TAKIMI I AUTORIT ME PERSONAZHET E TIJ – 2

Nga SOTIR ATHANASI

( Paramnezi*)

– Domethënë se s’kam gabuar, ndonëse e pashë vetëm pak sekonda. Por nuk e kuptoj: çfarë bënte dhe pse iku.?
Ai ngrijti supet.

Shpërfillja e tij nuk më pëlqeu:
– Përgjonte?
– S’e besoj.
– Vëzhgonte punën tënde?
– Nuk m’u duk!
– Dhe çfarë pastaj?
– Ajo sikur na studionte.
– Kë?
– Mbase jo të dyve.
– Po kë?
– Më duket se ty.
Pse detyrohemi të vihemi në të tilla prova përzgjedhjeje, o Zot?!?
A ka njeriu xhanëm, forca kësodore që të përballojë këto dy ndjenja?
– Ajo sikur na studionte.
– Kë?
– Mbase jo të dyve?
– Por cilin?
– Më duket se ty.
Unë qesha: – Është marrëzi, – thashë me pastërti. – Ja ke futë kot, plakó!  
Pamja e tij si e vrarë në shpirt, nuk I largohej edhe pas kësaj. Duhet thënë që unë vëzhgimin e kisha të mësuar, qoftë edhe në distancë, kurse ai, si talent e kishte të lindur dhe nuk gabonte lehtë. Nga ana tjetër, që të jem i sinqertë edhe mua, në atë grimë të kohës, më ngjau se vështrimin nga unë, vajza largoi. Po ku e kisha parë që, e martë e mira, e marrtë!
– Nuk më thua, sa kohë ke që punon me këto skulptura?
– Tri javë.
– Dhe, vajza lart, s’ka zbritur asnjëherë poshtë, por është mjaftuar si edhe aty më parë, të vëzhgojë punën tënde si nga maja e Olimpit?
– Javën e parë zbriste çdo ditë, madje më sillte edhe kafe.
– Pastaj?
– Pastaj e preu si me thikë.
– Pse?
– Nuk e di.
– Mbase ka keqkuptuar ndonjë sjellje tënden? Se ju piktorët, se si i picëroni sytë edhe kur shikoni e flisni me tjetrin.
Ai heshti. Rrudhi buzët. Shikimi I tij, diç ironizonte. Unë këmbëngula thjesht me vështrim.
– Nuk mund t’a kuptoj, – tha më në fund, kur pa se tek unë, veç befasisë, s’kishte asgjë të turbullt. – Largimi i saj, nuk e shfaqëson sjelljen tejet miqësore të fillimit. Qe një natyrëshmëri e pashoqe. Vetëm, në qoftëse e ka detyruar dikush.
– Kush ?
Ai ngrijti supet.
– Di të zbërthesh hieroglifet, – ngrijta unë më në fund zërin, – dhe s’je në gjëndje të shkopsitësh një marrëdhënie të tillë?
– Me hieroglifet e kam të lehtë. Ato vërtet janë thjesht simbole dhe nuk flasin, veçse duhen zbërthyer. Por është gjuhë e vdekur dhe nuk t’a marrin për të keq edhe sikur të gabosh. Kurse, zonjusha lart . . ., apo. . .? – Mirë e the: zonjusha lart. A ka të dashur?
– Nuk e besoj. Do t’a kisha parë.
– Qënka cingël ?
Shoku im më në fund buzëqeshi.
– Mos po luani me cilngla?
– Mbase.
– Jo mbase. Por këtë thuaj.
Ai iu shmang përgjigjes. Shkoi sërish në fund të kolonës dhe tha:
– Këtu duhet të ketë qënë skulptori dhe është befasuar nga dalja e saj në ballkon.
– Si ne tani.
Ai vazhdoi: – Duhet t’a ketë pritur gjatë këtë çast, artisti.
– Si t’i më duket.
Ai buzëqeshi hidhur për ngjajshmërinë. . Në ketë mes duhet të qe futur patjetër dyshimi. Ai që përcaktojmë, aq natyrshëm me fletët e ” lule deles “: më do, s’më do.
– Ajo, me patjetër, duhet të ketë qënë modeli I tij.
– Ashtu si dhe ti që ke pritur dy javë për të takuar derivatin e modelit.
Ai vazhdoi spjegimin: – Nuk dihet sa vazhdoi pozimi. Ashtu siç mungojnë shkaqet e largimit të kësaj shtojzavalle, a këtij flurimi Qiellor. E mbase edhe degdisja në ishujt e panumërt të Greqisë.
– Mos e dhëntë Zoti në rastin tënd.
Ai tundi kokën: – Të lumtë goja, – tha dhe vazhdoi arsyetimin: – Nuk dihet gjithashtu, si u kthye. Çfarë kishte ndodhur që zbuti zëmërimin e atyre që e larguan.
– Asgjë, – tbashë unë. -Thjesht ardhja ime.
