Shakaxhiu ?!

 “Ha-ha bëjnë krushqit
      Ha-ha dhe nusja”
                 Popullore
   (tregim)

Nga   Përparim   Hysi

 

Ky, shakaxhiu, jam unë. Jam apo nuk jam shakaxhi, është si ajo”batuta” shekspirjane tek “Hamleti:”Të rrosh apo mos rrosh? Thonë për mua që  jam shakaxhi, po kam frikë se mos jetë si ajo përralla  me Nastradinin, atë humoristin ndërkombëtar që me bëmat e tij, ka zënë vend në rrëfimet poullore. Se vërtet i bënte për të qeshur, por,ndonjëherë,edhe ua kish ngjeshur me humorin plot kripë, sa të mërzitur, fshatarët vendosën që të hakmerren. Jo  të hakmerren me dhunë, se vetëm për Nastradinin nuk ngrinte kush dorë, por me  humor. Si punë e asaj thënies;me inat më fole, me inat t’u përgjigja.
E panë një ditë pazari që Nastaradini bleu një ka dhe,njëzëri, vendosën: do t’i themi:-Ta gëzosh kalin Nastradin Efendi!
Kanë zgjuarësi natyrale fshatarët dhe s’para janë aq qoti, ndaj,ngaqë e dinin rrugën nga do kthehej në shtëpi, dilnin një këtu e një atje,si fare rastësisht dhe e uronin:-Ta gëzosh kalin Nastradin Efendi! Të faleminderit,- ia kthente,por është ka dhe jo kalë.
-Kalë,kalë,- ngulmonte fshatari.
Kalë i pari; kalë i dyti; i treti dhe, kur nuk mbante më ujë pilafi, NASTRADINI,sikur u turbullua dhe tha:-More të gjithë më thonë për kalë dhe unë e di për ka. Nuk i hipa njëherë? Hipi dhe kur “kali-ka” e vërviti në rrugën me baltë, e kuptoi “shakanë” e madhe të fshatit.
*     *    *
E di që u  zgjata paksa, por e kam nga profesioni: pa analogjinë përbri,nuk më kuptonin nxënësit. Dhe ja”kau i Nastradinit” që bleva unë. Unë kam lindur dhe jam rritur në fshatin Petovë të rrethit të Fierit. 16-vjeç e kam lënë Petovën,por pac ca vjetësh,kur u bëra 25-vjeç u ktheva mësues aty dhe kam punuar për 25-vjet me radhë. Familjarizuar me të gjithë dhe nuk kishte shtëpi që nuk më priste me dyerhapur. Aq i njihja bashkëfshatarët e mi,sa nxënësve të mi, kur ndodhte që t’u harroja  emrat, u shikoja”vulën në ballë” dhe i thosha:- Çohu në mësim ti, çuni i Rexhepit apo i Lakes për një tjetër: dhe kurrë nuk kisha gabuar. Qeshë djali i tyre dhe më donin dhe i doja. Natyrisht, kisha krijuar intimitete si me burrat dhe me gratë. Jam pak natyrë ngacmuese unë dhe,ndonjëherë,e lëshoj gojën pa fre. Por kurrë.në asnjë rast, nuk ka ndodhur që të  më zemërohet kush apo të më mbante mëri. Me nxënësit, sado që kam qenë kërkues dhe i rreptë, kam patur raporte të mira dhe,ky raport pozitiv, më ngrohte dhe më bënte edhe më të afërt me prindërit e tyre.
Unë jetoja me ta dhe e shihja me  trishtim atë shpërblim qesharak  të bashkëfshatarëve të mi si kooperativistë ku dita e punës qe fare e ultë. E, megjithëatë, sado që nuk  isha i zoti për t’i shpëtuar nga kjo”doganë” e turpshme, nuk rrija pa u vërvitur ndonjë”popël” me humor. Kishte ardhur furnizimi për vitin e ri në dyqanin e fshatit dhe, tek pashë një grua të moshuar që mori miell, vaj,sheqer e ku të di unë, u afrova që të më dëgjonin të gjitha gratë aty në radhë dhe i thashë, kësaj, të moshuarës:- Moj Shaze, tetë fëmijë të mësova dhe një revani  nuk më bëre! Po unë tërbohesha nga rehati dhe ngacmoja Shazen (të më ndjejë se ka ndërruar jetë) që mezi nxirtte muajin me atë famije të madhe.

