Veprimtari që shënojnë sukses!

Gratë në Botë!

New York, Prill 2017

Nga Mimoza Dajçi

2016, ishte një vit i ngjeshur në veprimtari për grupimin e grave The Women’s Organization “Hope & Peace në New York. Vitin që lanë pas ato shënuan një sërë suksesesh, ku disa prej tyre u dekoruan nga NYC Comptroller Scott Stringer dhe Borough Bronx President Ruben Diaz Jr. me Proklamatë Arritjesh. Me inisiativën e tyre u mbajtën mjaft aktivitete të rëndësishme, ku mes tyre do të veçonim shfaqen e Filmit Dokumetar “Skënderbeu” me rregji Vladimir Priftin, bashkëpunim që u mundësua me skenografin Astrit Tota dhe Federatën “Vatra”, përkujtuan si çdo vit “Ditën Ndërkombëtare të Mbijetuarve të torturës” në bashkëpunim me Monroe College, Profesor Haxhi Berisha dhe gazetarin Beqir Sina, vlerësimin e veprimtarisë letrare, humane dhe patriotike të Znj. Rita Saliu në bashkëpunim me “Vatrën” dhe “Lidhjen e Shkrimtarëve”, vit që ka qenë shumë i suksesshëm edhe për Znj. Rita saliu, e cila është dekoruar nga shumë institucione studimore, universitete dhe OJQ.  

Vajtja në Vatikan shtatorin e kaluar për Shenjtërimin e Nënë Terezës dhe vendosjen e Busteve të Nënë Terezës në New York me inisiativë të Assambyman Mark Gjonaj, takimin e rradhës tek OKB për parandalimin e dhunës dhe trafikimit njerëzor me Rev. Que English, Znj. Rita Saliu dhe Miss New York Serena Buçaj, etj.

Edhe 2017 hyri me shumë kërkesa për këtë organizatë ku si fillim realizuan “Sesionin Përkujtimor” me rastin e lindjes së martires shqiptare Musine Kokalari në bashkëpunim me Federatën “Vatra” dhe Muzeun “Musine Kokalari” në Gjirokastër. Pjesëmarrjen e tyre pranë OKB në Asamblenë Botërore të Gruas për Paqe dhe Siguri, ku me përpjekjet e organizatës “Hope & Peace” ndoqën punimet disa shoqata sëbashku mes tyre edhe Fondacioni “Korabi”, “Lëvizja për Bashkimin Kombëtar”, Shoqata “Marigona”dhe Shoqata e Gruas shqiptare – kanadeze.

Vlerësimi nga Z. Mark Gjonaj i themelueses së kësaj organizate Znj. Mimoza Dajçi si aktiviste dhe humaniste e palodhur në Distriktin Nr. 80 në Bronx. Organizata “Hope & Peace” në Prill 2017, morri pjesë në Samitin e 8 Botëror të Gruas në New York, ku të ftuar ishin lidere nga e gjithë bota, ish Sekretaria e Shtetit Hillary Clinton, Ambasadorja për Gruan në Botë Melanne Verveer, përfaqësues nga Zyra e Presidentit Donald Trump, Kryeministri i Kanadasë, ish Presidentja e Kosoves Znj. Atifete Jahjaga, etj. Pritet që në muajin e ardhshëm në bashkëpunim me Assamblyman Mark Gjonaj, kjo organizatë të zhvillojë një Konferencë – Shkencore pranë “Fordham University” në Bronx, ku do të ligjërojë shkenctarja shqiptare – amerikane Znj. Laura Mersini Houghton. Tema e së cilës i referohet “Origjinës së Universit”, ideatore është Znj. Mimoza Dajçi.

Ndërsa në muajin qershor me rastin e “Ditës Ndërkombëtare mbi Genocidin Çam” do të angazhohen në Simposiumin për të drejtat e popullsisë Çame, ku inisiatore është Lindita Semanjaku nga “Lëvizja për bashkim kombëtar”. 

Comments

comments

-----