Kuislingu patriot Kol Bib Mirakaj dhe partizani tradhtar Haxhi Lleshi

Nga Gjergj Thanasi

 

Komunistët shqiptarë, vetë Enver Hoxha personalisht e shtrembëruan aq shumë historinë e Shqipërisë gjatë Luftës së dytë Botërore, sa që ajo më shumë se histori i ngjante një romani skematik të realizmit socialist. Për komunistët shqiptarë vec ata ishin patriotë dhe antifashistë, ndërsa gjithë të tjerët ishin tradhëtarë të Atdheut. Kuptohet të gjithë ata komunistë, që Enver Hoxha vendoste t’i skartonte si dhi shterpa, automatikisht shndërroheshin nga heronj në tradhtarë.

Në këtë shkrim do të trajtohet rasti i kuislingut “par excellence” Kol Bib Mirakajt të damkosur si tradhëtar dhe partizanit legjendar njëkohësisht hyzmeqar denbabaden të serbosllavëve Haxhi Lleshit i dekoruar “Hero i Popullit”.

Kol Bib Mirakaj ishte jo thjesht këmishëzi shqiptar, Kol Bib Mirakaj por edhe anëtar i Këshillit të Epërm  Korporativ Fashist, Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare dhe rreth 5 muaj ministër i brendshëm kuisling etj. Mirakaj realisht besonte se për Shqipërinë e vogël në kushtet e luftës Italia fashiste ishte jo vetëm e keqja më e vogël, por edhe mundësia e vetme e shpëtimit. Për të shqiptarët nga serbët dhe grekët prisnim vetëm shfarosjen si komb, ndërsa nga italianët thjesht kishim humbur pavarësinë politike. Fashistët për më tepër duke zbatuar një strategji të ngjashme me atë, që tentuan të zbatojnë amerikanët në Afganistan dhe Iraq në ditët e sotme d.m.th.“minds and hearts” të fitosh mendjet dhe zemrat, e bënë zgjedhën e pushtimit shumë më të lehtë. Deri në verën e viti 1942 në Shqipëri nuk ka asnjë rast masakre civilësh nga italianët, ndërsa në Libi apo në Etiopi të njëjtët fashistë kryen masakra të përbindshme (Mareshali Rudolfo Graziani) në kufijtë e akteve genocidiale, që në ditët e para të okupacionit.

Uashtare jugosllave te kapur rob nga ushtria italiane

Haxhi Lleshi nga refugjat politik në Jugosllavinë mbretërore me rrogë mujore nga shërbimi sekret jugosllav JOS (Jugoslovenska Obvescevalna Sluzba), kur banonte në Resnje, u shndërrua në komandant cete e batalioni partizan, anëtar i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë partizane etj. Në Kongresin e Përmetit Lleshi merr gradën kolonel dhe emërohet ministër i brendshëm deri në vitin 1946, kur jugosllavët menduan se Koci Xoxe do të ishte më i përshtashëm se Haxhi Lleshi për të kryer bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