  Epo nespli unë dhe,ndërsa Shazja shpotinë time e mori me të qeshur, berihaja mes grave qe edhe më e madhe. Natyrisht, unë nuk prisja revani nga Shazja, por,si vendali,e dija mirë që këta,vendasit, i qajnë revanitë si do zot,skraparasit (unë andej e kam gjakun) bakllavanë. Vërtet që i rashë pragut të dëgjonte dera, por ndodhi që jo më vonë se shpotia me Shazen, të nesërmen mbrriti revania.  Revaninë ma pruri në shkollë Naxhia,një nga ato gratë e tjera. Erdhi revania,po, kur lind djalë, të mblidhen të  tërë dhe të thonë:-Të rrojë! Këtij”djalit” ia kishin qejfin të tërë, po unë kot nuk jam shakaxhi. U them atyre të kolektivit:-Më ka thënë Efendiu (hoxha i fshatit)- të gjithë e dinin që  hyja e dilja tek Hoxha si në shtëpinë time,- që një send”Kur të bën lazëm(të duhet) në shtëpi, është harram në xhami!!!”. Shkurt:revaninë e Naxhies e çova në shtëpi, se,kur i thonë asaj thënies:” E poqa në furrët/e hëngra me burrët”. Epo shakaja,kot nuk thonë, është gjysma e të vërtetës.

                                                  *     *    *
Qe koha e tufëzave dhe arëzave, kur u vërtetua se quhen”shpezë” edhe rosat,edhe patat apo pulat e detit. Se më parë,shpezë që mund të mbante fshatari, qenë pulat shqirake apo të fushës. Memeja, një moshatare me nënën time (u qoftë dheu i lehtë,atje ku po prehen), kish rritur ca biba (qe qershor) për merak dhe ishin aq të mbara,sa në MYZEQE, thonë:- Hëngra një bibë qershori! Unë kthehesha në shtëpi nga shkolla(dy km larg qe fshati Mbrostar-Ura ku jetoja) dhe,pasi u përshëndeta  me Memenë. i thashë:-Meme,lugën do shtoj unë kur të pjekësh ndonjë me çerep! Eh,Memeja,e shkretë  tharë e fishkur, ato biba kishte:laj-thaj.Do hante dot ndonjë apo jo? Shkova në shtëpi dhe,pasi hëngra drekën, thashë të vija nga nëna ime që rronte nja 50 metro larg pallatit tim. Hapa derën dhe qiri në këmbë Memeja! Meme,- thashë,- po urdhëro brenda,se vete i them dhe simeëme dhe shkoquni me muhabet.- Ah, ore  Papi (kështu më thërresin kudo),ç’më gjeti mua,ditëzezën, dhe ashtu e përlotur, mezi më tha:- M’i morën ata laçot (laçot qenë nxënësit e mi) tuaj që të gjitha.
-Hajde me mua,- i thashë. Dërgova një nga nxënësit që të gjente atë”kapobandën” e këtyre”laçove”,njëfarë TOM SOJERI në llojin e tij. Kam qenë autoritar dhe kurrë nuk më ka ndodhur që ndonjë nxënës,sado “laço”, të ma kthejë fjalën. Erdhi “laçoja” dhe i thashë:- E di që e ke bërë ti. Nëse nuk ia çon për gjysëm ore në shtëpi,telefonova të plotfuqishmin dhe do të çoj në burg! Ik, tani, Meme se është punë e mbaruar.
Të nesërmen, kur po shkoja në shkollë, Memeja përsëri i kish nxjerrë për kullotë. Eh,Meme,- i fola,- e sheh që të erdhën bibat në shtëpi?
Ah, mor Papi, të keqen MEMEJA tyja,por njëherë ka bërë Zengjineja (ime ëmë) çun! Tek shkëmbeja këto”batuta”,nxënësit qenë nëpër këmbë dhe dëgjonin sy e veshë. Po unë (se mos rri rehat ndonjëherë) ia plasa:- Po mirë,moj MEME, taksë ndonjërën se nuk bëhet kiameti!
Ajo:-Ah,sa shakaxhi që je ti,Papi!
Dhe unë,shakaxhiu, sosa në shkollë. E di që nuk do besoni apo a e dini seç ndodhi? Ai,”laçoja” e dëgjoi atë batutën e Memesë dhe, kur po kthehej për në shtëpi( nxënësit e Mbrostar-Urës e bënin shkollën në Petovë) dhe, kur pa që Memej nuk lëshonte pe, organizoi çetën e tij prej TOM SOJERI dhe ia mori përsëri bibat. Trokiti dera dhe,kur pashë MEMENË,mendova:-Kushedi seç ka këtë radhë? Por ajo e zbrazi:- M’i morën psi (prapë),o Papi! Sado që më erdhi keq për të, po nuk ndenja pa e dogndisur:- Me  gjithë SINEN (bashkëshorti i saj plak) t’i merrnin ta bënin mirë. Dola dhe”laçoja” apo Tom Sojeri me çetën e tij ia rikthyen Memesë. Këtë radhë,- tha Tom Sojeri,- e bëmë për ty , profesor se nuk të dha një bibë.

