SABIJE DERVISHI – VESELI DHE ROMANET E SAJ TË BOTUARA NË AMERIKË!..

 

Nga Skifter Këlliçi

…Dukuri që me të vërtetë bën krenar çdo shqiptar kudo që jeton. Sepse Sabija, lindur dhe rritur më 1967 në fshatin Livadhi pranë Strugës,shkuarnë Prishtinë, ku ka kryer shkollën e mesme, shtrënguar nga krimet e përbindshmetë ushtrive ushtrive barbare sërbe në Kosovënë vitet e fundit të shekullit të kaluar, lë vendlindjen dhe të detyrohet të vendoset në Amerikë, më saktësisht në Nju Xhërsi.

Në shkollën tetëvjeçare ka luajtur bukur fort hendboll, ka dashurtë bëhet ptofesoreshë e kulturës fiizke, por edhe ka lexuar shumë, ka shkruar edhe hartime që kanë tërhequr vemendjen e mësuesve të saj.

Në “Tokën premtuar”, siçquajnë Amerikën, lë pas ëndërrimet e para rinore dhe bashkë me to edhe hendbollin. Por në shpirt dhe zemër ruan dashurinë për leximin, për gjuhën angleze që e mëson me ngulm, për të hyrë në botën e madhe dhe të vështirë të artitletrar, me emra shkrimtarësh që deri atëherë veç i ka dëgjuar, madje edhe të shkrimtarëve që njihen edhe në atë gjini, tashmë aq të pëlqyer, që quhet horror. Dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq, por edhe provon tëhedhë hapat e parë në këtë lëmë.

Sidoqoftë, prologukrijimtarisë së saj është një novelë e shkruar në shqip, ku ajo e ndjen veten plotësisht të sigurtë. Novela titullohet “Përse u dashurove me mua?”, botuar më 2003.

”Autorja,- shkruan poeteshaVioleta Allmuça,- ivendos ngjarjet në një vend ku personazhet, edhepse të vdekur, dalin të vështrojnë botën, pra janë të zhveshur nga pajetësia e tyre, duke u bërë pjesë etë gjallëve, që kaplojnë edhe pranë varreve… Lexuesi e kupton që në krye të librit se ka të bëjë më një vision për jetën, për atdheun, njeriun, i cili shfaqet nëpërmjët një fantazie të brendshme dhe jashtë botës së autores…. Mbyllja e novelës më mbajtjen e besës së dhënë shqiptarit, tregon se kjo shkrimtare,së pari shqiptare dhe pastaj me vlera të përbotshme, na zbulon më thellë në kohë identitetin tonë kombëtar, si komb që mbetet i etur për lirinë. (“Dielli”, 29 korrik 2014).

Sabije Dervishi ngulkështu gurin e parë në rrugëtimin e saj drejt krijimtarisë letrare. Një provëqë e shtyn atë të bëjë përpara, drejt shtigjesh të panjohura për lexuesin tonë, me një roman të titulluar “I live in Hell”, ( “Unë jetoj në Ferr”), shkruar në anglisht. Dhe, siç përmenda më sipër, është një roman horror,i pari i këtij lloji në letërsinë mbarëshqiptare, që quhet edhe “Ghost Story”, (Histori shpirti), babai i së cilës është shkrimtari njohur anglez Horace Valpone, (1717-1977), me romanin “Kështjella e Otrantos”, të botuarnë vitin 1764. (Për më shumë- veprat me temëhorror, (nga anglishtja), ngërthejnë ngjarje që përshkohen nga frika, tmerri, ankthi, vdekja, vrasjet,misteret, me elemente supernatyrore…).

Me elemente të tilla janë ngritur dhe 5 romanet horror të Sabije Dervishit. Por jo për t’I krijuar lexuesit një gjendje të rëndë shpirtërore, jo për ta frikësuar, jopër t’i kallur datën,sepse në situata të ndërlikuara që të emocionojnë, që të grishin të ndjekësh hap pas hapi ngjarjet e gërshetuara me mjeshtri të admirueshme artistike, lufton bujaria, me ligësinë, e bukura me të shëmtuarën, e mira me të keqen, ku triumfojnë të parat, edhepse në mënyrë tragjike.