– Po a ishte kthyer në kohë, apo ishte e vonuar e madje, tepër e vonuar? Megjithatë, ai duhej të gëzohej që ajo, më në fund, erdhi.
Tanimë, ai qe në mbarim të punës së tij, edhe pse e kishte përfunduar, pa e patur atë pranë. . .
– Këtu pra, duhet të ketë qënë gdhëndësi artist dhe e ka vërvitur tutje skarpellën e tij duke thirrur: – Epitelus, që në shqip thuhet me tri fjalë: “më në fund”.
– Po. Epitelus. Ajo u kthye.
Nuk pati kohë të shihte ku goditi dalta e tij që latonte mermerin. I mbetën sytë tek ajo. Pse ishte kaq e zbehtë? Apo I dukej atij nga lodhja e një pune tejet raskapitëse? Por mund të ketë patur edhe merakun nëse, do t’a gjente artistin me daltën e tij që I çukisnin veshët, po aq sa edhe zëmrën, aty te bregu I atij ishulli. Ajo përgjonte me gjasë, kthimin e zogjve nga shtegtimi t’i sillnin ndonjë lajm. Por edhe t’i shpinin sinjalin se ajo nuk ishte aspak mirë dhe për më tepër, po vuante.
Sytë e skulptorit që dinë të fiksojnë detaje nga më të papërfillëshmet, nuk mund të gaboheshin kurrë për ‘të:
Vështrimi I saj qe I trishtuar. Syve të saj, sikur u mungonte drita. Nuk rrezatonin ndriçim. Brënda tyre, ndryhej vuajtja.
Shoku im pas këtij “bombardimi”, heshti. Ai fliste sikur të kishte qënë I pranishëm në ngjarje e në këtë rrëfim imagjinar e tejet të dhimbshëm. Tregonte si të qe vetë skulptori. Por mbase përshkruante zanën që u shfaq në ballkon në atë grimë të kohës, si meteor. Ai fotografoi shpirtin e saj.
– Po, – tha
U ul sërish te këmbët e shtatores. Te prerja tërthore e atyre sandaleve dhe me majën e një vegle si bisturi, shkëputi pjesën sipërfaqësore, si të qe kapaku i çajnikut dhe e përmbysi atë. Me një lente, tepër zmadhues në dorë, tha: – Shiko këtu!
Pjesa e brëndshme rruante të ndryrë sekretin. Ai më tregoi dhe mua më dukej se po shihja një hartë detare të Kolombit, a Magelanit
– Në shekullin e XV-të e më pas, – nisi të shpjegojë shoku im, si skolastis që ish e me stilin e petagogëve të Akademisë së Arteve, ku edhe kishte dhënë mësim për gati pesë vjet, në pikturën fetare, mori rrugë e përhapje ajo që quhet DIPTIK. Parapëlqehej piktura e gravuar VIRGJËRESHA me FOSHNJEN. Në anën tjetër, vihej portreti I porositësit.
Ai leu me ngjitës atë copë mermeri dhe unë vura re se, duart po i dridheshin teksa bënte këto veprime.
– Nuk ndjehesh mirë?
– E jam pak i lodhur, – m’u përgjigj.
Por unë e kuptoja se ajo s’qe aspak thjesht lodhje. Se mbase sfilitje ajo qe. Se i ngjante asaj kur na dridhet buza, syri, zemra. Dhe këto fërgëllima e kanë prejardhjen në shpirt e jo në trup.
-Tani që dimë se çfarë është diptiku, që dimë gjithashtu, sekretin e Gurit të Rozetës, tani që njohim hieroglifet, nuk është e vështirë të spjegojmë, historinë e dhimbshme të dashurisë së kësaj hyjneshe. Një histori, tejet njerëzore dhe një sakrificë skajore për të përballuar. . .
Ai e përmbysi “kapakun e çajnikut”:
– Edhe diçka tjetër : – Ajo ç’ka e bën këtë rrëfim, krejt të veçantë, është fakti se, skulptori I këtyre mermereve, ishte persiani NADIR. Arkitekt dhe skulptor. Tridhjetë vjeçar. Brun. Trup hedhur dbe me një mjekër të spikatur e të vogël, fisnike.
Unë do t’i deshifroj të gjitha këto dhe detyra jote është t’i shkruash ato për lexuesin.
Shoku im sapo e shpalli qëllimin pse më kishte thirrur, kur nga një deriçkë në cep të kësaj banesie-kështjellë, doli më në fund, buzagaz dhe e veshur si për xhiro, Vajza e fshehur aty lart, te qelqet e ballkonit pas perdeve.