Mirakaj dhe Leshi në prill 1941

Ushtaret italiane perballe ushtrise jugosllave qe sulmonte ne Shqiperi

Në 6 prill 1941 Gjermania hitleriane për ta nxjerrë Italinë nga bataku i Luftës italo-greke sulmoi në mënyrë të rrufeshme Jugosllavinë dhe Greqinë. Trupat jugosllave, që në ditën e dytë të luftimeve filluan të shpërbëhen nën goditjet kryesisht të katolik-1ushtrisë gjermane. Me sugjerim dhe mbështetje të anglezëve komanda e lartë jugosllave dhe vecanërisht Shefi i “Verhovni Stab” gjen/major Simovic , urdhëroi sulmin kundër trupave italiane në Shqipëri si pikën më të dobët të Boshtit në Ballkan. Në 7 prill Divizioni “Zetska” nga Cetinja fillon sulmin drejt Shkodrës, ndërsa nga Prizreni drejt Kukësit sulmoi Divizioni “Kosovska,”  i mbështetur nga brigada e kavalerisë “Komski Odred.” Për 3 ditë rrjesht një radiolojë e drejtuar nga shefi legjendar i SIM-it, gjen. Cesare Ame i keqinformoi dhe i  hutoi komandat e njësive jugosllave duke u dhënë kohë forcave të pakta italiane të zinin pozicione mbrojtëse për të mos lejuar të paktën rënien e Shkodrës, sepse mbrojtja e Kukësit dhe Zerqanit (qendër nënprefekture) konsiderohej thjesht e pamundur. Në 11 prill trupat e divizioneve “Zetska” dhe “Herzegovacke” në përbërje të Armatës III jugosllave sulmojnë trupat italiane buzë Liqenit të Shkodrës duke i detyruar ato të tërhiqen, madje të evakuojnë edhe Koplikun e Bajzën. Në 12-13 prill trupat jugosllave me luftime të ashpra thyejnë në 3-4 pika dispozitivin mbrojtës të trupave italiane të Mareshalit Ugo Cavallero. Në front rezistojnë akoma vetëm trupat e milicisë fashiste shqiptare si edhe malësorë (katolikë e myslymanë) nën komandën personale të “Comendatore Mirakaj.” (Foto e malësorëve të armatosur në periferi të Koplikut tashëm në duart e serbo-malazezëve). Nga Shkodra (15 km larg) janë nisur në përforcim drejt frontit Regjimenti i Kavalerisë së Lehtë “Guide” dhe Divizioni i blinduar “Centauro” me tanke M 13 dhe tanketa L 6. Nëse fronti shpërbëhej në zonën e Përroit të Thatë, ku rezistonin trupat e milicisë fashiste shqiptare dhe në fshatin Zagore, ku rezistonin malësorët e armatosur, rrezikonte, që Shkodra të okupohej nga jugosllavët. Ky rrezik ishte eminent edhe për faktin që kavaleria serbo-malazeze e brigadës “Komski Odred” përparonte në bregun e djathtë të Lumit Drin e penguar por jo e ndaluar nga kavaleria e lehtë italiane e Regjimetit “Lancieri di Aosta”, në rradhët e të cilit luftonin edhe oficerë shqiptarë .

Malësorët e armatosur në periferi të Koplikut te pushtuar nga jugosllavet Prill 1941

Kol Bib Mirakaj në momentin më vendimtar të luftimeve rrëmben një mitraloz Breda Mod. 30 dhe kundërsulmon trupat sllave dukembetur i plagosur në të dyja këmbët. Mirakaj veproi njëlloj si gjenerali italian Pietro Maletti në Bazën e fortifikuar të Nibeiva-s në Libi, i cili rrëmbeu të njëjtin tip mitralozi Breda për të udhëhequr trupat e veta të kundërsulmonin trupat anglo-indiane. Maletti u dekorua me Medaljen e Artë të Trimërisë pas vdekjes, Mirakaj u dekorua me të njejtën medalje trimërie të argjendtë.

Rënia e Shkodrës në duart e jugosllavëve do të thoshte plackitje e qytetit dhe djegie e ndërtesave publike e private, vrasje shkodranësh në mes të pjacës e tek tuk edhe ndonjë përdhunim. Shkodra më e pakta do ta pësonte njëlloj si në maj 1913 nga trupat e Knjaz Nikollës. Trimëria e Mirakajt, milicëve fashistë dhe malësorëve i kurseu Skodrës plackitjen, zjarrin, viktima dhe turpin. Për ironi të fatit ishin trupat partizane të Mehmet Shehut dhe Zoi Themelit, që në dhjetor 1944-shkurt 1945 dërguan në Podgoricë, Cetinjë e Zhelenikë për vëllezërit malazezë të uritur me dhjetra kamionë “Studebaker” e “FIAT 626” të ngarkuara me mallra ushqimore e jo vetëm grabitur tregëtarëve shkodranë nga partizanët shqiptarë.

