GENTA ISMAJLI: “VETEM KUR BIE TE FLE NDJEHEM E VETMUAR”
Nga Arben Lagreta
-Këngëtarja e njohur kosovare Genta Isnajli konfirmon nga Shkodra se është ende single.
Para pak ditësh Genta Ismajli dha një koncert duke performuar live për publikun shkodran në Astoria Pub që ndiodhet në zemër të pedonales së Shkodrës. I ndodhur aty si spektator por pa harruar që të kem si gjithnjë me vete “veglat” e profesionit arrita që t’merrja me diktofon këtë prononcim në një nga pauzat e shkurtra gjatë performancave të saj pë r publikun falë edhe mirëkuptimit me pjestarët e stafit të saj
E pyetur për daljet e saj më të rralla kohë rt e fundit si në media ashtu edhe në ambjentet publike të Prishtinës, Genta e pohoi kë të duke thënë :
“Eshtë e vërtetë që kohët e fundit nuk shfaqem më aq shpesh në intervista njëlloj si më pare. Megjithatë në koncerte jam po ajo që kam qenë pra non-stop.”
Për kuriozitetin tim, nëse ajo mban ndonjë dietë apo regjim të fortë teksa vijon që të performojë me plot ritëm dhe energji njëlloj si atëherë kur ishte 20 vjece dhe jetonte në SHBA, ajo u shpreh:
“Unë mbaj regjimin ruhem nga ushqimi i tepërt por ka edhe moment kur shtoj peshë . Mirëpo ngaqë jam e gjatë nuk dallohet shumë ajo pak mbipeshë e përkohëshme që mund të më kapë . Energjia unë nuk me humb asnjëherë .”
Kurse në lidhje me pyetjen e përsëritur që po I bëhet asaj kohë tr e fundit në lidhje me praninë apo jo të gjysmës tjetër, Genta Ismajli u shpreh:
“Unë jam e rrethuar gjatë të gjithë kohës sime, si në shtëpi ku jetoj ashtu edhe në të gjithë angazhimet e mia me njerëzit e shtëpisë si dhe me bashkëpunëtiorët e mi. Unë nuk kam jetë private për momentin. Vetëm kur bie të fle atëherë ndjehem pak e vetmuar t’ju them të drejtën….”
ARBEN LAGRETA
Comments
-----