Politikani që gëzon respekt

Nga Mimoza Dajçi

Në një nga ambjentet e “Pine – Restorant” në Bronx, Assemblyman Mark Gjonaj shtroi një Pritje Çaji “English Tea” me gra aktiviste të drejtave të grave dhe grupmoshat e treta, rezidente nëpër Qendrat Sociale pranë Distriktit numër 80 në Bronx. Mes të ftuarave të tjera e pranishme ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” që njihet edhe si një nga mbështetëset kryesore të fushatës elektorale të Assemblyman Mark Gjonaj në Bronx.

Pasi ka lenë këtë post Z. Gjonaj si një politikan i dashur dhe i respektuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe ai i huaj, pret të fitojë një mandat të ri në politikën amerikane si Council në New York City. Post ky që i ofron më shumë mundësi për ti ardhur në ndihmë distriktit në punësim shëndet, strehim dhe shërbime të ndryshme publike e sociale. 

Mark Gjonaj përveç punës së tij të lavdërueshme dhe ndihmës që jep për komunitetet e ndryshme në Bronx, ka ngritur zërin për ligje të reja në mbrojtje të drejtave të grave në Asamblenë e New York-ut, ligje që janë miratur dhe që kanë shënuar sukses në karrierën e tij politike, siç është edhe miratimi i ligjit; Të votuarit në gjuhën shqipe.

Jam shumë i lumtur që jam sot mesh jush tha ai, ndihem si në familjen time. Dhe më pas tregoi se qeveria amerikane në New York kishte miratur fondin për shërbime më të mira për shëndetin publik për moshat e treta në Bronx. Kërkesë kjo e paraqitur në Asamble nga ana e tij. Shumë ka bërë e po bën në këtë detyrë Z. Gjonaj, por pret ti ndihmojë më shumë njerëzit në nevojë, banorë të zonës së tij elektorale. Markun e gjejmë kudo, e kurdoherë, të gjithë e duan dhe çmojnë arritjet e tij në politikë dhe jetën sociale, patriotike dhe kulturore të vendit, prandaj edhe moshat e treta dhe gjeneratat më të reja e duan dhe kërkojnë ta kenë pranë Mark Gjonaj, si një politikan me zemër të madhe e shpirt të gjerë, gen të cilin e ka trashëguar nga prindërit e tij, se nuk ka se si të jetë ndryshe.

Por në “English Tea” nuk mbaruan surprizat, Z. Gjonaj ndau dhurata dhe çmime të ndryshme për zonjat që e kishin vlerësuar këtë festë duke u veshur edhe më bukur dhe për zonjat që kishin vendosur mbi flokë kapelet më të bukura. Sa mirë, sa kënaqësi kur jep e merr mirësi dhe buzëqeshje dhe dita të bëhet më e bukur e të gjithë kemi nevojë për atë, veçanerisht moshat e treta e që jetojnë nëpër Qendrat e Kujdesit Publik. E të tillë ta bën ditën Mark Gjonaj, i cili tregon jashtëzakonish kujdes për të gjithë grup moshat në Bronx e më gjerë.

Suksese Mark Gjonaj, suksese të mëtejshme në politikë, kjo ishte edhe përgjigja që gratë dhe veprimtaret në Bronx i dëshëruan politikanit të ri, por me prespektivë edhe për të ardhmen. 

Të ftuara në këtë “Pritje Çaji” ishin edhe përfaqësueset e Organizatës së gruas “Hope & Peace” Mimoza Dajçi, Drita Çarçani, Dita Leka, etj. 

Bronx, New York. Maj 2017

Comments

comments

-----