KY DUHET TE ISHTE LAJMI I DITES PER MEDIAT E SHITURA NE SHQIPERI
NGA ARBEN LAGRETA *
Sahit Muja është heroi i ditës jo vetëm për Shqipërinë por edhe për mbarë shqiptarinë sepse më investimin e tij dhe përkushtimin e stafit të tij që prej 8 vjetëve bëri të mundur zbulimin e një prej rezervave më të mëdha të kromit në botë në Zogaj të Tropojës.
Mbrëmë pashë fare rastësisht në fb staturin e një personi ende të panjhur për mua që më bëri shumë pë rshtypje. Quhet Sahit Muja. Me këtë rast po citoj fjalë për fjalë atë që ky zotë ri i nderuar kishte shkruar jo më larg se para 3 ditësh, pra më dt. 16 mars:
“Live ne Tropoje. Endrra e pa imagjinushme ralitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave te medha ne minjeren tone arritem te kapim nje nder rezervat me te medha te kromit ne bote ne Zogaj te Tropojes. Nje trup gjigant qe do ti siguroje kombit Shqiptare miljarda dollare. Ishte privilegj i madhe sote te kem shkencetaret me te mire ne bote e biznesmen te klasit botrore qe konfirmuan kte masive kromi qe eshte nder me cilsoret ne planet. Te gjithe ata qe nuk heqen dore nga une e qendruan pas meje ju falenderoj per punen fisnikerine e besimin. Perulem me shume rrespekt per te gjithe stafin e vllezrit e mi se bashku si luane erdhen nga Amerika per te bere te mundur kte arritje kolosale.Perulem me shume rrespekt per pronarin e çdo gjeje ne kete univers. Zotin e madheruar qe na jep mundesine te perdorim pasurin e tije te rrisim mirqenjen e njerzimit. Zoti e bekofte dhe bashkofte kombin Shqiptar.”
Lajme të rëndë sishme si ky i mësipërmi do të duhej që të hapnin edicionet kryesore të lajmeve në të gjithë televizionet kombëtare të vendit dhe po ashtu faqet e para të gazetave qysh po ate dite, te enjten pra më datë 16 mars. Por askush nuk e bëri këtë as në ditët në vijim. ..
Sahid Muja është heroi i ditës jo vetëm për Shqipërinë por edhe për mbarë shqiptarinë sepse më investimin e tij dhe përkushtimin e stafit të tij që prej 8 vjetëve bëri të mundur zbulimin e një prej rezervave më të mëdha të kromit në botë në Zogaj të Tropojës.
Por në Albanistan nuk ndodh kë shtu sepse zgjebarakët e ardhur në media, në një masë të konsiderueshme fillimisht si muhaxhirë në qytetin “Studenti” vijojnë që të helmojnë me sukses edhe sot e kësaj dite shijet qytetare nëpërmjet thashethemeve të aktorëve më të ndyrë të politikës. Nga ana tjetër ata arrijnë që të habisin me sukses rininë dembele dhe gjithnjë e në rritje të kafeneve me perimetrin e ballkonit apo të shalëve të koketave të konvertuara në këngëtare të suksesshme nga “kritikët”, alias eunukë ..
Bastardhimi i shijeve të publikut në pë rmejt ndihmë s së mediave të shitura ë shtë arritur me sukses të plotë në Shqipë ri sidomos duke nisur nga 15 vjetë t e fundit, periudhë në të cilen politika e pisë t alla-shqiptare investoi fort me që llim eleminimin e profesionalizmit në media dhe lë nien jashtë saj të gazdetarë ve të guxinshë m që do t’I prishnin punë . Eshtë kjo arsyeja që krahas procesit të vetingut në politikë dhe në organet e drejtë sisë ë shtë I nevojshë m edhe një veting në media. Me këtë rast publiku do të më sonte se sa shuë m sharlatanë dhe të shitur i kanë dhë në moral ose kanë bë rë rolin e gjithologut në studio kryesore televizive apo në faqet e para të gazetave.
Shkoder, me 18 mars 2018
*Autori është Koordinator I Marrdhënieve me Jashtë dhe i Rajonit të Veriut në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë (UGSH).
Shkoder, me 18 mars 2018
Comments
-----