“Rrëfimet e vërteta, mbesin të përjetëshme, kur shkruhen në vepra “

Abas Fejzullahi TSh

Rreth librit “Lufta e ndyrë e Shërbimit sekret” shkruar nga autori Bajram Mehmeti

Nga Abas Fejzullahi

 

Autori i librit “Lufta e ndyrë e Shërbimit sekret” Bajram Mehmeti, qysh në fillim të librit ngacmon interesimin e lexuesit për ta lexuar librin sepse fillimisht shkruan : (Të gjitha ngjarjet në këtë libër janë të vërteta).

Çfarë jep me kuptuar se, autori mjeshtrisht përdor rolin dhe rëndësinë e psikologjisë për ndikim tek lexuesi, për t’a nxitur për lexim, për t’ i lexuar se cilatë janë ato ngjarje të vërteta..?

Autori gjatë hetuesisë, si kadet i gjinisë ushtarake për këmbsori në Beograd, në vazhdimsi është ballafaquar në forma dhe mënyra të ndryshme me hetues me grada oficerësh të ushtrisë Serbo-Jugosllave, në kohë dhe hapësirë, të cilët kanë përdorur ngacmime, kërcënime, dhunë psikologjike, pa e përjashtuar edhe vitaminen D (Dajakun e Drunin) si ushqim i veçantë, që ka qenë i siguruar përherë nëpër vendet e specializuara ku janë zier e përzier, nuhatje, vëzhgime, hulumtime, analiza, eksperimente dhe përgatitur plane dhe programe, sipas udhëzimeve dhe recetave të KOS, ASHAS, AU,DBS apo SSHS pa i lënë anash edhe vitaminat shtesë K F P dhe V (Keqtrajtime Fizike, Plagosje dhe Vrasje) në veçanti për shqiptarët..!

Përveç titullit të librit që është tërheqës për lexuesë, fillimisht të bie në sy shkrimi i autorit »Këtë libër ia kushtoj babait tim, guximit, sakrificës dhe atdhedashurisë së tij të pakufishme si dhe nënës sime, dashuria e së cilës më mungoi gjatë gjithë jetës »

Ky përkushtim dhe nderim ndaj prindërve, në veçanti ndaj babës Rrustem e ka arsyeshmërinë e fortë sepse, Rrustemi, mësues, arsimdashës, atdhetar e largpamës, ka vërejtur me kohë, se atdheut i duhen edhe oficer të përgatitur.

Këtë nevojë dhe dëshirë, Rrustemi e jetësoj fillimisht me dërgimin e Agimit në Akademi Ushtarake pastaj edhe Bajramin, të cilët kur atdheu kishte nevojë, ata Ju përgjegjen dhe vepruan në mënyrë institucionale në bazë të Kushtetutes së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, që nga viti 1991 shërbyen me përkushtim, përgjegjësi e ndershmëri, në MMRK dhe në FARK.

Është mjaft interesant përshkrimi në hollëesi e thellësi i jetës si fëmijë që nga mosha pesë vjeçare, ku sipas mbamendjesë së autorit, jo vetëm që paraqet rrethin familjarë të gjërë, përditshmërin jetësore me gëzime dhe pikëllime që janë pjesë e jetës. Ja si e përshkruan autori gëzimin e tij si fëmijë në moshën pesë vjeçare kur i lajmërojnë se do të shkon në bjeshkë:

« – Bajrami po shkon në Bjeshkë! – thanë fëmijët e tjerë.

Ndërsa unë, si gjeli maje plehut, krekosesha se po shkoja në Bjeshkë.

Besimi, vëllai im më i vogël se unë, më vinte pas dhe më pyeste se a mund ta merrja edhe atë. E unë, si një burrë i rritur, me zë urdhërues, i thosha:

– Ti duhet të rrish në shtëpi! »

Përmes kujtimeve nga mosha fëminore, paraqet rreziqet e pranishme nga pushtuesi dhe këshillat e babës për të pasur kudes e ruajtur gjithnjë.

