Ringjallja e një Patrioti përmjet një monografie

  Monografia “Dita nuk është larg” nga Naun Kule

                                (ese)

Nga  Përparim   Hysi

    Sapo mbarova së lexuari monografinë historiko- letrare “Dita nuk është larg” të shkruar nga shkrimtari Naun Kule dhe, i mbresuar katërcipërisht nga një punë e tij skrupuloze, po jap për lexuesit, në vija të trasha, përshtypjet e mia.

Ajo që dua të vë, së pari, në dukje është fakti shumë domethënës: NAUN KULE me këtë monografi ka ringjallur një PATRIOT jo si kudo, por, siç thotë në një shkrim me vlerë, i mënçmi,MOIKOM ZEQO:- Të shkruash për jetën e një njeriu, do të thotë ta rindërtosh atë. Pra: e ka “rindërtuar” atë. E ka”rindërtuar” edhe fizikisht,edhe moralisht: duke e ringjallur plotësisht.

Dhe kështu ka ndodhur dhe me NAUN  KULEN: e ka sjell si të gjallë mes të gjallësh,PATRIOTIN,NAUN DOKO-PRIFTIN!  Nëse e vini re, kam shkruar me gërma kapitale për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe jo pa qëllim.

Para se të shtjelloj më në imtësi këtë monografi, më lejoni që të përdor ndonjë shpoti, se të tilla janë dhe përkimet.

                            *     *    *

NAUN DOKO-PRIFTI, heroi i monografisë të nominuar, është një figurë potente në faqet e historisë sonë. Ky njeri, i ngritur nga hiçi, me një shkollë copa-copa (herë pak shkollë greqishte në fshatin e tij të lindjes, në LIBOFSHË të rrethit të Fierit), me një”gjasme gjimnaz,po greqisht”  pranë Manastirit të Ardenicës), pasi u shkollua më tepër autodidkat, arriti që në emigracion (në Rusi), për 4 muaj të mësojë rusishten , të futet në universitet dhe, pasi mori  gradën shkencore në fushën e historisë e filozofisë, as më pak dhe as më shumë, por arriti të emërohet:REKTOR në Institutin teknologjik të TBILISIT (kryeqyteti i GJeorgjisë).

Pyetjes së lexuesit, se ku është përkimi këtu? Po i përgjgjem:- Dy rektorë ka SHQIPËRIA që kanë drejtuar universitete në vend të huaj: një është REKTORI i Universitetit të STAMBOLLIT,HOXHA TAHSIMI nga NINATI i ÇAMËRISË dhe tjetri është ky: NAUN  DOKO-PRIFTI nga LIBOFSHA e FIERIT. Pak ,sa për humor:rektorët qenë  njëri “HOXHË” dhe tjetri “PRIFT”!!!

Dhe  përkimi tjetër:po dhe ky pak shpotitës. Kemi një NAUN KULE nga LIBOFSHA që shkruan për një NAUN PRIFTI po nga LIBOFSHA. Aq u kapa dhe nga ky përkim i dytë, sa, tek do filloja të shkruaja esenë time, doja ta titulloja:”DY NAUNËT nga LIBOFSHA”. Dhe shpotia në hamendësitë e mia,më sollën afër atë sheperiotin me famë për humorin qesh e ngjesh, që quhej KIÇO SPIRI! Ky e ngriti atë bejten që ta çon buzën vesh më vesh:-Kiço ti e KIço unë/dil Kiço/se kam pak punë/

                                                         *      *     *

Kështu ka ndodhur  dhe me NAUN KULEN. Ai “sikur ka patur pak punë” me  ADASHIN e tij dhe, sado që ka shkruar për të këtë monografi qysh në vitin 1987, përsëri i është kthyer, tani në vitin 2016, duke e bërë edhe më të afërt,edhe duke hedhur dritë, atje ku NAUN GRIGOR DOKO-PRIFTI bënte “hije” për arsye “madhore”:studjuar në Rusi;rektor në një nga repubikat e BS që, siç dihet, për shkaqe politike,ishte më mirë të lihej në heshtje.

