MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES TROPOJËS DHE GJAKOVËS NË ASPEKTIN E ARTIT SKENIK

(Pervoja 25 vjeqare e Festivalit  teatror per femije “Femijet ne skene”   percillet ne Tropoje (Malesi Gjakoves).

Nga Prof. Tahir Bakalli

Në ambijentet e Qendrës Didaktike ne Gjakovë, nëpermjet projektit “Artisët e vegjël “thyejnë” kufirin”, ne bashkëpunim me Teatrin Amator “E.Duraku” Gjakove është arritë një marrëveshje bashkëpunimi me Zyren Arsimore të Tropojës.

Nderkaq, qellimi i mbajtjes se ketij Festivali ne mbrendi perfshin shume sfera: 

Ngritja e vetedijes tek femijet nga kjo ane per kete lloj te artit, qe edhe femijet e kesaj treve te kene mundesi te shprehin talentin e tyre ne kete Festival, krijimi dhe zhvillimi i talenteve te rinje aktoresh, krijimi i  spektatorit artedashes  dhe qe fryma e tyre garuese te ngrit edhe me shume kete anë me  kete lloj te artit artistik, e cila eshte lene pas dore nga qeverite qe shkojne e vijne dhe nuk kujdesen per kete krahine.

Ky bashkepunim, ka arritur si rezultat i punes dhe aktiviteteve mbi nje vjeqare me disa shkolla te Gjakoves dhe Tropojes, ne te cilen eshte verejtur se shkollat kane nevoje per kerkimin dhe zbulimin e talenteve te rinje ne kete ane, me ane te nje Festivali skenik per femije.
                Materiali permban detalet e mbajtjes se Festivalit  ku marrin pjese nxenesit e kl.te I-ra  deri ne te V-tat, si dhe qellimi, punet dhe detyrat per mbajtjen e ketij Festivali.

                Mesohet se ne kete takim do ofrohet mundesia qe shfaqjet fituese, te marrin pjese ne Festivalin “Femijet ne skene” qe mbahet per cdo vit ne Gjakove, ose shfaqjet fituese te Tropojes te shfaqin dramat e tyre si te vetme.

                Ndryshe, Rrethi i Tropojes ka rreth 20 mije banore e ndare ne tete njesi administrative dhe me 50 shkolla 9 vjeqare.

Takimi perfundoi me dorezimin ZA te Tropojes e nje Planifikim te Zhvillimit te nje Festivali te tille

neneshkrimin e marreveshjes te bashkepunimit ne mes:  Z.A.Tropojes – Petrit Zeneli, Teatrit Amator – Hysen Binaku dhe Besa Byci dhe Tahir Bakalli, autor dhe bartes I Pojektit “Artistet e vegjel “thyejne “kufirin”.

Marreveshja konsiton ne ndihme profesionale ZA te Trpojes ne baze te pervojes per mbajtjen e nje Festivalit te ketille nga Teatri Amator “E.Duraku” Gjakove.
Ps. Ne kete rast falenderojme DKRS, DKA Gjakove,  Revisten “Gjakova Press”, TV Syri Visionin dhe Radio Gjakoven.

Pamje nga nenshkrimi i marreveshjes nga z.Petrit Zeneli, Drejtor I Zyres Arsimore Tropoje

Nga e majta: Besa Byci,kryetare e Bordit te T.Amator, Hysen Binaku, aktor, Tahir Bakalli, autor dhe bartes I projektit “Artistet e vegjel “thyejne” kufirin”,(inicues I marreveshjes), Petriit Zeneli drejtor i ZA. Tropoje dhe Hajrije Hoxha, drejtoreshe e shkolles “A.Podrimja” Bajram Curri

Comments

comments

-----