Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY e festuan 7 Marsin me një program të pasur në Shqip

Ambasadorja dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York znj.Teuta Sahatqija midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në ditën e shenjtë të Mësuesit!

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Shqipëria ime pse më je kaq larg?

Malli për ty më djeg pak nga pak,

kur të rritem do të nderoj si biri yt,

sepse ti je Dielli që më ndriçon sytë.

Nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe mësuesit, prindërit, gjyshërit festuan së bashku ditën e shenjtë të Mësuesit, ditën e 7 Marsit, atë ditë kur Perëndia bekoi Shqipërinë dhe mësuesit që të hapnin shkollën e parë shqipe në Korçë, në të cilën mësues dhe drejtor i parë ishte Pandeli Sotiri si dhe Rilindasit Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj…

Programi artistik u dha në mjediset e shkollës publike amerikane 205, shkollë ku zhvillon mësim shkolla shqipe e Bruklinit.

Nxënësit me fytyra të qeshura që u ndrinin si Dielli vinin kush me tufa me lule, kush me përqafim të ngrohtë, kush me urim për 7 Marsin, kush me emocionin e skenës, për të mirëpritur me respekt dhe dashuri ditën e Mësuesit.

Ndonëse fatet na hodhën larg Atdheut në vende të ndryshme tëbotës, ka mësues, prindër dhe gjyshër që dëshirojnë për fëmijët e tyre të mos e harrojnë kurrë gjuhën shqipe.  Edhe pse për të qenë realiste mijëra e mijëra fëmijë me prindër shqiptarë në botë po asimilohen dhe nuk po flasin shqip, pësëri funksionimi I shkollave shqipe ka rëndësinë e duhur jo vetëm për t’ju mësuar shqip fëmijëve, por edhe për sensibilizimin e shumë bashkatdhetarëve kudo në botë.

Në këtë festë të bukur nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja dhe Konsullja e përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, ardhja e saj u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Në këtë program u shfaq një vidio dokumentar përgatitur nga TV “Alba Life” për punën titanike të mësueseve dhe patriotëve të shquar që hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, dokumentar që u mirëprit me duartrokitje nga publiku arsimdashes. Vlen të theksohet se për shkak të pushtimit osman prej 500 vjetësh dhe që perandoria turke nuk lejonte shkollat shqipe, mësimi shqip bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje tejet të rëndësishme kulturore dhe historike.

Programi i nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për Diten e Shenjtë të Mësuesit

Programi artistik dhe kulturor u hap me këngën “Për Mëmëdhene” duke hyrë flamurtarët nga të dy anët e sallës të cilet ishin Jaden Doci dhe Eneo Rustani

Të gjithë së bashku si në një kor të vetëm mësues, prindër, nxënës kënduam për Mëmëdheun këngë që vazhdon t’i thërrasë shqiptarët për t’u mbledhur si: “Eja mblidhuni këtu, këtu”…  Programi artistik me këngë të ndryshme u përgatit mjeshtërisht nga sopranoja e mirënjohur shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliu.

Programi është prezantuar nga dy nxënës brilantë Arsi Muda dhe Eda Kulla.

Të dy në një kohë përshëndetën:

Mirëdita, Miëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës!  Mirë se keni ardhur për të festuar Ditën e Mësuesit!  Gëzuar Festën e Mësuesit, Ditën e 7 Marsit! 

Unë jam Eda Kulla nxënëse e Shkollë Shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë qëështë hapur në Janar të këtij viti.  Një duartrokitje ju lutem për këtë sukses të radhës tëShkollës Shqipe “Alba Life”.  Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe. 

Unë Jam Arsi Muda nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë që eshte hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem per këtë vatër të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.

Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Prezantuesja Eda Kulla ftoi në skenë Dr. Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të procesit mësimor e cila ka përshëndetur të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për ditën e 7 Marsit. 

Dr.Watkins tha midis të tjerash se hapja e Shkollave Shqipe nga Alba Life në New York e kanë gjetur frymëzimin nga Rilindasit tanë të shquar të cilët nën dhunë dhe terror, por me zjarrin e atdhedashurisë bënë të mundur hapjen e shkollës sëparë shqipe në Korcë. Sot ju do të keni kënaqësinë të shikoni nje program të shkurtër që fëmijët dhe mëseuest kanë përgatitur për ju. Eshtë një program i bukur dhe modest që zhvillohet tani për gati 10 vjet me rastin e kësaj feste kaq të rëndësishme për vendin tonë.

