Shteti Shqiptar Dhe Shteti i Kosovës

Nga Keze Kozeta Zylo

Dikur është thënë nga populli se: “U be zogu të mësojë klloçkën”, por sot eshte e kundërta zogu e mëson klloçkën në se ka filluar të “bëjë” vetëm gëlasa nëpër shalët me brekushe të zeza të liderit…

Ndonëse shteti i Kosovës është shteti më i ri në botë, në lidhje me diasporën ka një program të qartë dhe produktiv. 

Le të ndalem vetëm në dy pika nevralgjike të Kombit:  Diaspora dhe Gjuha Shqipe, aty ku jam shumë e ndjeshme si një anëtare aktive e Diasporës…

Si vepron Kosova?

Kur intervistova ministrin e Diasporës z.Valon Murati në shkurt të këtij viti pranë Shkollës Shqipe

 “Alba Life” në Staten Island, New York ai pohoi me krenari se Diaspora e Kosovës ka të drejtën e votës. 

Ngela shumë e impresionuar!

Kohët e fundit lexova njoftimin zyrtar nga komisioni qendror i zgjedhjeve që dhe Diaspora e Kosovës të marrë pjesë në votime!  Njoftimi është si më poshtë:

“Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banor i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Si vepron kryeminstri shqiptar?

 

Kryeministri shqiptar që ka “zaptuar” çdo qelizë të Kombit tim del në TV-të shqiptare dhe thërret si:

“Ftoj të gjithë Diasporën të telefonojë prindër, të afërm, vjehrin, vjehrën, kunatën, kunatin, ish shokët dhe shoqet, ish drejtorat që keni pasur në punërat tuaja, ish gratë e ndara apo burrat e ndarë se edhe moDhern të mëdhenj jemi bërë duke u sfumuar familja, me një fjalë soj e sorollop vetëm që të votojnë për Edi Ramen dhe sahanlëpirësit e tij që jetojnë në lluks të shfrenuar…, paçka se fshihen nën jorganin e Partisë Socialiste…

Domethënë qënë rreshtin e parë Kryeministri ynë e ka përjashtuar Diasporën nga votimet, por që I duhet shumë të bashkëpunojë me të afërmit që jetojnë atje për të votuar kryeministrin…

Ç’mjerim!…

Gjuha Shqipe për të dy shtetet

Si vepron Kosova?

Ministria e Diasporës së Kosovës ka statistika se mësimin plotësues të Gjuhës shqipe e vijojnë rreth 30 mijë nxënës, me rreth 400 mësues që mbajnë mësimin në mbi 2 mijë paralele në gjithë botën, ku ka përqendrim të bashkatdhetarëve tanë dhe e ka progam te miratuar të veçantë për funksionimin e mësimit të Gjuhës Shqipe.

Si vepron Shqipëria?

Kur k/m Rama u takua pasi ishte zgjedhur në detyrë në Manhattan me anëtarë të Diaspores, Themeluesi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Qemal Zylo i cili kishte shkuar si producent i TV “Alba Life” për ta filmuar takimin e k/m Rama me Diasporën e pyeti se çfarë programi ka qeveria juaj për Shkollat Shqipe ne Diasporë? 

K/M Rama pasi kruajti kokën si i zënë ngushtë tha:  “Ne do të hapim një kanal televiziv për Gjuhën Shqipe për fëmijët në Diasporë”…  Por Qemal Zylo iu pergjigj se:  “Kanali televiziv qe ju do të hapni nuk është CNN që të shikohet në gjithë botën, dhe fëmijët e lindur dhe rritur jashtë trojeve shqiptare e kanë shumë të vështirë për ta mësuar me kanalin tuaj televiziv… Duhen programe te detajuara, klasa mësimore, pajisje me libra, abetare, gjuhën shqipe,  etj, që të mësohet Gjuha Shqipe”…

Kaluan 4 vjet, jo vetëm që s’është hapur ndonjë kanal televiziv për Gjuhën Shqipe, por k/m Rama ka vetë probleme me Gjuhën Shqipe: Ai në rubrikën që ka hapur në statusin e tij në vend të fjalës shqipe “Përkujtim” vendos fjalën e huaj “Amarcord”, dhe kohët e fundit në rubrikën tjetër që ka hapur në vend të fjalës shqipe: “Kamera ime” e shkruan në gjuhë të huaj “My Camera”…, ose ne vend te fjales direkt shkruan “live”

Thuaj sa të duash, shkruaj sa të duash… përsëri e perseri vazhdojmë me kokëfortësinë që s’heqim kurrë dorë…

Mirë çdo gjë kombëtare e “zaptuat” por edhe Gjuhën Shqipe doni ta mohoni zoti kryeministër?

Si perfundim në dy pikat më nevralgjike të Kombit për Diasporën si Gjuha Shqipe dhe Vota e saj shteti i Kosovës si shteti më i ri në botë ka ecur më shumë se shteti shqiptar që ka 105 vjet, prandaj në këtë rast zogjtë kanë të drejtë të mësojnë klloçkën e cila ka filluar të “bëjë” vetëm gëlasa nëpër shalët me brekushe të zeza të liderit…

 

Fund maji, 2017

Staten Island, New York

 

 

Comments

comments

-----