Në Superligën Futbollistike të Zvicrës,lufta për të mbijetuar plot me paqartësi

Nga Arif Ejupi

 

Dhjetë skuadrat e Kampionatit të sivjetmë të Superligës Futbollistike të Zvicrës,pardje dhe dje kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 29-të.

Këtë javë e karakterizojnë fitoret e FC Grasshopper-FC.ST.Gallen 1me2 dhe FC.Luzern-FC.Sion 0me1.

Fitorja e FC.St.Gallen si mysafire në Cyrih,në përballje më FC.Grasshopper-in,ka qenë e mundimshme sepse ajo është realizuar në minutën 93 që konsiderohet minutë shtesë nga sulmuesi këmbëshpejtë Nassim Ben Khalifa.

Në njëmbëdhjetëshin e parë të Sangallës,nuk u vërejt Adonis Ajeti,për të cilin mësuam se mungoi për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë.

Ndërkaq këtë humbje si dush të ftohtë në terrenin e tyre e përjetuan Gjelbrim Taipi e Bujar Lika të cilët për FC.Grasshopper-in,luajtën gjatë gjithë kohës.

Humbjen në terren të tij e ndjeu edhe Alban Pnishi i cili në lojë u aktivizua vetëm katër minuta para përfundimit të kësaj ndeshje.

Trajneri,Mathias Waltheri,i FC.Grasshoper-it,në lojë nuk aktivizoi Nedim Bajramin e lënduar,kurse Albion Avdijan,kësaj herë as që e kishte përfshirë në listën e tij.

FC.Sion i Ermir Lenjanit,Pajtim Kasamit dhe Burim Kukelit,gjatë këtij sezoni po bëjnë përpjekje për të mbetur në grupin e më të mirëve.

Ai,nga gjithsej 29 takime të zhvilluara mezi ka tubuar 31 pikë aq sa ka edhe e fundit FC.Lausanne-Sport.

Pikët e djeshme FC Luzern-FC Sion 0 me 1,të fituara në fushën e Lurern-it,ndaj skuadrës së Idriz Vocës,Shkëlqim Demhasajt,që ishin pjesë e ekipit të parë dhe Hekuran Kryeziut.që ishte në bankën e rezervistëve shtojnë shpresat e FC.Sion për mbetur në ligë.

FC.Lugano e Jetmir Krasniqit,i cili në këtë takim ishte rezervë e llogaritur favorite përballë FC Thun-it,ndau pikët duke luajtur baras 1me 1.

Skuadra e renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e gjashtë FC.Grasshopper e Cyrihut,ka vetëm një pikë epërsi nga FC.Lausanne-Sport e Lozanës,në të cilën luajnë dy shqiptarët e natyralizuar Benjamin Kololli dhe Andi Zeqiri.

Ata dje u mundën në minutën 91 me golin e Albian Ajetit,FC Basel 1893-FC.Lausanne-Sport 2 me 1.

Me Baselin,kësaj radhe nuk u paraqit Taulant Xhaka i lënduar.Kurse,BSC Young Boys i Bernës,i cili është edhe kryesues i tabelës me 68 pikë të tubuara,mund të konsiderohet qysh tani edhe Kampion i Zvicrës.

Ai duke moslejuar befasi para mase 27 mijë shikuesve në terrenn e tij mundi 1me 0 FC Zurich-in e shqiptarëve:Toni Domgjoni,Mirlind Kryeziu,Izeir Aliu dhe Lavdrim Rexhepi.

ARIF EJUPI

Comments

comments

-----