Takim i ngrohtë e miqsor mes sipermarresve dhe profesionisteve shqiptare dhe vendas të Montréalit

Nga Anila Erindi

Fotot Ermir Dardha

Shkrimi është botuar në VOAL dhe ribotuar në Shqiptarët.info

 

Atmosfera e ngrohte dhe miqesore na mblodhi se bashku mes sipermarresve dhe profesionisteve shqiptare dhe vendas te Montrealit.

Me daten 26 Maj , ne ambjentet e hotelit Sheraton në Laval , u organizua per here të pare takimi i sipermarresve dhe profesionisteve shqiptare te Montrealit, dhe zonave perreth dhe gjithashtu me disa perfaqesues vendas.

Takimi ishte organizuar nga z. Ajet Nuro, keshilltar  finaciar tek Sun Life.

Ne këtë takim ne formen e nje koktej dhe te nje bashkebisedimi te ngrohte dhe miqesor,  nisen shkembimet mes gjithe te ftuarve. Kishte te pranishem biznese, me shume vite eksperience si Sun Life , DIM Stone, Klinika Veterinare Iberville, Tit Renovation Inc., Pizza Gourmande, Laltech Solutions, Roman Avocats , Éléctrique alb, Century 21, por edhe kompani te reja me shume etje per te ecur me hapa te shpejte ne njohjen e tyre ne tregun kanadez si “Alba Construction”. Kjo kompani e perfaqesuar nga familja Sulollari, beri nje pershkrim te ndertimit te shtepive ” Eco Alba”. Sshtepite ekologjike po hyjne çdo dite e me gjere ne tregun bashkekohor , pra eshte hapi revolucionar i te ardhmes ne ndertim. Shtepite ekologjke perdorin burimet natyrale ekzistuese dhe nuk harxhojne energji.

Nje kompani tjeter me sipermarres vendas ishte “Hypra” aplikim dhe sherbim taksi me perfaqesues Nader Jelidi. Kompania e taksive dhe e aplikimit e lidhur me shume sherbime ne te njejten kohe, si pershembull sherbimet e hotelerise apo te restoranteve.

Edhe Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal ishte e pranishme, dhe e perfaqesuar nga shume anetare te saj mes tyre edhe znj Anila E. Kati, z.Gjergj Hasa, z. Glen Kasneci, z. Prend Tanushi, z. Roland Simaku, etj. Jemi kenare per pjesemarrjen tone, ne takimin e sipermarresve dhe profesionsteve shqiptare dhe kanadeze ne takimin e organizuar nga z. Ajet Nuro. Është kenaqesi te bashkepunojme mes njeri tjetrit si shqiptare dhe te njihemi ne fushat perkatese te profesioneve tona. Çdo kush nga ne perfqeson nje profesion, nje arritje, nje emer suksesi nje gur themeltar per keshtjellen me tradita te vyera shqiptare, ne Montrealin tone.

Ne këtë takim moren pjese shume biznese te vegjel dhe te medhenj. Pati shkembime reciproke eksperiencash, dhe bashkebisedime te kendshme mes bashkatdhetareve tane.

Në kete takim ishte i ftuar me titullin e të ftuarit të nderit edhe nje nga shqiptaret me te vjeter te Montreal z. Laze Leskaj, i cili ka ndihmuar dhe i ka mbështetur shqiptaret për t’u rregulluar kur kanë mbërritur në Kanada.

Ndjehemi krenare që shqiptaret perfaqesojne denjesisht vlerat tona te bukura, punen e palodhur, dinjitetin, seriozitetin, respektin reciprok ne fushat perkatese dhe ne shumellojshmerine e profesioneve.

Mes te ftuarve, pati sipermarres qe kane dhene nder vite ndihmen e tyre financiare ndaj komunitetit shiptar si kompania DIM Stone ( vellezerit Koçiu) kane ndihmuar vazhdimisht shkollen shqipe dhe kane perkrahur aktivitetet e ShKShM te koheve te fundit,  Pizza Gourmande me z. Prend Tanushi, Klinika Veterinare Iberville me z. Hysni Marku.

