28 NËNTORI 2017

Nga Luan Çipi

 

Këtë vit, njëzetetetë nëntori,

Dita m’e madhe e Shqiptarëve,

Erdhi e mbarë, gëzim na solli,

Kujtime e mall prej të parëve:

 

Në krye, vlonjat Ismaili,

Nga Malësia, Luigj Shkodrani

Nga Dardanët, Is Buletini,

Lef Nosi, prej Elbasani.

 

Burra trima, grup madhështor,

Anë e kënd nga Shqiptaria

U mblodhën, këtu në Vlorë,

Është shpallur Pavarësia!

 

Pa këtë akt të madh, sublim

Ne, as sot s’do kishim shtet!

Jemi mbushur ngazëllim,

Dita e Madhe po na thërret:

 

Shqipot rreth e të mërguar,

Në Dardani e në Çamëri,

Në Evropën e Bashkuar

Njësh do jenë dhe në Liri!

 

Vlorë, më 28 Nëntor 2017

 

 

 

Comments

comments

-----