Ishte po ajo bukuroshe që kaloi vetëtimë dhe shpërfillëse te këpucari dhe që megjithatë, më sillte ndër mënd një portret të njohur dikur. Po ku? Se më kujtohesh in flokët e zinj, ashtu si edhe çanta e saj tejet e hijshme dhe me thekë. Po cila qe ajo? Dhe, ndërsa s’e kisha çuar deri në fund këtë mendim, kur ajo me një buzëqeshje si ato që I jepen jo një njeriu dosido, por një bamirësi, a një tipi ndaj të cilit kërkon t’i shpreh mirënjohjen tënde, m’u afrua dhe tha:

  • Ti duhet të jesh Albani.

Pas atij zëri të  ngrohtë, në sekondën e parë e përfytyrova portretin e saj të gjakosur brënda MBV-së në autostradë dhe që lexuesi ynë I kujdesshëm e kujton në tregimin KRYQI I ANËS.( VIA DEI ). Ajo kërkonte ndihmë dhe me përgjërim thërriste:

  • Separakallo poli, vithiseme!  (Ju lutem shumë ndihmomë! )

Prandaj pa ngurruar dhe tepër I habitur,  thirra:

  • Ana! O Zot, Ana!

  • Po, – tha ajo dhe më përqafoi.

Edhe unë iu përgjigja përqafimi,  madje me mallëngjye.

Shoku im jo vetëm u befasuar,  por nga keqkuptimi ynë karakteristik kombëtare, u xhelozia.  

– Më ke shpëtuar jetën ! – më tha ajo.

– Jetën, mbase jo, por dorën, jam I sigurtë se po. Ngaqë ty të ishte prerë arteria, – i thashë  dhe atë çast instiktivisht me të drejtën e shpëtimtarit, ia kapa krahun te llërë. Pashë një gjurmë të lehtë qepje dhe ndjeva ca muskuj si të mirë.  Kjo qe e gjitha.

Ajo buzëqeshi sërish dhe tha:

– Të kam kërkuar.

– Edhe unë ty.

– Unë të kam kërkuar të të falenderoj, – tha ajo dhe si buzëqeshi me një kinse tinzëri, shtoi: – Po ti pse?

– Që të të jap KRYQIN, – u përgjigja unë duke bërë sikur nuk e kuptova drejtimin e kinse shigjetës.

– KRYQIN? !?

