TURNIRI SPOTIV HUMANITAR TRADICIONAL

Shoqata “Sali Çekaj” në aktivitete sportive dhe humanitare

Nga ARGENT FERIZI, student në Mynih

        IDRIZ ZEQIRAJ, anëtar Nderi i Shoqatës

 Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, vazhdon aktivitetet kulturore, sportive dhe humanitare. Korriku është muaji i përcaktuar për një aktivitet të veçantë: Turniri Sportiv Humanitar Tradicional. Në krye të këtij organizimi është Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj”, me Osman Ferizin-kryetar, Blerim Cakiqi-nënkryetar, Mustafë Shala, Shemsi Haziri, Shaban Muli, Gazmend Dashi, Zymer Zeneli, Isuf Qetaj, Ermal Hoxha, Rafet Mehmeti, Maxhun Smajli – anëtarë.

     Në Turnirin Sportiv Humanitar garuan 16 ekipe të futbollit. Pfaffenhofeni u përfaqësua me tri ekipe: 1) “Theranda”, 2) ” Blerimi Maler” (ekipi i firmës të Blerim Cakiqit), 3) “Sali Çekaj”, (ekipi i Shoqatës). Një ekip sportiv simpatik vinte nga Freissingu fëqinj, i kryesuar nga sekretari i Shoqatës, “Rrufeja”, Naim Haxhijaj. Ndëra ekipet tjera vinin nga qytetet tjera të Bavarisë.

     Në anësorën e fushës sportive, për ndarjen e lojërave garuese dhe mbikëqyrjen ishin: Argent Ferizi, Enisi, Isuf Qetaj, Gazmend Dashi. Ndërsa referë: Naim Hajdaj, Arianit Hasaj, Avni Hoxha e Naser Xhafa. Në përfundim të lojërave, u përcaktuan ekipet fituese: Vendin e parë e zuri “FC Ferizaji”; vendin e dytë, “FC Falke”; vendin e tretë, “FC Prishtina”. Lojëtari më i mirë u shpall Gregori, ndërsa portieri më i mirë u klasifikua Ardian Duhani.

Ekipet sportive të Pfaffenhofenit me organizatorët e turnirit

     Organizimi dhe funksionimi i kuzhinës, në mjediset sportive, sidomos kur zhvillohet Turniri Sportiv Humanitar Tradicional, ka një rëndësi të veçantë, për begatimin e arkës financiare humamitare. Edhe kësaj radhe kuzhina e menagjuar nga anëtarët e kryesisë të Shoqatës “Sali Çekaj”; Shaban Muli, Azem Daka, Blerim Cakiqi, Rafet Mehmeti, Bajram Muli, përmbushi, mrekullisht mirë, nevojat e ekipeve sportive dhe të shikuesëve, simpatizantëve dhe dashamirëve të sportit, përkatësisht, të lojëtarëve të futbollit.

Nga Turniri Sportiv Humanitar Tradicional në Pfaffenhofen

       Nga Turniri Sportiv Humanitar u realizuan 4.300 euro, bruto, plus 100 euro dhuroi Afim Mulaj, i cili shquhet për humanitet. Në të njëjtën ditë dhuroi 500 euro, për rinovimin e shtëpisë të një ushtari të luftës. Mjetët e siguruara dhe të tjera, që vazhdojnë të mblidhën, do të përdorën për humanitet.

    

     Shoqata “Sali Çekaj” meremeton një shtëpi

     Shoqata Kulturore Humanitare Shqiptaro-Gjermane, “Sali “Çekaj”, në Pfaffenhofen të Bavarisë gjermane, është nga më të shquarat në Mërgatën shqiptare. Kjo Shoqatë, është e hershme në aktivitete kulturore, edukuese, sportive, humanitare. Bursimet e studentëve në nevojë; ndarje ndihmash, të herëpashershme për skamnorët, në të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe Shqipërinë.

      Nuk ka ngujime nepotike e provinciale dhe as preferenca individuale apo grupore. Sejcili anëtar i Shoqatës, madje edhe individ jashtë saj, ka të drejtë të deponojë propozime për skamnorë dhe nevojtarë, kudo që ata ndodhën. Kryesia i studjon me shumë përgjegjësi, duke bërë verifikimin faktik, nëpërmjet organeve komunale dhe të fshatit apo lagjës ku jeton nevojtari, skamnori. 