Haxhi Lleshi prill 1941

Sic pohon në kujtimet e veta,Haxhi Lleshi në pasditen e 6 prillit 1941 u paraqit në zyrën e Nacallnikut (shef serb) në shehër të Dibrës (qyteti i Dibres) për tu vënë në dispozicion të ushtrisë serbo-sllave përkatësisht batalionit të kufirit dhe regjimentit 66 të artilerisë së Armatës III bashkë me shqiptarë besnikë të familjes bajraktare Lleshi. Sipas këshillave edhe të kol. Dayrell R. Oklay- Hill, Lleshi dhe njerëzit e tij u prinë trupave serbo-sllave të divizionit Vardarska. Trupat katolik-2mercenare të Lleshit luftonin me flamur jugosllav dhe në qeleshet apo në kapat ushtarake kishin vënë simbolin tringjyrësh jugosllavë njëlloj si rezervistët e Ushtrisë Mbretërore Jugosllave të mobilizuar pas 1 prillit 1941. Trupat e Lelshit luftuan trimërisht me element të GAF (roja kufitare italiane) dhe të milicisë fashiste shqiptare e italiane. Vetë Haxhi Lleshi këmbënguli pranë Gen/brigade Milan Zhelenika-s shefit të shtabit të Armatës III, që sulmi të vazhdonte në thellësi të territorit shqiptar për të kapur Qaf Buallin dhe Shkallën e Tujanit për në Tiranë, ndonëse tashmë në Dibër kishin mbërritur mbeturinat e motorizuara të Divizionit “Ibarska”, që ishte shpartalluar nga trupat gjermane të Korpusit X Panzer në vendbazimin e Krivollakut afër Shkupit. Lleshi u kërkonte oficerëve serbë të kapnin Burrelin dhe Tiranën,kur gjermanët kishin kapur Shkupi, kishin shpartalluar rezervën e Armatës III, kishin shkatërruar e kapur avionët “Breguet 19” të Armatës III në aerodromin fushor të Tetovës. Gjendja për sllavët bëhej edhe më e pashpresë, sepse elementët e motorizuar të divizionit italian “Cuneense” gradualisht po mbërrinin në frontin e Dibrës. Shqiptarët e armatosur të prirë nga Haxhi Lleshi vazhdonin të luftonin me trimëri kundra italianëve në mbrojtje të qytetit të Dibrës, ndërsa trupat sllave hapnin depot me material prapavije dhe ushqime duke ua shpërndarë kolonëve të paktë sllavë në Dibër dhe në rrethinat. Sllavët madje preferuan që më mirë t’ua dorëzonin  italianëve një sasi prej 2300 pushkesh VZ 23 prodhim cekosllovak dhe 230 000 fishekësh, sesa t’i linin në duart e shqiptarëve. Ndërkohë mercenarët shqiptarë të Haxhi Lleshit luftonin trimërisht me alpinët e Batalionit Mondovi, madje duke arritur të vrisnin edhe majorin Avenati, komandantin e bataljonit.

Masakrat e ushtrisë jugosllave kundra shqiptare

Kur mercenarët e Haxhi Lleshit luftonin krah për krah me sllavët kundra italianëve, madje shpesh edhe më trimërisht sesa trupat rezerviste sllave, xhandarmëria sllave në bashkëpunim me batalionin IV kufitar në vartësi të Armatës së III kryente masakra të përbindshme kundra rekrutëve shqiptarë si edhe ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë katolikë e myslymanë këtej dhe andej kufirit të vitit 1913.

Në kazermën e Mitrovicës me urdhër të pukovnik Vojo Kalicanin u pushkatuan rreth 30 rekrutë shqiptarë dhe të ashtuquajtur “turci”. Kolonel Vojo pasi pushkatoi rekrutët e vet ua dorëzoi kazermën dhe trupat e veta gjermanëve pa shtënë asnjë pushkë. Në postën e Vuciternës u mbyllën me dhunë shumë civilë dhe rekrutë shqiptarë ku rreth dyzet prej tyre u pushkatuan, ndër të pushkatuarit ishte edhe Sherif Voca  të cilit ju shkel edhe imuniteti i garantuar nga ligji katolikjugosllav si deputet në Skupshtinë (parlamentin jugosllav). Në komunën katolike Smac xhandarmëria serbe nën komandën e Sretko Cemerikicit me rastin e pashkëve katolike pushkatoi dhe theri 63 shqiptarë në fshatrat  Bërdësan, Bishatgjin, Dol, Fshajë, Kusar, Kushavec, Marmull dhe Smac. Në  13 prill në fshatin Bec (Gjakovë) xhandarmëria dhe civilë serbë vranë 11 shqiptarë myslymanë përfshirë edhe dy gra shtatzënë. Në Prizren më 14 prill në derën e zyrës së “nacallnikut” u pushkatuan 7 shqiptarë, ndër to 2 fëmijë si spiunë italianë. Më 10 prill afër Hanit të Hotit pjesëtarë të kompanisë së zbulimit të  Divizionit “Zetska” pushkatuan 15 hotjanë si spiunë italianë. Në 11 prill zbuluesit jugosllavë therën 29 vjeçarin  Kol Ucin nga Triepshi. Më pas i nxorrën sytë me bajonetë dhe i a prenë veshët për trofe.  Në Bardhoc brenda kufirit shqiptar të vitit 1913 u pushkatuan si spiunë italianë 4 pleq, që nuk ishin larguar nga fshati si pjesa tjetër e popullsisë.

