Nënë Tereza

Esse nga Luan Çipi

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe ndëroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkuta, Indi. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe më 19 tetor të vitit 2003 u shpall “e bekuar” nga Papa i Vatikanit dhe u quajt “Shën Tereza”, duke u konsideruar si gruaja shqiptare më e shquar ndër shekuj.

Themi kështu, se vertet Ajo lindi në Shkup sot Republika e Maqedonisë, po që kur lindi Gonxhja, qyteti ishte tokë banuar nga shqiptarë dhe pjesë e Vilajetit të Kosovës Shqiptare, ndënë Perandorinë Osmane.

Gonxhja ishte fëmija i tretë e shqiptarit Kol Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sello e Gjakovës, po shqiptare. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën vocërrak. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos edhe Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe atdhetarë shqiptarë.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po atje e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rininë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Pasi kishte jetuar në Kosovë për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Gonxhe Bojaxhiu u largua më 26 Shtator 1928 në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë.

Më 12 Shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër, drejtuar tezes së saj:

Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juveLamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërtaGonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.

Tereza u vendos në Kalkuta, Indi ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë Botës

Nënë Tereza themeloi “Misionaret e Bamirësisë”, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që preken nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër, për më të varfërit e të varfërve”.

Për këtë punë bamirse, humane, Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt, nga Kisha Katolike e Romës.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:

1961 – Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Medaljet:

Urdhri “Nënë Tereza”

Urdhri “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
Medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës.

Një figurë në qendër të opinionit publik, si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza, u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe diku e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit. Ajo gjithashtu ka marrë edhe kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes, kur teori të tjera agresive përkundrazi, në këto raste të pa shpresa, bëjnë të kundërtën.

Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe veç rastit madhështor, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Edhe pse haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam

shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, e vetshpallur e vetmja në botë si antifetare, nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme, as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varret e prindërve. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90.

Ky qëndrim mohues edhe pse, Shqiptarja e madhe trupvogël, ishte kthyer botërisht në një legjendë e gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 të gërbulur në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë, po me kapitalin dhe detyrat që la, dhe sot e kësaj dite, shifrat kanë ndryshuar shumë.

Nënë Tereza hiqej si ndonjë perëndeshë, po me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese, si dhe lëngështrydhësit entussiastë Mu në qendër të Kalkutës, shtrihej shtabi i përgjithshëm i drejtimit të bamirësisë botërore, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”.

Sytë e gjithë nevojtarëve dhe humanistëve të Botës ishin drejtuar atje. Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan e ka dekoruar Nënë Terezën me çmimin “Medal of Freedom 1985”

Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi Karter, Jaser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.

Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, veçanërisht, me krenari të ligjëshme, në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re, ajo jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe deri poezi në gjuhën shqipe. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.

Po, Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh shumë përpjekje e peripeci duke të dërgonte radhazi edhe tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje.

Nëna Terezë i ka dërguar një letër me kërkesë për të vizituar Shqiprin Presidentit të Republikës në vitin 1989, ku theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, çka tregon se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj.

Më në fund, e para pasaportë, që për këtë rast ishte diplomatike, e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare, iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”.

Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë.

Nënë Tereza ishte plotësisht shqiptare, po haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip, pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një hapje më të madhe në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj edhe në vendet komuniste, që më parë kanë refuzuar Misionaret e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “Pavarësisht kush çfarë thotë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni.

Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri.

Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionareve të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; nga viti 1984 kongregacioni udhëhiqte 19 institucione në gjithë vendin. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.

Nënë Tereza pësoi një atak në zemër më 1983 derisa vizitonte Papën Gjon Pali II. Pas një ataku të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunominë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionareve të Bamirësisë, por motrat e kongregacionit, në një votim sekret ngulmuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj, si kryetare e asamblesë.

Në prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu klavikulën. Në gusht ajo lëngoi nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qartë se shëndeti i saj ishte duke u dobësuar. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj, kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake, sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.

Në 13 mars 1997, Nënë Tereza la pozitën e kryetares së Misionareve të Bamirësisë. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Në kohën e vdekjes së saj, Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës kishin mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, që punonin në 610 misione në 123 vende. Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me gërbulë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personalë, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkëpunëtorët, të cilët ishin mbi një milion në vitin 1990.

Trupi i Nënë Terezës u nderua në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit, tha se ajo ishe “një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfërit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Për këtë jetëshkrim të shkurtër, burim të dhënash, ka qenë interneti: Wikipedia dhe disa autorë.

Tiranë, më 25.04 2018

Comments

comments

-----