TRI GËNJESHTRAT E FATOS KLOSIT

Nga Idriz Zeqiraj

 

    Fatos Klosi ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Edhepse si familje nuk ishin të besuarit e Partisë, (po e shkruaj më të madhe, sepse Atdheu shkruhej me të vogël – në atë kohë). Një xhxaxha i Klosit ka qenë i dënuar. Por, Klosi ka qenë i privilegjuar i Partisë, përndryshe, do të kishte shkuar mësues ose kooperativist në Mallakastër. Ne, që i kemi jetuar dekadat në Shqipërinë e monstrumit Hoxhë, kemi parë gjuetinë e Partisë, pikërisht, në familjet e damkosura. Duket e pabesueshme, por edhe njëri nga djemtë e ministrit të brendshëm, të pushkatuar, Koçi Xoxe, ishte i pajisur me revole nga Sigurimi dhe shërbente si informator sekret. I kësaj kategorie ka qenë edhe Fatos Klosi. Dhe, këtë e kanë ditur edhe Mejdani e Nano, kur KLosin e emëruan në krye të Sherbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

            Gënjeshtra e parë e Klosit: 

      “40 milion euro, të marra nga Fondi Shtetëror i Kosovës (3 %-shi), i kemi blerë armë për UÇK-në”, – gënjen Klosi, madje, qëllimshëm, për të kamufluar vjedhjen e galopante të parave nga LPK-ja, sabotuese e luftës, në koordinim me Tiranën zyrtare të kohës. Klosi me LPK-në staliniste të Mërgatës, mund të kenë blerë pak armë të pazëshme dhe snajpërpër, për bisnes dhe për të vrarë oficerët e FARK-ut dhe kuadrotë e LDK-së. Por, kurrë për luftën. Edhe armatimi që merrej nga shqiptarët e Sanxhakut, zona e Malit të Zi, është paguar ekstra, veçmas nga mërgimtarët. Dhe, kjo blerje ka qenë e kufizuar, kryesisht, me bartje jo me kafshë, por me krah, përmes  kufinjve bjeshkorë. Janë shfrytëzuar njohjet dhe miqësitë familjare ndërshqiptare. Shqiptarët e Sanxhakut i sillnin deri në kufi, gjithëherë bjeshkëve. Prej andej i bartnin aktivistët e Podgurit, nga Rugova deri në Istog. Për blerjet nga Serbia, i dinë Klosi ato pisllëqe.

              E vërteta:

     Firma jonë, (unë me nipat nga motra, nga Cërca e Istogut, Hasan dhe Ismet Rexhaj), Fabrika e Blojës “Etniku”, në Mamurras të Kurbinit, ka qenë e autorizuar për bartjen, transportimin e armatimeve, për në Malsinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Armatimi ka qenë i destinuar për luftëtarët në frontet e luftës, pavarësisht faktorëve ushtarakë, të ndarë nga politika, por, që i bashkonte lufta. Me përjashtim të “komandantëve të Rognerit” dhe bandave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, të organizuara në “UÇK-në” e SHIK-ut, të cilat përndiqnin dhe vrisnin ushtarakët dhe veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës, duke sabotuar luftën, sipas projektit serbo-sllav.

     Firma jonë kishte vënë në dispozicion të luftës 4 (katër) kamionë, tre me peshë ngarkese me 40 (dyzetë) tonë dhe një kamion i mesëm. Por, për shkak “të rrugëve  të Bangadeshit të Enver Hoxhës”, (siç thoshte miku im burgaxhi politik, Kadri (Os)Mani), ngarkesa reduktohej. Ishin të angazhuar 18 punëtorë, kryesisht, kosovarë të Mbretërisë si dhe nipërit e familjes time. Transporti udhëhiqej nga studenti në diplomim në Universitetin e Tiranës, ushtar i Kosharës, Hasan Rexhaj, i cili, tashmë, nuk jeton dhe vëllai i tij, drejtor i Fabrikës të Blojës “Etniku”, Ismet Rexhaj.

     Armët silleshin nga magazinat shqiptare, dominonte armatimi i rëndë, të reja, të mbështjella në plastmase, najlona special, të trashë, të papërdorura. Deri ke Fabrika, transporti bëhej me makina të tjera dhe përgjatë natës. Ngarkesa bartej në kamionat tonë, të liçensuar enkas pët këtë transport dhe sipër armëve hidheshin pak thasë me meill dhe hime (krune), për maskim. Asnjëherë nuk e kemi kuptuar pse duhej kaluar miqësisht, natyrisht, me qerasje, herë të lehta e herë të rënda, policinë e Kurbinit, të Lezhës, të Mirëditës, të Pukës, për të arritur tek ajo, policia-bandë e Tropojës apo e Kukësit?!

