Në Montreal, Kanada u zhvillua takimi i dytë i bizneseve dhe profesioneve shqiptare

Mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Shkëlqesia e Tij zoti Ermal Muca

Nga Ajet Nuro

Ndonëse komuniteti shqiptar që jeton në Montreal është një komunitet relativisht i ri, ai ka ditur të përshtatet dhe integrohet në jetën ekonomike, sociale e politike të Montrealit dhe rrethinave. Nuk bënë përjashtim as komuniteti i sipërmarrësve, profesionistëve dhe në përgjithësi njerëzve të suksesshëm pavarësisht sferave ku ata veprojnë.

Është për t’u theksuar fakti se shumë nga sipërmarrjet e shqiptarëve të Montrealit janë rritur, janë konsoliduar dhe mund të themi se ato nuk i dallon asnjë gjë nga ndërmarrje vendase që janë krijuar shumë kohë para tyre. Sipërmarrjet shqiptare, ashtu si dhe gjithë shqiptarët e Montrealit janë adaptuar dhe janë integruar me sukses në shoqërinë kebekase dhe atë kanadeze. Ndonëse një komunitet i ri, komuniteti shqiptar ka në gjirin e vetë profesionistë dhe sipërmarrje të larmishme. Dallohen tek sipërmarrjet shqiptare, ndërtimi dhe rinovimet dhe profesione të lidhura me to por edhe sipërmarrje si shit-blerja e pasurive të patundëshme, avokat, veteriner, bankier, këshilltar financier, restorator etj tej.  Nuk ka aktivitete të shqiptarëve të Montrealit që bizneset të mos jenë pjesë vendim-marrjes apo pjesë ndihmuese apo sponsor të këtyre aktiviteteve. Shumë aktivitete ekonomike të shqiptarëve të Montrealit n’a përfaqësojnë denjësisht në komunitete të tjera duke n’a bërë të njohur si njerëz të ndershëm dhe profesionist gjë që e bënë biznesin e tyre të respektuar dhe ne krenarë.

Pas suksesit të takimit të parë të bizneseve dhe profesioneve shqiptare në hotelin Sheraton, Laval, në maj 2017, një takim i dytë bëhej jo vetëm interesant por edhe i domosdoshëm për të thelluar bashkpunimin mes shqipatrëve mes tyre por edhe me biznset vendase e për të gjetur mënyra të tjera bashkpunimi.

Takimi i dytë

Takimi i dytë u zhvillua të premten në datën 2 nëntor 2018 në një ndërtesë historike siç është ndërtesa Sun Life që ndodhet në qendër të Montrealit. Interesi për takimin e dytë ishte relativisht më i madh se ai i pari dhe numri i pjesmarrësve gjithashtu. Duhet theksuar se aktiviteti ishte vlerësuar maksimalisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ottawa e cila e nderoi aktivitetin me pjesmarrjen e ambasadorit të Shqipërisë në Kanada Shkëlqesisë së Tij zotit Ermal Muça si dhe dy sekretareve të para të ambasadës zonjat Arlinda Dega dhe Ejona Hoxha. Nga personalitetet vendase, ishte i pranishëm Drejtori i Planifikimit Financiar dhe Trashëgimisë pranë kompanisë Sun Life, zoti Antoine M. Falciglia.

Pas himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kanadasë, fjalën përshëndetje e morën respektivisht z. Ermal Muca dhe z. Antoine M. Falciglia.

Zoti Muca theksoi rëndësinë që kanë shqiptarët në Montreal dhe Kanada si urë lidhëse mes të dy vendeve si dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla si ky i takimit të sotëm në bashkëpunimin mes shqiptarëve këtu në Montreal por edhe në qytete të tjera. Z. Muca theksoi rëndësinë që ka bashkpunimi mes shqiptarëve. Mund të ketë shumë shoqata por ajo që n’a bashkon është se të gjithë jemi shqiptarë. Nënë Tereza apo Skënderbeu janë figura që n’a bashkojnë. Ai mori si shembull aktivitetin e fillim shtatorit të këtij viti tek busti nënë Terezës në Montreal që u realizua në bashkëpunim mes shoqatave shqiptare këtu në Montreal.

Pas zotit Muca fjalën e mori z. Falciglia që theksoi rëndësinë që i kushton Sun Life dhe shërbimi që ai drejton zhvillimit të bizneseve dhe se ata janë të kujdesshëm të shoqërojnë bizneset shqiptare në çdo etape të zhvillimit të tyre. Ne jemi këtu, theksoi ai për t’u ndihmuar të krijoni strategji për t’u fuqizuar, si të paguani sa më pak taksa dhe t’u mbrojmë në raste se një rrezik u prezantohet.