Mirëpo këtë”shurdhim” nuk mund ta pranonte ky,NAUNI i”vogël”. Ai, si të thuash,e vuri kryqin mbi shpinë dhe nuk la arshivë apo burim shtypi, pa u ballafaquar me atë,NAUNIN e “madh”. E bëri gati po me këtë titull, por “censura e kohës” i tha;-Ndalu beg,se ka “hendek”. Dhe nuk qe hendek do si do, që hop të hidheshe tej matan. Përkundrazi, me guximin tënd,mund të merrje ndonjë”ftomë” në biografi dhe ta paguaje për një thelë, një pelë. Por NAUNI i”vogël” jo vetëm u bë i madh dhe ia arriti: më së fundi u botua. Qe viti 1987. Me 4000 kopje.Një tirazh që fliste për një punë serioze dhe cilësore. Natyrisht, këto peripeti që ka hequr autori,NAUN KULE, për ta sjell si të gjallë atë,NAUNIN e”madh”, i gjen veç përciptas në librin  e sapobotuar. Se i tillë është ky, NAUN KULE, hallet e tij i quan si një teshtitje dhe aq.
                          *    *    *

NAUN  DOKO-PRIFTI, heroi i kësaj ,monografie, është nga Libofsha e Fierit, bir i një familjeje të varfër myzeqare dhe, sado u rrit me vuajtje e mundime, mund të arsimohej, pothuaj me “copa”: është i datëlindjes 1896. Fillimisht pak shkollë greqisht; mandej pak shqip (më 1908 JOVAN NDREKO nga LIBOFSHA hapi të parën shkollë shqipe); mandej në gjimnaz grek pranë Manastirit të Ardenicës; mandej çirak tek një rrobaqepës në Fier; në një kurs për mësues dhe, mandej mësues në ZHARRNEC të Lushnjes. Pas ZHarrnecit, në NGURRËZ të Lushnjes; në Marinëz të Fierit dhe, në të gjitha këto ec e jake,shkollash, veç si mësues, spikat figura e luftëtarit për liri e drejtësi. Sikur e kërkon “sherrin me para” vetëm e vetëm se mbron fukarenjtë. Kudo që vë këmbë veç si mësues, ai është luftëatri që survejohet qoftë nga italianët,qoftë dhe nga xhandarmëria vendase. Në sytë e regjimit,NAUN DOKO-PRIFTI, është non grata dhe tepër i rrezikshëm. Aq e vërtetë është kjo rrezikshmëri,sa dhe i bëjnë antentat duke e plagosur. Në vend që ta trembin, e  nxitin më shumë.  Hedh pushkën krahut dhe merr pjesë në LUFTËN e VLORËS kundër pëushtuesëve italian më 1920.

Mandej bëhet shok me AVNI RUSTEMIN dhe HALIM XHELON në oraganizatën patriotike “Bashkimi”. Është një nga anëtarët më luftarak të “BASHKIMIT” sa, kur u vra Avniu, është në funeralin e tij dhe betohet të marrë hak. Ky libofsharak trim, fillimisht, u caktua nga organizata “BASHKIMI” që t’i bënte në Vienë antentat  Zogut. Misionin e mori përsipër dhe,nëse nuk qe ai në atë antentat, kjo ndodhi se”në çastin e fundit” e ndërruan me dikë tjetër. Mbështetës i FAN NOLIT dhe qeverisë së tij. Kur ra qeveria e NOLIT, emigroi sa në Itali e Austri dhe, përfundimisht, ckatuar nga KONAREJA është me grupin  që u dërgua në Rusi. Aty jo vetëm u pranua në universitet, por mbaroi me nota të mira duke mbrojtur diplomën me nje temë:”Luftrat e Napoleonit”.