     Policia zyrtare e Tropojës, në bashkëpunim me LPK-në staliniste të Rognerit, kanë qenë shumë aktive në maltretimin e bartësve të ndihmave për refugjatët dhe, sidomos,  të armatimit. Për zhbllokimin e një karvani kamionësh, me ngarkesë armësh, pas tre ditësh izolimi në burg e kërcënimi, është dashur, dhunshëm, të paguhen 25.000 marka kesh (në dorë). Përndryshe, malli – armë konfiskohej, grabitej dhe shitej e përshitej, përfshi edhe mjetët e transporit. Përveç meje, pesonalisht, që kam marrë mirënjohje të bollshme, por, asgjë tjetër, askush nuk i ka kujtuar me asgjë transportuesit dhe punonjësit, në shërbim të luftës, përveç asaj page që kanë marrë nga Fabrika, edhepse, tashmë, e mbyllur.

     Shefat që e dorëzonin armatimin dhe dokumentacionin përkatës tek ne, në Mamurras, ishin kuadro të Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga familje të njohura të Tropojës dhe të Kukësit, në mes tyre Buçpapaj, Elezi… Njëri nga shefat dorëzoi 16 armë të veçanta, të dhuruara për atë, nga magazina, repati i tunelit ushtarak, nga ku ishte tërhequr ngarkesa. E lutem për një shpërblim, duke i konsideruar se ato ishin dhuratë personale për atë, duke i dhënë një shumë paushalle në dorë, natyrisht, të shoqëruar me një dokument të vulosur. Ai u ndjeh i fyer dhe fort i emocionuar, shpërtheu: “Kosova sa është e juaja, aq është edhe e imja. Unë po bëj detyrën si bir i saj”. Nuk pranoi as të darkojë, piu vetëm një kafe.

            Ironia e madhe për shërbimin tonë:

     1) Kemi realizuar bartjen, transportimin e armatimit, në Malësinë e Gjakovës dhe të Pizrenit; 

     2) Kemi transportuar ushqime dhe materiale të ndryshme, për refugjatët (ikanakët) e Kosovës, në rrethet e Krujës, Kurbinit, Lezhës dhe, sidomos, në Veriun shqiptar; 

    3) Kemi  mbyllur dhe dështuar bisnesin tonë, duke e kthyer Fabrikën dhe magazinat përcjellëse në pikë pritjeje të ikanakëve; 

    4) Jemi marrë me strehimin e mijëra refugjatëve, në mjaft raste, duke paguar nga 30 deri 70 marka në muaj për familje, varësisht nga madhësia e banesës, dhe ushqimin         e tyre, që nga Fushë Kruja e deri në Lezhë e Shëngjin.

       Dhe, megjithatë, organet përkatëse të kohës, që kishin financa të bollshme, nuk i shlyen obligimet financiare karshi Firmës tonë! Për rrjedhojë, unë dhe familja ime, për 18 vjet radhazi, vazhdojmë të shlyejmë borxhet e marra gjatë luftës, i cili nuk ka të sosur. Them familja, sepse unë gëzoj një pension prej 228 euro në muaj. Një kërkesë e bërë pas luftës, organeve kompetente, për shlyerjen e borxhit të mbetur, të stivuar, i cili ishte huazuar me kamatë private, në shërbim të luftës, përgjigja ka qenë kanunore: “Kur ngrihet sofra, troshat i fshinë i zoti i shtëpisë!” U “harrua” premtimi i bërë zyrtar në nismë të luftës: “Mos kurseni asgjë për të ndihmuar luftën e Kosovës dhe refugjatët e saj. Mbani llogaritë e shpenzimeve përkatëse dhe shteti i Kosovës do t`ju kthejë të gjitha”. Megjithat, hallall Kosovës! Thonë se liria nuk ka çmim. Dhe, kjo i mbulon të gjitha. Por, hajnia zyrtare meriton ndëshkim. Përndryshe, krimi vrastar i “komandantëve të Rognerit” dhe hajnia e shfrenuar zyrtare e tyre, relativizojnë edhe lirinë tonë, duke e bërë, tashmë, përrallë dimri.

