MUNGESE E HERSHME SIGURIE NE SHKODER

Speciale

-Fakte të investiguara të 27 vjetëve të fundit që vërtetojnë mungesën e sigurisë në Shkodër

 

NGA  ARBEN LAGRETA *

 

Kur një dekadë më parë u pata shprehur skeptik në një të  përditshme shqiptare dhe për mungesën e sigurinë  në  Shkodër, në sitin e kësaj gazete patën vërshuar një lumë kryesisht vërejtjesh të shkruara nga “analistë” dhe “ekspertë” që nuk dinë  që të shkruajnë shqip, nga ato tipat që e kalojnë gjithë paraditen me nga një kafe 50 lekëshe te lokalevet e lagjeve. Meqë  fb dhe rrjetet sociale nuk kishtin hyrë  akoma, për të  vijuar që të “debatojnë” edhe sot por vetëm duke folur pas të  tjerëve meqë vetë janë shterpë.

Por sot mund të them bile akoma më i sigurtë  se Shkodra është një qytet tepër i cuditshëm për të mos thënë më tepër dhe mjaft i preferueshëm për të bërë eksperimente nga qarqe keqdashëse jo vetëm për atë vetë si qytet por edhe për vendin. Qarqe të hershme, historikisht antishqiptare e jo vetëm ata, të cilat kanë kontaktet e tyre të  trashëguara këtu.

PRECEDENTET E HERSHEM KRYESORE

Për të qenë  sa më  konkret, po rendis disa fakte të ftohta destabilizimi ose terrorizmi të mirëfilltë nga burime të  sigurta jo vetëm nga rendi dhe siguria por edhe nga rajoni me të  cilat operoj prej mëse 20 vjetësh dhe që më çojnë bindshëm në përfundimin e mësipërm:

-Pasditen e datës 1 prill 1991 për të nesërmen, më  2 prill kur edhe ndodhi vrasja e 4 heronjve të  demokracisë  në  rrethana ende të paqarta pas protestës pranë  ish-Komitetit të  PPSH-së, janë  akomoduar të paktën 2 shtetas të  ish-Jugosllavisë  me vizë  turistike dhe residentë  në  Beograd. Këta të  fundit, pasi kanë  bërë  prenotimin në Hotel Turizmin “Rozafa” kanë pyetur në recepsion nëse Radio Shkodra ndodhej aty pranë në qendër. Po ashtu ata janë  parë  që  të  sillen  gjatë pasdites kur nisën protestat e para, pra më  1 prill, dhe në mëyrë  të  përsëritur pranë  godinës së Radio Shkodrës e cila ndodhet jo më shumë se 100 metër në krahun e majtë të këtij hoteli. Në  bazë  të  verifikimeve të mbështetur nga të dhënat e kundërzbulimit, rezultoi se ata 2 persona ishin inspektorë  të  UDB-së. Theksoj inspektorë  të  shërbimit inteligjent të  Jugosllavisë , alias, të  Serbisë  (meqë  me termin “agjent” është  abuzuar dhe vijon të  abuzohet jo pak në fashatin tonë-A.L.). Vetëm 24 orë  më  parë  ishin mbajtur zgjedhjet e para pluraliste të  31 marsit ku sic dihet pat fituar paraardhësja e PS-së , ish PPSH (Partia e Punës) me mbi 2 të  tretat e vendeve në parlamentin e atëhershëm me 250 deputetë. Aq sa i duhej për të  zgjedhur President sipas rregullit të kohës “shkodranin” me origjinë  boshnjake, Ramiz  Alia.

-Në fillim të gushtit të vitit 1998, pas një operacioni joprofesional të organizuar në qytetin e Shkodrës nga CIA në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Kombëtar, nuk u arritën që të kapeshin 2 nga pjestarët e grupit terrorist të Xhihadit egjiptian, një sirian dhe tjetri egjiptian, të cilët vetëm pak ditë më parë kishin qenë pjesë aktive dhe direkte e vendosjes së eksplozivëve pranë ambasadave amerikane në kryeqytetet e Kenias dhe Tanzanisë, respektivisht në Nairobi dhe Dar Es Salam ku patën gjetur vdekjen gjithsej afro 250 persona. Dështimin e këtij operacioni joprofesional dhe arsyet i kam publikuar në specialen investiguese “Mision i dështuar i CIA-s në Shkodër” në revistën Spektër datë 14 korrik 2001 si dhe në ribotimin e plotësuar me fakte të reja, gradualisht, në revistën shqiptare “PRESTIGE” e cila botohej në Selanik, në qershor 2003 dhe përfundimisht në gazetën “Tema” më dt. 5 mars 2006.