Miti i rrjeshtimit me fitimtarët

Kolaboracionisti Kol Bib Mirakaj mbronte Shkodrën nga plackitjet, zjarrvëniet, vrasjet e përdhunimet e sllavëve, armiqve shekullorë të shqiptarëve. Mercenari “patriot” Lleshi i nxiste gjeneralët e pukovnikët sllavë të kapnin Shkallën e Tujanit në dyert e Tiranës, ndërkohë kur sllavët masakronin shqiptarët sa herë, që u jepej mundësia. Në rastin e Haxhi Lleshit dhe bashkëpunimit të tij me sllavët ka vetëm një justifikim nga historiografia komuniste e pas viti 1990. Justifikimi madhor është se komunistët shqiptarë dhe nacionalistët si Lleshi, Peza & Co. (të paguar për vite me radhë me dinarë Serbije) e rreshtuan Shqipërinë në anën e fitimtarëve. Në Luftën I Botërore Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Aqif Pashë Elbasani, bij e nipa të Isa Boletinit, që shpëtuan nga masakrimi prej malazezëve vetëm nga xhandarmëria fushore “KUK” austriake, të gjithë  patriotë të kulluar shqiptarë të pranuar edhe nga vetë Enver Hoxha si të tillë ishin filoaustriakë të rreshtuar me  Fuqitë Qëndrore. Shumë prej tyre ushtruan edhe funksione në administratën austrohungareze në Shqipëri. Vetë Ismail Bej Vlora u dëbua nga Italia në Zvicër si austrofil. Pra të tillë patriotë u rreshtuan me humbësit e luftës, ndërsa Esat Pashë Toptani i pranuar si simbol i politikanit tradhëtar shqiptar në krye të një kontigjenti mercenarësh shqiptarë, në përbërje të ushtrisë serbe dhe nën komandën e përgjithshme të gjeneral-lejtnantit francez Sarrail luftonte në Frontin e Selanikut në anën e Antantës fitimtare. Pse vallë komunistët shqiptarë dhe historiografët e majtë në përgjithësi nuk e quajnë Esatin patriot, se na rreshtoi ne shqiptarëve me fituesit e Luftës së Parë Botërore?! Pse na qenkan patriotë vetëm partizanët që na rreshtuan me fitimtarët në Luftën II Botërore?! Po social-komunistët shqiptarë, që e rreshtuan Shqipërinë me humbësit në Luftën e Ftohtë, pse nuk duhen etiketuar si tradhëtarë , “en Block” për këtë rreshtim, që me përdhunë ia bënë Shqipërisë?! Mjaftojnë këto dy anologji për të hedhur poshtë teorinë e rrjeshtimit me fitimtarët e luftës. Me rrëzimin e kësaj teorie të gënjeshtërt shumë nga kislingët shqiptarë automatikisht u njihen edhe merita patriotike, ndërsa shumë nga shqiptarët fitimtarë të Luftës II Botërore automatikisht marrin edhe damkën e tradhëtarit e të hyzmeqarit të sllavëve tashmë maskuar me yllin e kuq të bolshevizmit.

Në këtë kuadër ia vlen të kryhet një revizionim i historisë, duke u larguar nga gjykimet dhe përfundimet e gabuara të historiografisë komuniste, që përfat të keq në formë rudimentare vazhdojnë të gjallojnë edhe pas më shumë se një cerek shekulli nga rrëzimi i komunizmit. Ky revizionim i historisë nuk mund të bëhet në formë e me metoda voluntariste e veprime sharlatane dhe servile sic ka ndodhur në disa raste, kur PD-ja ka qenë në pushtet. Në arkivat shqiptare dhe të huaja ka plot dokumente, që provojnë se disa nga patriotët komunistë shqiptarë ishin thjesht hyzmetqarë sllavë të paguar prej tyre me  rroga mujore, madje ndonjë prej tyre me shkrim edhe i ka kërkuar gjen. Crispino Agostinucit të vihet në shërbim të italianëve si vëllai i vet, që gëzonte gradën dhe rrogën e “Centurione” d.m.th. të kapitenit në milicinë fashiste shqiptare. Ka ardhur koha, që personazheve historike u duhet dhënë haka, pavarësisht se ishin kuislingë apo partizanë bolshevikë.

Përgatiti Gjergj Thanasi

Comments

comments

-----