MBESA IME, ANXHELA

 Nga Luan Çipi

                        Vajza në foto, e gëzueshme dhe e dukur,

Është mbesa ime e shtrenjtë, Anxhela Gore,

Studente e banuese në Holandën e bukur,

Që ndjek suksesshëm, dy degë sipërore,

 

Studion ekonomi dhe juridik, ciklin gjashtë vjeçar,

Zotëron holandisht dhe anglisht, me kompetencë,

E vendosur dhe krenare thotë se: “Jam Shqiptare,

Në Atdhe do kthehem, të merrem dhe me shkencë”.

 

E kush s’e ëndërron Holandën e lule dorëzonjave,

Ku kaloi rininë dhe gëzon qytetarinë, ime mbesë?

Po engjëllorja jonë, përzgjedh folenë e shqiponjave,

Në Shqipëri të punojë, me vullnet, besim e shpresë!

 

Vendi ynë i lashtë do bëhet një kopsht i lulëzuar,

“Shqiponja Dykrenore”, valëvitet e lirë natë e ditë,

Në male, brigje, fusha dhe dete të kaltëruar,

Me treqind ditë diell, në të dhjetë mrekullitë!

Tiranë, më 10.04.2017

Comments

comments

-----