MËSUESJA SHQIPE ÇALLAKI ME PËRKUSHTIM ZBATON KËSHILLËN E SAMI FRASHËRIT NË SHKOLLËN SHQIPE NË FRIBURG

Abas Fejzullahi TSh

Nga Abas Fejzullahi

 

Muaj Larcor(Mars) i vitit 2018 është fillim i pranverës me shumë festa që kanë lidhshmëri me ngjarje historike, arsim e kulturë, që festohen për çdo vit, siç janë:

          Qëndresa heroike e Familjes Jashari nga Prekzi për vetëflijimin për liri e pavarësi të Kosovëes, Festa e hapjes së shkollës shqipe e njohur si Festa e Mësuesit, Festa e Grave (nënave dhe motrave tona heroina) Festa e Verëzave–Pranverës, dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës, 550 vjetori i përjetësisë së Gjergj Kastriotit–Skëndërbeut dhe shpallja e vitit 2018, vit Jubilar, kushtuar jetës dhe veprëprimtarisë shumëdrejtimshe të heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, me organizime dhe veprimtari kulturo-artistike të ndryshm kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët në atdhe dhe kurbet.  

Pamje nga kori i nxënësve me këngë dhe recitime kushtuar festave

          Në Kantonin Friburg të Zvicrës, këto festa u kremtuan për mrekulli me nxënësit e Shkollës Shqipe, pas përpjekjeve dhe ballafaqimeve nga më të ndryshmet në kohë dhe hapësirë të mësueses së nderuar Shqipe Çallaki, që gjeti mirëkuptimin dhe përkrahjen e prindërve, të cilët pas një viti pune u gëzohen sukseseve të përbashkëta.

        Me qfaqjen e programit kulturo-artistik të begatshëm i cili u mirëprit me duartrokitje në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për sukseset e arritura për një vit, dhe i përcjellur nga ekipi i RTK i cili kishte përcjellur e qfaqur në RTK edhe hapjen e kësaj pike shkollore para një viti në kantonin  e Friburgut.

Mësuesja Shqipe Çallaki dhe kori i nxënësve me rastin e hapjes së programit festiv.

 

Programin festiv e udhëheqnin dy nxënëse si folëse:

                                                   

            Alhena Ademi                         &                         Rrezarta  Bajrami

         Alhena dhe Rrezarta befasuan të pranishmit me udhëheqjen e programit me një gjuhë të rrjedhëshme dhe të pastër, si folëse të mrekullueshe, ku me rastin e fjalës përshëndetëse përfaqësuesja e Ambasades së R.SH. Zonja Eliverta Radomi

Zonja Eliverta Radomi

mes tjerash tha ”…jam e befasuar se sa bukur, rrjedhshëm dhe pastër e flasin këta nxënës gjuhën shqipe…” vazhdoj me fjalë tjera falënderuese për mësuesen dhe suksesin e nxënëesve… njëherit uroj festatë për të gjithë të pranishmit dhe falënderoj nxënësit për programin e mrekullueshem që kishin përgatitur dhe  e qfaqnin për pjesëmarrësit.

        Përfaqësuesja e ambasades së Kosovës Zonja Fatmire Musliu, pasi kishte qenë pjesëmarrëse në hapjen e SHSH në K. Friburg para një viti mes tjerash tha se është e gëzuar kur shef suksest e arritura brenda një viti, për këtë merita e veçantë i takon mësueses Shqipe Çallaki dhe të gjithë prindërve që e ndihmuan.

Uroj të pranishmëve festat dhe bëni thurrje për t’ i nderuar me një minut heshtje për të gjithë të rënit për liri.

