AKADEMIA JUNIOR VLORË, PAS TITULLIT KAMPIONË TË BALLKANIT, FITOJNË VENDIN E TRETË NË ITALI

Nga Andi Begaj

 

 Nga data 30 mars deri në 2 prill 2018 në Firence të Italisë u zhvillua kampionati futbollit për moshat U-9 dhe U-11. Ky kampionat njihet nga UEFA dhe Federata italiane.

Vogëlueshit e Vlorës të udhëhequr nga trajneri talentuar dhe plot pasion Besi Shabani shkonin në këtë kampionat pasi ishin shpallur për dy vjet rresht kampion të Ballkanit në kampionatin që ishte zhvilluar në Greqi.

Në këtë kampionat në Itali Academy Junior Vlorë falë përgatitjes profesionale dhe edukatës së lartë sportive në përfundim u renditën në vendin e tretë midis 60 ekipeve të njohura italiane dhe tre ekipeve të vendeve të tjera.

 

Ekipi U-9 kishte në përberje këta futbolliste: Rajan Begaj, Brian Xhindi, Igli Budo, Brendo Meçaj, Klevis Lamani, Flavio Kuçuku, Amos Malaj, Xhoel Mezani

Ekipi U-11 kishte në përbërje këta futbolliste: Brajan Brahimaj, Klevis Piperi, Stiven Begaj, Dejvi Shameti, Rinald Karalliu, Erik Velaj.

Bjorni Hoxhaj, Rei Rexho, Kleu Allushaj, Flavio  Fdemi, Salarion Memushaj, Enea Meci, Mateos Mefollari, Nelvis Haderaj, Merjol Isufaj.

Në fazën e grupeve Akademia Junior Vlore i fitoi të tre ndeshjet: me Neo Napoli 6-3, me Fiorentina AK 3-2 dhe Young Boy Zvicer  1-0  dhe kaloi ne fazen gjysemfinale.                                                                                                     Ne fazen gjysemfinale fitoi meCezena Club 4-2  dhe humbi me Milan Ak 0-2.  Pas këtyre rezultateve ne gjysemfinale Akademia Junior Vlorë luajti me Neo Napoli për vendin e trete dhe te katert, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e vogëlushve vlonjat 0-2.

Në këtë kampionat Akademia Junior Vlore mori dy kupa: Ekipi U-9 fitoi kupen Fairplayer për edukatën sportive për t’u admiruar dhe Ekipi U-11fitoi vendin e tretë dhe kupën e bronxit.

Arritjet e vogëlushve të Vlorës në saje të përkushtimit dhe pasionit të trjanerit Besi Shabani dy vjet rresht kampiponë të Ballkanit me ndeshje të zhvilluara në Greqi dhe një vit në Itali përbën një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Vlorës por më gjerë.

Këto rezultate duhet të terheqin vemendjen e autoriteteve shtetrore në Vlorë dhe te Federatës së Futbollit, pasi dihet e përsëritet se rezultatet në futboll shihen njihen e fillojnë të vezullojnë që në këtë moshë, ndryshe në futboll nuk do të kemi rezultatet e dëshëruara.

 Po kështu  Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trajnerin dhe këta femijë që nderuan Vlorën dhe gjithë Shqiperinë.

Për më tepër informacion mund të merret në faqen e Face Boocu flamurtari akademi junior.

 

 

Comments

comments

-----