– Po. Ai ishte  shumë I vogël. Zinxhiri tepër I hollë qe pështjellë rreth kyçit tim të dorës. Gjaku i ngrirë e shtangu  time ‘më kur e pa. Kurse unë . . , ndonëse tepër i hutuar, nuk e di pse buzëqesha atë çast.

– Se përfytyrove takimin me mua të më dorzoje atë relike kujtim nga stërgjyshja ime, – e shpuri deri në skaj kinse provokimin ajo.

– Mbase, – thashë unë dhe nxorra portofolin. Pështjellë në një shami mëndafshi shkëlqente KRYQI. Unë me një gjest vërtetë prej triumfato ri, ia lashë në pëllëmbë të dorës dhe thashë:  – Ne shqiptarët I lajmë “borxhet” në vënd. Ja ku është pra, KRYQI I ANËS!

E shqiptova kështu ngaqë: te ato dy fjalë ndoshta qëndronte edhe muzikaliteti që vinte nga ai film. Prindërit e mi e kishin parë dikur dhe e kujtonin me mall. Prandaj atë çast, shpreha:

– Çdo brez Anat e veta ka. Por, mbase edhe kryqet në çdo brez, një Anë kanë.

Anës I ndritën sytë:

– E pabesueshme, fantastike,  katapliktiko (e mahnitshme, (e habitshme ).

Kryqin që ia kisha lënë në pëllëmbën e dorës, ajo I gëzohej si një zbulimi. Dhe kishte të drejtë po të shtojmë spjegimin e saj:

– Ky KRYQ, shpëtimtari im Alban, ka një histori që zë fill këtu e një qind vjet më parë.

Unë këmbeva vështrimin me restauratorin. Ai tundi kryet ashtu siç bëjmë kur duam të themi: e sheh që kam të drejtë?

Ndërkaq, Ana m’a riktheu KRYQIN në një gjest tepër fin :

– Vendosma! – tha dhe më erdhi fare pranë.

Mua më doli në shteg jo vetëm spjegimin përpara shokut për t’ia shkrirë gjakun tashmë ndër deje, por edhe për t’a ndihmuar që të gjente veten në ç’rapart ndodhej me Anën. Rasti qe ideal. Si I zbritur nga Universi:

– Gimi! – iu drejtova shokut: – Unë kam dhjetë vjet që e mbaj në portofol këtë kryq. Edhe për t’a parë nuk mundem. Lere pastaj t’ia vendos në qafë Anës ngaqë e përfytyroj të gjakosur. Prandaj, bëje ti këtë punë që VIA DEI – n e ke lexuar thjeshtë si tregim.

Agimit iu shkri menjëherë gjaku. Ai e mori në dorë varësen dhe nisi t’a hapë mbërtheckën e sinxhirit.

Ajo uli kokën. Ai, me duart që I dridheshin ia qarkonin në gushë. Flokët ia ngrijti me dorë dhe Ajo sikur iu mbpshtet mbi gjoksin e tij. Ai ia drejtoi kryet dhe ata u panë sy më sy.

Ja për çfarë duhet shkruar, – mendova duke kujtuar se këtu mbyllej kjo histori. Por, jo. Agimi umat të largohej. Ana e ndaloi dhe tha: – Prit Gimi!. Ai shtangu. – Kështu nuk të thërrasin edhe bashkatdhetarët e tu? Ai pohoi me fjalë dhe me krye I dyzuar tashmë. Unë përkundrazi, I mrekulluar.

– Gimi mu! (në shqip: Gimi im!)

Këtë kryq që sapo m’a vendose në qafë, e kam të stërgjyshe sime!

Atë çast, ajo u kapërcye për të përballuar një lëmsh përmallërimi që I kishte mbërthyer futin dhe me sytë mbushur me lot, tha:

– Është e mundur që të përsëritet historia?

– Po, – u përgjigj ai, – dhe përsëritja bëhet  me spirale.

– Atëhere po të them se: Kryqin në qafën e saj e ka vendosur skulptori I këtyre Kariatidhave.

– Duhet t’a kishim marrë me mënd, – ndërhyra unë.

