Interviste me Kryetaren e Shoqates “Marigona” Znj.Sabije Veseli

Intervistë me Kryetaren e Shoqatës “Marigona” Znj. Sabije Veseli

Nga Mimoza Dajçi

New Jersey, Shkurt 2017

Sabije Veseli ka lindur në fshatin Livadhi të Strugës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe katër vitet e tjera i përfundoi në fshatin Dollogozhdë. Dy vitet e para të gjimnazit i ndoqi në Strugë dhe por për shkaqe politike nga represioni serbo maqedonas e parapërjashtuan nga gjimnazi dhe pastaj vazhdoi studimet në Prishtinë. Gjithashtu në Prishtinë e filloi drejtimin në shkollën e mesme ‘’Programier të Informatikës’’, por me tensionimin e situatës në Kosovë ndërpret shkollimin dhe jeta i mori kahje tjetër. 

Endrra e saj ka qenë marrja me sport. U regjistrua në fakultetin e Fiskulturës por nuk mundi ta vazhdojë. Dihen arsyet. Kjo ëndërr e saj nuk ju realizua. Hendbolli ka qenë dëshira e saj e madhe dhe një ëndërr që një ditë të luante për ekipin e Prishtinës. Pas një viti filloi të merret me shkrime që në fillim ju duk sikur po argëtohej. Vazhdoi një kurs tre vjeçar për parashikim paranormal (parashikim për një të ardhme). Ky parashikim është dhuratë nga Zoti që unë e kam thotë Sabija. Libri i saj i parë që shkruajti është ai, ku sipas saj ka për subjekt personazhin e një Oficeri të luftës së parë botërore që bie viktimë dhe varroset larg vendlindjes. Dhe personazh tjetër kryesor është Besa një vajzë shqiptare, e cila mundohet tja plotësojë amanetin e oficerit. Libri mer titullin ‘’Pse u dashurove tek unë’’

Sabije Veseli është nga vendlindja me një ëndërr që të shkruaj në këtë rrymë dhe librat e saj të botohen në Amerikë. Merret me shkrime dhe kjo është jeta e saj, frymëzimi shpirtëror që e posedon dhe Zoti ja ka dhuruar. Dhuratë që e çmon dhe e vlerëson shumë.

– Përshëndetje Znj. Veseli

S. V – Përshëndetje Znj. Dajçi

– Unë Sabije ju falenderoj që jemi sot sëbashku në këtë bisedë mediatike.

S. V – Edhe unë sigurisht ju falenderoj përzëmërsisht që më mundësuat të shpreh mendimet e mia në intervistën që më afruat.

– Së pari unë Znj. Veseli do të ndalem tek krijimtaria juaj e pasur letrare, jeni autore e shtatë librave, ku brenda tyre jepni shpjegimet e ëndrrave.

S. V – Po ështe e vërtetë, unë jam autore e këtyre shtatë librave, por si fillim kur fillova të shkruaj mu duk si argëtim dhe libri m i parë titullohet “Pse u dashurove tek unë”.

– Kujt ja dedikoni suksesin tuaj

S. V – Për të arritur sukses rrugët janë të gjata dhe të vështira. Në dhe të huaj duhet shumë angazhim. Nëse ëndërron që një ditë të keni sukses duhet punë dhe mos dorëzim nga ëndrra që kështu arrihet qellimi që i ke detyruar vetes. Duhet vullnet dhe punë.

– Cilës kompani ja keni besuar botimet tuaja?

S V – Jam e pamvarur me shkrimet e mia. Librat e mija mi ka botuar kompania Amerikane ‘’New Age World Publishing”’ me qender në Kaliforni. 

– A mund të njihemi me disa nga titujt e veprave tuaja letrare?

S V – Titujt e librave që unë kam botuar janë këto:

Why Did You Fall in Love With Me?

Mysterious Secret (after Death)

Interpretation of Dreams 

Dangerous Road 

Dreams Our Divine Messages

I live in Hell

– Ku mund ti sigurojë lexuesi i interesuar librat tuaja?

S. V – Librat e mi shiten në Amazon. com, gjithashtu edhe në Barnes & Nobles  si dhe në Website.sabijedervishi-veseli.com

-Krijimtaria juaj letrare është vetëm në gjuhën angleze apo edhe në gjuhën shqipe?

S. V – Janë në gjuhën angleze, arsyeja sepse lexuesi Amerikan i vlerëson dhe i lexon këto lloj subjektesh. Subjektet që unë i vë në libër janë të pa besueshme në trevat tona, kjo është edhe qëllimi ime që unë i botoj në gjuhën angleze .

– Si ju lindi ideja që ëndrrat dhe shpjegimet e tyre ti botoni në shtypin amerikan?

S. D – Parashikimet e mia, për ëndrrat kanë qenë në vitin e parë të shkollës së mesme. Atëherë filluan të më shfaqen ëndrrat, por duke qenë tepër e re në moshë, nuk i vlerësova dhe nuk ju kushtova rëndësi, sepse kisha ëndrra të tjera në jetë si çdo e re. 

– A e shikoni veten si një klasifikuese ëndrrash qysh në fëmijëri, a kanë qenë ato pjesë e jetës së realitetit të jetës tuaj?

