20 OJF NE KUALICION ME SHGPS PER REZOLUTEN 1325 TE OKB
Nga ARBEN LAGRETA *
Në kuadër të përpjekjeve dy-vjeçare për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara edhe në vendin tonë, Shoqata e Grave me Probleme Sociale me qendë r në Durrë s njoftoi ditë t e fundit krijimin e Koalicionit të Organizatave të Shoqërisë Civile “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, një koalicion që do të çojë përpara agjendën e nisur për miratimin dhe zbatimin e të parit Plan Veprimi nga Qeveria në Shqipëri.
20 organizata të shoqërisë civile nga Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha etj. nënshkruan simbolikisht ditët e fundit themelimin e këtij koalicioni, duke marrë përsipër angazhime dhe detyra konkrete që do të detajohen në periudhën në vazhdim për secilin anëtar të koalicionit.
Ambasada e Hollandës në Tiranë, UN Women Albania, Përfaqësia e OSBE-së në vendin tonë, si dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore dhe publike përshëndetën krijimin e koalicionit.
Zv.ambasadorja e Hollandës, znj. Petra Hajlen duke e konsideruar një hap shumë pozitiv krijimin e këtij koalicioni u shpreh se një projekt gjithëpërfshirës ka gjithnjë mundësinë të jetë i suksesshëm. Ndaj përfshirja e sa më shumë organizatave në këtë projekt do të çojë përpara procesin dhe miratimin e të parit Plan Veprimi (2018-2020) për zbatimin e Rezolutës 1325 në Shqipëri që detyron shtetin të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar .
Ndër synimet lryesore të kë tij koalicionit janë :
Të ndihmojë në formësimin e politikave,
Ø Të monitorojë dhe vlerësojë zbatimin e Planit të Veprimit (pas miratimit),
Ø Të prodhojë ide të reja projektesh në funksion të rritjes së sigurisë, paqes dhe rolit të gruas,
Ø Të ofrojë ekspertizë, trajnime,
Ø Të bë jë kërkime dhe ofrojë informacione të rëndësishme mbi realitetin dhe veprimtaritë,
Ø Të ofrojë shërbime sigurie brenda komuniteteve,
Ø Të lehtësojë dialogun dhe negociatat ndërmjet aktorëve të sektorit kombëtar të sigurisë dhe komuniteteve vendore, etj
Sipas Znj. Bajana Çeveli, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, zbatuese e projektit “Rezoluta 1325, Të drejtat e Grave nga koncepti në realitetin Shqiptar” që mbështetet nga Ambasada Hollandeze dhe UN Women Fondi për Barazinë Gjinore, “ Kualicioni do të ndërrmarrë nisma konkrete për rritjen e sigurisë së gruas në vend, ku emergjente mbetet dhuna ndaj saj në familje.”
Edhe deputetja Elona Gjebrea, aktiviste e njohur e shoqë risë civile në kë të fushë dhe mbështetëse aktive e këtij projekti, deklaroi ndë rmjet të tjerash se do të vazhdojë të jetë një zë i shtuar për të shpejtuar miratimin e Planit të Veprimit për Rezolutën 1325, një dokument politik që angazhon qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore në veprime konkrete.
Anëtarët e koalicionit të OSHC-ve “Gratë, Paqja dhe Siguria” janë të interesuar për forcimin e sigurisë në komunitetet tona dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare përmes dialogut dhe angazhimit me një rol të përforcuar të grave në ccështjet e sigurisë në vend e më gjerë.
Koalicioni është i hapur dhe fton të bëhen pjesë e tij të gjitha organizatat që ndajnë të njëjtin vizion dhe synojnë të sjellin ndryshimin, që është më i shpejtë kur të gjithë bëhen bashkë.
* Autori është Koordinator Rajonal i Veriut për Marrdhëniet me Jashtë në Unionin e Gazetarëve Shqiptarë.
Comments
-----