-Duke u gdhirë 19 gushti i po këtij viti, 1998, pat shpërthyer eksploziv që ishte vendosur në kishën ortodokse të Shkodrës. Kjo ngjarje u konsiderua si shenjë revolte ndaj kryeministrit socialist të asaj kohe Fatos Nano që i përkiste besimit ortodoks. Shkodra me një shumicë të djathtë e përjetoi me disa ngjarje destabilizuese rotacionin e shpejtë në rezultat nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 në ato të vitit 1997. Autorët nuk u gjetën asnjëherë…

-Më 11 shtator të vitit 2001, vetëm pak minuta pas 2 shpërthimeve të fuqishme në 2 kullat binjake në Nju York, pra duke nisur me orën tonë pas orës 15 00, në disa nga lokalet e lagjeve perëndimore të Shkodrës u patën servirur në mënyrë demonstrative kafe falas për kalimtarët e panjohur me arsyetimin se ishte një lajm i mirë, sihariq, sepse u godit fort “Djalli I Madh” (kështu emërtohej në atë kohë nga Xhihadi Egjiptian Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

PRECEDENTET E VITEVE TE FUNDIT

-Ndeshja ndërkombatare e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit e planifikuar që të luhej në Shkodër në nëntor të vitit 2016, e vefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit ‘2018, u anulua dhe u zhvendos në Elbasan vetëm disa ditë para. Arsyeja? Mungesa e sigurisë që ofronte ky qytet në raport me ruajtjen e ekipit dhe tifozëve izraelitë. Kjo përbën provën më të mirë se nga ana e palës shqiptare, ose më mirë të themi nga ana e shërbimit të lodhur informativ të shtetit shqiptar nuk kishte asnjë informacion shqetësues përderisa Shkodra ishte caktuar dhe miratuar me kohë si qyteti ku do të luhej kjo ndeshje. Por ka qenë kundërshtimi i prerë i shtetit hebre nëpërmjet shërbimit të tij sekret MOSAD i cili ka devijuar për në Elbasan zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ku edhe në fakt u zhvendos. Ky vendim erdhi pas informacioneve të marra për mungesë sigurie në Shkodër nëpërmjet burimeve të tyre të informacionit të siguruara vetëm disa ditë para. Mesa duket pikërisht atëherë kur po e studjonin këtë aspekt ashtu si në cdo event tjetër ndërkombëtar ku sic dihet, masat e sigurisë të ndërmarra nga pala izraelite janë shumë të rrepta për arsyet që dihen…

-Në maj të vitit 2016 vlen të përmenden masat e forta dhe të pazakonta të sigurisë si në asnjë qytet tjetër të vendit për ruajtjen e Kryeministrit Edi Rama nga Garda e Republikës me rastin e përurimit të godinës së rikonstruktuar të Fototekës “Marubi” në pedonalen e Shkodrës. Atë ditë, për të kaluar në sheshin para bashkisë ku ndodhej Kryeminstri, në të dyja anët e pedonales u vendos kontroll me check-in njëlloj si në aeroporte, jo vetëm ndaj kalimtarëve të rastësishëm por edhe ndaj drejtorëve rajonalë të mazhorancës, drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës si dhe gazetarëve që do të merrnin pjesë në këtë event..

-Se fundi, jo më larg se 3 muaj më parë në një nga lagjet periferike të Shkodrës një shpërthim I fuqishëm tritoli me telekomandë plagosi disa persona. Ndër këta të fundit rezultoi që të ishte plagosur i shënjestruari, një klient të rastësishëm si dhe një gazetare malazeze edhe ajo kalimtare e rastit. Arsyeja e këtij akti terrorist që mund të merrte jetë të pafajshme njerëzish, ishte se I shënjestruari kishte vite që vendoste gjoba lokaleve dhe bizneseve të asaj zone.

PASOJAT E  KESAJ  MASKARADE  NE VITE

-Që prej 20 vjetësh dhe në vijim edhe vitet e fundit autobusët me turista që përshkojnë bregdetin dalmat deri në Mal të Zi bëjnë kryesisht vetëm një pasazh jo më shumë se 1-ditor në Shkodër vetëm sa për të vizituar Muzeun dhe Kalanë Rozafa.

-Duke nisur nga viti 1998 e deri të paktën në vitin 2010, ndoshta edhe me vonë , asnjë diplomat i Ambasadës së SHBA-së nuk ka fjetur në Shkodër por e ka marrë brenda ditës rrugën e kthimit në Tiranë, edhe në ato raste kur kishte në program më shumë se një ditë punë në Shkodër. Përjashtimin e vetëm për atë periudhë e pat bërë  vetëm ish-Ambasadori i ndjerë  Limpreht i cili pat ardhur i ftuar në  një  dasmë  nga një  punonjë shkodran i Ambasadës së  SHBA-së  në  Tiranë . Të  gjithë  i mbajnë  mend masat e rrepta të  sigurisë  që  e shoqeronin 1-shin e diplomacisë  amerikane gjatë një  xhiroje në  Piacë  ku pë rreth tij ecnin të  paktën 6 truproja të  deklaruar me veshje antiplumb. Pa u zgjatur në  masat që  kishte marrë  policia kriminale dhe organet e sigurisë nëpërmjet inspektorëve civilë  në  Shkodër..