Sipas programit, në mbrëmje u bënë tre prezantime me tema që interesojnë bizneset si strategjitë për rritjen e klienteles dhe biznesit dhe një prezantim i shtëpive ekologjike nga presidenti i AlbaConstruction zoti Bardhi Sulollari. Ky i fundit pati edhe interesimin më të madh nga pjesmarrësit për të mësuar më tepër rreth shtëpive ekologjike, avantazhit që ato paraqesin si dhe kostoja e ndërtimit të tyre. Duhet theksuar se z. Sulollari është nga të rrallët shqiptar që ka siguruar lejen në ndërtimin e shtëpive ekologjike dhe ndërtimi i shtëpive të para ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes së publikut por dhe mediave vendase. Nuk ka se si shqiptarët e Montrealit të mos jenë krenar me një kompani të tillë.

Pastaj në mbrëmje u prezantuan të gjithë të pranishmit. Secili paraqiti biznesin apo profesionin dhe vizionin se si çdo njëri mund të ndihmoj të tjerët sipas modelit që secili të dali i fituar nga bashkëpunimi reciprok.

Sponsorit e mbëmjes

Një mbrëmje si takimi i bizneseve dhe profesioneve shqiptare nuk mund të dilte aq i bukur pa ndihmën e disa bizneseve që u treguan bujar dhe ndihmuan. Bizneset që ndihmuan, ishin:

Amirouche Benmerar, agjent sigurimesh kundër dëmeve (Shtëpi e makina) i kompanisë LaCapitale, sponsor argjend si dhe 3 biznese sponsor ar respektivisht, Dr. Hysni Marku, spitali veterinar Iberville, çifti Brunilda Moreno & Alain Frigon, agjentë shitblerjesh të pasurive të patundura si dhe Bardhi Sulollari, pronar i AlbaConstruction. Të gjithë sponsorët patën të drejtë të bëjnë një paraqitje të mëtejshme prej 2-3 minutash. Z. Marku e shfrytëzoi kohën që iu dha për të folur për një projekt që ai e ka për zemër dhe që e ka shprehur disa herë në këtë vit mbarkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra ngritjen e një busti të Heroit Kombëtar këtu në Montreal, bust që do t’i bëj nder komunitetit, historisë sonë kombëtare dhe njohjes edhe më të madhe të kombit tonë në Montreal e më gjerë. Do të desha që në emrin tim, si organizator dhe në emrin edhe të gjithë pjesmarrësve faleminderit për ndihmën tuaj.

Një pjesë e programit iu kushtua diskutimeve për aktivitete të ardhëshme, si të bashkëpunohet mes bizneseve, mundësia e një mbrëmje gala për të nderuar shqiptarët që dallohen në të gjitha fushat në Montreal e rrethina, si dhe ndihma që mund të japin shqiptarët e Montrealit në marrdhëniet ekonomike mes Kanadasë dhe at’dheut mëmë, Shqipërisë. Për pikën e parë, shumë nga të pranishmët shprehën kënaqësin e të qenit në një mjedis biznesesh shqiptarësh dhe kënaqësinë e zgjedhjes në rast nevoje së një biznesi shqiptar para një biznesi tjetër, u hodh ideja e investimeve inteligjente nga personalitete të dalluara si përshembull në fushën e pasurive të patundura etj etj. U hodh ideja e krijimit të një komisioni që do të ndihmoj në mbajtjen e një mbremje gala i cili do të hedhi idetë se si të procedohet për të patur një aktivitet sa më gjithë përfshirës. Tema që shkaktoj më shumë interes ishte ajo se si mund të ndihmohet në marrdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, konkretisht si mund të ndihmohet që ata që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri të munden t’a bëjnë një gjë të tillë por edhe firmat shqiptare mund të ndihmohen për të bërë biznes në Kanada. Në këtë pikë e rimori fjalën edhe ambasadori shqiptar në Kanada, zoti Ermal Muca që theksoi rëndësinë që kanë emigrantët shqiptarë në promovimin e vlerave shqiptare dhe të Shqipërisë. Ai tha se kanadezëve u pëlqen Të zbulojnë vende të reja dhe u takon Juve t’ua zbuloni Shqipërinë kanadezëve dhe ju me punën dhe veprimtarinë tuaj jeni ambasadorët e vërtetë të Shqipëriaë në Kanada. Nëse keni projekte apo nëse njihni kompani kanadeze të gatshme të investojnë në Shqipëri, ne jemi këtu për të ndihmuar. Ose nëse ka kompani shqiptare që duan të investojnë në Shqipëri, jeni të mirëpritur ndihma jonë nuk do t’u mungoj. Pastaj zoti Muca dha shembullin e një kompanie shqiptare të bazuar në Toronto që ka hapur një filial në Durrës në fushën e ndërtimeve duke krijuar vende pune të paguara mirë. Të pranishmit përfituan për t’i bër pyetje ambasadorit rreth shërbimeve konsullore të ambasadës dhe shërbime të tjara që ambasada ofron.

