midis zotëve të fushës dhe gjermano-perendimorëve, një finale që edhe sot bart diskutime për golin e tretë të anglezëve që ndikoi në ecurinë e minutave të fundit .Kur po mbaronte tërë ndeshja,Veberi barazoi 2-2.

Në shtesë gjuan Hërsti, topi përplaset në tra, bie në tokë. Por brenda, apo jashtë saj? Gjyqtari zviceran Dinst, i drejtohet anësorit sovjetik, Bahramov, që rund kokën nëshenjë pohimi… Por nuk binden gjermanët. Dhe si për të dëshmuar të kundërtën, Hërsti shënon golin e katërt, i treti për të në këtë ndeshje, 4-2.

    Edhe sot diskutohet për  këtë gol ”fantazmë”. Ka edhe shpjegime anekdotike. Në një artikull  të shkruar nga gazetari i njohur  italian, theksohet  se sovjetiku Bahramov me dy konserva haviari  ia prishi mendjen  njërit  prej anëtarëve  anëtarët e komisionit  për caktimin e gjyqtarëve,  që ishte nga Mali, (Afrikë),  që ta cakonte atë  gjyqtar anësor. Dhe arsyeja ishte se ai donte të hakmerrej ndaj  gjermano-perendimorëve që  kishin mënjanuar skuadrën sovjetike. Dhe e gjeti rastin. Meqë topi u largua nga një mbrojtës gjerman, Dinsti fillimthi  dha korner.Por Bahramovi ngriti flamurin për gol. Atëherë Dinsti shkoi te Bahramovi që të merrej vesh me të. Mirëpo ky i fundit  nuk dinte as gjermansht dhe anglisht si Dinsti, i cili, nga ana tjetër,  nuk dinte rusisht!U morën vesh kështu me shenja .Si memecët…

     Sidoqoftë,   Anglia fitoi  botërorin ’66. Dhe solli edhe një të renë evoluimin e sustemit 4-2-4, të nisur nga brazilianët, të cilën e shndërruan  përfundimisht në  4-3-3. Për meritë edhe të trajnerit të saj, Alf Remsi, që pasi qysh nga viti 1956  nii të drejtonte skuadrën modeste “Ipsuic”, kur ndodhej në kategorinë e tretë, e kaloi në kategorinë e dytë, pastaj në të parën, për t’u bërë trajner i kombëtares angleze më 1963….

Rezultatet e fazës finale

Angli-Argjetinë 1-0

RF Gjermane-Uruguai 4-0

Portogali-RDP e Koresë 5-3

Gjysmëfinale

RF Gjermane-B,Sovjetik 2-1

Angli –Portogali 2-1

Finale për vendin e tretë

Portogali-B.Sovjetik 2-1

 

Finalja

Angli-RF Gjermane 4-2,me shtesë loje

Anglia- Benks, Koen, Xh. #arlton, Mur, Uillson, Staillz, B.Carlton, Pitërs, Boll, Hant, Hërst

RF Gjermane- Tilkovski, Hëtges, Shulc, Veber, Shnelinger ,Overat, Zeeler, Bekenbauer, Haler, Emerih. Gjyqtar-Dinst, (Zvicër)

Golshënuesi më i mirë-Euzebio,(Portogali), 9 gola

Nga galeria e yjeve:

Bobi #arlton, (Angli), Euebio, (Portogali), Zeeler, (Gjermane) ,Jashin,(B.Sovjetik) .B.Mur,(Angli), Bekenbauer,), (RF Gjermane), Hërst,(Angli).

Ndeshje-32

Gola -89 ,(3.78 ëer ndeshje)

Shikues- 1.608.723,(50.273)


 

Comments

comments

-----