Përfaqësuesja e ambasades së Kosovës Zonja Fatmire Musliu drejtuar pjesëmarrësve me një fjalim rasti

Pjesëmarrësit me rastin e nderimit të himnit  dhe të rënëve për liri    

 

                   Në shkollën ku mësuesja jep mësimdhënien për nxënësitë e SHSH, përveç programit kulturo-artistik të përgatitur kushtuar festave të muajt Larcor(Mars) në veçanti Vitit Jubilar 2018 kushtuar 550 vjetorit të përjrtësisë së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut, jetës dhe veprës së tij në të gjitha drejtimet, në hapësirat e mureve të sallës kishte rregulluar për mrekulli një ekspozitë me punime të nxënësv kushtuar festave dhe rrjedhën e të githë veprimtarisë që nga hapja e shkollës para një viti e deri në ditën festive të festave. Fotografitë dhe punimet e nxënësve vërtetë pasqyronin punën dhe suksesin njëvjeçar  të nxënëve, mësueses dhe prindërve.

 

Disa pamje nga ekzopizit përgatitur nga nxënësit, mësuesja dhe prindërit

Përfaqësuesja e Ambasades së R.SH. Zonja Eliverta Radomi uron festatë përshëndet nxënësit,

mësuesen dhe të pranishmit.

         Mësuesja Shqipe Çallaki me nxënës dhe prindër kishte përgatitur një program të pasur kulturo-artistik për të pranishmit me rastine kremtimit të festave dhe në bashkëpunim me ekipin e RTK edhe qfaqjen e një filmi dokumentar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve  historike në periudhen e Skëndrbeut  dhe  organizimeve kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të ndarjes nga jeta dhe kalimit në përjetësi.  

 

Mësuesja znj, Shqipe Çallaki, ju drejtohet pjesëmarrëesve në sallë si në vijim:

         Përshëndetje edhe njëherë të gjithëve

E nderuar perfaqesuese e Ambasades së R.SH. Zonja ELIVERTA RADOMI

E nderuar perfaqesuese e Ambasades së R.K. zonja FATMIRE MUSLIU

I nderuar sekretar i LAPSH-Zvicër,veteran i SHSH zoteri ABAS FEJZULLAHU

Të nderuar prindër, të dashur nxënës

Zonja dhe zoterinj

 

Sonte në këtë mbrëmje të veqant për të gjithë ne, nën organizimin e SHSH të K.F., me moton “Të festojmë së bashku“ shënojm njërin ndër përvjetorët më të rëndesishëm të historisë sonë më të re kombetare,10 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës. Ndaj sonte kam nderin që në emrin tim personal, në emër të SHSH të Friburgut,të Këshillit të Prindërve dhe të nxënësve që t`ju uroj këtë përvjetor të shenjët. URIME dhe GËZUAR të gjithëve!

Rruga për të arritur deri te Pavarsia e Kosovës ishte e gjatë dhe me sakrifica,me vuajtje dhe dhembje,por pa vënë në dyshim asnjëherë qëndresën dhe shpirtin liridashës të popullit tonë për liri.

Ne sot kujtojmë dhe nderojmë të gjithë bijët dhe bijat më të mirë të popullit shqiptar që flijuan më të shtrenjtën jetën e tyre, nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që me pend, urti e menquri, me pushk, zjarr dhe me rezistenc kontribuan dhe vunë themelet më të fotra të shtetit të Kosovës.

Dhe tani është obligmim i të gjithë neve që të japim kontributin tonë që ky shtetë të lulëzoj dhe zhvillohet ku të gjithë qytetarët e saj do të jetojnë me dinjitet njerëzor, të barabart me qytetarët evropian, aty ku po synojmë që të arrijmë. Andaj ne të gjithë të bashkuar pavarsishtë se nga cilat vise shqiptare vimë, Kosova apo Shqiperia, Mali i Zi apo Maqedonia, Lugina apo Cameria, jemi një, sepse kemi një gjuhë, një kultur një histori dhe një flamur të zemrës, kemi një synim të përbashkët e që është bashkimi ynë në evropën e bashkuar dhe të lirë.

