Befasia mes legjendës dhe të së vërtetës në një dashuri hyjnore

Përshtypje nga novela:“Legjenda e dashurisë së Arkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn”, e shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”

Nga Armela Hysi 

 

 

 

   Zonja e Letrave Shqipe,  “Mjeshtrja e Madhe”, Vilhelme Vrana Haxhiraj, me mëse 42 tituj botuar në 20 vitet e krijimtarisë së saj, në një jetë të rifituar prej dhëmbëve të diktaturës komuniste, vjen në këtë pragpranverë me një libër të ri. Autorja vjen sërish për të rinovuar takimin e saj me lexuesit me novelën e bukur“Legjendë…apo e vërteta e një dashuri e hyjnore?!” ku flitet për dashurinë e jashtëzakonshme tëArkitekt Sinanit me Sulltaneshën Mihrimahn. Ajo i sjellë lexuesit të letërsisë së saj një libër që lexohet shpejt, por që lë vrag dhe mbetet në mendje për një kohë të gjatë. Në këtë rrëfimtari trill, Vivra duke hyrë në botën shpirtërore të njërës prej femrave më të njohura në hierarkinë dhe politikën e Mesjetës, me mendje, shpirt dhe zemër na çon larg, shumë larg si në kohë, ashtu, edhe në hapësirë.

    Nuk di nëse bota njerëzore do të zgjidhë ndonjëherë  dhe do të vërtetojë dualitetin, nëse ka qenë “ambicia”e Zotit që krijoi njeriun, apo ambicia e njeriut që krijoi Zotin, natyrisht ky i fundit imagjinar apo sureal. Përditë ndeshim që njeriu virtualisht beson në ekzistencën e një fuqie të mbinatyrshme, së cilës i falet, i lutet, madje deri në një cak apo kufi, edhe i beson fuqisë së tij. Porse në përçapjen e shoqërisë njerëzore në këto 21 shekuj-dëshmi qytetërimi, njihen qartë dy nga llojet e krijimeve që njeriu përfeksionoi si provë të ekzistencës së tij mbi planet. Nëse kjo vërtetohet ndonjëherë, për çdo skeptik, një lidhje e tij me një forcë të mbinatyrëshme superiore, është e sigurtë, se të dyja këto, janë dhe kanë shërbyer si porta komunikimi të reales me irealen, të dukshmes me të padukshmen apo të mundshmes me të pamundurën. Diçka e tillë si mënyrë komunikimi në novelë ekziston te ndërtesat dhe librat, si dhe te lidhja e njeriut me Zotin. Këto lidhje në novelë përshfaqen tek dashuria për artin dhe konkretisht, skulptura e Sinanit apo piktura e Mihrimahnit, që për autoren, arti i shprehur në to, luan rolin e fijeve të padukshme që gërshetojnë ndjenjat e tyre. Në këtë rast arti gurskalitur i arkitektit të famshëm apo ndjenjat e Sulltaneshës të shprehura në të ujtën e pikturave Ebru, në novelë, zenë vendin e personazheve që shprehin ndjenjat virtualisht. Pra në këtë novelë kemi të bëjmë me çdo lloj përmbajtje a pamje që nënkuptojnë këto fjalë në shekuj përmes sendeve jofrymorë.

   Është një komunikim ky, ndërmjet njerëzve me njëri-tjetrin, prezent, me brezat e kaluar e të ardhshëm, komunikimi i njeriut me hyjnitë , apo, siç duan të besojnë idhëtarët e ndryshëm të asaj lidhjeje shpirtërore e ndërgjegjësore mes vetë Perëndisë me njerëzit. Kjo lidhje me, apo pa ndërgjegjen e plotë të vetëqenies humane, por si një gjë që i vjen natyrshëm dhe gati-gati instiktivisht, sepse me atë gjithmonë lidhet diçka hyjnore që u përket të dy faktorëve të këtij binomi: “dashurisë”.

 Këto dy krijime, që sipas Hygoit në “Katedralen e Parisit”, mund t’i quajmë se janë në një pikëtakim i ndërsjellë për nga zhvillimi dhe lehtësia e arritjes së shprehjes. Kjo pasi në një frymëzim gjenial, profetik, ai thotë se si në shekuj njeriu ka përdorur ndërtesat si kulmin e elokuencës së tij shpirtërore, në këtë mënyrë jep mesazh për ekzistencën, njohuritë, madhështinë, por dhe intimitetin e botës së tij të brendëshme. Ndërsa ardhja e letrës, shtypshkronjës, librit të leht’arritshëm tashmë tek lexuesit, e bëri të “çlirojë” energjinë e tij krijuese në të, duke zëvendësuar pra pjesërisht, arkitekturën gjeniale, me elokuencën letrare. Pra lidhja ekzistuese mes botës së brendshme shpirtërore  me botën e  jashtme që është libri, i cili shkon te lexuesi, janë mënyra se si njeriu zbulon dhe kondenson në art madhështor frymën hyjnore që gjendet brenda tij. Këtë gjithmonë dhe parreshtur ai e arrin, i frymëzuar nga ndjenja hyjnore “dashuria”.

