Qasja në shërbimin shëndetësor, e drejtë humane apo privilegj ?

Përgatiti Entela Ndrecka-Papa

Montréal, 3 Maj, 2017

KOMUNIKATE PER SHTYP

 

Qasja në shërbimin shëndetësor, e drejtë humane apo privilegj ?

Politikat gjithnjë e më drastike amerikanoveriore të emigrimit dhe konfliktet gjeopolitike gjithnjë të pranishme në shumë vende kanë sjellë si pasojë një valë emigracioni në Kanada, siç ndodh kudo në botë.

Vërehet rritja e pandërprerë e numrit të emigrantëve që kalojnë kufirin më këmbë ose i atyre që vijnë në Kebek me status të përkohshëm, duke sjellë rritjen e numrit të njerëzve pa status dhe pa sigurim shëndetësor.

Në përgjigje të këtij fluksi, më 20 shkurt 2016 Montreali u zotua të kthehet në një «Qytet të Shenjtë» (Ville Sanctuaire). Megjithatë, kjo deklaratë nuk ka pasur asnjë ndikim konkret deri tani.

Në këtë kuadër, në qershor të vitit 2016 Instituti i Kërkimeve të Shëndetit Publik në Universitetin e Montrealit, nisi realizimin e projektit kërkimor «Si mund të përmirësojmë shëndetin dhe të krijojmë kushtet që emigrantët të përfitojnë kujdesin shëndetësor pa pasur sigurim shëndetësor?» Ky hulumtim synon të kontribuojë jo vetëm në ndryshimin e politikave sociale dhe në politikat e shëndetit, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit te vendimmarrësve dhe publikut të gjerë në lidhje me këtë çështje të veçantë.

 

Arritjet tona :

– 550 vetë pa sigurim shëndetësor, kanë pranuar të marrin pjesë në studimin tonë.

 Botimi i një udhëzuesi i cili përmban të gjitha shërbimet që ofrojnë organizmat e bashkësisë për njerëzit që nuk kanë vendqendrim të përhershëm. Në të figurojnë mbi 200 organizma.

 Prania e ekipit tonë në klinikën mjekësore «Médecins du Monde», e vetmja që ofron konsultim falas e konfidencial për emigrantët pa sigurim shëndetësor.

 Pjesëmarrje në shumë veprimtari, në organizma të bashkësisë dhe në vende  kulti. Përsëri ne do të jemi të pranishëm gjatë gjithë verës në shumë festa te organizuara nëpër lagje si dhe veprimtari të tjera.

 

Çfarë kemi mësuar deri më tani ?

Shumica e personave pa sigurim shëndetësor janë të rinj, të arsimuar, dhe jetojnë këtu me familjet e tyre me status imigracioni të përkohshëm. Pjesa më e madhe e të intervistuarve duket se është më shumë e ekspozuar ndaj stresit psikologjik se sa popullsia e Kebekut. Ata janë shprehur gjithashtu se kur kanë pasur nevojë për  kujdes shëndetësor ky kujdes nuk u është dhënë. Por kjo gjë mund të ketë ardhur edhe si pasojë e njohjes jo të mirë të  shërbimeve shëndetësore e të komunitetit, që mund t’i ndihmojnë dhe të kujdesen për ta.

Mbështetja që jep bashkësia

Mbrojta dhe përkrahja e organizatave të bashkësisë dhe e shumë palëve të tjera të interesuara janë leva themelore për të na ndihmuar që të përmirësojmë mirëqënien e popullsive emigrante. Dëshirojmë të falenderojmë veçanërisht organizmat e mëposhtëm për bashkëpunimin e tyre të çmuar: Médecins du Monde, le Centre des Travailleurs Immigrants (CTI), la Clinique des Solutions Justes (CSJ), le Centre d’Aide a la Famille (CAF) le Comité d’Action pour les Personnes Sans Statut (CAPSSS), si dhe le Bharat Bhavan. Dëshirojmë të vemë në dukje punën e shkëlqyer qe ata bëjnë me njerëzit qe nuk kanë rezidencë të përhershme. Ne jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi.

Si mund të përfshiheni ju në këtë veprimtari ?

Ne ftojmë çdo njeri që nuk ka sigurim shëndetësor të lidhet me ne përmes numrit 514-­‐349-­‐3098 që të na informojë për përvojën e vet. Theksojmë se çdo bisedë është anonime dhe e fshehtë dhe qëllimi i saj është të rregullojë gjendjen brenda një afati te mesëm ose të gjatë duke u dhënë  njerëzve informacione mbi burimet ekzistuese.