           Gënjeshtra e dytë e Klosit:

      Fatos Klosi gënjen, mohon ekzekutimin zyrtar të ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, të organizuar pikërisht nga ai dhe “komandantët” kriminalë të Rognerit. Në mungesë të fakteve, ai bëlbëzon dhe ngatërron Dr. Berishën dhe të tjerët, edhepse e ka pranuar, madje, publikisht, se nuk e duronte Kolonel Krasniqin në Tiranë. Lideri i të djathtës shqiptare, Pto.Dr. Sali Berisha ngulmon se shefi i SHISH-it, Fatos Klosi “organizoi këtë vrasje, që ka turpëruar shtetin shqiptar të asaj kohe. T`ia vrasësh Kosovës në luftë, ministrin e Mbrojtjes, është skandal që Shqipëria do ta këtë për turp”, – deklaroi botërisht ai.

    Në vrasjet e shqiptarëve të Kosovës, që nga Ali Ukaj, Ilir Konushevci me Dr. Hazir Mala, (ky i fundit nga Tropoja), Kolonel Ahmet Krasniqi, Sadri Ramqaj, Rushit Elezi (kuksian, kontraktor i kampeve ushtrimore në Kolsh dhe Kalimash, në periferi të Kukësit), Qazim Jakupi e Muharrem Tafa (ky i fundit tropojan, kontraktor i kampit ushtrimor në Papaj, Tropojë, mik i heroit Sali Çekaj), zhdukja, vrasja e ushtarakëve, pas pushtimit të dhunshëm dhe të përgjakshëm, nga bandat e LPK-së të Rognerit, të ushtrimoreve të FARK-ut në Kolsh e Kalimash; denoncimi tek komanda serbe i Mujë Krasniqit me 42 luftëtarë, të vrarë në pusi; organizimi i burgjeve rurale të “UÇK-së”, në Cahan të Kuksit dhe gjekë, si qendra torture të ngeshme, deri në mbytje të ushtarakëve dhe të aktivistëve të LDK-së,  pa mëdyshje, pjesë aktive e këtyre krimeve është edhe kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, me bandën e “komandantëve” të Rognerit.    

                   Gënjeshtra e tretë e Klosit:

     Fatos Klosi gënjen kur thotë se vrasja e Azem Hajdarit është hetuar, janë dënuar vrasësit dhe është nbyllur dosja e tij. Shqiptarët e dinë se dosja tribunit Azem Hajdari, e cilësuar si vasje e shekullit, vazhdon të jetë e hapur, sepse projektuesit, organizatorët urdhërdhënës janë të lirë, madje të paprekshëm. Emrat, pjesë e krimit: Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Ilir Meta, Paskal Milo, Fatos Klosi me bandën e SHISH-it, janë faktik. Ekziston një bisedë e bërë, e njërit syrësh, me presidentin Mejdani:

     “Deputeti Azem Hajdari po na pengon shumë në Parlament. Duke qenë Azemi në sallën e Kuvendit, Berisha po e merr fjalën sa herë don dhe po flet i papenguar. Po të mos ishte Azemi, ne e grushtonim, deri në përgjakje, Berishën dhe e nxirrnim jashtë”. Mejdani e aprovon likuidimin e deputetit Azem Hajdari. Dhe, pasuan katër atentate radhazi kundër tij. Makinën e blinduar, brenda së cilës ishte edhe Azemi, e goditën 160 plumba në Tropojë. Azemi shpëtoi, por shoku im i klasës, në Universitetin e Tiranës, Bardhyl Pollo, drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u plagos. Atentati i fundit i bërë, më 12 shtator 1998, në ora 21.15, pranë Selisë të PD-së, ishte fatal për jetën e shkurtër, por, shumë të bujshme dhe të lavdishme, të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

     Pazari i pushtetarëve të cituar ishte bërë vetëm me Fatmir Haklaj, shef i Policisë në Tropojë. Duhej të vritej ai, për t`u bërë një gjyq farsë, për ekzekurorët, argatë të Fatmir Haklaj.  Në tentativën e parë, për ta likuiduar Fatmir Haklaj dhe bashkë me të edhe të vërtetën e vrasjes të Azem Hajdarit, Fatmiri u plagos rëndë në kokë, kurse dy të tjerë mbetën të vdekur. U kërkua të dërgohej për shërim jashtë shtetit, por, shefat e tij në shtet e pushtet, nuk e miratuan, nga frika se mos Partia Demokratike ngulmon për hetim ndërkombëtar të pacientit-vrasës. Ishte pritë e organizuar nga Sigurimi i Shtetit. 