    Nëse arti i shprehur në gurë nga arkitekt Sinani, apo në letër nga sulltanesha piktore është monumentale, por padyshim ajo që mbetet pas njeriut, ose pas fasadës së këtyre veprave artistike që jetojnë më gjatë se artisti, është dashuria, ajo ndjenjë për të cilën njeriu jeton. Njeriu krijon për të thirrur: “Unë jetoj, kurse arti im apo vepra ime, pas meje, ndërkohë do të shprehin përjetësinë… ”  

     Ndaj Mihrimahni me Sinanin u dashuruan, se përballë të qenësishmes përherë ekziston harresa që njeriu është i vdekshëm, por duke bërë art, duan të thonë e të vërtetojnë se dashuria e pavdekshme vetëm me të mund të shprehet. Vetëm me një art simbolik e të pakrahasueshëm, ku shprehet bota e brendshme e artistit, përceptohet kjo ndjenjë sa e bukur dhe po aq e dhimbshme. Dashuron sepse, dashuria është gjithëçkaja që bashkon dy shpirtra binjakë dhe që plotëson njeriun, duke e bërë atë më njerëzor dhe më të dhimbshur.

 Kushdo qoftë ky njeri, i lindur nga dy prindër të rëndomë, apo i vetë Të Madhërishmit Sulltan Sulejmani, një ndër figurat më të ngritura dhe më të ndritura në botën e asaj kohe, të periudhës së tij dhe gruas së tij të ligjshme Hyrrem Hanëmi, ka nevojë për pak liri vetjake. Në pozita të tilla është edhe e bija e tyre, Princesha e kësaj historie, Sulltnesha Mihrimahn,  e cila kërkon të gjejë gjysmën e vet, që ka nevojë ta realizojë me magjinë që dhuron dashuria e pavdekshme.

Gjithmonë janë të pranishme këto mendime grishëse dhe sa filozofike, po aq edhe të stamposura në poret e të përditëshmes. Janë sa të shumëpërgjigjura dhe të shumërrahura, po aq edhe konstante pa përgjigje, që qarkullojnë në mendjen e lexuesit tek nis të bashkëudhëtojë me dashurinë e Sulltneshës Mihrimahn me njërin ndër mjeshtrit më të mëdhenjë të arkitekturës së Mesjetës dhe të të gjithë kohrave, Arkitekt Sinanin. Me këto personazhe të Mjeshtres së Madhe ,Vilhelme Vrana Haxhiraj në novelën e saj më të re, ku përfshihen figura historike nga më të njohurat e kohës së tyre që shkrimtarja i sjellë në këto faqe me një histori të prekshme dashurie. Nëpër faqet e novelës flitet për një dashuri të madhe, të parealizuar që shkon kundër rrymës së kohës, sepse kjo ndjenjë që e madhon njerinë, nuk e zgjedh as kohën kur duhet të lindë, as vendin, as shtresën shoqërore se ku do të zhvillohet. Është paqtimi dhe njehsimi në një të vetme i dy shpirtrave që nuk njohin moshë apo rregulla, nuk diktohen as urdhërohen por vetëm shkrihen tek njëri-tjetri aq natyrshëm sa edhe hyjnitë do t’i kishin zili. E dëlirë, e pafajshme si rrezja e diellit, e hajthme si vet rinia, e  bukur e dhimbshme, lozonjare, plot dritë dhe lumturi, e tillë përshkruhet nga autorja dashuria e jashtëzakonshme e sullatneshës me arkitektin shqiptar.

    Një princeshë otomane, ëndrrathyer në dashuri dhe një arkitekt që dashurinë e tij e shndërron në art, shprehur në ndërtesa madhështore, të cilat edhe sot pas katër shekujsh ngrihen të dëshmojnë e të frymëzojnë njerëzimin për vepra të mëdha që përshkohen nga ndjenja e dashurisë së përjetshme…Si këto vepra madhore, e tillë, hirplote dhe e madhërishme, erdhi deri në ditët tona kjo legjendë dashurie, që ngeli sekret i shekujve. Por e sotmja udhëton në të djeshmen dhe duke e zhbiruar atë, u heq koren plagëve të kohrave për të njohur bukurinë e jetës, një jete që nuk ekziston më. 

Armela Hysi

Athinë -3 mars 2018

***

 

 

Comments

comments

-----