Në rast se doni të dini më shumë për ekipin tonë, për misionin dhe veprimtarinë tonë, jeni te mirëpritur të ndiqni veprimtarinë tonë në faqen tonë Facebook@Santédesmigrants (në frengjisht e anglisht) dhe @Saluddelosmigrantes (në spanjisht).

Për çfarëdolloj informacioni lidhuni me Mme. Magalie Benoit, koordinatore kërkimore në numrin 514-­‐643-­‐6111 (Ext.0601) ose me postë elektronike: magalie.benoit.1@umontreal.ca

Burimi: Komiteti i komunikimeve. Shëndeti i emigrantëve.

Varianti frëngjisht

 

Montréal, le 3 Mai, 2017

COMMUNIQUÉ DE PRESSE

 

L’accès aux soins, droit humain ou privilège ?

Les politiques migratoires nord-américaines de plus en plus drastiques, et les conflits géopolitiques toujours présents dans de nombreux pays ont générés une vague d’immigration au Canada, comme ailleurs dans le monde. Le nombre de migrants travarsant la frontière à pieds ou venant s’installer au Québec avec un statut temporaire n’a cessé d’augmenter, engendrant un accroissement du nombre de personnes sans statut et sans assurance médicale. En soutien, la ville de Montréal s’est engagée le 20 février dernier à devenir Ville Sanctuaire, mais cette déclaration n’a eu aucun impact concrèt jusqu’à maintenant. C’est dans ce contexte que l’Institut de recherche en santé publique de l’Université de Montréal a débuté en juin 2016, la réalisation du projet de recherche Comment améliorer la santé et l’accès aux soins des migrants sans assurance médicale ? Cette recherche a notamment pour objectif de contribuer aux changements sociaux et aux politiques de santé ainsi qu’à sensibliser les décideurs et la population face à cette problématique.

Nos réalisations :

–   550 personnes sans assurance maladie ont accepté de participer à notre étude.

–   Lancement d’un guide comprenanant l’ensemble des services offerts par les organismes communautaires aux personnes qui n’ont pas la résidence permanent. On y répertorie plus de 200 organismes.

–   Présence de notre équipe à la clinique médicale de Médecins du Monde, seule clinique offrant une consultation gratuite et confidentielle aux migrants sans assurance maladie.

–   Présence dans de nombreux évènements, organismes communautaires et lieux de cultes. Nous allons à nouveau être présents tout l’été à de nombreuses fêtes de quartier et évènements multiples.

 

Qu’avons‐nous appris jusqu’à présent ?

La plupart des personnes sans assurance maladie sont jeunes, éduqués, et vivent ici avec leur famille avec un statut migratoire temporaire. La majorité des personnes rencontrées semble davantage exposée au stress psychologique que la population québécoise. Elles ont également exprimé le besoin de recevoir des soins de santé sans pour autant les recevoir. Cela est notamment dû à une méconnaissance des services de santé et communautaires susceptibles de les aider et les soigner.

Soutien de la communauté

Le plaidoyer et le soutien des organisations communautaires et de nombreuses parties prenantes sont des leviers fondamentaux pour nous aider à améliorer le bien-­‐être des populations migrantes. Nous tenons a remercier particulièrement les organismes suivants pour leur précieuse collaboration : Médecins du Monde, le Centre des Travailleurs Immigrants (CTI), la Clinique des Solutions Justes (CSJ), le Centre d’Aide a la Famille (CAF) le Comité d’Action pour les Personnes Sans Statut (CAPSSS), ainsi que le Bharat Bhavan. Nous souhaitons souligner l’excellent travail qu’ils font auprès des personnes n’ayant pas la résidence permanente. Nous sommes ouverts à toutes autres collaborations!

Comment vous pouvez vous impliquer ?

Nous vous invitons toute personne sans assurance médicale, à nous contacter en appelant au 514-­‐349-­‐3098, afin de nous partager leur expérience. Nous précisons que chaque discussion est anonyme et confidentielle, et vise à améliorer cette situation dans le moyen et le long-­‐terme, tout en offrant aux personnes des informations sur les ressources disponibles. Pour en savoir plus sur notre équipe, notre mission et nos activités, soyez les bienvenus à suivre nos activités sur notre page.

Facebook@Santédesmigrants (français et anglais) et @Saluddelosmigrantes (en espagnol).

Pour toutes informations , veuillez contacter Mme Magalie Benoit, coordonnatrice de la recherche au 514-­‐643-­‐6111 (Ext.0601) ou par courriel: magalie.benoit.1@umontreal.ca

 

Source: Comité des communications. SANTE DES MIGRANTS

 

 

Comments

comments

-----