Po ia vrasin fëmijët, një nga një, Ibrahim Rugovës

  • Shqetësimin e madh, keqardhjen e thellë, shokimin deri në lotë, që shprehin veprimtarët dhe anëtarësia e devotshme e LDK-së, për vendimin çoroditës e fatal, të së bijës të Presidentit Rugova, për të votuar kryebanditët e Kosovës… 

  • Vëllezërit satanikë të Ukë Rugovës!

Nga IDRIZ ZEQIRAJ

E kam parë me sy dhe e kam dëgjuar me vesh, para 11 vitesh, kur Astrit Haraçija, në një emision televiziv, thoshte se Ukë Rugovën e kam vëlla. Është hera e dytë që provohet “vëllazëria” e tij, kësaj radhe edhe e Dardan Gashit.

Herën e parë: Gjashtë (6) vjet më parë, SHIK-u, për ta dëmtuar LDK-në dhe denigruar Presidentin Rugova, themeloi “partinë” me emrin “Lista Ibrahim Rugova”, të kryesuar nga Uka, ku u strehuan armiqtë e dëshmuar të Presidentit Rugova, në gjallje të tij, dhe hafijet masiv të SHIK-ut, në mes tyre edhe “vëllezërit” e Ukës, Astrit Haraçija e Dardan Gashi, me horrakët tjerë.

Herën e dytë: Tani, kreu i partisë-bandë, AAK-a, Ramush Haradinaj, “i ka hypë në kokë” me u bë kryeministër, së bashku me “sejmenët” e tij dilinxhinj: Blerim Kuqi, Muharrem Nitaj, për t’u bashkuar me “vëllezërit” e Ukës: Astrit Haraçinë e Dardan Gashin, që të gjithë armiq aktiv të Familjes Rugova, shantazhojnë e kërcënojnë Teutë Rugovën, me dosjen e të vëllait, Ukës.

Nëse, vërtet, këta të dy pranohen si “vëllezër” të Ukës, vaj halli për atë dhe të motrën, Teutën! Njeriu që e solli LDK-në në 6% në Gjakovë, Astrit Haraçija, tani, i është sulur Familjes Rugova. Uka i tmerruar nga burgu, është gati të bëjë çdo marrëzi të mundshme, për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit. Janë “vëllezërit” e tij, të instruktuar nga SHIK-u, që e futën në kurth dhe ia tundin dosjen fytyrës, si një erashkë freskuese!

Shqetësimin e madh, keqardhjen e thellë, shokimin deri në lotë, që shprehin veprimtarët dhe anëtarësia e devotshme e LDK-së, për vendimin çoroditës e fatal, të së bijës të Presidentit Rugova, për të votuar kryebanditët e Kosovës, trumbetuesit, zëdhënësit e SHIK-ut, të cilët i njohim “si parën e kuqe”, shpërfaqin shoun cinik, kinse, “në mbrojtje të mendimit të lirë e demokratik”, “në mbrojtje të Teutë Rugovës”, madje, deri në protestë!!!

Në shkrimin: “PDK dhe AAK denigrojnë Familjen Rugova”, i sugjerova Ukë Rugovës të shkojë në burg, bile, hiç pa u vonuar, për të shlyer fajin e bërë, nga kurthi-mashtrim i “vëllezërve” satanikë të tij, Astrit Haraçija e Dardan Gashi, duke u liruar, njëherë e përgjithmonë, nga kthetrat e vrazhdëta të SHIK-ut terrorist.

Me shlyerjen e fajit, ai do të lirohej dhe do t’i thoshte Kadri Veselit, me bandën e tij, “ia rrofsh koçët agës”, se shantazhi, kërcënimi me dosje mori fund.

Degradimi moral i fëmijëve të Rugovës, po ndodhë dhimbshëm e vajtueshëm, madje, para syve tanë. Ata që kanë gjakosur e vrarë shumë qindra ushtarakë dhe veprimtarë të hyjnorit Ibrahim Rugova, tani po ia vrasin fëmijët, një nga një, moralisht.

Është tmerruese, me votat e LDK-së, ta luftosh LDK-në! Ky është një abuzim i skajshëm, me besimin e marrë, në emër të njeriut më të adhuruar, për të gjitha kohërat, nga shqiptarët atdhetarë, të kudondodhur, siç është Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Është një thirrje e dëlirë dhe shumë dashamirëse e anëtarësisë, e elektoratit të LDK-së dhe e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan, njëmendësisht, Kosovën dhe përparimin e saj, për ju, motër e vëlla, Ukë dhe Teutë Rugova, të provoni të reflektoni, sa nuk është kontrabanduar, edhe faktikisht,  shenjtëria e një vote, tejet domethënëse kësaj here.

Tashmë, të gjithë shqiptarët e kanë mësuar presionin, shantazhin enorme e banditesk të dy partive-banda, PDK-së dhe të AAK-së, që identifikohen me SHIK-un vrastar. Andaj, duhet të gjeni forcë e kurajo qytetare, për ta përballuar këtë sulm, sa të egër, aq edhe të turpshëm, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinaj, me bandat e tyre kriminale.

Keni besim se shqiptarët do të jenë me Ju dhe pranë jush, kudo dhe gjithherë. Shqiptarët atdhetarë e dinë se mbrojtja e juaj, është amaneti i pa thënë, por, i vetëkuptueshëm, i babait tuaj, Presidentit tonë të Përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova.

Comments

comments

-----