Kur këndonte Dervish Shaqa këngën e Bajram Currit shkrihesha fare për faktin se edhe unë e kisha emrin Bajram. Babai shpesh na tërhiqte vërejtjen se duhet të ishim shumë të kujdesshëm kur ta dëgjojmë Shqipërinë, t’ia ulim zërin radios se është rrezik.”

Kujtimet nga koha si nxënës, janë gjithëpërfshirëse me ngjarje dhe përjetime të ndryshme me të dhëna e dëshmi për rrethanat ekzistuese nën pushtim, dëshira e madhe për lexim, ballafaqimet me padrejtësitë dhe reagimet si nxënës etj.

Pas regjistrimit në Gjimnazin Ushtarak në Beograd, autori ballafaqohet në vazhdimsi me situata të ndryshme nxitëse nga ligjëratat e mësimëdhënësve e në veçanti nga pofesori i historisë, i cili haptas urrente e fyente Shqipërinë dhe shqiptarët… Skënderbeu thoshte se ka qenë Princ Serb etj.. Të gjitha këto ia rrëfen babës gjatë pushimeve dhe për pakënaqësit e shumta …!

Rustem Mehmeti, si prind e mësues me përvojë e këshillon Bajramin:

Shiko mirë biri im. Serbët gjithmonë e kanë shtrembëruar historinë. Dije një gjë, ky shtet është i ndërtuar me rrena e mashtrime. Dhe me rrena e mashtrime e faqe të zezë do të përfundojë një ditë. Merr shembull nga historia e Skënderbeut, edhe ai ka shkuar në Turqi, është shkolluar dhe në një moment të caktuar i ka dalë në mbrojtje atdheut dhe popullit të vet“.

Eu seç m`u pat bërë zemra mal kur i pata dëgjuar këto fjalë të babait dhe fillova të mendoj se a mos na kishte dërguar në shkolla ushtarake Agimin dhe mua me qëllime të caktuara. Pas nja dy ditëve, kur e takova ish Profesorin tim të Gjuhës shqipe, Hajdar Salihun, në mesin e të tjerave kur më pyeti se si po kaloja në Beograd, unë iu përgjigja se po kaloj keq dhe i tregova për episodin me profesorin e historisë. Ai më tha: „Mos u habit, shovinistët serbë këtë punë bëjnë“.

Edhe humori i lehtë i përdorur, freskon lexuesin si në vijim:

Nga vizita e bërë Jashar Salihut:

Në bisedë e sipër mësova se Jashari ishte përgjegjës për togun e oficerëve afrikanë të Zimbabvesë të cilët shkolloheshin në Akademinë Ushtarake në Beograd. Në një moment kur Jashari i kruante dhëmbët me një kashtë e pyeta: „A të janë prishur dhëmbët a“? E ai në stilin e vet origjinal më tha: „Po, m`u kanë prishur duke ju qeshur Titos me zor“. E t’ia plasëm një gazi të çiltër.“

Pas burgosjes së Jashar Salihut si pjesëtar i organizatës së fsheht të Deçanit gjatë shërbimit ushtarak dhe të Sokol Metës burgosur në Gjakovë, tradhtuar nga një familje në Morinë të Gjakovës në vitin 1981, fillojnë ngjarjet e përshkruara në librin e autorit, për një pjesë nga jetëshkrimi i paraqitur me ngjarje dhe përjetime para, gjat dhe pas vuajtjesë së dënimit me burg nga gjykata ushtarake.