-Që nga viti 2014, një numër I pacaktuar personash nga ky rajon kanë shkuar që të luftojnë në Siri në krah të ISIS. Por në ndryshim me rastet e dyshuara dhe të zbuluara ky rrjet ka operuar në mënyrë të sofistikuar falë lidhjeve të tij të hershme edhe në fushën e logjistikës. Kështu këta persona nuk kanë mundur që të mbeten në sitën e organeve të sigurisë, sic kërkonte NATO, për faktin e thjeshtë se kanë udhëtuar drejt Sirisë me pasaporta të rregullta por të fallsifikuara, duke përdorur gjeneralitete inekzistente. Pasaporta të tilla të fallsifkuara janë përdorur nga shtetas të këtij rajoni të paktën në 20 vjetët e fundit. Eshtë kjo arsyeja që edhe numri I të rekrutuarve nga ISIS në Shkodër është vështirë që të përcaktohet pasi asnjë prej tyre nuk ka lënë gjurmë të identitetit të tij të vërtetë në sistemin TIM.

Faktet e mësipërme janë tepër therëse për një sy të vëmendshëm aq më tepër po të mendojmë se në këtë qytet gjetën strehë terroristë të kërkuar ndërkombëtarë nga Siria dhe Egjipti, si në rastin e gushtit të vitit 1998. Dhe këta të fundit, natyrisht që nuk mund të rrinin as në hotele e as në banesa të rastësishme por në baza të sigurta dhe të siguruara me kohë. Baza të cilat I kanë edhe sot e kësaj dite nëse do tu nevojiten prapë sepse nuk kanë kaluar 200 vjetë por as 20 vjet nga këto të dhëna që përmenda më lart.

PASIGURI NE SHKODER POR JO PER GAZETARUCET QE NUK I PRISHIN PUNE ASKUJT

Pavarësisht këtyre fakteve kokëfortë, fakti se në Shkodër apo edhe me pak në përgjithësi në Shqipëri nuk ka akte të mirëfillta terroriste flet qartë për atë se në jemi një vend që askush nuk na vë në listë dhe nuk na merr seriozisht. E duke qenë të tillë, e kanë më të lehtë që të livadhisin më kollaj në këto anë dhe në baza më të  sigurta sesa në shtete të tjera fqinjë..

Ndërkohë, shkalla e rrezikut për gazetarët në Shkodër nisur nga të dhënat e mësipërme është minimale për të mos thënë inekzistente. Kjo ndodh për shumë arsye që jam munduar që t’I shtjelloj në një cikël shkrimesh në lidhje me problemet e komunitetit të gazetarëve në Shkodër. Por në mënyrë të padiskuteshme, arsyeja e imunitetit të gazetarëve shkodranë nga ky rrezik nuk lidhet me ndonjë suprizë por me një fakt kokfortë; me ndonjë përjashtim të rralë, thuajse askush prej tyre nuk ka ngacmuar apo investiguar temat e sigurisë por është mjaftuar me hartimin e lajmeve apo vëzhgimeve dhe intervistave rutinë. Duke u marrë mundësisht me aktiviteteve burokratike të njoftuara më parë nga ana e organeve të pushtetit lokal, atij qendror, policisë, universitetit, bibliotelës, spitaleve si dhe te rrjetit të organizatave të shoqërisë civile. Ky fenomen në dukje i cuditshëm, pra zvogëlimi i rrezikut real për gazetarët në  Shkodër dhe në përgjithësi në rajonin e Veriut të Shqipërisë ka ecur paralelisht me zhvleftësimin e qëllimshëm në vite të  gazetarisë  profesioniste në Shqipërisë, sidomos gjatë 15 vjetëve të  fundit. Duke qenë koshient për mëkatet që kanë pasur dhe kanë pronarët e mediave lokale sidomos në Shkodër, ashtu si edhe shteti në mungesën totale të një kontrolli të këtyre televizioneve përsa i takon respektimit të kontratave të punës sipas ligjeve në fuqi, nëse I kanë bërë edhe ato, sidoqoftë nuk mund të ndjehesh optimist për perspektivën e gazetarisë në Shkodër. Kështu, mungesën e dëshirës për të zhbiriluar një lajm, vëzhgim apo intervistë, një apo më shumë gazetarë shkodranë e justifikojnë jo rrallë me shprehjen: “Ca po më duhet ma tepër, mua për kaq ma japin rrogën.” Gjë e cila I përjashton automatikisht gazetarët edhe nga të qenët të ekspozuar ndaj ndonjë reagimi të mundshëm nga ana e “të sulmuarve” prej  tyre. Aq sa t’I barazojë ato pa dyshim njëlloj me “mungesën” e sigurisë që kanë në këto rrethana njerëzit e thjeshtë dhe ata të rëndomtë. Për faktin e thjeshtë se tashmë ata janë defaktorizuar deri në atë pikë sa nuk I prishin punë as attire që e kanë për detyrë në misionin e tyre të shenjtë; as të korruptuarve e akoma më pak kriminelëve.

 

*Autori është Koordinator Rajonal i Veriut dhe i Marrdhenieve me Jashte në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë.

Comments

comments

-----