Nder te tjera ne këtë takim u vleresua nga te pranishmit, puna dhe serioziteti ne projekte i nje kompanie te vogel AlbCAD Design  perfaqesuar nga z. Eduart Nuhu.

Z. Aurel Zaloshnja foli per punen e tij tek Century21 dhe ne te njejten kohe kur degjoi per keshilltaren e re te hipotekes , shprehu kenaqesi per mundësi bashkepunimi të ardhshëm.

Laltech Solutions , perfaqesuar nga z.Lulzim Laloshi foli per fushen e investimeve mes Kanadase dhe Shqiperise.

Gjithashtu edhe perfaqsuesi i firmes Éléctrique alb, z.Roland Simaku, paraqiti fushen e punes qe permblidhte kompania, ne instalimet elektrike te banesave.

Firma e avokatise, perfaqesuar nga znj Iolanda Roman, foli gjithashtu per mbeshtjeten qe i jep komunitetit shqiptar dhe per gatishmerine per te ndihmuar ne fushen perkatese.

U vleresuan gjithashtu arritjet e te rinjve, nder ta Kristina Nika keshilltare financiere per investimet dhe hipotekat tek Desjardins, Glen Kasneci per investimet nga Sentry Investment, Gjergj Hasa ne perfaqesi te zyres se avokatise.

Te tre te rinjte u shprehen se bashku se ishin te gatshem te ndihmojne komunitetin ne fushat perkatese.

Edhe rapsodi nga Gramby, i nderuari z.Mehdi Isufi, sipermarres inpergjithshem, foli per punen e tij, foli per perkrahjen qe besimin qe duhet ti japim njeri tjetrit si Shqiptare te ndershem, gjithashtu ai ftoi te gjithe te pranishmit ne aktivitetin e 3 qershorit ” flas shqip”.

Nje moment i veçante ju kushtua dy te rinjve te sapo ardhur ne Montreal, Ilirjan Kumaraku dhe Fierez Dumani, te dy profesion inxhiniere. Ata shprehen kenaqesine te gjenden ne nje atmosfere kaq mikpritese nga komuniteti yne.

Nder te tjera iu dha nje fjale pershendetje edhe kryetares se Shoqates Kulturore Shqiptare te Montrealit znj Anila E. Kati, e cila foli per punen e shoqates , per aktivitetet dhe gjithashtu se ç’fare mund te behet ne te ardhmen ne gjirin e shoqates. U nenvizuan disa nga aktivitet e Shoqates dhe gjithashtu u kerkua mbeshtetje nga te pranishmit te perkrahin Shoqaten me ide dhe me pjesemarrjen në aktivitete per te ndihmuar ne trasmetimin e vlerave dhe traditave tona nder breza.

Keshilluesja me drejtim ne orientimin e gjetjes se punes Mirela Moçka , foli per rendesine e njohjes se hapit te pare sapo hyn ne Kanada, ne kurset e gjuhes apo stazhet dhe trajnimet ne drejtimin per te gjetur pune.

Andi Bajraktari, prezantoi kliniken e tij dentare ne Lachine dhe sherbimet qe kryejne, gjithashtu pergezoi organizimin e aktivitetit.

Atmosfera e takimit perfundoi me shkembime idesh dhe njohjesh, gjithashtu me projektet ne vazhdim si kupa e futbollit rreth fund të muajit qershor.

Ky shkrim permblodhi disa nga bisedat e shumta te asaj mbremje te kendshme.

Per tu pergezuar ideja e organizatorit te takimit z. Ajet Nuro dhe grupit te punes Milidjan Cania me Kristina Nika.

Shkruar nga Anila Erindi

Foto: Ermir Dardha

Pamje nga aktiviteti:

Comments

comments

-----