Shkolla e parë shqipe u hap ne 7 mars ne Korçë, nën drejtimin e mësuesit Pandeli Sotiri në një shtepi të ofruar nga Diamant Terpo.Une shikoj ngjashmëri me shkollën e parë dhe shkollën tonë “Alba Life”.  Të gjithë këta fëmijë që vijnë në shkollën tonë janë nga troje të

ndryshme për të mësuar si të shkruajnë, lexojnë dhe flasin shqip. Këta fëmijë mblidhen në mjediset e shkollës publike amerikane çdo të premte dhe të shtunë nën drejtmin e mësueseve të tyre shumë të dedikuara që me dashuri dhe durim shpërndajnë dijen. Të jesh mësues apo t’u krijosh fëmijëve mundësinë të mblidhen së bashku për të mësuar, nuk është pune e lehtë. 

Një mësues dhe drejtues duhet të kenë një karakteristikë shumë të rëndësishme, atë që të kenë një zemër të madhe dhe të jeni të sigurtë që të gjitha mesueset dhe drejtuesit e shkollës shqipe kanë një zemër të madhe për femijët tuaj dhe e bëjnë që kjo gjeneratë që shikoni në sallë mos të humbasë origjinën e tyre shqiptare. Pa u zgjatur shumë desha të falënderoj me një duartrokitje mësueset e shkollës shqipe “Alba Life”, Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Kozeta Zylo, Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi… Tani ju ftoj të shikojmë një dokumentar të shkurtër për hapjen e Shkollës Shqipe, më 7 Mars 1887në Korcë dhe në vazhdim.

Pas vidios nxënësit kënduan hymnin e Shkollës Shqipe si: “Gjuha Shqipe, Gjuha jone” kompozuar nga z.Petrika Melo.

Prezantuesi Muda ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të përgatitur nga mësueset Entela Muda, Vlera Selaj dhe Kozeta Zylo

Ata ishin: Alban Bojlevic me vjershën Abetarja, Loriana Thaqi, Abetarja, Arlinda                    Abetarja, Elira Dzemaili, Gjuha Shqipe nga At Gjergj Fishta, Lisa Pilku, Mësueses Time Entela dhe kengen “Moj e bukura More”.

Dea Watkins këndoi këngën për mësuesen të interpretuar në piano nga vetë ajo.

Aldini Boljevic: Gjuha Shqipe-Naim Frashëri, Rilind Bardhi, Korca —-Naim Frashëri,

Lina Murati, Abetarja. Alisa Huseinovic 7 Marsi, Leona Dema, 7 Marsi

Eliza Karpuzi, Gjuha Shqipe dhe Mikael Mashkulli, Atdheu.

Ali Boljevic , Unë jam nga Mali I Zi, Albert Karpuzi, Bir shqiptari,

Ajdin Boljevic, Shqipëria ime, Aleen  Karpuzi, Unë e dua shkollen shqipe

Arsi Muda, Jam dibran dhe Dea Kerliu, Skënderbeu.

Pas interpretimeve në poezi salla është mbushur me dashurinë për gjyshët kënduar nga Dea Kerliu, Elsa Kulla, Dea Kita, Emma Lula, Greis Hamili dhe Era Vadahi

Nxënësit e Brooklinit ishin përgatitur nga mësueset Adelina Lacaj dhe Raimonda Hysolli. Ata ishin: Eneo Rustani: I cili recitoi vjershën e thjeshtë për nënën

Kelvin Rustani: “Nena ime”, Biorni Berliu: Dy festa Të Bukura, Arion Mazdari: Dashuria për mamin

Pas poezive skena është mbushur me atmosferën e dashurisë hyjnore për nënën kënduar nga vëllezërit Eneo Rustani dhe Kelvin Rustani  të cilët kënduan “Kënga e nënës”

Eda Kulla ftoi nxënësit e shkollës shqipe në Queens, shkollë që ka vetëm një muaj që është hapur.  Hapja e saj është pritur me duartrokitje nga publiku.

Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi.

Ata ishin: Emma Lula, Festa Jote, festa ime, Heidi Haxhiu, Nena, Dea Kita, 7-8 Marsi, Alexia Borici, “Për një shkronjë”, Era Vadahi, 8 Marsi, Alba Vadahi   Vendi im, Ilirjan Karamuca, Bicikleta.

Të dy prezantuesit thanë se: E mbyllim programin me këngën kuq e zi, kuq e zi si ngjyrat e Flamurit tonë Kombëtar.  Le të këndojmë të gjithë sëbashku në ëitë të shenjtë për tënderuar tëgjithë ata Rilindas qëdhanë jetën për Gjuhën Shqipe, le të nderojmë të gjithë mëuesit kudo nëbotë si dhe të gjithë mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që kanë dhënë dhe po japin një kontribut të vyer për Gjuhën amtare! 

