PLOTSONI PORTRETIN !

Nga Fritz Radovani

Ndoshta… Pak vende në Botë kanë një koleksion të plotë pa asnjë mangësi të Atyne NANAVE me zemer të plasun si Atdheu i im Shqipnia !

Kur bombet binin mbi Tiranen e vitit 1943, me 13 Tetor… ora 13.13, NANA ime me pat marrë ngrykë dhe më shterngonte per parzem… Pranë kokës sime Asaj një skeqe e një bombes i pat gervishtë dhe gjakosë krahun… Vdekja e Babës i mbylli të gjitha plagët…

Viti i zymtë i 1944 e mbuloi gjithë Shqipninë me velin e zi si NANEN time…

Kujtoj shumë NANA që asnjëherë nuk mujten me u veshë me fustan me ngjyra…

Kur NANA më bisedonte per disa nga Ata NANA, më fliste per Familjet e Tyne fisnike, shumë të nderueme, bamirëse dhe me një kulturë Europjane të trashigueme nder breza.

Emnat e Nderuem t’ Atyne NANAVE të paharrueshme edhe sot ndriçojnë nga Qielli…

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Per Zemrat e bardha si zambakët t’ Atyne NANAVE, që shperthenin me aromen e vet si t’ ishin Gratë ma të lumtuna të Rruzullit toksor kur mjerimi dhe vujtja i kishte kaperthye, asht e vështirë me u folë “atyne”’ që nuk njohin fare fjalën burgosje apo interrnim…

Pak kush i njeh këto fjalë si Zonja per të cilen fillova me shkrue…

Vilhelme Vranari Haxhiraj duket tek foto nalt sikur po qeshë !

 – Jo, jo, Ajo vertetë asht tue qeshë, madje, tue qeshë me gjithë zemer…

Por, per me dijtë të verteten e gzimit të Saj… Duhet plotsue Portreti i Kësaj Zonje!

Ka shkrue prej moshës gjashtë vjeçare… Atëherë kur i arrestuen Baben… Po, po, se i ka të gjitha Veprat e shkrueme me gjakun e paster të zemres së plasun qyshë bebe e vogel !

Vilhelme Vranari sot asht NANË… Po, foto naltë vazhdon me kenë jo e plotë…

Vilhelme Vranari Haxhiraj duhet plotsue… E ky plotsim bahet vetem nga kerkesa dhe kambngulja e të gjithve Atyne që e njohin Emnin dhe Veprat e Saj, Vilhelme Vranari asht Shqiptaria e vetme që sot Meriton Nderimin me ÇMIMIN NOBEL !

Ju lutem mos hezitoni! Jepni mendimin Tuej modest !

Në se e doni Shqipninë, në Vitin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, bashkohuni me mue!

Melbourne, 4 Mars 2018.

 

 

Comments

comments

-----