– Dhe ai ishte i huaj, persian, – nënvizoi ajo.

– Ashtu?!? – shpreha unë habinë e natyrshme.

Agimi thjeshtë buzëqeshi ëmbël, por pamja e tij linte të nënkuptohej se priste vazhdimësinë. Dhe ajo nuk vonoi të vinte:

– Tani, tha Ana, pas më shumë se një shekulli, historia përsëritet. Një Restaurator monumente shumë,  sërish I huaj, ia vendos mbesës së saj të njëjtin Kryq.

Ne mbetëm pa fjalë. Ajo mori frymë thellë si të kishte atë çast ikonën e Shën Mërisë përpara dhe tha:

– Si t’a shpegoj, O Zot I Madh, o Shën Mëri, nuk di.

– Di unë t’a shpjegoj, – tha më në fund Agimi.

Ai shtriu dorën përpara saj në një gjest kavaljeri:

– Më lejoni  zonjushe t’u përsëris se historia përsëritet, madje në trajtë spiraleje .

Ai ia kishte marrë tashmë, dorën Anës dhe e tërhoqi te Kariatidha e parë. Hoqi buqetën e luleve nga shporta dhe ia dha në dorë: – Këto janë për ju, domethënë për modelin.

Ajo i prano dhe e falenderoj.  

Restauratori,  u ul te këmbët e hyjneshës dhe me veglën – bisturi – që e nxorri nga një këllëf prej meshini, hapi kapakun e . . . , “çajnikut”.

Deri këtu unë e kisha të shuar kuriozitetin. Befasim dhe sidomos mahnitja do të vinin më pas. Atëhere kur shoku im, po me atë mjet të mprehtë, do të nxirrte në pah fundin e “çajnikut”. Nga ajo sandalet e hyjneshës do të dilnin rreze drite.  Ana lëshoi një klithmë habie. Unë gjithashtu, mrekullinë me sytë e mi pashë.

Agimi mbante në duar një varg diamante.  Ato reflektonin si të ishin nxjerrë atë çast nga dyqani I bizhuterive.

– Historia përsëritet zonjushe. Ju kishit të drejtë. Këtë varg me diamante, padyshim që e kishte pasur stërgjyshja juaj në gushë.

Ai ia vendosi gjerdani e diamanti në qajë.  

Ajo e puthi gjatë në buzë. Si u shkëput, e puthi edhe Ai, po kaq gjatë.

– Më duket se do të më duhet të nis përgatitjet e kumbarit, – thashë unë tek shihja vrullin e një ngazëllimi përqafimesh e dëshirash spërkatur me pasionin dhe hovet e ndrydhura. Por kjo s’më pengoi të shihja edhe një flutur që I vinte qark buqetën së luleve në dorën e Anës. Ajo kalonte herë në një shpatull të partnerit e herë në tjetrën për të mbetur më në fund lart si buqeta e nuses në dasëm. . .

Unë ndoqa aratisjen e insektit që u ndal në qelqet e atij ballkoni ku më herët sytë më panë Anën. Tani, në një karrocë invalidi, një grua e moshuar po na sodiste e përmalluar. Befas, diç si vetëtimëTAKIMI I AUTORIT ME PERSONAZHIN E TIJ (2) shkëndijoi nga ato qelqe dhe unë ktheva kryet për të parë burimin e kësaj shkrepëtime.

Qe vargu I diamanteve në dorën e Anës. Ajo po ia tregonte gjyshes së saj që e shihte nga pas asaj dritareje – stoli, por kafazi I tejdukshëm. Ky veprim I Anës, dëshmonte vazhdimsinë e një bisede bërë më parë midis gjyshes dhe mbesës. Për ato dy sende: Kryqit dhe diamantet.

Dhe qe e natyrshëm shpërthimi tejet I ndjeshëm I Anës. Madje, edhe flaka e saj dehës e e ngazëlluese, e cila fatkeqësisht u shua shpejt.

