SHKODER, RTVSH DHE OSBE, FORUM ME GAZETARE DHE AUDIENCEN

Nga Arben Lagreta

 

Gëllci: “Korrupsioni në RTVSH ka qenë shitje dhe vdekje e personalitetit profesionist dhe në shërbim të politikës. Kjo ka sjellë edhe humbjen e besimit të publikut dhe këtë rënie të ndjekësve të tij… Nuk di ndonjë punonjës në RTSH që të mos ketë hyrë me mik apo me rekomandime nga politika.”

 

Radiotelevizioni Publik Shqiptar dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë organizuan sot në Shkodër Forumin me temë: “Të ndajmë vizionin e transformimit të RTSH-së dhe të marrim reagime nga komunitetet locale”.

Ishte i pranishëm ndërmjet të tjerëve Drejtori i Përgjithshëm I RTVSH-së Thoma Gëllci si dhe Kryetarja e Departamentit të Demokratizimit të OSBE-së në Shqipëri, Claudia Vollmer.

Nën moderimin e Lutfi Dervishit, në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i RTVSH, Thoma Gëllci, duke u ndalur në vizionin dhe misionin e medias publike shqiptare, ndërmjet të tjerash u shpreh:

“E kemi dëgjuar shpesh fjalën kontrabandë që lidhet me paranë, mallrat etj. E meta më e madhe e RTV Publik në këto vite ka qenë korrupsioni jo i natyrës klasike por si një institucion për të mos përfaqësuar atë për të cilën paguhesh. Korrupsioni në RTVSH ka qenë shitje dhe vdekje e personalitetit profesionist dhe në shërbim të politikës. Kjo ka sjellë edhe humbjen e besimit të publikut dhe këtë rënie të ndjekësve të tij. Kjo sepse këta të fundit kanë parë te RTSH-ja një instrument propagandistik në shërbim të qeverive të radhës. Kjo ka bëre që personeli të vihej në shërbim të qeverive të radhës në gjithë këto vite me qëllim ruajtjen e pozicioneve dhe favoreve në këtë institucion që mbajet me paratë e taksapaguesve shqiptarë… Nuk di ndonjë punonjës në RTSH që të mos ketë hyrë me mik apo me rekomandime nga politika… Me këtë strukturë programore që kemi filluar, me statutin e ri si dhe me këtë strukturë të re organizative të ndarë në 3 njësi të mëdha mund të them se kemi nisur reformën strukturore më të madhe në historinë e RTVSH”

Ka vazhduar në diskutimin e tij për të ardhmen e RTSH në epokën dixhitale, Drejtori i Njësisë Teknike, Henri Muca si dhe për planet e programeve, Kryeredaktorja e RTSH, Melsi Qirici.

Në sesionin e dytë të moderuar nga Edlira Canga e OSBE-së, ka folur në lidhje me programet për minoritetet si një risi e transmetimit në Shqipëri, Kryeredaktorja e RTSH 2, Yllka Gjikopulli. Në përfundim të fjalës së saj, Kryetari i Shoqatës “Alba-Montenegro” e minoritetit malazez në Shkodër, Burhan Culiq kërkoi që RTSH të transmetonte lajme dhe programe kulturore me këngë malazeze pasi, sipas tij, deri tani ky minoritet prej afro 15 mijë banorësh në Shkodër kishte qenë nën sqetullën e minoritetit serb. Duke u ndalur në këtë pikë, Culiq informoi se edhe për padijeni të gazetarëve në RTSH, mosnjohja nga ana e tyre e këngëtarëve malazezë apo boshnjakë por vetëm e atyre serbë që I kanë në arshivë ka shkaktuar një deformim përsa I takon mbushjes së minutazhit të transmetimit ma aq sa është tani në radio dhe televizionin shtetëror.

Kryeredaktorja e Radio Tiranës Ermenita Stafa ka folur në vijim për mundësitë për bashkëpunim me sektorin e OJF –ve dhe një  reflektim të çështjeve të komunitetit në programet e Radio Tiranës, për t’I lënë radhën Kreyredaktorit të  Departamentit të Sportit, Pano Xhixho i cili u ndal në planet për mbulimin e ngjarjeve lokale sportive në RTSH.

Kryeredaktorja e Rretheve në RTSH, Nermin Spahiu u ndal në kontributin e komunitetit dhe risitë e në programet tematike dhe lajmet.

Dy diskutimet e fundit të këtij forumi ishin ato të Redaktorit të Programacionit në RTSH, Klajd Gorica për domosdoshmërinë për të pasur më shumë lajme dhe programe të prodhuara në qendrat vendore audiovizive dhe të Kryeredaktorit të Njësisë së Përkthimeve dhe të Lajmeve në RTSH, Astrit Ibro në lidhje me rëndësinë e lajmeve locale si dhe promovimin e rajonave dhe qarqeve për të huajt për zhvillimin e turizmit.

Në të dy sesionet u bënë pyetje pas fjalës së cdo diskutanti të ardhur enkas për këtë event nga RTVSH. Një dnër propozimet që gjeti më shumë përkrahje nga rganizatorët e këtij forumi ishte ai i krijimit të një elite opinionistësh pranë RTSH në qendër dhe në qarqet kryesore e cila të mos ndikohej fare nga politika port ë kishte sit ë shenjtë faktin dhe komentin e lirë, pa lënë pas dore edhe shpejtësinë e kapjes së lajmit të ditës ne raport me televizionet e tjerë privatë si dhe rrjetet e shumta sociale.

ARBEN  LAGRETA

Comments

comments

-----