NJË E KEQE OGURZEZË QË PO GODET PA MËSHIRË

Nga Sokol Demaku

 

Abuzimi me substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shendetësor në tërë botën, nga se pasojat që dalin nga efektet e drejtëpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme njerëzore janë shumëfish të dëmshme për njeriun që bëhet rob i kësaj të keqje, i marrjes së materieve dehëse, po ashtu edhe për rrethin e gjërë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup abuzuesish të drogave.

Duhet të dijmë se droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive të cilat nëse merren nga ana e njerëzve, ato kanë aftësi të dëmtojnë dhe ndryshojnë integritetin psiko-fizik të atij që i përdorë. Organizata Botërore e Shendetësisë ka dhënë një definicion mbi varshmërinë nga droga në të cilin thuhet:”Vartësia nga droga paraqet një gjendje helmimi kronik ose periodik të individit me droga naturale.gjysëmsintetike e cila karakterizohet me një dëshirë dhe pasion të pafrenueshëm që të merret me cdo kusht, prirje për të rritur dozën si dhe varshmëri fizike dhe psiqike me veprim destruktiv mbi përsonalitetin e narkomanit. Ky problem del më i mprehtë dhe më serioz kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi ugurzezë moderne si të themi prek më së shumti rininë, ardhmerinë e cdo shoqërie në rruzullin tokësor duke mos bëre dallim në shtresat sociale të shoqërisë,gjininë apo moshën e tyre. Të gjithë ata që abuzojnë me këto lendë shkundullisëse përballen me dukurinë e shfaqjes së sindromit abstencial pas nderprerjes se konsumimit të ketyre materieve por më shpesh me varshmeri totale të individit nga këto materie. Keto materie do i ndajmë në bazë të efektit të crregullimeve mentale si rezultat i përdorimit kompulsiv në:Alkooli, iopiatet, kanabinodet, sedative dhe hipnotikë, kokaina, kofeina dhe stimulues të sistemit nervor qendror, halucionagjenët, duhani dhe tretësit që avullohen. Por në anën tjetër është më shumë rëndësi të dihen shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja në përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që dëmton mirëqenien e njerëzimit. Dukuria e narkomanisë sa vjenë e bëhet aktuale, ngase për cdo ditë po rritet numri i konsumuesve të rinjë, bile edhe ndër nxënës të shkollave fillore. Eshtë një rrjet shumë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës. E këto janë kanale të thella në këtë veprimtari por mbetët që të punohet në ndergjgegjësimin e rinisë sonë dhe të potencohen rrethanat që qojnë në parandalimin e kesaj shprehie ugurzezë. Janë disa faktorë që shpien në përhapjen e narkomanisë e këtajanë faktorët që përcaktojnë :

  1. a) përsonalitetin e narkomanit ku në raste tipike këta janë adoleshentë psiko-labil të cilët janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike e psikike, endacak me teke të cuditshme, psikopat latentë të papjekur, neurotikë.

  2. b) kushtet socile-ekonomike ku rolin dominant e ka funksinimi i shendoshëi mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale e materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet ndikon pozitivisht por në të shumtën e rasteve negativisht në paraqitjen e kësaj

dukurie ogurzezë si dhe raportet e këqija ndernjerëzore në mjedise të

caktuara.

  1. c) substancat psikoaktive si faktor provokues me cilësin e tyre toksike dhe farmakologjike përbejnë nje moment inicues e favorizues për të kerkuar shpëtim idilik, e ketë e kërkojnë dhe e gjejnë tek droga. Por edhe përdorimi legal i medikamenteve, hipnotike bile edhe narkotike që arsyetohet nga mjekët me anë recete, indirekt shton kuotën e narkomanëve.

Derisa bejmë fjalë për faktorët stimulues të kësaj dukurie me implikime të parenovueshme soaciale ekonomike duhet të pranojmë si inkurajues faktin se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë 10 vjeqe.

Pra cilat janë këto masa që duhet nderrmarrë që mundësojnë një efikasitet kundër kësaj sëmundje socilae?

Së pari duhet punuar më shumë me prindër e mësues të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, personeli mjekësor me mjekun familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët. Praktika jetësore na mëson se një e keqe nuk shkon vetëm andaj edhe ky lloj ”dëfrimi” rrënues përcillet me sëmundje të ndryshme si hepatiti, (Sida) Aids si dhe me kriminalitet, vjedhje, dhunë, prostitucion dhe vrasje. Shumë shpesh ne bejmë gabim kur stigmatizojmë narkomanët ku ata edhe më tepër mbyllen në botëne tyre të pa shpresë ene më këtë veprim ata i qojmë kah gremina jetësore e izolimit dhe bojkotimit social e profesional. Narkomanëve u duhet mbeshtjetje morale e materiale për një risocializimsa më human, qendrim ky i cili do të rriste numrin e atyre qe do të hiqnin dorë nga ky aktivitet ogurzezë keqëberës.

 

Comments

comments

-----