Kërkojmë karrigen e Presidentit!

Nga Ludi Ametaj

Fitorja e Ermal Metës në Festivalin e “Sanremo-s” shënoi arritje jo vetëm për atë si artist dhe nënën e tij, por për të githa femrat shqiptare, pasi në kompozimin e tij Ermali i referohej dhunës në familje. 

Suksesi Ermalit më shtyu të shkruaj diçka në lidhje me pozicionimin e femrës në politikë dhe të drejtat e saj. Vendi im Shqipëria pret së shpejti të ketë presidentin e ri. Edhe opinion tim sot do ta fokusoj pikërisht tek zgjedhja presidentit. Faktin e lidh me dhunën ndaj femrës. Nga eksperienca kemi dhunë fizike e dhunë psikologjike. Ti mëhosh femrës mos kandidimin apo zgjedhjen e saj në postin e presidentit mendoj se ky aspekt renditet tek dhuna psikollogjike. 

Përsa kohë Shqipërisë nuk i mungojnë femrat e afta, inteligjente, trime të demokracisë, paqes, lirisë, shkencës, penës dhe evolimit të jetës, në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalohet ekzistenca e tyre. Përkundrazi duhet të merret në konsideratë. Kemi plot, kudo dhe kurdoherë kemi patur e do të kemi, por gojët e liga të mashkullit, injoranca, intoleranca e tyre, bëri të jemi, ku jemi sot. 

Ka ikur koha maskiliste, e pamë me fakte të pamohueshme, e me prova të rënda se çfarë pësoi vendi gjatë viteve të rregjimit komunist. 50 vjet çensurë, izolim nga bota, 50 vjet një diktator president. Nuk u ngopët akoma? 

50 vjet krime, vrasje, burgosje, pushkatime, internime pa fund, ku akoma s’po shpërblehet shtresa e persekutuar politike për hallet e gjëmat që kaloi. Iku edhe tranzicioni i zgjatur, përsëri asnjë sukses i rëndësishëm për vlerësimin e femrës shqiptare aty ku e kërkon koha. Nuk mëhoj arritjet e  femrës shqiptare në postin e ministres, deputetes, ambasadores, kryetares së parlamentit, por sot ne kërkojmë me të drejtë karrigen e presidentit, sepse na takon, e nëse nuk na e jepni atëhere shikohet qartë dhuna psikollogjike që ju meshkujt ushtrojnë ndaj femrave. 

Uroj, përgëzoj, çmoj këngëtarin e ri shqiptar Ermal Metën për guximin, kurajon për të dënuar dhunën në familjen e tij, dhunë që ekspozon të gjitha familjet shqiptare që përjetojnë dhunë e trauma nga burrat në familje. Prandaj këtë shkrim njëherësh e hedh edhe si Peticion,  ku të ngremë zërin e ta nënshkruajmë edhe për këtë post të mohuar presidencial ndaj femrës shqiptare, ku do të dal me emra konkret për femrat tona që e meritojnë të drejtojnë vendin duke hedhur vështrimin edhe nga diaspora nëpër botë, parlamenti shqiptar dhe shoqëria civile. 

Arta Dade – deputete 

Mesila Doda – deputete 

Laura Mersini Houghton – Shkenctare

Jozefina Topalli – deputete 

Eglantina Gjermenji – Ministre

Mimoza Dajçi – gazetare, aktiviste e të drejtave të njeriut SHBA

Lindita Semanjaku – Aktiviste e të drejtave të fëmijëve për shvillim dhe shkollim SHBA

Vitore Stefa Leka – poete, veprimtare Itali

 

 

Comments

comments

-----