Eshtë e qartë se „Atdheut dhe kombit nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën menyrë, por secili bënë atë që mund ta bëjë më së miri “Në këtë kontekst edhe ne si pjesë e atdheut tonë, po përpiqemi që të kontribojm dhe atë së pari në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe origjinës sonë. Pandaj ne i gezohemi përvjetorit të parë të SHSH në Kantonin e Friburgut e cila ngadal po sigurt po rritet dhe zgjerohet cdo ditë.

Ne si shkollë kemi shënuar suksese të shumta edhe pse është e qartë se ballafaqohemi me probleme të natyrave të ndryshme.

Dhe sot nuk do të flasim për të arriturat tona siq është traditë në përvjetor por do të lëmë që te flasin veprat, ndaj ju mbetet ju që ta vlerësoni dhe mbështetni punën dhe shkollën shqipe.

Për t`ju dhënë një pasqyrë të kjarët, ne ju ofrojmë ekspozitën e SHSH duke u nisur nga thenia se një fototografi fletë më shumë se 1000 fjalë.

Me këtë ekspozit që ju sonte keni mundesin ta shikoni, ne shënojmë edhe vitin e Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, duke kujtuar jetën dhe veprën e njërë nga figurat më madheshtore të historisë sonë dhe të njerëzimit në përgjithësi, atë të GJERGJ KASTRIOTIT-Skënderbeut.

Me tema të caktuara për epokën e lavdishme të Skenderbeut,me vizitën bërë me nxënësit  bustit të Heroit kombetar në Gjenevë, me vizatimet e nxënësve, ne kujtojmë epokën e ndritëshme  kur shqiptarët jetonin të lirë nën udhëheqjen e e prijësit të tyre Skënderbeut gjersa e adhuronin popujt fqinjë që jetonin në zgjedhën e roberisë.

Figura e GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT njëra ndër më të ndriturat dhe më madhështorja e historisë sonë, tek nxënësit ka ndikuar në ngritjen e krenarisë dhe vetëbesimit ,duke  ngjallur edhe dashurin për ta njohur dhe mësuar edhe më shumë historin, gjuhën dhe cdo gjë që ka të bëjë me artin dhe kulturën tonë, gjithëherë duke ju referuar ruajtjesë së origjinës dhe kthimit tek vetvetja e që është edhe qëllimi i SHSH.

Sepse vetëm duke qenë vetvetja mund të jemi të sigurt në rrugën për tu integruar në shoqërin ku jetojmë, për të jetuar të lirë, të barabart, të dobishëm për vetën, atdheun dhe për t`shërbyer edhe njerzimit në përgjithësi.

Pasi që jemi në pragë të 7 marsit ditës së shkollës shqipe, shfrytëzoj rastin që t`ju uroj të gjithë mësuesve dhe mësuesve kolegëve të mi, ditën e tyre me urimin që të kenë sa më shumë nxënës dhe të vlerësohet sa më shumë puna dhe kontributi i tyre.

Gjithashtu, pasi që jemi në vigjilje të 8 marsit – Ditës së Grave, përshëndes të gjitha gratë, zonjat dhe posaqërisht nënat shqiptare të cilat nëpër shekuj rritën dhe edukuan brezat me radhë dhe të cilët i sherbyen atdheut në menyrën më të mirë. Të shprehim së bashku respektin e madhë për nënën shqiptare si shtyllë e shtëpisë, si simbol i qëndresës dhe i sakrificës por edhe vlerës shoqerore në përgjithësi.

Duke u thirrur prapë në emër të SHSH, po ju drejtohem të gjithë prindërve për vetedijësimin dhe rëndesin e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe vlerave tona kombetare. Ndaj thirrja ime është e drejtëprdrejt:

Dërgoni fëmijët tuaj në SHSH sepse është obligim prinderor dhe mos lejoni që femijët tuaj të mbesin pa u përfshirë në mësimin e gjuhës amtare, sepse gjuha shqipe është pasuria më e madhe që do të mund tu dhuroni fëmijëve tuaj, e që do të jetë me vlera te pazëvendesueshme edhe për brezat e ardhëshëm.