Në dorën e zonjës mbi karrocën e invalidit,  u tund vetëm një herë zilja nga ato të shekullit të shkuar pastaj ra në dysheme me zhurmë. Krahu që e mbante u lëshua. Trupi I zonjës shkoi pas dhe rrotat xhiruan duke e çuar flokëartën edhe më në thellësi të errës. Pjesa e sipërme e dritares kishte një qelqe të pjerrët tek e cila shquhej kaltërsia e Qiellit.

Ana klithi:

– Nëna! Gimi, nëna! NËNA ime! – dhe u turr me vrap drejt shkallëve. Në njërën dorë ajo kishte kapur shokun tim dhe në tjetrën shtrëngonte fort buqetën e luleve.

Unë mbeta me mendimet e mia. Ngjante sikur tersi në këtë mes më fajsonte mua. Mbase nga që isha nisur që javën e shkuar për të ardhur këtu dhe lulet e blera për t’i sjellë te kariatidhat, përfunduan tek një I vetëvrarë në rrugën ERMU.

Dhe ja tani.  Mos o Zot!

Fundja, pse duhet të mendoj keq? A nuk u bëra unë nxitësi që të shpërthente dashuria e ndrydhur në mes dy të rinjve? Pse pak është kjo? Si mund të fajsoj veten kur janë kaq pranë te njeriu gëzimi dhe hidhërimi, dita dhe nata, Jeta dhe Vdekja! Dhe, të mos harrojmë se edhe buqeta me lule e ndolli këtë lidhje të të rinjve.

Zonjën në ballkon Ana e kishte gjyshe. Por në moshën pesë vjeçare, ajo i humbi prindërit në katastrofën e njohur të Titsnikut. Pas kësaj, për ‘të gjyshja iu bë NËNË. Në këtë mënyrë Ana, ia zvogëlon te disi moshën që kishte kaluar të nëntëdhjet e pesat.

Mjekët thanë se ajo kishte pësuar një goditje që quhet Eustres. Shkaqet?  Dihen. Gëzimi I madh dhe I befasishëm. Ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Jeta e saj prej dy javësh, mbahej me oksigjen. Kur pa nga lart se Anës,  I erdhi kryqi I humbur, dhe veç kësaj, u gjet te kariatidhat edhe gjerdani I diamanteve, nga gëzimi i madh e ndërpreu oksigjenin. Kaq duhej që natyra të bënte punën e saj.

Mjekësia këtë e quan Eutanazi pasive.

Ja miqt e mi, pse Ana e goditur nga dashuria me vështrim të parë  për shokun tim Restaurator, javën e dytë e më pas Nëna e saj u bë për oksigjen. Ana, pas kësaj jetonte midis dy dashurive. Ajo qe e dyzuar. Shpirti I saj qante se Nënës,  me sot me nesër, I përgjohej ikja. Nga ana tjetër,  po ky shpirt, qeshte e gëzohej për një dashuri të re, mbase si e asaj për Nënën, që në një farë mënyre e njollos te të parën, e përlyente atë.

Pse detyrohemi të vihemi në të tilla prova, o Zot? A ka njeriu xhanëm, forca kësodore që të përballojë këto dy ndjenja?

******

Mora sërish trenin elektrik për te Omonia.

Pas kësaj,  nuk do të doja kurrë fat më të madh se sa ai I kthimit të gruas nga Shqipëria, të bashkatdhetarit tim të braktisur për shkak të kësaj prove tepër të vështirë të të dy dashurive.

Veç kësaj, tek Omonia, Profesorin e  “Petroninit” me kulluret e tij pak më tutje, nuk e pashë. Te vëndi ku tregtonte, disa pëllumba çukisnin thërrimet.

Duhet të kaloj tjetër herë që t’a takoj, – mendova tek ecja përmes këtyre zogjve të bardhë.

——————————

Paramnezi*) = Përzierje e realitetit me trillin artistik.

SOTIR ATHANASI, 

Athinë, 

27, Nëntor, 2018! 

 

Comments

comments

-----