Programi i mbrëmjes

Duke e mbyllur këto radhë do të doja të falenderoja çdo njërin prej pjesmarrësve, një pjesë e të cilëve kur u prezantuan thanë se kishin ardhur si shqiptar dhe ishin atje për të mbështetur aktivitetin. Një falenderim i veçantë i takon zotit Laze Leskaj që ndihmoi aq shumë me idetë dhe shtytjen për realizimin e aktivitetit dhe ndonëse i pamundur, nuk mungoi në aktivitet.

Dua të falenderoj Shkëlqesinë e Tij zotin Ermal Muca, amabasador i Shqipërisë në Kanada si dhe ekipin që e shoqëroi, për përkushtimin, vlerësimin dhe pjesmarrjen aktive gjatë gjithë aktivitetit.

Tre orë ishin paraparë për këtë mbrëmje por ato nuk ishin të mjaftueshme. Takimi u mbyll reth orës orë 8:45 me dështrën për t’u riparë sërish.

Ajet Nuro

Montreal, më 4 nëntor 2018

Pjesmarrësit në mbrëmje:

Nga ambasada Shqiptare në Ottawa, Kanada

  • Shklqesia e Tij z. Ermal Muça, ambasador

  • Arlinda Dega sekretare e parë e ambasadës

  • Ejona Hoxha, sekretare e parë e ambasadës

Lista e pjesëmarrësve në Takimin e Dytë të bizneseve dhe profesioneve shqiptare.

  • Aida Mihali CPA, CGA – Llogaritare

  • Ajet Nuro – Financière Sun Life, këshilltar financiar

  • Alain Frigon – agjent shit-blerjesh të pronave të patundshme

  • Alma Nuro – Agjente e manaxhimi e pasurive të patundshme

  • Amirouche Benmerar – LaCapitale – Agjent sigurimesh kundër dëmeve (Shtëpi, makina)

  • Agur Metaj – Renovime, ndërtime

  • Anila Erindi – Ing. MSc – Inxhiniere, punon në bashkinë e Montrealit

  • Antoine M. Falciglia, MBA, CIM, FCBI, Adm.A., Pl. Fin. – Drejtor i shërbimit të Planifikimit Financiar e Trashegimtar (Sun Life)

  • Arben Canaj – Kontraktor i përgjithshëm

  • Arten Pocari – Nidihmës Infermier – mbështetës i aktivitetit

  • Astrit Basha – Tit Renovation Inc – Kontraktor i përgjithshëm

  • Aurel Zaloshnja – agjent shit-blerjesh të pronave të patundshme

  • Bardhi Sulollari- Pronar i AlbaConstruction, kompani ndërtimi

  • Besmir Likaj, punon ne bankë, Banka Kombëtare e Kanadasë

  • Brunilda Moreno – agjente shit-blerjesh të pronave të patundshme

  • Edmond Nuraj, mbështetës i aktivitetit

  • Ermir Duli, mbështetës i aktivitetit

  • Fatjon Dule – Entrepreneur Général F.D. Inc – Kontraktor i përgjithshëm

  • Gjergji Hasa-  FERDOUSSI HASA ATTORNEYS, avokat

  • Glen Kasneci, agjent i huadhënieve hipotekash BNC

  • Gramoz Canaj, punon në fushën e klimatizatorëve

  • Habib Abi Khalil – Expert commerce Omni-Canal

  • Hasan Shehu – Trebeshina, General Renovations-Rinovime

  • Hysni Marku – Hôpital Vétérinaire Iberville- Spitali veterinar Iberville

  • Ilir Garxenaj – Voyages Forum Inc – Agjent udhëtimesh

  • Julinda Basha – Arbonne – Këshilltare në produkte kozmetike Arbonne

  • Laze Leskaj – I ftuar nderi, këshilltar në integrimin e emigrantëve

  • Mehdi Isufi – Groupe Alba – Kontraktant i përgjithshëm, artist

  • Mira Tafai, tekniciene në farmaci, mbështetëse e aktivitetit

  • Mirela Mocka – Këshilltare në orientim karriere.

  • Prend Tanushi – Pronar i Pizza Gourmande

  • Suela Mero – Drejtoreshë e gjetjes së talenteve & drejtoreshë e marrdhënieve me klientët / Artiste, këngëtare

  • Tim Canaj – President i Construction Timmy

  • Vlad Scripcaru – Financière Sun Life – Këshilltar financiar

  • Yasmina E. Jimenez – Trainere biznesi

  • Maksim Haxhiu, pensionist, mbështetës i aktivitetit

  • Penar Musaraj, specialist IT

  • Fatma Selmanaj, Specialiste në sallon bukurie

Në takim pati dhe dy vizitor që kishin ardhur për vizitë në Kanada

 

Comments

comments

-----