MRDOVIC: ‘ MALI I ZI E KA NJOHUR KOSOVEN DHE DISTANCOHEMI NGA DEKLARATAT E PRIFTIT SERB AMFILLOHI”

Nga Arben Lagreta
-Ambasadori I Malit të Zi në Tiranë, Dusan Mrdovic vizitoi së fundi Shoqatën e Pakicës Kombëtare të malit të Zi në Shkodër “ALBA-MONTENEGRO” i shoqëruar nga 2 drejtues të Ministrisë së Jashtme nga Podgorica; nga Shefi I Departamentit të Bashkëounimit Ekonomik dhe Shkencor, Vladan Lalovic si dhe Drejtorit i Diasporës Predrag Mitrovic .
-Drejtuesi i diplomacisë malazeze është distancuar nga deklaratat e kohevë të fundit të priftit serb në Mal të Zi, Amfillohije sipas të cilit “Kosova është Serbi” dhe është përqëndruar në zbatimin e të drejtave dhe nevojave të ligjshme të minoritetit malazez në Shkodër sidomos pas njohjes kohët e fundit nga ana e parlamentit shqiptar të minoritetit malazez si minoritet me të drejta të plota me minoritetet e tjera në Shqipëri.
SHKODER Drejtuesit e Shoqatës së Pakicës Kombëtarë të Malit të Zi në Shkodër “ALBA-MONTENEGRO” pritën ditët e fundit në ambjentet e kësaj shoqate një delegacion nga Minstria e Punëve të Jashtme e vendit fqinj. Delegacioni malazez përbëhej nga Ambasadori I Malit të Zi në Shqipëri, Dusan Mrdovic si dhe dy drejtues të këtij dikasteri të vendit fqinj, dhe konkretisht nga Shefi i Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Shkencor Vladan Lalovic dhe Drejtori i Diasporës, Predrag Mitrovic.
Zyrtarëve të lartë malazezë u ka uruar mirëseardhjen Kryetari I kësaj shoqate Burhan Culic dhe në vijim ata kanë biseduar rreth 2 orë.
Ecuria e aktivitetit dhe nevojave të kësaj shoqate në Shkodër, vijimësia e marrdhënieve shumë të mira ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë tani edhe me njohjen si minoritet kombëtar të minoritetit malazez nga qeveria shqiptare si dhe në fund, distancimi nga deklaratat e priftit serb Amfillohije dhe të drejtuesve të shoqatës së minoritetit serb “Moraca-Rozafa” ishin pijat kryesore, respektivisht të bisedimeve dhe të prononcimit të kreut te diplomacisë malazezë në Shqipëri Dusan Mrdovic dhe anëtarit të Këshillit të Bashkëpunimit të Diasporës me Shqipërinë për Qeverinë e Malit të Zi dhe njëkohësisht Nënkryetar i Shoqatës së Pakicës Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”, Millan Zlaticanin (Janku).
PALA MALAZEZE VLERESON MIRATIMIN E STATUSIT TE PAKICES MALAZEZE NGA PARLAMENTI
Në fund të këtij takimi dypalësh, i pyetur për qëllimin e kësaj vizite zyrtare të këtij niveli si dhe për temën e bisedimeve të zhvilluara nga ana e delegacionit malazez me drejtuesit e kësaj shoqate, Millan Zllaticanin (Janku ), anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Diasporës me Shqipërinë për Qeverinë e Malit të Zi dhe njëkohësisht Nënkryetar i Shoqatës së Pakicë s Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”, ndërmjet të tjerash u shpreh:
“Qëllimi I vizitës së delegacionit me drejtuesit e shoqatës së pakicës kombëtare “ALBA-MONTENEGRO” në Shkodër, e konkretisht me kryetarin e saj Burhan Culiq ishte kryesisht për tu njohur me ecurinë e aktivitetit, angazhimeve dhe nevojat e kësaj shoqate për periudhën nga vizita e fundit. Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri edhe njohja e zhvillimeve të fundit në lidhje me ligjin nr. 96/2017 të miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë për pakicat kombëtare ku për herë të parë jetësoi kërkesën tonë të hershme, atë të njohjes së ekzistencës së pakicës kombë tare malazeze në Shqipëri . Ne shprehëm në të njëjtën kohë dhe bashkarisht konsideratat dhe mirënjohjen tonë parlamentit dhe qeverisë shqiptare e cila vijon vazhdimësinë e marrdhënieve të shkelqyera ndërshtetërore me Malin e Zi. Në këtë takim u dhanë porosi shumë të rëndësishme përsa i takon ruajtjes së marrdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona. Nga ana jonë si shoqatë ne vijojmë obligimin tonë të përhershëm për të zbatuar me korrektësi kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar. Në të njëjtën kohë , në kuadër të të drejtave që na takojnë edhe në bazë të konventave ndërkombëtare për pakicat dhe minoritetet, ne si komunitet malazez do të vijojëmë që të kultivojmë edhe te brezat më të rinj ruajtjen e identitetit tonë kombëtar si dhe të mësimit të gjuhës amtare dhe traditave tona arsimore dhe kulturore.
