Festa e verës në Montreal, tradita vazhdon

Plot 15 vjet që në Montreal organizohet një festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës

Nga Ajet Nuro

 

Ditën e premte, në datën 16 mars 2018, mora pjesë në një festë që është bërë tashmë traditë, në festën-konkurs, festën e verës. Aty, duke festuar postova një status fecebook me titull « Tradita vazhdon, festa e verës 2018!”. Kuptohet, miqët e mi më uruan ditën e verës. Por dita e verës për grupin që e feston atë ka një kuptim të dyfishtë dhe nuk kemi faj se vera si stinë dhe vera si pije janë homonime. Por, organizatorët nuk harrojnë t’a organizojnë pikërisht në ditën më të afërt të mundëshme të festës sonë kombëtare, festës së verës që është 14 marsi.

Unë kam vite që marr pjesë në këtë ngjarje, të veçantë për ngjyrat e saj, për nga elementet që i shtohen vit pas viti, për të papriturat që sjellin të pasionuarit pas verërave dhe rakisë që edhe pse larg at’dheut ku prodhimi i verës por sidomos i rakisë është një veprimtari normale e masive, ata me po atë pasion si edhe në vendin e origjinës, prodhojnë këtu verë dhe raki.

Kur i drejtohemi Kiço Vathit, organizatorit të palodhur të këtij aktiviteti, ai kujton se aktiviteti ka filluar në restoranin Parthenon në rrugën Van-Horne ku edhe u zhvillua disa vite me radhë pastaj edhe në restorantin shqiptar Varka por edhe në restorante të tjera deri në festën e këtij viti që u zhvillua në restorantin Focaccio me pronar zotin Sotiraq Shegani.

Duke folur për konkursin që organizohet mes prodhuesve të verës, këtë vit morën pjesë 7 prodhues dhe pas të provuarit dhe votimit nga të gjithë pjesmarrësit, fitues u shpall zoti Kiço Vathi.

Zoti Kiço Vathi majtas, duke marr trofeun 2018 nga duart e z. Kastriot Qendro

Çfarë simbolizon për ju ky aktivitet, i drejtohem zotit Vathi. Ai thotë se aktiviteti rritet çdo vit dhe kuptohet që ka vend edhe për përmirësime por, shton ai, por për mua si edhe për të tjerët rendesi ka fakti qe mblidhemi, komunikojme, diskutojme, provojme…

E mira e këtij grupi ose pjesa më e madhe e tyre, janë baza e shumë aktiviteteve të tjera që zhvillohen këtu në Montreal si kupa e futbollit, piknike apo edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Aty pranë një gote me verë apo raki, rrjedhin bisedat për at’dheun e largët, për jetën e tyre në Kanada por dhe humori dhe kuptohet këngët e bukura të vendit tonë. Ndoshta, këtu qëndron edhe vlera më e madhe e këtij aktiviteti.

Dua t’i falenderoj organizatorët për mundimin dhe ftesën e përvitëshme. Ky aktivitet padyshim është një vlerë që i shtohet shqiptarëve që jetojnë në metropolin e Kebekut dhe në rrethinat e tij.

15 vite për një aktivitet nuk janë pak. Urojmë aktivitetin dhe pjesmarrsit, jetë të gjatë dhe integrim të të rinjëve për të mundur që aktiviteti të ruaj ngjyrat e verës dhe verërave kombëtare.

Montreal 18 mars 2018

anuro@albemigrant.com

Comments

comments

-----