Përshëndetja e Ambasadores Sahatqija dhe të ftuarve

Pas programit të pasur artistik Shqip në skenë është ftuar Ambasadorja dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.  Ardhja e znj.Sahatqija shoqëruar nga Konsulli i Kosovës z.Fatmir Zajmi midis nesh është si një urë shpirtërore që lidh Diasporën dhe Kosovën tonë martire.

Ambasadorja Teuta Sahatqija në emër të shtetit të Kosovës me një fjalë elekuente emocionuese ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe iu ka uruar atyre për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. 

Ambasadorja Sahatqija tha se: “Unë e dëgjova me plot emocion programin e përgatitur aq bukur nga mësuesit dhe nxënësit dhe nuk ka më këaqësi se të shikosh këta fëmijë të lindur dhe rritur në mërgim dhe t’i dëgjosh se si flasin dhe këndojnë në gjuhën amtare.  Le të vazhdojmë kështu së bashku rrugën e ndritur të Rilindasve që gjuhën tone Shqipe mos ta harrojmë kurrë. 

Uroj që shumë prej tyre të jenë ambasadorë të Shqipërisë, Kosovë dhe gjithë trojeve shqiptare kudo në botë.  Shpreh mirënjohjen time për themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life” dhe ju uroj atyre punë të mbarë kurdoherë.  Vazhdoni dhe kurrë mos e ndaloni këtë punë të bukur patriotike dhe fisnike.

Fjala e Ambasadores u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga pjesëmarrësit, prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

Pas fjales së Ambasadores në skenë është ftuar mësuesi veteran, historiani, shkrimtari, atdhetari zemërzjarrtë z.Rexhep Dedushaj, i cili kishte udhëtuar nga Kosova dhe ndodhej në New York.

Z.Dedushaj solli kujtime të tij nga shkolla shqipe në Brooklyn kur dikur kishte qenë drejtor dhe iu kishte mesuar femijëve shqip.  Me plot emocion përshkroi se si një ditë kishte takuar rastësisht një nxënëse të tij shqiptare që dikur ishte ulur në bangat e shkollës për të mësuar shqip, por tashmë e rritur.  Ajo e kishte përshëndetur mësuesin e saj dhe i kishte thënë se tani punoj si përkthyese në ushtrinë amerikane.  Pra të dashur bashkatdhetarë vazhdoi z.Dedushaj, ju siguroj se kjo punë nuk është e lehtë, është një punë e vështirë, por tejet e bukur, kur shikon që nxënësit mësojnë kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme.  Ai faënderoi pëzemësisht themeluesit dhe mësuesit e shkollës Shqipe “Alba Life” që punojnë me aq përkushtim dhe devotshmëri. Në fund i dhuroi z. Qemal Zylo dhe librin e tij “Isha në Amerikë”.

Pas përshendetjes se z.Dedushaj fjalën e ka marrë z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” i cili iu ka uruar mësuesëve dhe nxënësve festën e shenjtë të 7 Marsit.  Ai ka falënderuar përzemersisht Ambasadoren Teuta Sahatqija, shtetin e Kosovës dhe gjithë personalitetet e Kosovës që kanë ardhur me një dashuri të pakufishme dhe që i kanë qëndruar pranë vazhdimisht shkollës Shqipe “Alba Life”.  Më duhet t’ju kujtoj se kohët e fundit pranë shkollës sonë në Staten Island vazhdoi z.Zylo ishte ministry i Disaporës z.Valon Murati.  Unë ju falënderoj në emër të gjithë stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe ju siguroj se do të punojmë të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Ai falënderoi ngrohtësisht të gjitha mësueset si Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Blerta Gjevori, Ardita Vadahi si dhe bashkëpunëtorët e përkushtuar Eduard Dilo dhe Rovena Grishaj…

Të gjitha mësueseve iu dhuroi nga një buqetë me lule të freskëta në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e tyre në mësimdhënie.  Një tufë me lule në emër të Bordit tëShkollës Shqipe “Alba Life” iu dhurua Ambasadores dhe Konsulles se Pergjithshme të Kosovës znj.Teuta Sahtaqija si dhe mësuesit veteran z.Rexhep Dedushaj.

Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:

“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.

Pas një festimi të bukur të 7 marsit Ditës së Mësuesit, prindërit dhe gjyshërit nuk rreshtnin së falënderuari gjithë mësueset e Shkollës Shqipe “Alba Life”, për mundësinë që iu jepet fëmijëve të tyre për të mësuar shqip dhe për të qenë konfidentë në jetë duke dalë në një skenë shqiptare veshur kuq e zi me ngjyrat e Flamurit Kombëtar në zemër të Nju Jorkut.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman Todd Watkins dhe inxh.audio sistem Ermal Hasanlliu, filmim që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

11 Mars, 2017

Brooklyn, New York

 

 

Comments

comments

-----