Mos i lejoni vetës që me mbesat dhe nipërit tuaj të flisni vetëm në gjuhë të huaj sepse do të jetë e dhimbëshme, që nuk do të mund ta ndryshoni, sepse kohën nuk do të mund ta  ktheni prapa. Prandaj ecni me kohën dhe bëni gjërat në momentin e duhur!

Do ta përfundoj fjalimin tim duke ndarë me ju motivimin tonë si shkollë që t`i shërbejmë asaj:

I kemi shtruar vetës një pyetje :

A do të ishte e njëjtë sikur te një popull shumë milionësh të kishte vetëm 10 mjekë apo të mos kishte fare?

A do të ishte e njëjtë sikur një popull milionësh të kishte vetëm   10 shkenctar apo të mos kishte fare?    dhe

A do të ishte e njëjtë sikur një popull milionësh të kishte vetëm 10 akademik apo të mos kishte fare?

Besoj që nuk ka nevojë për përgjegjëje, vetë fakti që kjo shkollë ekziston dhe do të jetojë gjatë e do të rritet e arsyeton motivimin dhe inspirimin tonë të përbashkët për ti sherbyer denjesisht qëllimit tonë të caktuar kombëtar dhe atij të ndërgjegjëjes kulturore. Sepse nesër këta nxënës do të jenë mjekët, shkenctarët dhe akademikët e popullit dhe kombit shqiptar, këta janë dhe do të jenë ardhmeria dhe amaneti ynë.

Falemimderit !

 

Më në fund të programit kulturor-artistikt unë falenderoj dhe përgezoj të gjithë nxënësit per punen e tyre të palodhshme dhe vlerat që treguan sonte në këtë skenë të bukur. Si gjithëherë jemi krenar me ju dhe faleminderit që më jepni vullnetin per të punuar me ju edhe më shumë.

Faleminderit të gjithëve që sonte me prezencën tuaj e bëtë edhe më madheshtore këtë mbrëme festive.

Gjithashtu falenderoj Këshllin e prindërve për kontributin e tyre dhe të gjithë vullnetarët që ndihmuan në organizimin e kësaj feste e cila do të vazhdoj gjerë në oret e vona .

Faleminderit!

 Programi i Festës 03.03.2018

1.Hymni i Flamurit-KORI

2.Hymni i Kosovës

3.Kron Hyda-Gjuha Shqipe

4.Almir Asani-17 Shkurti

5.Alvina Guri-Nëna

6.Kënga e nënës-KORI

7.Lirjan Kuqi-Jam shqiptar

8.Loresa Kuqi-Kosovën e dua

9.Samir Kamishi-Mallkimi i kohës

10.Kënga e gjyshes-Sara Kamishi-Kori

11.Albiona Kuqi-Babin mamin shumë i dua

12.Urime.Gëzime Callaki-Festa jonë

13.Lirjan Kuqi-Amaneti

14.Memedheu -Eranda Limani-Kënga -Kori

15.Ermir Beqiri-Leutrim Salihu-Plaku dhe mbreti

16.Recitali Jam shqiptar e kosovar-Rinesa,Sara,Alhena, Rrezarta, Eranda, Altina, Ardita, Urime,Gëzime

17.Yllonë Callaki-Piano-Për Elisen nga Bethoven- me moton „Edhe unë jam pjesë e Evropës“

18.Loresa Kuqi-Piano-Vallja e Rugoves- me moten „Edhe unë jam pjesë e    

     Atdheut“

19.Kënga-Kuq e zi jane ngjyrat tona-Eranda,Rinesa,Urime ,Gëzime-Kori

20.Xhamadani vija-vija-Kori

 

 

Comments

comments

-----