Po rendis shkurtimisht përmbajtjen e romaneve horror, të shkruara nga Sabije, sipaskatalogëve të publikuar on line ngaShtëpia Botuese “Neë Age Publishing”, ndër më të njohurat në Kaliforni dhe Amerikë.

Po e nisim me romanin e parë ”Pse u dashurove me mua?”:

Një vajzë e re ngacmonshpirtin e shqetësuar të një oficeri misterioz dhe provokues të një ushtrie të huaj, icili ka rënë në tokën tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Kështu ai jeton përfundimisht në mendimet, shpirtin dhe trupin e kësaj vajze të re, krejt e kundërta e tij. Sidoqoftë, dallimet midis gjuhëve, kulturave, feve dhe botëkuptimeve të tyre,nashpien në takime të ëmbla, por edhe të tmerrshme, ndërsa lexuesinjihet me botën e ngrirë midis të gjallëve dhe të vdekurve.

“Mysterious Secret” (After Death), “Sekret misterioz”, (“Pas vdekjes”): 

“Unë e dua jetën”… Një dashuri e pashpresë menjë shpirt të ringjallur, një skeleti njëkrijesë që vdiq në vitin 1916 dhe trupi i të cilit tani qëndron i varrosur në oborrin e shtëpisë së vajzës që dashuron.!

Në skena të gjalla të marra nga ditari i saj, kjo vajzëzbulon detaje të një luftetë guximshme, për të zotëruar shpirtin e vet, një luftë midis islamit dhe krishterimit, një luftë midis fuqive të jetës dhe vdekjes. 

“Interpretation of Dreams”, (”Interpretimi i ëndrrave”):

Sa të vërteta janë ëndrrat tona? A realizohen ato në jetë? A parashikojmë me to të ardhmen?

Në ditarin e saj, atë që autorja e quan ngrohtësisht “paketë e saj e pazëvendësueshme” e ëndrrave, Sabije Dervishi Veseli shqyrton këto tri pyetje dhe më shumë.

Çdo ëndërr mund të parashikojë një mister dhe ka vlerën dhe rëndësinë e saj. Secila ka kuptimin e vet. Ëndrrat dërgojnë mesazhe! Me këtë libër lexuesi mund të zbulojë:

Si mund t’i interpretojmë ëndrrat tona?… Si mund t’i parashikojmë misteret … 

A jane  ëndrrat të rëndësishme?…

“Dangerous Road’, (“Rrugë të rrezikshme”):

Në këtë, i katërti i saj , Sabije Dervishi Veseli përsëri hulumton marrëdhënien e errët midis ëndrrave dhe fatit të njerëzimit…Endrra që mund të mundojnë të rinjtë, ëndrra që mund të parashikojnë katastrofën, ëndrrat që do ta shkatërronin dashurinë. Udhëtim nëpër këtë “rrugë të rrezikshme”, pranë një vajze të mbushur me shpresë për jetë dhe dashuri, megjithatë, të përhumbur nga ëndrrat e neveritshme të dhunës dhe vdekjes.

 “Dreams: our  Divine Messages”, (“Endrrat: mesazhet tona hyjnore”):

Duke u nisur nga libri i saj i fundit, “Interpretimi i ëndrrave”, në këtë libër Sabije Dervishi Veseli zbulon misterin e interpretimit të katër llojeve të ëndrrave. Parimet e para – Parashikimet, paralajmërimet shpirtërore dhe ëndrrat e jetës së përditshme – janë të lehta krahasuar me ato ëndrra të veçanta që autori i quan Mesazhet Hyjnore. Çdo ëndërr ngre një gjykim dhe ka vlerën dhe rëndësinë e tij. Ëndrrat dërgojnë mesazhe! Me këtë libër, lexuesi mund të zbulojë: Si mund t’i interpretojmë ëndrrat tona, si t’i përdorim ato për të paracaktuar misteret, dhe sa të vërtetë janë ëndrrat e rëndësishme.