      Herën e dytë, kur po shkonin për ta uruar Jaho Salihun, për lindjen e fëmijës, prita, atentati i la të vdekur Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnajën, ndërsa Jaho Salihu – Mulosmani u plagos. Ekzekutor i tyre ishte njëri nga badigardët e shefave të cituar, i cili, më pas, do të vritej nga pagesa e Haklajve. Babai i atentatorit, duke folur për media, shprehu habinë pse munguan zyrtarët në varrimin dhe pamjen e hapur për djalin e tij. Madje, edhe shefi i djalit-atentator i Haklaj, “harroi” miqësinë e dëshmuar, të shoferit dhe truprojës së tij besnik. Por, kujt i duhet një kondom i përdorur?! Edhe pa praninë e tyre, zyrtarëve, në ditën mortore, në Pukën e badigardit atentator, shqiptarët e kodondodhur ishin të një mendjeje, se vrasja e tribunit Azem Hajdari, ishte tërësisht zyrtare.

     Njësoj si në Kosovë: Krimet e shumta janë bërë nga badigadët e shefave partiakë. Kujtoni vrasësin e porositur të hetuesëve specialë: Sabahate Tolaj, dikur shefe e Emërgjencës të luftës dhe Isuf Haklaj, oficër i Kosharës. Qëllimi i vrasjes: Zhdukja e dëshmive të krimit për “komandantët e UÇK-së”. Njërit prej tyre i janë vrarë, burgosur apo janë në arrati 12 badigardë (truproje). E pse të mos jetë edhe shefi i tyre kryekriminel? Megjithatë, ai mbeti, gjithëherë, në përgjërim, se është “ëngjëll”, se me kot po fajsohet për vrasjet serike, bashkë me vëllezër e dajallarë, dhe pretendon se “ai e ka çliruar Kosovën, ai është Kosova!!?”

     Në minutën e parë të vrasjes të Azem Hajdarit, kryetari i atëhershëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, i denoncoi me emër vrasësit. Megjithatë, ekipi vrastar udhëtoi përgjatë natës drejt Tropojës, pa u penguar, edhepse kishte vetëm një rrugë për Tropojë. Pasi eliminuan kreun e pazarit Fatmir Haklaj, arrestuan vëllezërit Haxhijaj, (vëllain e tretë nuk e dorëzoi Turqia), dhe Jaho Salihun, i cili jetonte në “elegalitet” në vathën e bandës masive të Dukagjinit. Bilëz, përgjatë këtij “ilegaliteti”, kishte shtatzënuar edhe bashkëshortën e tij, në shtëpinë e vjehërrit të tij, në një fshat të Tropojës. Por, ai nuk duhej burgosur deri sa Fatmiri ishte në jetë. 

      Pra, u bë një gjyq farsë, për të kaluar një proces dhe për ta quajtur të mbyllur dosjen e vrasjes të Azem Hajdarit. Ishte një gjyq i veçantë, sepse u shoqërua me letrat erotike të vajzave gjimnaziste të Tiranës, të cilat i bënin presion Gjykatës se “një bukuri mashkullore, si Jaho Salihu, nuk mund të jetë vrasës”. Dhe, vërtet, krimineli Jaho, kishte një bukuri të përkryer mashkullore. Jaho Salihu, me një letër nga burgu hetues, do t`i falenderonte adoleshëntet e Tiranës hyjnore, duke dhënë gjendjen familjare të tij: “Ju falenderoj për simpatinë tuaj ndaj meje. Unë kam nusen me një fëmijë. Së afërmi pres lindjen e fëmijës së dytë”. Të gjithë këtë maskaradë gjyqësore e përcillte gazeta “Albania” e Tiranës, dikur në treshën e gazetave pro Berishës, por, më vonë iu bashkua korit të 22 gazetave ditore të kuqe dhe fort e zëshme kundër PD-së dhe Prof. Dr. Sali Berishës. 

   Por, kjo mbyllje, për të cilën pretendon shefi i SHISH-it, shefi i krimit, Fatos Klosi, është e eksponentëve të krimit, përfshi edhe atë dhe assesi e drejtësisë. Kur të këndellët Shqipëria mjerane e tanishme, e rënë pre e banditizmit komunist, do të hapet, sërishmi, dosja e vrasjes të tribunit demokrat – Azem Hajdarit, për ekzekutimin e të cilit kanë festuar mbeturinat e enverizmit në Shqipëri dhe stalinistët e LPK-së në Kosovë dhe Mërgatë, tashmë, të strehuar në partitë banda: PDK-e dhe AAK-a. Mjerim!

Comments

comments