Lironi Dr. Nail Dragën!

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Fushata e pacipë antishqiptare nga ujkonjat e vjetra dhe këlyshët e rinj grabitqarë ndër trojet tona ku kanë zënë strofkull më shumë se një shekull është tejet tronditëse, është tejet alarmuese, është uleritëse…

Rasti i fundit dhe më i freskët është hedhja e prangave Dr.Nail Dragës, një intelektuali të shquar, një patrioti shqiptar që jeton në Ulqinin tonë, por të gllabëruar nga qeverite antishqiptare mala-zeze… e nxiron dhe i vë vulën e urrejtjes së pashoqe që kanë këto qeveri karshi shqiptarëve…

Korrupsioni politik që ka përfshirë vendet e Ballkanit dhe që dhunojnë pa mëshirë bashkatdhetarët tanë të cilët janë në trojet e tyre qëkur ka lindur njerëzimi duhet të na bëjë më syçelët dhe më të lidhur së bashku se kurrë,…edhe pse mjerisht ne akoma zihemi mes vetit…, ndërkohë qeveritë jetojnë në lluks të shfrenuar dhe pasuri përrallore…

Dr.Nail Draga një zë intelektual ne botën shqiptare me botime të ndryshme dhe njëkohësisht me emër në Malin e Zi, i tmerron dhelprat dinake të politikës së fëlliqur dhe prandaj duan që këta burra dhe gra shqiptare t’i mbyllin në kafaz, pa Liri… që më sjellë ndërmend vargjet e poetes së famshme Maya Angelo në poezinë: “I Know Why the Cadged Bird Sings”, “Unë e di pse nuk këndon zogu në kafaz” ku midis të tjerash do të veçojë këto vargje:

 Zogu i mbyllur në kafaz këndon, …

Me melodine qe jehon nder kodra,

 Apo tek nje zogth tjetër i dënuar,

 Që për Lirinë është duke cicëruar…

Jam e sigurtë se i lidhur në pranga Zeri i Dr.Nail Drages do të ndihet kudo dhe ndër të burgosur dhe të dhunuar të tjerë nga politika shfarosëse sllavo-maqedonase-serbe të lidhura me fijet e mafias të politikës së pabesë shqiptare, sepse njerëz të tille janë si Angelou e cila nuk rreshti së thëni edhe kur u ngujua të mos fliste se: “Unë ngrihem, ashtu si jeta; Unë jam ëndrra dhe shpresa e skllavit dhe kaq natyrshëm … unë përsëri ngrihem.

Tani e kuptoni pse zogu këndon…

 Ngujimi dhe prangat që i hodhën Dr. Nail Drages nuk mund ta pengojne dot si përhapës i Dritës ndër turma të trullosura nga errëira…

Shkolla Shqipe “Alba Life” e kujton Dr.Nail Dragen me një respekt dhe mirënjohje të pakufishme i cili që nga Ulqini e gjeti udhën për të ardhur dhe përshëndetur mësusesit dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Manhattan!

Lironi Dr.Nail Dragën!

14 Maj, 2017

Staten Island, New York

 

Comments

comments

-----