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” me mysafirë

     Ndonëse Shoqata është marrë me ndërtime dhe meremetime të shtëpive, më parësi invalidët dhe luftëtarët, me humbje të aftësive për punë, bazë e informacionit kanë qenë eprorët e tyre ushtarakë, nga çeta, batalioni e deri ke kreu i brigadës. Prandaj, anëtarët e Shoqatës “Sali Çekaj”, ish-luftëtarë, indinjohen për veprimet kriminale e rrugaçërore të disa “komandantëve”, të cilët kanë dhënë “dëshmi të veteranit”, pa shprazur asnjë plumb!

     Për shembull, Brigada 138, bëri një kërkesë për ushtarin e UÇK-së, në Koshare, Nebi Beqiri, nga Xërxa, për një ndërhyrje kirurgjike, në zemër, në spitalin turk. Shoqata ndihmoi me 500 euro, për operacionin, i cili kushtoi, gjithsejt, 4.500 euro. Shuma tjetër ishte siguruar, më parë, nga brenda Kosovës.

    Shoqata “Sali Çekaj” arriti ta realizojë projektin e kushtueshëm, gadi të barazueshëm me ndërtimin e një shtëpie, ngritjen e shtatorës të hyjnorës tonë, Nëna Tereze. Organizimi madhështor i përurimit të këtij monumenti historik, ishte i llojit të veçantë. Pjesëmarrja e personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, të veprimtarëve shqiptarë nga shtetet e Evropës, si dhe të personaliteteve kishtare dhe shtetërore gjermane, i dhanë hijeshi e sharm sheshit, ku u ngrit shtatorja e shenjëtorës shqiptare, Nëna Tereze.

Mesha masive, e mbajtur në Kishën Qendrore të qytetit, me praninë e të gjitha besimeve fetare, ishte një risi tjetër, krejt e virgjër. Tani vendorët dhe mërgimtarët shqiptarë, kanë një faltore të veçantë – Shtatorën e Gonxhe Bojaxhiut, e mbiquajtur Nëna Tereze, Nënës të përbotshme, unike në historinë e njerëzimit.

     Kërkesë nga Shoqata “Sali  Çekaj”

     Kërkojmë ndihmë solidare për ish-ushtarin besnik të UÇK-së, në Koshare, Ukshin Gashi, nga Lumbardhi, për meretimin e shtëpisë. Shumë familje skamnore, falë humanitetit tuaj, sot janë bërë me shtëpi. Andaj, kërkoj mbështetjen tuaj, nga shuma prej 200 euro e sipër. Deri më tani, nga 500 euro kanë dhënë: Adem Shoshi, Afrim Mulaj, Isuf Qetaj dhe shumë të tjerë nga 200 euro.

     Ju garantojmë dhënien e vërtetimit, si dëshmi për Finanzamt (byronë e tatimeve), si spende (lehtësim në tatim), sepse Shoqata është e regjistruar me:

ST.MR. 124/1o7/00814

Iban: DE 59 721516500009

BIC: BYLADEM 1 PAF

Sparkasse Pfaffenhofen

Name (Emri): Albanisch – Deutscher Kultur e.V. “Sali Çekaj”

     Mundësisht, pagesën ta bëni deri në fund të muajit korrik, sepse meremetimi i shtëpisë duhet të përfundojë para të reshurave vjeshtore.

      Uroj, shpresoj dhe besoj për mirëkuptimin tuaj!

     Ju falemnderit dhe Zoti ju shpërbleftë me shëndet e begati!

          Me respekt: Osman Ferizi, kryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”

    Dhe, për fund, një – N j o f t i m – për anëtarët e Shoqatës “Sali Çekaj”, të cilët kanë ardhur më parë në Atdhe dhe nuk janë informuar se më 30.07.2017, Shoqatat simotra, që mbajnë emrin e Sali Çekaj, Hero i Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra, së bashku do të bëjnë homazhe, vizita nderimi, për disa heronj, të luftës dhe të pas luftës.

     Pikëtakimi do të jetë ke shtatorja e Heroit Sali Çekaj, në Deçan, më 30.07.2017, në ora 8.oo, nga ku do të fillojnë homazhet.

 

Comments

comments

-----