S. V – Endrrat paskan qenë pjesa e ime e pa ndalshme që më ndjekin pas. Endrra të realta dhe  pjesë e jetës sime. Ecim së bashku me ditët e së ardhmes. Me ëndrrat jetoj, janë reale, disa nga këto i përballoj, disa janë pjesë e hidhur e jetës sime. Jeta vazhdon.  

– Le të kthehemi tek jeta e përditshme, ku përveç angazhimeve tuaja familjare keni edhe ato shoqërore ku jeni sot Kyretare e Shoqatës “Marigona” në New Jersey. A mund ta njohim lexuesin tonë rreth kësaj shoqate dhe kur u themelua ajo?

S. V – Më 25 nëntor me dëshirën dhe vullnetin time u formua Shoqata e Femrës Shqiptaro -Amerikane “Marigona’’. Kryetare Sabije Veseli, N/kryetare Zira Musliu dhe Sekretare  Gonxhe Meta, me qendër në Riverdell, NJ. Filluam të miremi me aktivitetet e shoqatës. Qëllimi jonë është të meremi me humanizëm dhe të ndihmojmë femrën në nevojë. Jemi në hapat e para, dhe kemi nevojë për mbështetje. Bora Bales dizajneres të Veshjeve Tradicionale Shqiptare i dhuruam nji veshje Strugane dhe me dëshirën e Borës u prezantua në New York. “Marigona” u paraqit në këtë sfilatë me veshjen e rrethit të Strugës. Për mua në veqanti ishte një ëndërr e kahmotshme që veshja jonë Strugane të prezantohet në këtë event kaq të rëndësishëm dhe ku ? në New York. Më 3 Prill në Kenerik përsëri “Marigona” u paraqit po me këtë veshje të Bora Balaj që organizoi një sfilatë me këto veshje. Bora Balaj i dhuruam veshjet tona të punuara nga Sabije Veseli, Fllanxa Sela Polloxhani dhe Muvedet Sela Elmazi. “Marigona” organizoi Sofrën Tradicionale Shqiptare. Në këtë sofër u ulën të gjitha gratë e trevave shqiptare. Kjo sofër u pasurua me ushqimet tradicionale nga të gjitha trevat. 

– A keni bashkëpunime edhe me organizata të tjera grash që veprojne në SHB përsa i përket lëvizjes feministe?

S. V – Kemi mardhënie të mira me Organizaten The Women’s Organizaten “Hope & Peace” udhêhequr nga ju Mimoza. Nën organizimin tuaj u organizua një tribunë në “Monroe College” në qershor të viti të kaluar me temë ‘’Gratë e dhunuara në Komunizem”. Ku ne si shoqatë u prezantuam aty me një temë kushtuar Shpresa Tuda një shkrimtare nga Veleshta,  e cila u persekutua nga regjimi dhe diktatura Jugosllave. 

Si dhe pak ditë më parë ne ishim pjesë e Sesionit Përkujtimor që u mbajt në “Vatër”, në New York (me inisiativën tuaj Znj. Dajçi) për 100 vjetorin e lindjes së Martires shqiptare Musine Kokalari. Ku gjej momentin edhe t’ju përgëzoj, pasi kishit arritur të realizonit me të vërtetë një Akademi të suksesshme Shkencore kushtuar disidentes së parë femër shqiptare që sfidoi diktaturën komuniste.

– E nderuar Znj. Veseli, cilat janë planet tuaj për të ardhmen?

S. V – Sigurisht përveç angazhimeve familjare, jam e angazhuar edhe në Shoqatën “Marigona”, por edhe me shkrimet e mija. Jam duke shkruar një libër dhe shpresoj ta botoj përsëri në “New Age world Publishing’’. Eshtë kënaqësi të meresh me shoqatën e femrave në të cilat trajtohen problemet e femrës. Do të kemi bashkëpunim me të gjitha shoqatat e femrave në botë pa dallim ngjyre dhe besimi. Dua gjithashtu që nëpërmjet kësaj interviste të falenderoj edhe këngëtaren dhe artisten e njohur Sebahate Berlajolli dhe të gjitha anëtaret tona të cilat i kanë dhënë një ndihmesë të madhe shoqatës tonë në dobi të femrës shqiptare dhe shoqërisë amerikane në tërësi. E dua dhe e respektoj punën. E vlerësoj njeriun e vlerësoj femrën. Respekt për të gjitha gratë. I vlerësoj të gjitha, i dua të gjitha, sepse jam femër, jam grua, jam nënë. Mbi të gjitha jam njeri që zoti më krijoi. E dua jetën dhe e respektoj jetën e të tjerave. Profesioni im i shkrimit më qetëson dhe e kam për qejf, ndihem e lumtur. Bota është e imja  dhe shpresoj se është ardhmëria ime. Nuk mund të jetoj pa libër dhe pa shkruar ndonji novel. Kur nuk mirem me shkrime, me duken se ditët nuk kanë vlerë dhe janë të parëndësishme, sikur kanë ikur pa punë.

– Faleminderit Znj. Veseli, ishte kënaqësi që biseduam sëbashku.

S. V – Faleminderit edhe juve Mimoza, e vlerësoj vërtetë.

 

Comments

comments

-----