“I live in Hell’, (“Unë jetoj në ferr”): 

Çfarë ndodh kur një vajze e re ndodhet në udhëkryqin e një pike të thyer, një vajzë e cila dështon në martese? Larg përshkrimit tëzakonshëm surreal dheimagjinativ, qe kemi parë në romanet e mësipërme, autorja ndërmerr këtë radhë një udhëtim realist. Eshtë e vërtetë që Teuta, nga dashuria e saj e pafajshme për njeriun e gabuar, i cili e e ka dhunuarfizikisht dhe psiqikisht, dhe nga lodhja e tepërt nga jeta, si dhe nga kanceri në gji, jeton në varr të hapur… Si mbijeton? …

Ja si e përshkruan Sabija rrethanat si nisi botimin e romaneve të saj në Amerikë.

“Mora guximim t’i dërgoj dorshkrimete mia në “Neë Age Publishing”, shtëpI botuese në Kaliforni. Kisha edhe drojtje, por edhe besim, sepse lexuesi amerikan është i prirë të lexojëvepra letrare të llojit që kam kultivuar në to. Dhe merret me mend gëzimi im, kur, pa humbur shumë kohë, nga kjo shtëpi botuese më erdhi një mesazh, kushpjegohej se “Misterious Secret” ishte pëlqyer dhe do të botohej, dhe se pritej prej meje që të vazhdoja bashkëpunimin me romane të tilla.

Ishte kënaqësi për mua që lexues që më njihnin, ose më takonin për herë të parë, shprehnin kënaqësi për debutimin tim. Kjo më shtyu që të vazhdoja bashkëpunim me këtë shtepi botuese edhe me romane të tjera”.

Duke klikuar në google emrin ”Sabije Dervishi,(Veseli)”, $do lexues mund të njhetedhe me vleresime të shumë lexuesve për romanet e Sabijes. Në to, midis tëtjerash, vihet në dukje stili i ve$antë, mënyra e ndërtimit të fabulës, tërheqëse dhe intrguese, që të nxit t’i lexosh me ankth, por edhe kënaqësi librat e saj”.

Por opinione rreth vlerave dhe personalitetit të shkrimtaresshqiptaro-amerikane Sabije Dervishi, kanë dhënë edhe krijues të “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë”. Raimonda Moisiu, shkrimtare e njohurdhe kryetare e kësaj shoqate, midis të të tjerash vë në dukje:

“Sabije Dervishi Veseli është zëri krijues intelektual femëror,që i përket letërsisë postkomuniste tëDiasporës dhe e njohur tashmë edhe si autore bilinguale, shqip-anglisht, mjeshtre e rrëfimitnë gjininë e thrilerit. Ajo është një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane…Me dhëmbjen e mërgimtares, por më sytë nga atdheu, me pasionin dhe talentin për letërsinë, nëpërmjet komunikimit në anglisht, ajohodhinë letër përvojatjetësore, kalvarin e dhëmbjeve…mallin dhe kujtesën, grotesken dhe paradoksen , dallgët e jetës që na rrahin çdo ditë, vuajtjet dhe mbijetesën, ekzistencën dhe vdekjen. Ajoka zgjedhur të shkruajë në gjuhën angleze nën aureolën e kauzës së lirisë së shpirtit të lirë, në tokën e lirë, çka ka bërë që këto ngarkesa emocionale t’i ndajë me“bashkëqytetarët e saj amerikanë”, t’i bëjë pjesë të dhëmbjes dhe të gëzimit të saj në Amerikën multikulturore, si një metaforë dhe bestseller për letërsinë bashkëkohore”. (Gazeta “Dielli”, 30 gusht 2014).

Nuk mbetet që një ditë , besoj sa më të afërt, botuesit tanë,t’i japin lexuesit të paktën një ose dy nga veprat më të mira të Sabije DervishiVeselit, të kësaj shkrimtareje që nderon jo vetëm letërsinë amerikane, dhe, në tënjejtën kohë, edhe letërsinë tonë.

 

Comments

comments

-----