Lexuesi do të ket rastin për t‘u njohur, me rrjedhën e ngjarjeve të vërteta ku ndërlidhen emëra shqiptarë dhe jo shqiptarë si:

Majori Grahovac, kolonel Petar Knezheviq Shefi i Shërbimit Sekret për të gjitha shkollat ushtarake të gjitha niveleve të Jugosllavisë, Gjorgje Gjorgjeviq, Maksim Sekuliq, Bilall Hadergjonaj, Gani Lipaj, Jashar Salihu, Muhamet Rugov, Sokol Metaj, Musë Bajgora, Izet Zabeli, Misret Sahiti, major Ratko Keleqeviq, kadeti Ibrahim Hoxha, Osman Rexha, Selmon Popaj, Burhan Esati, Sadri Hoti, Musa Hoti, Iso Omeragiq dhe shumë iqa e viça të tjerë si përcjellës të porositur nga sigurimi, për çdo lëvizje dhe veprim të shqiptarëve etj.

Gjatë hetuesisë nga shumë hetues nga shumë pyetje dhe kërkesa që i bënin për pranim të fajsisë apo bashkëpunimit siç kërkonin, në vazhdimsi përcillnin ndikimin e sasisë së ndonjë lloj bari (supstance) që ja kishin hedhur në pije dhe autori i përshkruan mes tjerash edhe këto momente të gjendjes psiko fizike:

»…por në një moment kur nuk e ndieja veten mirë, kur edhe fjalitë nuk mund t’i lidhja mirë, filluan me rrebesh pyetjesh për Agimin. Unë nuk kisha frikë nga ata, përkundrazi. Ndjenja shpirtërore e kënaqësisë dhe trullosja nuk më hiqeshin vetëm se shtoheshin. Në një moment, njëri prej oficerëve që më merrnin në pyetje, iu drejtua oficerit Radojqiq me fjalët: „i ke hedhur tepër, e sheh se nuk është i vetëdijshëm se ku gjendet!“. Përgjigjja e Radojqiqit qe: „Është shumë kokëfortë ky!“ dhe u zgërdhi. Këto epizoda i përjetoja si një gjysmë ëndërr. Në atë moment kam mbyllur shkurt sytë dhe i thashë vetes: “E sheh se të kanë hedhur diçka në pije në restorantin e stadiumit Rad“. Dhe aty e kuptova pse e kisha ndjenjën e kënaqësisë dhe të trullosjes. »

E siç thot një fjalë e urtë popullore;” Kur të djeg tamli i frynë edhe kosit!”

Autori nga përvoja para se me hy në sallën e gjykatës, byrekun dhe kosin vetem se i përzien me thikë e piru, sa me pas dëshmi se i ka ngrënë dhe i hedhë në WC…Në sallën e gjykatës shkon i kthjelltë autori, zagarët e shërbimit sekret pritnin kot ndikimin që dëshironin..!

»…Në një moment të lodhjes ekstreme filluan të më bënin pyetje se kush ka insistuar te Agimi dhe unë të studionim shkollat ushtarake dhe se a është babai i ynë, i cili nga Knezheviqi cilësohej si ballist i kulluar, që na kishte dërguar me qëllime tinëzare në Akademi.”

Dhe më kujtohej babai im dhe këshilla e tij: «Mos e pi duhanin dhe ruaje psiqikën!»

Pa kaluar as një vit, pas daljes nga burgu i mbajtur, Shërbimi sekret ushtark jetëson qëllimin e tyre të ndyerë, burgosin dhe dënojn AGIMIN vëllain e madh, oficer dhe ligjërues në Akademinë Ushtarke për Kadetë në Sarajevë…

Si përfundim:

Bajram Mehmeti, me librin e tij: ”Lufta e ndyrë e Shërbimit sekret”pasuron kulturën shqiptare me një vepër që mund të mirret edhe si jetëshkrim i një periudhe të caktuar, por edhe si një dëshmi me të dhëna e dokumente për rrjedhen e ngjarjeve në kohë dhe hapësirë njëherit nderon prindërit e tij, familjarët e farefisin miqë e bashkëveprimtarë, për të mos harruar të kaluarën, pasi që:

»Rrëfimet e vërteta, mbesin të përjetëshme, kur shkruhen në vepra »

Abas Fejzullahi

2018-02-10

Fribourg

Comments

comments

-----