Takim i Birit të Perëndisë me banorët e ishullit në Staten Island

Nga Keze Kozeta Zylo

“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…

 

Pastori amerikan Steve Galegor ky Bir i Perëndisë ka dekada që punon dhe ndihmon me vepra mjaft shqiptarë kudo ku jetojnë.  Fal shqipes së kulluar që e flet më mire se mjaft shqiptarë ku mjerisht shumë prej tyre nuk e flasin fare, harruar rrugëve të çakërdisura të mergimit, Steve është bërë një emër i njohur në komunitetin shqiptaro amerikan, por jo vetëm këtu, por edhe brenda trojeve shqiptare. 

Për pastorin Steve Galegor cilido shqiptar që e ka takuar dhe që e njeh personalisht flasin fjalë miradie, ngase ai e ka treguar atë vetëm me punë të vazhdueshme dhe kualitative.

E shtuna duhet të jetë shumë qetësuese me tha zonja Demiraj dhe kjo vazhdoi zonja Likollari kryhet më së miri kur mblidhemi së bashku si motra e vëllezër ja si dita e sotme ku protagonist kryesor është Pastori Galegor.

Mr. Galegor së bashku me bashkëshorten e tij një ëngjëllore Perëndie dhe djalin e dashur Calleb shtronin dhe përgatisnin tryezën plot shije e kulturë shqiptare.  Mishrat e pjekur në BBQ, byreqet e përgatitura nga amvisat shqiptare kundërrmonin dhe ngacmonin shqisat për t’u ulur pranë tryezës dhe për të biseduar dhe kuvenduar së bashku.

Në këto ushqime nuk mungonte dhe sallata jeshile me djathë kaçkavall shqiptar sjellë nga çifti Laçaj të cilët sapo ishin kthyer nga Mëmëdheu së bashku me aromën shqiptare.

Bakllavaja me petë të holla të përgatitura nga Arta dukej sikur tërhoqi më shumë për ta shijuar në një muzg perëndimi me pak fllad ishulli dhe një vallëzim të lehtë të gjetheve të pemëve të larta që me majat e tyre dukeshin sikur puthnin qiellin e kaltër.

Steve Galegor përshëndeti gjithë të pranishmit dhe iu uroi plot mirësi dhe dashuri mirëseardhjen e tyre. 

Ai lexoi citime nga shkrimi i Shenjtë prej Apostullit Gjon një nga të dymbëdhjetët që zgjodhi Jezusi, i cili ndërmjet të tjerash solli dhe këtë citim për jetesën si: 

“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…

Këto takime bëhen tejet te kendshme kur marrin pjesë dhe fëmijët të cilët përgatitën mjeshtërisht dhe fushën e volejbollit kur luajtën së bashku me më të rriturit.  Energjia pozitive e fëmijëve i mban dhe më të rinj prindërit dhe komunitetin ku jetojmë në se ne do të dimë t’i organizojmë dhe t’i ftojmë në të gjitha aktivitetet kulturore edukative që organizohen nga shoqata të ndryshme.

Shqiptarët në Staten Island kaluan një të shtunë të kendshme së bashku në këtë fund vere dhe që këto takime mbushen gjithmonë  me fllad dhe dashuri me aromë shqipëie organizuar nga amerikani që e ka në thelb të zemrës dashurinë e pakufishme për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Malin e Zi, Dibrën e Madhe dhe Çamërinë…

20 gusht, 2017

Staten Island, New York

Comments

comments

-----