Veç  si pedagog, ju bë si “shtesë në shtylllën kurrizore”, geni i luftëtarit. Arriti deri si Komisar në Ushtrinë e Kuqe dhe, sado i sëmurë me t,b.c.(sëmundje e pashërueshme për kohën),ai, veç punës si pedagog, u përpoq të ringjallë e të bashkojë shqiptarët e emigruar prej kohësh në Odesa. Pra, tek ndjek faqe pas faqe këtë monografi, nuk ke se si mos  bëhesh simpatizant e një figure të tillë kaq karizmatike.

Tek e ndjek në dinamikën e saj tërë monografinë, s’ke si mos ndalesh në një akt të madh patrotik të NAUN PRIFTIT: ky djalë i ri, intelektual dhe luftëtar në të njëjtën kohë, kur vjen puna për idealet dhe për Atdhenë, sakrifikon dhe dasmën e tij. E fejuara e tij, LENA, pret me ditë e pret me vite, por NAUNI qe”martuar” me një ide të madhe: atë të lirisë. Ai vdiq në  GJEORGJI në vitin 1934, në moshën 38-vjeç. Dhe tek has me këtë fakt kaq domethënës, me mendje shkoi tutje nga shekulli XV-të, kur arbëreshi,GAVRIL DARA i Ri tek flet për martesën e NIK PETËS me MARËN, thotë: “NIKU-dhëndërthi i ri/ ndërroi dasmën me luftën/ e kangjelet me VALKAL/. Dhe thonë se nuk i gjen të gjashmit në jetë.

A nuk ndodhi kështu dhe me NAUN GRIGOR DOKO-PRIFTIN?

Veç kaq që fola pak si përciptas, në monografi do të gjeni plot ndodhi dhe fakte hsitorike, që ky,NAUNI i”vogël” tregon për NAUNIN e “madh”. Nuk është vendi që të zgjatem e të stërzgjatem në  këto përshtypje, por, sidoqoftë, nuk më ndahet një pyetje që nuk më lë rehat. Mua jo se jo, por për çdo lexues. Ç’e shtyti këtë NAUNIN e “vogël” që,pas 30-vjetësh, t’u hyj me”notë” detit të arshivave për atë NAUNIN e “Madh!”?
           *    *   *

Kësaj pyetjeje sikur ia kam gjetur përgjigjen. NAUN KULE, siç gjykoj unë, është kapur nga sindroma e vendlindjes,LIBOFSHËS. Kur sheh bustin e NAUNIT të “Madh” atje, duket sikur ky i shkel syrin dhe i thotë:- Jam si deti unë.Perlat janë në thellësi. Dhe bëhet si “palombar” zhytet dhe nxjerr “perla” që i bie si risi në këtë botim. Pak qeshem me vete, kur e shoh që pak nga pak ato kaçurelat e tij, sikur po lënë shëndenë vetëm e vetëm,se mbeti arshivave duke hulumtuar. Buzqeshja ime i referohet një thënie të vjetër, të të ndjerit SAMI BAHOLLI. Në një takim jubilar, duke na folur për QEMAL STAFËN, tha pak  a shumë:- Ne që studionim në Itali me Qemal Stafën, këtë të fundit, e quanim” mi i biliotekave”, se mbeti vetëm nëpër biblioteka. Tek e përafroj këtë thënie, më duket se i rri pas trupit dhe këtij,NAUN KULES, që jo  vetëm mbeti arshivave dhe bibliotekave, por tek i citon për veprën  e tij, del i veshur me një rrobë të bukur: atë të ndershmërisë dhe etikës letrare. Jo vetëm autorin, por dhe faqen. I dershmi vdes i ndershëm. E ka ballin të bardhë ky”NAUNI i vogël” që flet për një NAUN të madh! Majfton ta lexoni dhe kini për të prëfituar mjaft.

                            Tiranë, 23 prill 2017

Comments

comments

-----