Ndërkohë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ambasadori I Malit të Zi në Shqipëri Dusan Mrdovic tha: “Sipas informacioneve që morëm nga kryetari i Shoqatës “ALBA_MONTENGRO” ne jemi të kënaqur përa I takon zbatimit të të drejtave të pakicës kombëtarë malazezë në Shqipëri si dhe për faktin se parlamenti I Shqipërisë e ka njohur pakicën malazezë si pakicë kombëtare.”
MRDOVIC DHE ZLATICANIN: “DISTANCOHEMI NGA DEKLARATAT E AMFILLOHIT”
Përsa i takon deklaratës së para pak muajve më parë në Shkodër të priftit serb në shoqatën “Moraca-Rozafa” të minoritetit serb sipas së cilës “Kosova është Serbi”, Ambasadori malazez theksoi: “Ne bazohemi në politikën që ndjek shteti i Malit të Zi dhe sic e dini , ne e kemi njohur Kosovën si shtet. Ajo deklaratë është e një prifti të Kishës së Sebisë e jo të Malit të Zi. Duhet ta dini se në Mal të Zi janë 2 kisha; kisha malazeze dhe kasha serbo-malazeze. Prifti që përmendni ju I përket të dytës. Ne nuk kemi asnjë lidhje me atë deklaratë. “
Për të njëjtën pyetje si dhe për deklarata të ngjashme të drejtuesve të Shoqatës së minirotetit serb “Moraca-Rozafa”, anëtari i Këshillit të Bashkëpunimit të Diasporës me Shqipërinë për Qeverinë e Malit të Zi dhe Nënkryetar i Shoqatë s së Pakicës Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”, Millan Zllaticanin ( Janku ) theksoi:
“Neve nuk na lidh asgjë me deklaratat e tyre e mund t’I pyesni ata. Unë nuk gjykoj dhe aq më pak të mbaj përgjegjësi për deklaratat që jep kryetari I Shoqata Moraca-Rozafa. Për ato që ka deklaruar ai shkoni dhe pyesni atë. Unë kam të njëjtën përgjigje sic e tha edhe zoti Ambasador, pra atë se shteti I Malit të Zi e njeh Kosovën e po kështu edhe ne si shoqatë dhe njëkohësisht si nënshtetas të Shqipërisë ne e njohim shtetin e pavarur të Kosovës.
Prifti serb Amfillohije resident në Mal të Zi e ka vizituar shpesh Shkodrën në të paktën 2 dekadat e fundit. Ai njihet për qëndrimet e tij kontraverse dhe nacionaliste konservatore serbe. Ky I fundit ka shpallur si tradhëtarë të cështjes kombëtare shumë politikanë serbë duke rrëshqitur haptazi nga korniza e një drejtuesi fetar në një vend laik. Ndër të anatemuarit nga ky prift është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e akuzon për tradhti kombëtare për shkak
hme penalisht sipas së cilës “vrasja e ish-liderit serb Zoran Gjingjiq, për të cilën akuzohen struktura para-policore serbe, ka qenë “vullnet i Zotit”.
ARBEN LAGRETA
Comments
-----