Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë

Nga protesta e shqiptarëve të Amerikës

Nga Keze Kozeta Zylo

“Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!” do të shkruante Noli shekullin e kaluar.
Dhe kjo thënie proverbiale, ky varg lapidar do të vazhdojë të këndohet sa të ketë frymë shqiptari në Diasporën e Amerikës.
Sot një grup shqiptarësh të organizuar nga Presidenti I organizatës “Rrënjët shqiptare” z.Marko Kepi u mblodhën për të protestuar kundër shoqatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn e cila organizoi ceremoni për të nderuar terroristin grek Konstantinos Katsifas. Terroristi grek terrorizoi shqiptarët në Bularat të Gjirokastrës dhe donte të qëllonte me armë policinë shqiptare.
Si Shqiptarë që ishim mbledhur aty hodhëm parrulla kundër shoqatës “Pan Helenike” dhe gati u “Përleshëm” me drejtuesit e kesaj shoqate që nuk i kursyen fjalët fyese kundër nesh dhe popullit shqiptar. Shqiptarët patriotë si Sali Bollati me familjen e tij mbanin pankarta në duar që shkruanin për Camërinë, tokën e shenjtë të vjedhur nga grekërit, Esad Gjonbalaj, Zef Balaj, etj mbanin Flamurin Kombëtar, disa djelmosha të tjerë valëvisnin Flamurin e Shqipërisë etnike. Shqiptarët protestues hodhën parrullat si: “Shame on you” “Turp për ju”, Ju jeni terrorista, ju jeni rracista, Camëria është e jona! Policia amerikane merrte shpesh herë masat që mos të ndodhte ndonjë incident midis protestuesve dhe organizatorëve grek që nderonin si Hero një terrorist…
TV “Alba Life” së shpejti do të transmetojë protestën e shqiptarëve të Amerikës kundër organizatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn.
9 Dhjetor, 2018
Brooklyn, New York

 

Comments

comments

-----