                                               *     *    *
Isha transferuar nja  12 -km  larg nga Petova dhe  tek shkolla e mesme ku jepja mësim, kish  dhe një kabinet dentar. Ky dentisti u shërbente rreth 6 fshatarve të kooperativës dhe shkollave. Kooperativistët nuk kishin të drejtë të mjekoheshin në Fier,se shteti ua kish  sjell klinikën detare në”shtëpi”.E mbaj mend që sapo kisha mbaruar orën e parë të mësimit dhe,kur dalë në korridor, shoh rreth 6 gra nga Petova.
Ou,- bëra dhe kjo thirrja ime u amplifikau dhe nga zërat e tyre dhe,tek po i takoja,një dhe nga një zunë e më puthnin në faqe. Epo djali i tyre isha.
-Po ju,- u thashë,- ç’erë e mirë ju solli këtu?
-Ah, mor Papi,- foli Naxhia (ishte ajo e revanisë), erdhëm për të hequr dhëmballët,por ky,”laço” dentist na tha:- Ju e kini radhën pasdite,se paradite mjekoj  nxënësit unë.
Ashtu,ë?- bëra unë. Pa hajde ti,Naxhie, me mua,- i thashë. Erdhi pas meje dhe,me Naxhien prej dore, u futa tek dentisti. Sapo hipi në poltron një nxënëse ime e vitit të dytë dhe unë,pa e pyetur dentistin, i them:-Zbrit pak nga karrikja! Ajo zbriti.- Hip ti,Naxhie, tani!  Dentisti (po ku ma prishte mua ai njeri i  mirë) po shikonte. Isuf,- i thashë,-kjo është motra ime (epo gënjeshtër pa dëm qe) dhe të lutem,hiqi dhëmballën. Qe usta i mirë dhe,sa hap e mbyll sytë,ia hoqi. – Me shëndet,- urova Naxhien dhe,tek po e përcilja në  korridor, e lëshova shpotinë time:- E patë?Naxhia,pa ia kërkuar, ma solli revaninë dhe ja,shpëtoi nga kusuri.
Po ne,- tha Shazia (e shkreta: qëlloi me këtë grup,sa grua e mirë ka qenë!)  Ju,- gjëmova sikur të isha mbushur me inat,- ju të dhisni gjak! Mbasdite.Kollaj që nuk më bëtë revani. Por “inati” im zgjat sa një flakë kashte.  Hapa derën e dentistit dhe i thashë:- Janë të gjitha miket e mia, familjarisht.Thyeje pak regullin dhe “taksat” i paguaj unë.Mbaruan punë dhe erdhën e më puthën përsëri!

                                              *     *    *
U provokua,enkas, këshilli pedagogjik,se në shkollë erdhi një i dërguar nga komiteti i partisë dhe shefi i seksionit të arsimit nga komiteti ekzekutiv. Qemë kolektiv goxha i madh dhe,sa u hap mbledhja, u lexua një letër që,pasi i qe drejtuar Enver Hoxhës, ky kish lënë dhe porosinë. Letrën e kish bërë një vajzë 6-vjeçare që, në vija të trasha,thoshte kështu:
I dashur xhaxhi Enver! Këtë letër unë nuk po e shkruaj vet,se nuk di të shkruaj,por po ma shkruan një shoqe  më e madhe. Babi  im është mësues dhe e ka ndarë mamanë time.Unë po të pyes ty,xhaxhi Enver, kur babi im nuk më do mua,i do nxënësit ai?!!! Kjo qe letra që shtrohej për diskutim,se vendimi qe marrë për kolegun tonë. Të tërë mbëshetën atë”çupëzën e vogël” dhe kjo ishte dhe porosia e tij,nga lart.
Sikur të kishin dalë nga një kallëp,kolektivi votoi për pushimin e kolegut. Kurse unë jo vetëm nuke mbështeta vendimin,por fola:-Nuk jam dakord që të pushohet,pse ka ndarë gruan. Njoh,- thashë,- nja dhjetë veta që kanë ndarë gratë dhe punojnë në arsim.
Si?- ndërhyri me të drejtë shefi,- i ke burgjitë në vend apo jo? Por unë sa racional jam,aq dhe impulsiv dhe, tek debatoja me shefin, i thashë:”Atë letrën e ka shkruar ajo”matka” e madhe dhe shoku shef,- thashë,- ka dhe nga ata që kanë ardhur për të na dhënë mend që kanë ndarë gratë.Shefi nuk e dinte që ai që lexoi letrën e kish ndarë gruan. Qe burrë i zgjuar ( të më ndjejë se ka ndëruarr jetë) dhe,si për t’i vënë kapak fjalës sime impulsive,tha:- Kjo fjala jote tregon varfëri ideologjike! U hodh në votë dhe kolegu u pushua.
*     *    *
Erdhi demokracia dhe kolegu i pushuar dikur, u bë bisnesmen. Po i binte Evropës dhe deri në Kinë për tregti. Një ditë i them:” Ore,ti bredh Evropën, kam merak për një palë këpucë  nga Çekia se ata janë famozë për këpucë”.
Ah, sa shakaxhi je ti,Papi! Akoma nuk i ke lënë shakatë! Të shkrinë ti, të shkrinë!!!
Epo hë,jam apo nuk jam shakaxhi?

 

                                Tiranë, 23 shtator 2018

Comments

comments

-----