Presidenti Meta takim me aktivistet shqiptare nga SHBA

Nga Megi Demirxhiu

Shtator 2017, Tiranë

Presidenti i Shqipërisë Z.Ilir Meta priti në një takim zyrtar delegacionin e grave e vajzave shqiptare, aktiviste të të drejtave të njeriut në Amerikë dhe Shqipëri. Delegacioni kryesohej nga gazetarja dhe aktivistja e të drejtave humane Znj.Mimoza Dajçi. 

Presidenti Meta, i cili në këtë takim shoqërohej nga stafi i Tij, falenderoi mysafiret dhe i uroi suksese në misionin e lartë e të veçantë që janë duke zhvilluar për të drejtat e grave e fëmijëve në SHBA dhe Shqipëri. Z. Meta ishte i mirë informuar mbi aktivitetet e shumta humane, sociale e kulturore që kryesisht Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” ndërrmer në SHBA, si dhe për ndihmat humanitare që kjo organizatë së bashku me Shoqatën “Duart e Hapura” drejtuar nga zotërinjtë Aleks Nilaj e Tony Musaj dhe OJQ Amerikane me presidente Znj. Edith Blitzer dërguan në Shqipëri kohë më parë me rastin e përmbytjeve.

Presidenti Meta foli mbi rolin e rëndësishëm që duhet të ketë femra shqiptare në familje, shoqëri, politikë e vendimarrje si dhe për prioritet e saj në këto fusha. Ai u ndal edhe tek dhuna e krimi që po mbyt familjet shqiptare, ku sapo ka ndodhur tha ai një akt i rëndë, ku një gjyqtare mbeti e vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj. 

Z. Meta deklaroi gjithashtu se do të bënte publik opinion e tij për atë vrasje makabër, duke ju drejtuar edhe drejtësisë shqiptare që të rrishqyrtonte edhe një herë lirimin e vrasësit nga organet përkatëse, si dhe rasteve të tjera te ngjashme.

Takimi kaloi i ngrohtë e miqësor, si dhe u la i hapur për bashkëpunime të tjera.  

Comments

comments

-----